Mijëra besimtarë të krishterë festojnë sot Krishtlindjen, një nga dy festat më të rëndësishme të tyre. Festa ka nisur që mbrëmjen e djeshme, për të kulmuar në mesnatë, e cila zimbolizon edhe ardhjen në jetë të Krishtit.
Në kishat e ndryshme në Tiranë, por dhe qytete të tjera, janë bërë ceremoni të shumta të rastit.
Presidenti Bujar Nishani ndërkohë, ka qenë politikani i parë që ka bërë urimin e rastit për festën.
“Është një kënaqësi e veçantë, që me rastin e Festës së Krishtlindjes, t’ju shpreh urimet më të mira e të përzemërta kudo ku jetoni dhe punoni! Kjo ditë e shenjtë e kalendarit të krishterë, e cila simbolizon ditën e lindjes së Krishtit dhe të forcimit të besimit në Zot, rilind në zemrat e mbarë besimtarëve përjetime të gëzimit dhe të shpresës për të ardhmen, ku të gjithë, me dëshirë e besim, bashkohemi në qëllimet më fisnike e në vlerat më të larta njerëzore. Për Krishtlindjen urojmë sot njëri-tjetrin, familjarët, të afërmit, miqtë dhe ashtu sikundër e kemi trashëguar brez pas brezi ne shqiptarët, kremtojmë të gjithë së bashku në një vatër, në një sofër, në paqe e mirësi.
Tradita e vyer historike dhe kulturore e harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës fetare, pasuri shumëshekullore e brezave të njëpasnjëshëm në këtë vend, na mëson të mbështetemi tek mirëkuptimi, besimi, bashkëpunimi dhe ndjenja e solidaritetit me njëri-tjetrin si mënyra e vetme për të ecur të sigurt drejt prosperitetit, për të ndërtuar një shoqëri të bazuar mbi parime të lirisë e të së drejtës dhe të denjë për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane.
Këtë Krishtlindje e festojmë në një moment të veçantë për kombin tonë, në 100-vjetorin e Pavarësisë, ndaj le të tejkalojmë çdo pengesë artificiale dhe të bashkojmë të gjitha energjitë për të ecur bashkarisht në rrugën e përparimit dhe begatisë njerëzore. Zoti qoftë me ne shqiptarët në këtë rrugë! Gëzuar Krishtlindjen! Lumturia familjare, shëndeti i plotë dhe begatia mbizotërofshin në shtëpitë tuaja!”, thuhet në mesazhin e Nishanit.
Po ku je o B,L nê kêtê dite feste, ke parê ishte ngrirê kryqi mbrêm apo ngeli i shkrirê? vê bast se je bêre tap dhe nuk ke parê gjê, je kristian i mbarê ti. Urime krishtlindjet tê gjithê besimtarve
Ramy, leri marrinat sepse eshte feste. Sot eshte nje dite e shejnte dhe shtepia ime i ka dyert te hapur edhe per ato qe pretendojne se jane mysliman. GEZUAR PER TE GJITH!
Urime Krishlindjet te gjithe Vllezerve te Krishter Shqiptare ata te cilet i thon Bukes Buke e Ujit Uje,
Shqiptaret jan popull pagan dhe festoj te gjitha festat.I pari ishte Krishterimi pastaj erdhi Islamizmi.
Por Feja e shqiptarve eshte ne rradh te pare shqiptaria.
shqiptaret festojn krenar.
Shen Gjergjin(Kastriotin Trim)
Shen Gjinin(Kastriotin e Pamposhtur)
Shen Teuten.(Mbretreshen)
Shen Ilirin.(Mbretin)
Shen Taulantin(Princin)
Shen Naimin(gjuhetarin)
Shen Migjenin(poetin)
Shen Fan Nolin(Gjeniun)
Shen Enverin(Udheheqsin legjendar dhe te pergjegjshem)
Shen Terezen(Bamirsen)
Ajo qe mbetet eshte Shqiperia dhe shqiptaret
shqiptaret nuk kan qen te tere pagan asnjeher qofte edhe ne kohe te paganizmit,
pastaj, ti nese je pagan vete eshte pun e jotja, nuk ke perse merr persiper te tere shqiptaret.
un vete besoj dhe nuk njeri me injorant se ateistet te cilet nuk shohin mrekullin e krijimit ne vetet e tyre dhe boten perreth.
—
Po gjermanet ,francezet anglezet e gjithe te tjeret çfare kane qene para ardhjes se krishterimit e islamit ,a mund ta thoni o koka te medha ?
ketij Alb Germani doja ti thoja qe eshte nje injorant turkoshak qe thot se shqipetaret kane qene pagane….Shqipetaret kane qene te Krishtere qe ne kohet Biblike more trap..Apostel Pavel ka Predikuar lajmin e mire te Krishterimit qe ne ate kohe te Jesu Krishtit ne Dyrrah.(Durres) Po ti je nje Turk analfabet qe ske idene fare more ..osman turku.
doro…ore tru loqe,ne fillim ishte paganizmi..masandaj erdhi kristjanizmi..Pellazget ishin popull pagan kishin perendin e ujit,te zjarrit,te dashurise dhe te ..seksit do me thon te pjellshmerise…duket qi do jesh ne nonji shkoll private me paret e babes
I UROJ GJITHE KRISTIANEVE , GEZUAR KRISHTLINDJET!
Shqiperia feston Krishlindjet me papunesi dhe fukarallek te tejsjajshem.
Mesjete dhe shkuar mesjete.
GEZUAR KRISHTLINDJET,gjithe komentuesve kristiane ne kete site dhe mbare Shqiperine!
Zoti qofte me ne!
Gëzuar!
GEZUAR FESTEN E KRISHTLINDJES TE GJITHE SHQIPETARET E KRISHTERE.
tourkofagos, urime me te sincerta ne kete dite te bekuar dhe Zoti ju bekofte per te ardhmen. Gezuar Krishtlindjet!
http://www.youtube.com/watch?v=I_1OHMOnf7Q gezuar krishtelindjet
Gezuar TF ty dhe gjithe te krishtereve te çdo kombesie qofshin !
GEZUAR KRISHTLINDJET TE GJITHVE
per te gjithe ata jugore qe dine te kercejne me shpirt…..
http://www.youtube.com/watch?v=HxVTz1krBkc
EEEEE Falemnderit vertete e bukur !-Kishte te drejte Enveri kur thosh :-Populli vella grek .Pavaresisht debateve e mosmareveshjeve,nuk mund te mohoje askush se jane me shume gjerat e perbashketa e ngjashmerite se sa ato qe ndajne dy popujt.Boll qe ti shohim gjerat me dashamiresi e realizem konstruktiv. Pershendetje e gezuar festat.
URIME TE GJITHE BESIMTAREVE TE KRISHTERE, KRISHJENDJEN.
GEZUAR PER SHUME VJET KRISHTLINDJET GJITHE SHQIPTAREVE KUDO NDODHEN !
Gezuar krishtlindjet te gjihte vellezerve te krishtere kudo ku ka shqipetare. Jezusi i ndricofte mendjet tona. Amin
Si Krishterimi dhe Islami nuk jane fe qe i perkasin Europes e Shqiperise, jane fe shkretetirash. Ne kemi Paganizmin, fene tone origjinale!
Cfare eshte Paganizmi?
Nje komb eshte dhe nje popull percaktohet nga Gjuha, Feja dhe Historia. Ky eshte trekendeshi qe mban nje komb e popull te gjalle dhe vital, duke u perleshur me dallget e kohes. Hiqi nje nga keto kembet ketij trekendeshi, dhe e gjithe struktura shkermoqet dhe nuk ka me vlere, pavaresiht teorive dhe brezave qe vijne.
Fatkeqesia e ketij kombi eshte pikerisht, kemba e dyte e trekendeshit, e cila u shkaterrua, banalizua dhe tjetersua nga pushtusei Otoman shekullor. Dhe kjo ndodhi per fajin tone, sepse ne nuk ishim ne gjendje, qe te mbronim identitetin e te pareve tane (ate te krishtere). Keq ose mire, kjo eshte e verteta e hidhur e ketij vendi te asimiliuar dhe bastarduar!
Cfare eshte Paganizmi?
Nje komb dhe nje popull percaktohet nga Gjuha, Feja dhe Historia. Ky eshte trekendeshi qe mban nje komb e popull te gjalle dhe vital, duke u perleshur me dallget e kohes. Hiqi nje nga keto kembet ketij trekendeshi, dhe e gjithe struktura shkermoqet dhe nuk ka me vlere, pavaresiht teorive dhe brezave qe vijne.
Fatkeqesia e ketij kombi eshte pikerisht, kemba e dyte e trekendeshit, e cila u shkaterrua, banalizua dhe tjetersua nga pushtusei Otoman shekullor. Dhe kjo ndodhi per fajin tone, sepse ne nuk ishim ne gjendje, qe te mbronim identitetin e te pareve tane (ate te krishtere). Keq ose mire, kjo eshte e verteta e hidhur e ketij vendi te asimiliuar dhe bastarduar!
Vëllezërve të mi Shqiptarë të besimit Ortodoks e Katolik i uroj:
Gëzuar e për shumë vjet Krishtlindjen.
Shëndet,mbarësi,begati e harmoni sjelltë kjo festë për ju dhe familjet tuaja.
Dita e sotme ju sjellte begati te gjithe shqiptareve te mire pa dallim feje kudo qe jane!jemi nje komb zoti nuk ndihmon vetem nje pale por te gjithe!
Gezuar e per shumè vjet KRISHTLINDJET.
gezuar ghithe shqiptareve krishlindjen , nje urim te vecante ,gezuar gazeta tema ,gezuar presidentit tone te shenjtit turkofagos , landit qe me shkrimet e tij harojme krizen , gezuar dhe nje vit i ri me suksese
Per shume vjet gezuar Krishtlindjet!