Kriza, qeveria lë pa para invalidët për festat

27 Dhjetor 2012, 11:12Sociale TEMA
Kriza, qeveria lë pa para invalidët për festat

Invalidët e punës, invalidët para- dhe tetraplegjikë dhe të verbrit nuk do ta marrin në kohë pagesën e muajit dhjetor.

“Ndihma e paaftësisë nuk po jepet dhe probleme nuk ka vetëm Tirana, por edhe Korça, Saranda, Laçi, Kukësi, Elbasani, Durrësi e shumë rrethe të tjera. Paraplegjikët ndërrimin e viteve do ta kalojnë në mjerim të plotë, pasi Ministria e Punës nuk ka shpërndarë fondet, Ndërkohë që, invalidët enden sa në një zyrë në një tjetër për të pyetur se kur mund t’i marrin paratë. Është detyrim ligjor që ne t’i marrim paratë që na takojnë çdo muaj, por kjo nuk zbatohet”, deklaron për GSH presidentja e shoqatës Mybere Prizreni.

Në njësinë nr. 1, duke qenë se fondi ka qenë, u është shpërndarë të gjithëve nga pak.

“244 të pjesshëm do të marrin 2 mijë lekë, 607 invalidë të plotë do të marrin 5.500 lekë tani dhe pjesa tjetër në janar, 97 të verbër të kësaj njësie do të marrin 7.700 lekë, kujdestarët nuk do të marrin, por të plotë do ta marrin vetëm të paralizuarit, duke qenë se janë më vulnerabël dhe kanë nevojë  për paketën higjieno-sanitare”, sqaron kryetarja e njësisë nr.1, Lindita Nikolla.

Edhe pse sipas saj, që në shtator u janë nisur shkresa dikastereve përkatëse për këtë situatë, Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale nuk e ka marrë parasysh planifikimin e fondeve.

3 komente në “Kriza, qeveria lë pa para invalidët për festat”

  1. SOS, SOS, SOS .... says:

    E DHJATHTA KUDO NE BOTE PO BIE, PER
    SHKAK TE DEGJENERIMIT TE SISTEMIT SAJ
    SOCIAL-EKONOMIK, PRA DEMOKRACIA-KAPITALISTE,
    KETE E KA POHUAR DHE VETE BARAK OBAMA

    KORUPSION, DROGE, MARTESA NJETIT SEKS,
    LIRI E TEPRUAR, DEGJENERIM, RENIE BANKAVE,
    PAPUNESI, DIFERENCIMI TAKSAVE, LUFTERA ….

    ASNJE SISTEM NUK MUND TI REZISTOJE KOHES PER
    NJE KOHE TE GJATE ASHTU SI SOCIALIZMI.

    I VETMI SISTEM I QENDRUSHEM DERI ME SOT ESHTE
    SOCIAL-DEMOKRACIA.

  2. dallkauku says:

    nuk ka para per invalidet se ato i duhen saliut bashke me femijet e tij ,,, do zoti dhe ja u zente ne gryke ,, dhe ne minuten e pare te vitit 2013 e gjithe familja e sali krokodil berishes te kete kthyer patkonjte nga dielli ,, se keshtu do te shpetoje njehere e mire ky popull dhe ky vend nga nje super diktator qe nuk e ka pare historia ne shqiperi ,, poshte satrap sali malok berisha dhe ishalla ta marin hakun haklajt sa me pare o bastard ,,poshte ,, poshte ,, poshte sali gjakpiresi

  3. Aleksander says:

    TURP TURP TURP !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje