Basha nuk e ndal dot rritjen e çmimeve për festat e fundvitit

25 Dhjetor 2012, 11:36Sociale TEMA

Tregtarët shqiptarë vazhdojnë t’i qëndrojnë besnikë rritjes së çmimeve në prag të festave të fundvitit.

Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit ka inspektuar rritjen e çmimeve në dy javët e para të muajit dhjetor në të gjitha tregjet e Shqipërisë.

Sipas të dhënave, rritja e çmimeve varion nga 10 deri në 300 lekë për produktet ushqimore.

Bakllavaja nga 700 lekë dy javë më parë tashmë është 1100 lekë. Gjeli i detit nga 450 lekë/kg ka shkuar më 550-750 lekë për kilogram.

Listës së çmimeve të rritura nuk i kanë shpëtuar as pijet, që variojnë 8%-25% vetëm dy javët e para të muajit dhjetor.

“U gëzuam se thanë se çmimet nuk do të lëvizin, por s’paska qenë e vërtetë. Po të shohësh çmimet, kanë shkuar në stratosferë duke filluar nga ato të përditshmet, lëre pastaj të tjerat”, shprehet një blerëse për Shekullin.

Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit për herë të parë është angazhuar për të mos lejuar rritjen abuzive të çmimeve në prag të festave, por tjetër gjë ndodh në realitet.

7 komente në “Basha nuk e ndal dot rritjen e çmimeve për festat e fundvitit”

  1. Ramy says:

    Iu ka irrituarê Basha shumê juve tê TemA mê kêto cmime marramendse , nuk po iu shkon pêr pik prandaj duhet ta shporrim nga kryebashkiaku qê tê risjellim pashallêkun e Rames

  2. ghfx says:

    rrofsh o ramy se tani sa u zgjova dhe sa lexova komentin tend me erdhi te bej nje ramush te vogel ne hale,,,

  3. alban4eva says:

    ne cdo vend te botes, ne prag festash, cmimet ulen, ky eshte fakt, kushdo mund ta vertetoje kollaj..
    kurse ne Albanistan ndodh e kunderta, cmimet ne prag festash shkojne ne qiell..
    persa i perket Lul tortes, eshte e kote te flasesh, mos prisni nga nje vrases te merret me ulje cmimesh..

  4. plaku says:

    Une di qe, ne Gjermani, Zvicer dhe Itali perpara pushimeve te veres ( ne muajt korrik gusht ) rriten papritmas cmimet e benzines. Ne media diskutohet shume ne lidhje me kete dhe, me sa kam pare une, qeverite e ketyre vendeve nuk kane gje ne dore per te zbutur kete fakt.
    Kam mendimin se, ketu kemi te bejme me oferte-kerkesen. Ne vere shume njerez duan te shkojne me pushime pre ritet kerkesa per benzine dhe prandaj rriten edhe çmimet.
    Kam mendimin se, po kjo gje ndodh edhe ne Tirane ne lidhje me cmimet e prodhimeve bujqesore. Cdo familje don qe te kete sa me shume gjera ne tavolinen e festave. Pra rritet kerkesa dhe si rjedhoje rriten edhe cmimet.
    Une jam i majte dhe mendoj se, ne kete rast nuk eshte faji i Bashes. Tregu, lavdi zotit, ka ligjet e veta. Mendoj se, ne kete rast kemi te bejme me doren e padukeshme te tregut, sic thoshte Adam Smithi.

  5. neda says:

    Per mendimin tim cdo mall shitet aq sa shkon ne treg, tregetaret jane e
    duhet te jene te lire ta shesin mallin qe tregetojne aq sa e lejon tregu,
    furnizimi me mallra te konsumit behet nga tregetaret dhe shteti nuk ka sesi te centralizoje cmimet, por qytetaret duhet te mesohen te bejne pro-
    test duke mos blere mallrat me cmime te larta, duke mos folur me celular
    me cmime te larta, duke mos marr kredi me interesa te larta, etj.etj.pra
    faji eshte edhe i qytetareve per mendimin tim.

  6. anonim says:

    Ku eshte ai hajduti Altin Goxhaj qe bente “namin” per konsumatoret kur ishte Rama kryebashkiak. Plehra eshte bere pjese e hajdutllikut tani.

  7. lomi says:

    Mos rreni 600 lek i kile domote ne fund te dhjetorit mo lire nuk ka
    nuk na mashtoni me genjeshtra te ndyra ik pirdhuni komunista.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje