Nuk garantohen dritat për festa. CEZ: Jemi dobët financiarisht, na janë bllokuar llogaritë

25 Dhjetor 2012, 11:58Sociale TEMA

Pas presionit nga ana e Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës që nuk do të tolerojë kufizime të energjisë elektrike gjatë festave, CEZ Shpërndarje reagon duke bërë të ditur se gjendja financiare nuk i mundëson akses për të ofruar shërbim cilësor, përfshi edhe furnizimin normal me drita.

“Angazhimi kryesor i kompanisë mbetet furnizimi me energji elektrike i klientëve të rregullt dhe kompania po bën të gjitha përpjekjet e mundshme për t’iu përmbajtur këtij angazhimi, por bllokimi i vazhdueshëm i llogarive bankare të kompanisë nga institucionet shtetërore ERE, KESH dhe OST, e ka bërë pothuajse të pamundur kryerjen e çdo shpenzimi operativ për mirëmbajtjen e rrjetit dhe riparimin e defekteve”, thekson CEZ.

Bllokimi i llogarive bankare është marrë me vendim gjykate pasi CEZ u ka borxh institucioneve të tjera përkatësisht: KESH-it, 150 milion euro, OST-së, 35 milion euro, ERE-s, 3 milion euro.

Në këtë mënyrë duket se kufizimet do të vazhdojnë në mbarë vendin dhe festat nuk janë të garantuara me dritë.

3 komente në “Nuk garantohen dritat për festa. CEZ: Jemi dobët financiarisht, na janë bllokuar llogaritë”

  1. alban4eva says:

    mrekullia ekonomike dhe energjetike e Saleh halese.. Saleh kurva..

    1. Horri i Bulevardit says:

      Superfuqi energjitike e Ballkanit. (Marre nga vepra-1 e shokut Sali Berisha)

  2. Era says:

    Atehere pse qendron ne Shqiperi, per te perfituar asistence sociale. Zhduku dhe mos t’i pafshim syte!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje