Një vogëlushe 7- vjeçare nga qyteti i Durrësit gjeti vdekjen në pediatrinë e Tiranës, ku ishte shtruar që prej ditës së djeshme.
Arsela Vladi vuante nga diabeti dhe kishte mbërritur në Tiranë në gjendje të rënduar.
Familjarët e saj kanë akuzuar mjekët për neglizhencës.
Nëna e vogëlushes thotë për News 24 se ditën e hënë vogëlushja ka shkuar me të në poliklinikën qendrore në Durrës, por aty nuk i kanë bërë analizat. Të martën ajo ka shkuar në spitalin e Durrësit, ku mjekët për 12 orë nuk e kanë vizituar vajzën.
Të mërkurën ata janë nisur për në Tiranë, por duket se ka qenë shumë vonë.
Pas ngjarjes ka reaguar edhe Qendra Spitalore “Nënë Tereza”. Ata thonë se vajza vdiq pasi diabeti i kishte prekur trurin. Sipas tyre, vajza ka mbërritur me vonesë në spital. QSUT thotë se mjekët e Durrësit nuk e kanë evidentuar në kohë sëmundjen e vajzës.
Babai i vogëlushes, Ilir Vladi thotë se nuk ka ndërmend të denoncojë mjekët, por apelon që ata të tregojnë më shumë kujdes për jetën e njerëzve.
“Unë nuk do denoncoj mjekët, por apeloj në drejtim të tyre. Të kenë kujdes me jetët e njerëzve, nga neglizhenca e tyre ikin jetë njerëzish”.
Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, thotë se do e ndjekë vetë me kujdes këtë çështje.
Edhe tek serviset e makinave te sherbejne me
me njerzillek se sa neper kto spitalhane te qelbura…
respekt per mjeket e ndershem.por te tjeret dun thiken barkut
Ata mjeket e Durresit duhet qe polica ti arrestoje , pa pasur nevoje te beje denoncimin prindi, sepse mjeket kane bere nje krim –Dhe krimi denohet ,
pavaresisht se ca mendon i demtuari nga Krimi..
Prokuroria duhet ti ndjeki penalisht mejeket e Durresit ..
Eshte turp dhe e pafalshme per Pokrurorine , te lejohen ata mjeke te lire
pasi i kane marre jeten vogelushes 7 vjecare…
Une isha me pushime kete vere ne durres edhe ngela pa fjale aty punohet me metodat enveriste akoma ne cdo drejtim – ka disa qe kane mesuar jashte per ata respekt nejse jashte doktori i femijes kur femija arrin me temperature 40 edhe gjuha ka veshje si manaferre do te thote bakterie te rrezikshme ose strektokop ose li fruth edhe me prove per 10 minuta e shehe ne me cfare forme ka mikrobi edhe jep antibiotik – skishin teleskop per pare fytin, me sy e shihte nje per punen e mikrobit duhet ta mbjellim me tha nja 3dite etj i kerkova vete me emer ilacin ma dha receten e falenderoj se per 6ore u qetsua vajza e nuk po villte me ,mire une kam lezuar bazen elemtare per medizin po ai qe ska haber ja cfare i ndodhe ma mire te behet privat cdo gje edhe shteti te mbuloje kasen e shendetesise per ata qe nuk punojne ndyshe keqe – se edhe mua me tha fuzion apo metoda leshi mbas 20 vite te mos ndryshojne metodat epunes edhe kuadrot eshte per te ardhur keqe
E kane prinderit fajin. E kane zvarritur shume. Kur kane pare qe sjane kane kapur me dore ne Durres, ta kishin sjellur direkt ne Tirane, vetem 20 minuta larg e kishin. Mos e linin 3 dite
Po, kan faj edhe qe e linden ate femije!!! Cfar thoni more “prinder”??!! Ketu flitet per banues ne qytetin e Durresit (qendra me e madhe mbas Tiranes) dhe jo per shpellat e Vucidolit!!!!
se kuptoni kush eshte bere mjek dhe si ka zene pune ne spitale , vendi i punes ne spital blihet me pare ne dore o shqipe , shteti i malokut ky eshte .malokun lere ne pyll te jetoje ne kullen e vete, e te flase me harrushen harroje nuk ka aftesi te beje shtet,mjeket jane kthyer ne monstra qe duan leke plus paaftesise komplet te tyre, po te zuri halli je i marrum ne kte vend harushash
…..une nuk do te denoncoj mjeket,por te kene kujdes!!!!!!!!!!
O Zot,pse e bere kete dykembesh majmun prind!!!!!?????
po pse cishte ai femije per ty mer plehre,nje e shfryjtur e kkkkkkk….!!!!!!
u preft e qete ne duart e Zotit vogelushja.
O turkoleshi, nga kjo duhet te kuptosh qe ky prindi e ka kuptu qe e ka dh.ere vete punen dhe sja hedh fajin mjekeve se te ishte e kunderta do shihje si do hidhej
Prind behet cdo njeri o plehre cobane pe Polene,por kur ka prind si ty qe urren cdo gje qe nuk eshte injorant orthodoks-taleban si ty???
Dicka pertej absurdit! Jemi ne Shqiperine e kryeministrit mjek,
ku tjeter.
Absurdi i pare: Vogelushja vuante nga diabeti, por poliklinika e Durresit nuk i paska bere dot analizat!!!
Po kaq e veshtire na qenka te besh nje analize glicemie? Nje aparat qe gjendet ne cdo farmaci nevojitet. As mjek nuk duhet te jesh te matesh nje glicemi ne mollezat e gishtit. C`jane keto justifikime te pabaza?
Absurdi i dyte: Te merkuren familja ka shkuar ne Tirane dhe atje na paska qene shume vone, truri ishte prkur nga sheqeri!!!!
Ore seriozisht e kane apo ka ndonje informacion shkel e shko nga prindi?
E para, diabeti eshte semundje kronike dhe nuk ta merr jeten ashtu pas disa oresh. Njehere bie ne kome hiperglicemie nese sheqeri ne gjak te shkon mbi 600 mg/dl, por deri sa shkon deri ne ate shkalle vogelushja duhet te kete dhene shenja rendimi. Nuk paska patur poliklinika e Durresit nje ampule insuline?
Mire qe stalla e Durresit, se poliklinike nuk mund te quhet, nuk ka patur insuline, po stalla e Tiranes qe quhet QSUT nuk ka patur nje flakon te tille?
Nje flakon insulin asgje tjeter. Medikamentin me te rendomte per nje diabetik nuk paska patur QSUT-ja?
Diabeti na paska prekur trurin!!!
E prek trurin por ne menyre sekondare ne forme te nje arterioskleroze qe shfaqet pas disa vitesh, por ne menyre akute kurresesi.
Ne cfaredo lloj gjendjeje te kishte shkuar ne spital, nese kishte diabet mjekimi i vetem eshte vetem insulina.
Nese ka rast flagrant neglizhence ky eshte me tipiku. Ndersa thirrja e atij prindi ndoshta tregon mosdije, ndoshta tregon nenshtrim para ketyre veprimeve makabre te institucioneve tona shendetsore.
Dr. diabetolog dhe drejtori i Agjencise se Akreditimit dhe Lincesimit te institucioneve shendetesore Isuf Kalo ka nje rast te mire te tregoje autroritetin e tij, nese ka.
Turp dhe krim te vdesesh per nje insuline. (Gjithmone nese informacioni eshte i sakte)
Pershendetje Claus ,
Besoj nuk duhet patjeter te kem autoritet qe te reagoj per rastin tragjik te vogelushes . Mjafton te kemi ndergjegje ; njerezore dhe profesionale bashke .Dhe ndjenje solidariteti qytetar . Arsela nuk duhej te vdiste . Ishin te gjitha mundesite per ta shpetuar . Ajo nuk vdiq se pse shendetesise tone i mungoi dicka e duhur lidhur kjo me ambulancen , spitalin , mjeket , pediatrit , laborantet , barnat , insulinen , aparaturat apo reagentet.Jo. Te gjitha disponoheshin . Por nuk funksionuen . Ato per shkak te nje sere gabimesh njerezore njeri pas tjetrit ( jo te qellimshme ) fatalisht nuk u perdoren aq ose ashtu sic duhej . Diabeti eshte pasioni , dashuria dhe dhimbja ime me e thelle profesionale . Perpara pak kohe kam botuar tek Panorama nje shkrim me titull “Nje mrekulli mjekesore qe vazhdon” Eshte nje hymn per Insulinen e cila u perdor mrekullisht 90 vjet me pare per te shpetuar jeten e nje djali me diabet . Insulinat me te fundit jane te disponushme ne vendin tone Por mrekullise nuk i dhane shans te ndodhete Cte them ? E vetmja qe mund te themi me koke te ulur pavaresisht se cili nga ne me bl;uze te bardhe gaboi eshte : Na fal Arsela . Por dua te them edhe dicka tjeter : Ceshtja e menaxhimit te rreziqeve dhe te gabimeve te mundeshme gjate praktikes mjekesore eshte problem i nxehte akut i gjithe shendetesise boterore .Po tek gazeta Panorama kam botuar nje shkrim tjeter me titull “Mjekesia , Pacientet dhe Shoqeria” ku trajtoj pikerisht nevojen e njeohjes dhe te nje qendrimi aktiv te gjithe paleve per minimizimin e ketij kercenimi te shendetesise moderne . Mirpo cuditerisht ne bllogun e reagimeve e komenteve per shkrimin ne vend te mendimeve dh sugjerimeve per zgjidhjet e mundeshme u muaren vetem me mua si person !!( Une qenkesha me i keqi dhe me demepruresi i botes …!!)!Cte them , perseri ? Pervecse trishtim per vogelushen engjellore, trishtim per mjekesine . ..dhe per vendin tim?
