Tanimë e di shumëkush se të pasurit duan të arratisen nga Franca për shkak të taksës gjigande që është vendosur nga qeveria e re socialiste. Ata do paguajnë 75 përqind për fitimet mbi një milion euro.
Në krye të pasanikëve që duan të arratisen janë aktori Gerard Depardieu, 64 vjeç dhe miliarderi Bernard Arnault, 63 vjeç- njeriu më i pasur në Francë.
Për ta ka shumë oferta nga vende që duan t’u japin nënshtetësinë, por oferta më e çuditshme u ka ardhur nga Bullgaria.
Atyre iu kërkohet të bëhen nënshtetas të këtij vendi pasi aty do të gjejnë alkool me të lirë, plazhe të betonuara dhe prostituta me eksperiencë.
Letra është dërguar nga Qendra për Politika Demografike në Bullgari.
Natyrisht është një ironi për situatën në vendin e tyre.
Në letrën e drejtorit të kësaj qendre thuhet edhe se pagimi i taksave në këtë vend është opsional, ndërkohë që mundësitë për të tharë sistemin tatimor janë të shumta.
“Popullsia jonë po ulet për shkak të lumturisë ndaj kemi nevojë për përforcime,” thuhet në letër.
Kopje të letrës i janë dërguar edhe presidentit, kryeministrit dhe kryetares së Kuvendit.
Nuk do ishte keq që një ironi të tillë ta përdornin edhe shqiptarët ndonjëherë.
HAHAHAHAHA…E MADHE KJO
hajde me shoke te gjiri i lalezit do kenoqesh me politikane aktor dhe me aktor politikan…
po hajde o ne shqiperi se jemi vendio katert dhe se shpejti vendi par ne bot per mireqenie
Me kitare te thyme….
Hajde ne LSI. Jo vetem nuk do paguash taksa por do te dyfishosh edhe pasurine.
Bullgatia eshte nje vend fantastik per pushime. Mos digjoni keto idiotat qe shajne vendin e vet. Ka gjerlberim, sherbime klasi, ushqim te lire dhe te mire …ah po ka dhe shume femra seksi.
Oxi Vulgaria e oxi Alvania, ela more ne greqia se eshte parajse taksash per te pasurit !
Cfare lidhje kane Kapitalismus, Komunismus, Islamismus.? Keto sisteme nuk kane Atdhe!!