Drejtuesit e PS-së, vizitë në familjet e 4 të vrarëve më 21 janar (FOTO)

30 Dhjetor 2012, 17:33Politika TEMA
Drejtuesit e PS-së, vizitë në familjet e 4 të vrarëve

Drejtuesit më të lartë të Partisë Socialiste, me rastin e festës së fundvitit kanë vizituar familjet e katër të vrarëve nga dhuna shtetërore në 21 janar 2011. Kreu i PS-së, Edi Rama së bashku me bashkëshorten e tij, Linda kanë vizituar familjen e Aleks Nikës në komunën Kolsh të Lezhës, ku janë pritur nga prindërit, bashkëshortja dhe vajzat e Aleksit si dhe të tjerë familjar. Bashkëshortja e Kreut të PS-së, Linda Rama, ishte kujdesur vetë për të zgjedhur lodrat e dhuratat për vajzat e vogla të Aleksit. Të njëjtën gjë ajo ka bërë edhe me fëmijët e vegjël të Hekuran Dedës dhe Ziver Veizit.

Përtej urimeve tradicionale të vitit të ri, biseda me të atin e Aleksit nuk mund të shmangte atë maskaradë që po zhvillohet në procesin gjyqësor për vrasjet e 21 janarit. I zoti i shtëpisë kërkon vetëm drejtësi. “Me halle, me probleme, me mërzitina. Nuk kemi ku shkojmë. Kam qenë tip çuni dikur, i fuqishëm, por me thanë të drejtën kjo më ka mposht. Se është vrarë kot, të kishte motiv vrasja do rrija më i fortë. Kështu kam dobësi. Dua ti dali e drejta. Mua më vret shumë” – ka thënë babai i Aleksit. Nga ana e tij kryesocialisti Rama ka theksuar se procesi i 21 janarit është një turp i madh dhe se zbardhja e kësaj ngjarjeje do të marrë udhë me ndryshimin e pushtetit në 2013. “Është drejtësi e shitur e gjitha. Ai proces është katastrofë, është një turp i madh. Vetëm ndërrimi i pushtetit e lehtëson zbardhjen e së vërtetës dhe vënien e përgjegjësve përpara drejtësisë”, i ka thënë Rama babait të Aleks Nikës.

Tek familja e Hekuran Dedës në Kamzë kanë bujtur deputetët socialistë Artan Gaci, Xhemal  Qefalia, drejtuesi i PS-së për rrethin Tiranë, Pjerin Ndreu si dhe i deleguari i asamblesë për Kamzën, Rakip Suli. Drejtuesit socialistë janë përballur në këtë familje me një varfëri të tejskajshme, teksa babai i Hekuranit dergjej në shtrat i sëmurë, ndërsa nëna rriste me vështirësi fëmijët e tij. E megjithë vështirësitë ekonomike që kalojnë, farsa që po ndodh me zbardhjen e vrasjes së djalit dhe vëllait të tyre është një dramë shumë më e madhe për pjesëtarët e kësaj familjeje. “Ne jemi me dhimbjen tuaj dhe e ndiejmë si detyrim zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Jemi të angazhuar, që nga kryetari i partisë dhe të gjithë kolegët. Të jeni të bindur herët ose vonë ajo ngjarje do zbardhet. Nuk mund të fshihet gjithë ai krim në mes të qytetit”, u ka thënë familjarëve të Hekuran Dedës, deputeti Xhemali Qefalia.

Ndërsa nëna e Hekuranit thotë: “Me duar në xhepa është shumë e rëndë. Po juve faleminderit që na kujtoni”. Deputeti Artan Gaçi ka theksuar: “Çdo njeri që punon dhe lufton bashkë me ne nuk lufton vetëm për të fituar Partia Socialiste. Po lufton edhe për të vënë drejtësi edhe për Hekuranin. Në qoftë se nuk gjen drejtësi është ajo si një gangrenë që vazhdon të nxjerr dhimbje. Siç ishte dhe rasti i babait tuaj që u rëndua dhe për shkak të mos vendosjes së drejtësisë dhe vazhdon të rijë i shtrirë në krevat”.

Në familjet e Faik Myrtajt dhe Ziver Veizit, kanë qenë kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS-së, Gramoz Ruçi i shoqëruar nga deputetët, Albert Çaçi, Arjon Muçaj, Ervin Koçi, Pirro Lutaj dhe përfaqësues të tjerë socialist të zonës. Familja e Faik Myrtajt është strehuar në një nga apartamentet sociale të Bashkisë së Fierit. Bashkëshortja e Faikut, ashtu si edhe familjarët e tjerë të viktimave të dhunës shtetërore të 21 janarit, ka vetem një kërkesë: “E dua drejtësinë të zbardhur komplet. Jam vrarë dy herë, ndaj nuk mund ta harroj këtë krim”. Ndërsa babi i Faikut e shpreh kështu dhimbjen e tij: “Zemrat tona janë të vrara si gjithë populli shqiptar, si gjithë njerëzit e këtij kombi. Drejtësia duhet të punojë mirë”.

Gramoz Ruçi nga ana e tij është shprehur se pas dy vjetësh jo vetëm që drejtësia nuk e ka thënë ende fjalën e vet, por dora që i vrau ata po përpiqet t’i vrasë sërish. “Ju jeni vrarë dhe siç e kemi thënë dhe herë tjetër jemi vrarë të gjithë. Jemi vrarë të gjithë nga një dorë që është në pushtet. Sigurisht Faiku nuk vjen më. Ju u vratë dy herë, se veç Faikut iku dhe djali. Ishte një humbje mbi humbjet dhe ajo, ishte pasojë e ngjarjes. Do ishte qetësuar sado pak ajo dhimbje në qoftë se drejtësia do ta kishte thënë pas dy vjetësh tashmë, fjalën e saj. Por ajo jo vetëm s’e ka dhënë fjalën e saj dhe ajo dorë që i vrau po përpiqet t’i vrasë për së dyti”, ka thënë Ruçi.

Edhe në familjen e Ziver Veizit gjendja nuk ishte aspak më e mirë. “Ju ndjekim dhe ngrohtësi kemi ndjerë shumë, por jetojmë në fukarallëk. Pensioni jonë i kooperativës nuk del”, ka thënë gjyshi i fëmijëve, i cili tani rrit edhe fëmijët jetimë të të bijës. Djali i Ziverit nuk ka shkuar në shkollë dhe pse duhej të ishte në vitin e parë gjimnaz, pasi gjendja ekonomike është e rënduar dhe i duhet të punojë. Kreu i Asamblesë Kombëtare të PS-së, Gramoz Ruçi pasi u përcolli familjarëve urimet dhe përshëndetjet më të ngrohta të kreut të PS-së, Edi Rama është shprehur: “Ju ra një barrë e rëndë në një moshë të tillë. Erdhëm t’ju urojmë dhe t’ju themi se ju gjendemi pranë për dhimbjen e babait të tyre, jemi tërësisht të angazhuar që vërtetë babi s’kthehet më por drejtësia do vendoset. Ne nuk do t’ju lëmë vetëm në këtë çështje. Në një shtet normal duhej të mos mungonte kjo mbështetje. Jemi në këtë fazë që shteti që i vrau kërkon të bëj dhe padrejtësi për të manipuluar provat. Do ta përballojmë si vjen bashkërisht”.

Edi Rama prej kohësh e ka bërë të qartë qëndrimin e saj parimor dhe të palëkundur për të mos e harruar kurrë 21 janarin deri kur të bëhet drejtësia që do të qetësojë shpirtrat e atyre 4 burrave të pafajshëm dhe të lehtësojë plagët e tmerrshme të atyre katër familjeve të këputura shqiptare.

Edi dhe Linda Rama me vajzat e Aleks Nikes

32 komente në “Drejtuesit e PS-së, vizitë në familjet e 4 të vrarëve më 21 janar (FOTO)”

  1. koli says:

    Ata te PS shkuan dhe i kujtuan viktimat e 21 janarit edhe tek gjiri i Lalzit

    1. Hysni Dajaku says:

      eshte I drejte irritimi I disave!!por kjo fotografi me vajzen ne krah eshte domethenese!!Edi duhet te beje gjithcka per te mundur Sali Berishen!!personalisht nuk jam per koalicion me LSI-ne por nese kjo eshte e detyruar ,le te behet!!llogjika ime thot se eshte LSI-ja qe nuk del dot nga Saliu ,I cili per Ilir Meten pushkatoi 4 qytetar ne shesh e plagosi 130!!!kjo eshte situate ne shqiperi,PS-ja e provoi e vetme dhe nuk I mundi gjith hajdutet bashk!!ka shume arsye !pasi PS-ja nuk shpreh ndershmerin dhe virgjerin e politikes shqiptare,sepse vjen nga I njejti realitet dhe ka ne gjitin e saj te njetit njerez si PD-ja ,LSI-ja e kushdo tjeter,te gjitha partit shqiptare jan me shqipatr e nuk jan me alien,jan me te njejtit njerez qe ketu e 22 vite nderojne krah e tesera sipa sinteresit!!ndryshimi duhet te behet kesaj radhe me cdo cmim jo me alenace me LSI-ne por edhe me UFO-t,per te latguar nje te cmendur qe me cmendurin e tij ka shkalluar nje popull te tere!!jepini Edit mundesin te vij ne pushtet dhe ta tregoje vehten!!po qe burr!!do u tregoje vendin Ilir Metes Saliut e te tjereve,aty ku u takon mbas qelive,e nese del bukeshkalur e hipokrit harram buka dhe haku i ketyre jetimeve do e zeri!!shqiptaret kan humbur 22 vite duke mbajtur e ndjekur Sali Berishen,nuk humbasin asgje me Edi Ramen qe premton shpres!!te thjer e te thjer jan shqiptaret,me Saliun ne krye,me nje president kamarier si Nishani e lere pastaj me nje minister si Noka,e me plot e plot eplot palaco!!lereni vend Edi Rames ta gjykojme ne pushtet!!me mire kjo foto me femijen e Aleksit ne krah sesa Baca me kallash qe qellon nga frengjit e Kryeminstrise!!me mire kjo “hipokrizi”qe ka bremda njerzillek,se sa i shkalluari Sali qe e ka shpallur opoziten dhe popullin opozitar armiq te betuar,,Me mire kjo foto qe ngall shpres e respekt se sa kafsha qe ka marr gjith pushtet ne dore e vejn verdall si pordha neper breke se nuk di cfare te beje me pushtetin qe ka!!!

      1. fl says:

        Gjithcka merr kuptim kur ne drejtim te plakut pa pushtet Sali Berisha te nis procesi i pare gjyqesor. Do shikoni qe as qente e partise se tij nuk do lehin pastaj, le me ti dale njeri ne mbrojte

      2. Ben Chicago says:

        Ashtu si yt at qe firmosi dhe vrau me dhjetra,edhe ti nuk mund te rrish dot pa vrare,,,u ktheve ne vendin e krimit.

      3. loku says:

        O Husni po ti mos do ndonje president si Haxhi Lleshi ?Meret vesh se Edushka te pelqen nga zanati qe ka

    2. Doni ALBO says:

      Ky i cmendur i thirrte njerezit e mjere ne proteste(ose me mire ne puc si 97′) por duke i lene ata ne vijen e para te frontit kurse vete u fshehte si minj ne fund te turmes….Ky pleher nuk meriton asnje respekt eshte po aq kriminel sa sala dhe po aq ANTI-shqiptar sa sala….e njejta bajge e politikes se 90′.

  2. I paturpi says:

    Si ska turp ky njeri? Si nuk kane moral keto politikanet tone? Para 3 ditesh tha qe mirepret koalicion me kedo vetem qe te behet kryeminister. Merrja coja dhe Ilirin per vizite atyre pra. Plehre njeri ky Rama. Vazhdo propaganden me perqafime. Skeni faj ju po ky popull qe ha mashtrimet e juaja te trasha.

    1. ilir says:

      o i pa turp!,tha qe do bejme koalicion me ata qe duan te rrezojne kryeqelbesiren sal berisha e jo per ata qe e mbajne ne pushtet.shikoje fotografine:a tha ai koqja,sala,qe edi ramen e perzune familjaret!?.A e shikoni se sa te paturp jeni.le te beje cfare te doje sal berisha por koha e tij ka mbaruar,eshte ceshtje ditesh.

  3. Meleku says:

    Nuk ka ironi me te madhe.
    Zoti ju dhente force dhe shendet familjeve te viktimizuara nga çmenduria dhe te çmendurit per pushtet.

    1. arvanitas says:

      …po ky palla jot qe rri ne pushtet me vrasje,vjedhje nuk edhte i cmendur pas pushtetit or turkoshak…

  4. pylli i bulonjes says:

    O Edo ka ardhur dita te zgjedhesh midis koalicionit me Ilir Muten dhe koalicionit me familjaret e martireve te 21 janarit, qe nder te tjera u vrane edhe nga blloku 700 000 eurosh i Lirit te Munikes.. Ne 2009 midis gjakut te gerdecit dhe pazarit me kollovarin e Milices(Berishen) zgjodhe pazarin dhe mbete ne opozite. Ne 2009 midis gjakut te Fatmir Xhindit dhe pazareve me Olldashin(qe nuk ka asnje lidhje me vrasjen e deputetit Xhindi) zgjodhe pazaret, sot nuk je me as Kryetar bashkije, sepse ta vodhi kolltukun Lulushi i Barend Cohen-it dhe Argites. Tani ke do zgjedhesh ne 2013 o Kryetar i PS-se?????

  5. Leone-53 says:

    Athere HIPOKRIZIA me e madhe quhet Edi Rama!
    Perse?
    Dihet nga te githe se “arsyeja” perse jane keta viktima quhet Ilir Meta. Athere si ka mundesi ky “lloj buri”(e shkruaj me nje r) vete e bizedon (per hallet e kombit?!..) me kete lloj Iliri?!..
    Sa qesharak behesh o Edi Rama!
    Sigurisht qe ti je qesharak e dime kur deklaroje pasurine tende, pas 11 vjet kryebashkiak i metropolit Tirane, 3000 dollare e pa strehe!!..

    1. Epirioti II says:

      Leone, Meten nuk ka det e oqean qe e lane per gjithe maskarralleqet qe ka bere ne 10 vitet e fundit.

      Por nuk i vrau Meta, deshmoret e 21 Janarit. Protestat e opozites po rriteshin nga java ne jave dhe informacionet i kishin ardhur Saliut qe me 21 Janar do ishte proteste akoma me e madhe.

      Saliu vendosi ta ndalte kete ortek, qe rrezikonte ta fshinte pushtetin e tij, duke perdorur terrorin dhe friken. Per kete nuk i mori doren askurkujte, e aq me pak Metes qe ne ate moment ndihej i zhytyr thelle ne mut, dhe i trembur qe do perfundonte ne burg.

  6. I-lir says:

    Hipokrizia me e madhe, kreret e kuq kur ndodhte demonstrata u fshehen si minjte, sot vene e u cojne dhurata jetimeve. Ku ishit ju o bastarde qe vetem me vdekje dhe fatkeqsi dini te beni politike. Zoti vente dore mbikokat dhe mendjen tuaj te coroditur.

  7. Arber says:

    Kur do te funksionoje drejtesia ne Shqiperi? Asnjehere ne qofte se shqiptaret nuk bashkohen per te larguar te keqen e madhe te kombit, njeriun me te pabese qe kane lindur kjo toke, Sali Berishen. Haku i ketyre jetimeve duhet ta coje ate para drejtesise per te gjitha krimet qe i ka shkaktuar ketij populli. Respekt e mirenjohje martireve te 21 Janarit. Familjeve te viktimave ju uroj qe 2013 te sjelle drejtesi, per te dashurit e tyre…

    Arber – Canada

  8. Horri i Bulevardit says:

    Juve komentuesa dallkauke dhe medioker, ska thene ndonjehere Edi Rama se do te beje koalicion me Ilir Meten dhe LSI, por jane disa trapa te Fatos Nanos, qe jane akoma ne PS, qe bejne oferta te tilla.
    Ndersa takimi tek gjiri i Lalzit, ka qene nje takim i kerkuar nga te huajt dhe qe Edi Rama shkoi vetem sa per ti treguar se dakort po shkoj po ska per te dale gje nga ai takim, se me vrasesit dhe hajdutet qe bashkepunuan me Berishen, ska koalicion.
    Por ju komentuesa medioker, por qe sjeni te vetmit, jeni ajo kollona e peste e Berishes, qe hidhni fjalet ne ere se dicka do te mbetet nga kaka qe keni ngrene nga Saliu dhe mundoheni qe ta fusni Edi Ramen ne nje thes me vrasesin dhe hajdutin e Shqiperise, se metoda e Saliut, meqe ska rruge tjeter si te mbrohet, se i ka dale boja, te pakten te barazoj armikun me veten dhe ju ka hedhur ju plehrave, qe beni te pavarurin, por qe jeni kakambledhesit me te medhenj te bersive te Sali Berishes.

  9. Gjerko Moni says:

    R.ama e ka treguar dhe here tjeter se i do shume femijet. Me kujtohet nje rast ne televizion kur ishte ke shptepia e jetimeve dhe beri me shenje nga nje vogelush ezmer duke e quajtur “O.bama i vogel”. Shikoni me kujdes fotot dhe mundohuni te dalloni, se cilet persona nuk ndjejne ndonje kenaqesi te vecante per pranishmerine e ketyre miqve (vetem 2). Shihen vetem fotot me disa dhurata per femije, po ato qe mund te jene bere gjate drekes te shtruar nga familjaret e shkrete mungojne… Sic u shpreh dhe gjyshi i femijeve ata jane te vuajtjur dhe me halle. Shpresojne ndoshta akoma se PS-ja do ti nxjerre nga fukaralleku…

  10. paleku says:

    meleku ,une jam paleku ,ty nuk te pelqen rama qe ju bene vizita njerezve qe i vrau babai jot berisha ,shkoni mor se late nam popull i trashe ,do na i beni berishen hero i malesise ,kete vrases ,vjedhes ,kriminel , kasapi i popullit te tij ,nuk komentoet me ju araber te bardhe

  11. Landi- Sverige says:

    Sa qesharak behen keta salistanet me larte me “argumentat” e tyre. Edhe vrases, por edhe “qajne” per femijet jetim, edhe e mbajne pushtetin me “socialistin” Ilir, por edhe akuzojne Edin per bashkepunim me te, edhe vjedhes te gjithe pasurise kombetare, por perseri akuzojne Edin per fshehje pasurie, edhe “fluturojne me presh” nga propaganda e perditeshme si populli me i pasur i botes nga kryetari i kopese dhe nga vizitat e tij ne nje shtepi pleqsh apo tek femijet rom, por edhe “shqetesohen” nga nje takim njerezor tek familjet qe ky pushtet i egzekutoj ne mes te Tiranes!!!
    Gezuar o femije dhe familjare te viktimave dhe shpresojme qe te jene ditet e fundit te ketij pushteti vrastaresh! Drejtesia do te vij nje dite edhe tek Ju!

  12. razo says:

    Kur shkruajne dhe bajgat e Saliut per 21 Janarin te vine zorret ne gryke..

  13. Luani says:

    zoti ndeshkofte qeverrine e vrasese,zoti mallkofte kriminelin kryeminister dhe gjithe faren e bishave qe e ndjejn vdekjen dhe jane versulur gjithandej se mos shpetojn ndonje gje ,tani zagaret po sulmojn faqet e gazetave opozitare,skeni cfar te beni me,jeni ne klithmen e fundit,dhe se fundi allahu paste meshir per MELEKRIT e tij se une do doja te shkonte ne ferr.

  14. tomori i beratit says:

    Gati shumica e ketyre pseudokomentuesve te mesiperm jane lyrash te saliut.Me preteksin se u “dhimbsen”keta femij jetim qe sali VRASESI i la jetim çpojne shajn samarin dhe nuk thon asnji llaf per Gomarin.Po e beni o lyrash si tek ai skeçi i famshem i Luftar Pajes-Po hajduti spaska faj-Pra keta KODOSH komentues nuk eshte se u dhimbsen keta jetim ,keta jane zagar te berishes dhe jane te futur nga ky qen vetem te shajn opoziten dhe edi ramen.Mos shikoni gjurmet po UJKUN o SAHANLEPIRESI e PD dhe te sali vrasesit.