Me vjen shume keq per vdekjen e vogeushes dhe ngushilleme famililjes.
Te vedesesh ne menyre akute nga Diabeti ne 2012 ne mes te europes eshte SKANDAL!
Vogelushja ka patur Diabet te tipit te pare, ku trupi nuk prodhon fare insulin dhe eshte plotesisht i varur nga mjekimi me insulin. Ne pergjigje te mesazhit te mesiperm shkruaj, qe po mund te vdesesh nga komplikacionet akute te diabetit. Te semuret me diabet te tipit te I-re, mund te pesojne kome nga ketonet e prodhura ne trup. Eshte gjendje shume e rende, qe duhet mjekuar ne repartet e terapise intensive.
Ne tekst shkruhet qe vogelushja vuante nga diabeti, keshtu qe mjekeve duhet ta kishin marre me me shume seriozitet dhe nqs nuk kishin mundesi ta mjekonin vete ne poliklinike, ta kishin ndergjegjesuar prindin per rrezikun.
jam shume dakord me ty Claus, analiza jote eshte shume e sakte. nuk mund te vdesesh sot nga diabeti. vetem nese shkon te jetosh ne mal ose ne shpelle, dhe atje nk ka insuline, dihet.
nese vdes nje vajze 7 vjecare me diabet ne Tirane dhe Durres, dy qytetet me kryesore ne Shqiperi, c’te presim nga spitalet e zonave te tjera atehere..
eshte pak ta quash turp, ky quhet krim me plot kuptimin e fjales, krim shteteror.. nk ka shtet, pike..!!!
Prindi do te harroje cdo gje qe lidhet me kete dhimbje por sistemi nuk korrigjohet me apele.
Prinderit duhet te hedhin ne gjyq strukturat qe u moren me trajtimin e femijes. Ndryshe pergjegjesia nuk ka per te dale kurre, per pasoje asgje nuk do te korrigjohet e ambulancat dhe spitalet do te kene po te njejtin standart (infrastrukture, cilesi sherbimi dhe nivel profesional mjekesh apo infermieresh).
Nuk adresohet kaq thjesht problemi tek filan mjek apo filan infermier.
Mjekesia nuk behet me si para 200 vjetesh ku mjeku me nje cante te madhe lekure bridhte shtepi me shtepi per te vizituar, trajtuar madje dhe operuar te semure.
Mjekesia behet ne spitale dhe ato duhet te mbajne pergjegjesine per trajtimin e pacienteve te cilet blejne sherbimet mjekesore dhe kane te drejte te kerkojne llogari per “mallin” skarco qe iu ofrohet.
Shpeshhere nga ky “mall” diskutohet vete jeta.
me duket se s’kane faj mjeket pasi nga sa shkruhet ne fillim mjeket e urgjences nuk kane patur dieni qe femija ka diabet te semur, dhe eshte kuruar per viroze. edhe femijet tane kur i cojme ne urgjenc me temperatur apo te vjella serum i bejne. nese prinderit nuk e kane ditur apo nuk i kane thene mjekeve qe femija vuan nga diabeti , mendoj se faji i mjekve eshte minimal per te mos thene 0.