  15. alba says:

    drejtesi o zot per keta jetime.te vije dikush ne pushtet qe te dije marre hakun per keta femije qe padrejtesia i ben me faj.Gita,zeni e ilir kokelopa le te japin dicka per te jetuar disi edhe keta femije si femijet e gjakpiresve.Poshte Sali-gedafi

  16. lindi says:

    21 janari do i duket gjithmone berishes (per aq jete sa i ka mbet ) si 21 dhjetori (fundi i botes ) Do i fanepsen ne enderr viktimat qe i vrau me
    gjak te ftohte e pa ngurim, siç dine te vrasin vetem diktatoret……

  17. Edi Durrsaku. says:

    NE 21 JANAR U VRANE 4 QYTETAR TE THJESHTE, BABALLARE FAMILJESH SI MUND TE ISHTE CILIDO NGA NE.
    VERTET QE ISHTE NJE PROTESTE E DHUNSHME KU DHE VETE FORCAT E POLICISE RREZIKUAN POR PYETJA ESHTE: A PERBENIN RREZIK PER SIGURINE E POLICEVE APO INSTITUCIONIT KETA QYTETAR!??
    SIGURISHT QE JO !
    TE NJEJTEN PERGJIGJE DO TE JEPNIN DHE VETE MBESHTETESIT E KESAJ QEVERIE!
    ATEHERE PERSE U EKZEKUTUAN !?
    KJO ESHTE PERGJIGJA QE POZITA NUK JEP DOT !!
    ESHTE E QARTE QE U VRANE PER TE SHUAR PROTESTEN DHE PER TE FRIKESUAR OPOZITEN. KETE VRASJE PRA, SIC NDODH NE VENDE KU EGZISTON DIKTATURE, BEHEN ME URDHER TE DIKUJT, PRA ME URDHER TE ATIJ QE KOMANDON.
    KTE E DIMOSTRRON QARTE DHE FAKTI SE TE NESERMEN, ATA QE QELLUAN U DEKORUAN E VLERESUAN, E SOT AKOMA NUK KA TE NDESHKUAR.
    DERISA TE MOS KETE DRREJTESI NUK KA PER TE PASUR DEMOKRACI.
    TE PAKTEN FAMILJEVE TE TE VRAREVE, KY POPULL, DUHET TI JETE GJITHMONE NE NDIHME.

  18. Albani says:

    21 janari ndodhi per shkakun e “bllokut te Ilir Metes”! Sado qe te shkojne per Show tek familjaret e viktimave Edi Rama jo vetem qe nuk sulmon Meten por i shkon mysavir tek Gjiri i Lalzit, i lutet te vije ne kualicion, etj, etj.
    Nuk u mjaftuan qe i perdoren persegjalli po i keqperdrin ehe te vdekur!!!!!
    Turp i madh!

  19. klau says:

    Edi Rama ke pergjegjesine me te madhe qe te vesh drejtesine ne vend per 21 janarin ,, e ke totalisht personale .. dhe e ke detyrimin me te madh moral te jetes tende ,,

  20. Mari says:

    Pupupupu turp i madh merre dhe ate hajdutin Ilir Meten dhe ngushelloi mire.Turp te kesh i pa fytyre

  21. Mari says:

    Jazek te qofte hipokrit mer edhe hajdutin Ilir Meta dhe ngushelloi Nuk ke faj ti fajin e ka Mero Baze qe ti nxjer keto foto ne gazete

  22. nga says:

    Babezia e njerezve nuk ka fund. familja e te ndjerit nga fieri ka perfituar regullimin nga emisioni nga e para. nuk eshte e vertete qe jetojne ne kushte te veshtira pasi ne shtepi e e tyre kane 100% gjera te reja ashtu si e kemi pare. nuk ve ne dyshim faktin qe mund te kene nevoje per ndihme ekonomike por nuk mund te abuzojne duke thene qe askush nuk i ka ndihmuar. e sigurte qe ps e pd nuk i ka ndihmuar por kane bere interesat e tyre duke i perdorur sipas rastit. Bravo emisionit Nga e para e turp atyre qe marrin titujt e gazetave. familjare a politikane qofshin.

  23. skenderi says:

    te donte femijet ai sdo linte gruan e ta percudnonte e ta linte te birin pa nene, dhe nena te bridhte rrugeve gjysem e lene, pallavra demagogjie

  24. titi says:

    O Edi, na e thuaj para zgjedhjeve me ke do besh koalicion. Nese ben koalicion me LSI-ne, shpresoj te mos marresh asnje vote nga shqiptaret. Per salen dhe per ilirin duhet vetem ndeshkim. Koalicioni me AK dhe FRD eshte i sigurt fitues. Mos bej pakte me kriminele qe vrane shqiptaret me 21 janar, se pastaj do konsiderohesh dhe ti vrases ne bashkepunim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje