Berisha: Prekja e monumentit në Luginën e Preshevës, provokim për gjithë shqiptarët. Serbia do spastrim etnik

5 Janar 2013, 22:08Politika TEMA

Kryeministri Sali Berisha ka dalë me një deklaratë në shtyp disa ditë pasi tensioni në Luginën e Preshevës është rritur ndjeshëm, pas kërcënimeve të Serbisë se do të heqë një monument të ngritur për martirët e rënë në mbrojtje të shqiptarëve nga regjimi i Milosheviç.

Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se janë autoritetet vendore që vendosin për monumentet.

“Ushtria Çlirimtare e Luginës së Preshevës lindi në kohën kur qytetarët shqiptarë të komunave me shumicë shqiptare në jugun e Republikës së Serbisë ishin, sipas raporteve të OKB-së dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare, qytetarët më të shtypur të Europës e madje ndoshta të botës. Me luftën dhe sakrificën e tyre sublime, luftëtarët e lirisë i imponuan regjimit të Millosheviçit një marrëveshje me ndërmjetësim ndërkombëtar, zbatimi i të cilës është jetik për liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë dhe i domosdoshëm për paqen e stabilitetin në rajon. Shtojmë këtu se në çdo vend të lirë janë autoritetet vendore dhe jo ato qendrore që vendosin për monumentet historike apo kulturore që duan të ngrenë në territorin e njësisë së tyre vendore,” thuhet në deklaratën e Berishës, që thekson se marrja e këtyre kompetencave nga Beogradi është shkelje e konventave evropiane për liritë e të drejtat njerëzore.

Më pas Berisha e ngre më shumë tonin, duke deklaruar se Serbia kërkon spastrim etnik në këtë territor. Madje ai i quan ata që kërkojnë të heqin monumentin si vandalë.

“Qeveria shqiptare ka bërë përpjekje serioze për uljen e tensioneve në Luginën e Preshevës. Ajo ka inkurajuar qëndrimin konstruktiv dhe pjesëmarrës të pakicës shqiptare në Serbi në jetën e vendit. Por qëndrimi i fundit i autoriteteve të Beogradit, mosrespektimi deri në alergji i të rënëve të kombit shqiptar nga ana e tyre është një provokim ndaj mbarë shqiptareve, përpjekjeve të tyre serioze për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin në rajon nëpërmjet ndërtimit të marrëdhënieve të reja me fqinjët e tyre.

Qeveria shqiptare i bën thirrje autoriteteve të Beogradit të lënë mënjanë praktikat e vjetra albanofobe, të respektojnë pakicën shqiptare që jeton në trojet e veta etnike në Serbi dhe jep ndihmesën e saj në stabilitetin dhe zhvillimin e vendit.

Qeveria shqiptare i bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të mos provokohen në asnjë rrethane nga ata, të cilët kanë vetëm një qellim, të spastrojnë etniksht komunat e tyre, t’i largojnë ata me një mënyrë apo një tjetër nga trojet e tyre etnike mijëravjeçare. Vërtet vandalët mundet me forcën dhe dhunën shtetërore të rrënojnë një përmendore të luftëtarëve, atë të Martirëve të Lirisë së shqiptarëve, por ky është vetëm akt frike. Të rënët tanë nuk vdesin kurrë”.

34 komente në “Berisha: Prekja e monumentit në Luginën e Preshevës, provokim për gjithë shqiptarët. Serbia do spastrim etnik”

  1. 21janari says:

    Serbet i vine ne ndihme sa here qe ka nevoje dhenderi dhe miku i tyre, Sali Berisha.

    1. fl says:

      Me dy patriot si Ilir Meta dhe Sali Berisha qe e denuan sot kete veprim, serbeve do u dridhen gjunjet ?

    2. xha Jaho says:

      Marshi i Barabajt (nga Fan Noli)

      Allalla, o rezil e katil, allalla,
      Shtroni udhën me hithr’ e me shtok turfanda,
      Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, baterma,
      Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!

      Tradhëtor, ti na nxive, na le pa atdhe,
      Ti na çthure, na çkule, na çduke çdo fè,
      Varfëri, poshtërsi, robëri ti na dhe,
      Derbeder, ujk e derr: Hosanna, Barabba!

      0 stërnip i Kainit, tepdil si bari,
      Ti na shtyp e na shtryth e ti gjakun na pi,
      Ti na ther e na grin e për qejf na bën fli;
      0 kokuth e lubi: Hosanna, Barabba!

      Në budrum, nëpër llom’ e kufom’ u mallkofsh,
      Në skëterrën, katran e tiran, u harbofsh,
      Me tam-tam e allarm’ e me nëm’ u shurdhofsh,
      Në zëndan mbretërofsh: Hosanna, Barabba!

      0 i çgryer, i zhyer, i vyer për hu,
      Turp-e-ndot-kundërmonjës të krusen mbi gju
      Dallkaukët, kopukët e turmat pa tru,
      Zëmër-krund-e-gërdhu: Hosanna, Barabba!

      Allalla, o rezil e katil, allalla,
      Shtroni udhën me hithr’ e me shtok turfanda,
      Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, batërma,
      Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!

  2. I Larguari says:

    Serbet po prshkallzojne qe te stimulojne nacionalizmin e Salut por mendoj se per ju serbet nuk keni rruge vec Europes sa do te forte ti mbajne frenat diplomacia Ruse . Dhe vendi Saliut eshte burgu sa do te dridhet e perdridhet si patriot i flaket Saliu eshte fundi sebeve ne shqiperi adio ,,,,,,,,z Putin

  3. alban4eva says:

    ehhh mor Saleh plehu, sa patriot qe qenke..!!

    1. Horri i Bulevardit says:

      Do te degjojme shume deklarata nga Saliu per patriotizemin e tij, deri ne zgjedhje dhe keto deklarata jane ne unison me serbet se ikja e Saliut nga pushteti, do te nxjerre te gjitha bizneset serbe ne Shqiperi dhe tani qe hyne edhe ne Kosove, zbuluar.
      Urdheri eshte: Berisha, na shaj dhe na kundershto sa me shume, ne do te flasim gjithashtu kundra teje, te bejme ty si nje shqiptar te madh dhe nje nga armiqte me te betuar te sllaveve, se shqiptaret kur te shohin ty, do ti harrojne te zezat qe u ke bere, do te harrojne Remzi Hoxhen qe e zhdule se pa tradhetine tek ty, do te harrojne kontrabanden e naftes me Serbine, do te harrojne Fazllicin qe e ke mik shtepije, do te harrojne Gerdecin, do te harrojne 21-janarin, ne fund te fundit, do te harrojne qe ti ke qene komunist 24-karatesh, do te harrojne se ke qene bllokqeni i bllokut komunist, do te harrojne qe je dhenderi me besnik i Serbise dhe do te japin voten ty qe ta cosh Shqiperine ne shkaterrimin fatal.
      Sali ore QEN i SERBISE, kete rradhe sdo na shpetosh.

      1. Lomi pri Baldushku says:

        Sala ka qen antar i PPSH-së po as edhe i dite kamunist. Osht antari PD-së por as edhe i dite demokrat . Ai ka qen dhe osht thjesht nji SHARLATAN ne BATAKçI i klasit mo t’nolt. Tyrqeta pri Lomit m’Baldushk.

  4. shkupi i madh says:

    berisha dite e me shume po behet lider i gjithe shqipetarve.kjo deklarate eshte shume rendesishme per shqipeteret e lugines se presheves,por edhe verejtje per te tjeret se ata sjan te vetem

  5. spirojanaqi says:

    sapo lexova per gradacelat sera qe mund te prodhojne zarzavate per popullsite e qyteteve.shqiptaret e lugines se presheves po te kene mundesi le te bejne te tilla gradacela e mos u bejne monumente lufterave qe e dim te gjithe kush u ka organizuar.

    1. xxxx says:

      Kush na paska organizuar sipas teje o Spirojanaqi keta luftetare na thuaj ta marrim vesh dhe ne te tjeret jo per gje por ju te janulles i dini mire kto pune sepse jeni si puna e spiuneve te kohes se Dulles ky eshte dhe profesioni juaj qe e keni marre ne kishat e cakallit plak grek por si i thone nje fjale o Spirojanaq cakejt nuk gjuajn dot luanin e shqiponjen por eshte e kunderta

  6. mali says:

    na e pyetni salen a kan nevoj serbet me ju que naft sala si ne kohen e milosheviqit kur ju qojke naft sala

  7. pjeter gjini says:

    po ju plas zemra armiqve te kombit tone , duke fillu nga greqia maqedonia serbia biles dhe mali i zi ,por e kan te kote se do ju bejme balle siq ju kemi bere deri ne sot ,,mos te kujtoje serbia se eshte prap shqiperia dhe shqiptaret si 1999 .

  8. ferf says:

    Sala patriot i madh!!! shikojeni gruan serbe te tij

  9. Shefqet Cela says:

    Qendrimet nacionaliste te Sali Berishes po degjohen gjithmone e me shpesh keto kohet e fundit. Si po benvaki qe po del nga vetvetja?
    Ne qiell jane shfaqur re te zeza elektorale, kercenuese per te. Parashikohen jo vetem bubullima shurdhuese por edhe shkrepetima perveluese.
    Ne keto kushte i duhet nje çader e hekurt. Kete radhe ka zgjedhur nacionalizmen.
    A mund ta mendoje kush se kete “kthese te fuqishme” nacionaliste e ka bere pa rakordimin me pare me padronet e vet? Vetem naivet mund te genjehen se serbet e ndermoren kete fushate pikerisht ne fillim te fushates elektorale tek ne. Nje arme e fuqishme per te na hedhur hi syve.
    Kjo komedi do te zgjase gjashte muaj dhe pastaj “ndryshe dallendysh.
    Po keshtu edhe me grekun. Beri sikur e gudulisi me histori te njeqind vjeteve me pare me pak zeher, por asnje qeder per ta..

  10. Valbona says:

    PO eshte shume e vertete.Ata qe prishin monumentet e luftetareve per liri jane vandal.Nuk kam pike dyshimi per qellimin e poshter te serbeve ndaj shqiptareve ne Luginen e Presheves.Ke thene nje fjale me vend zoti kryeminister, duke i cilesuar prishesit e monumenteve te luftetareve per liri VANDALE. PO kam nje merak zoti kryeminister.A quhen VANDALE edhe ata qe urdheruan e ata qe i shkaterruan vorrezat e deshmoreve,lapidaret kushtuar heronjeve TANE qe dhane jeten per lirine e popullit nga pushtuesit nazi-fashist
    A quhen Vandale ata qe shkaterruan dhe hodhen ne plehra “Hronjte e Vigut” djem ne lule te rinise,te cilet u vrane jo nga armiku i jashtem,po nga bajraktaret te shitur te armiku? A jane VANDALE ata qe shkaterruan qendra historike si shtepia muze e Themistokli Gemenjit e te tjera raste qe nuk po permenden ? I thashe keto mendime ,pasi u ke thene serbeve vjalen qe meritojne e ndoshta me shume,po nuk ke folur asnjehere per shkaterrimet qe u bene e po behen gjate ketyre viteve ne keto objekte. Po ta them me bindje zoti kryeminister ,se ai qe demtoi naten vorrezat e deshmoreve ne qytetin tim ishte anetar i thekur i partise tende e drejtuesit e pd ne ate rreth nuk thane asnje gjysem fjale,po ndoshta e pergezuan per veprimin. Je nje nga ata qe lejove te
    shkaterroheshin e hiqeshin naten eshtrat e Enver Hoxhes me shok e nuk u le kohe familjareve ti mernin sipas zakonit edhe pse kishe ngren buke ne shtepine e tij.Ke thene edhe nje fjale tjeter me vend. Jane autoritetet vendore ata qe vendosin .Bukur ,shume bukur e ke thene ,po sa e ke marr parasyshe kerkesen e vendoreve, e sidomos per referenumet,po Ristani yt ka nxier 1000 e nje yckla ? Edhe nje here zoti kryeminister te pershendes per cilsimin e merituar qe u ke bere atyre qe shkaterrojne monumente te luftetareve te lirise qofshin keta
    SERB, GREK,ITALIAN apo pse jo, dhe SHQIPTARE.

  11. EDI RAMA LARGOHU SA ME PARE says:

    OR SALI POR PSE NUK REAGON AI JEVGU FILOGREK RAMA AI ISHTE NE PRESHEVE APO JA KANE SHTRENGUAR VESHIN GREKET.I LUTEM TEMES BOTONI EDHE SHKRIMET ANTIRAME JO VETEM TE QUNAVE TE TEMES.

  12. GUERRILAS says:

    O Sali palla lere monumentin ti po shiko detin qe u shite Grekeve.

  13. Albann says:

    “Trimeria” e Saliut zgjat deri ne 22 qershor…pastaj do filloje ta haje ate qe ka peshtyre.

  14. Doni ALBO says:

    Efekti AK ndihet edhe te sale TRADHTARI.

  15. VL.HAS says:

    horri i bulevardit , shume te drejta dhe me vend jane ato qe thua ti , por fjalia e fundit : Sali or qen i Serbise , kete rradhe s do na shpetosh, me duket pak sa euforike , sepse ky bllokqeni me paret qe ka pervhtesuar padrejtesisht nga djersa dhe puna e pa paguar e ketij populli fukara , ka blere aq shume SAGARe kocka lepiresish , sa qe do quditesh ti dhe une bashke me shume e shume te tjere se cdo bejne . Me te lehurat e tyre keta zagare do krijojne aq shume zhurme sa qe ….. , aq shume pare do hedhin ne tregun e blerjes se votave , sa qe do bejne ate qe ne s’do ta deshironim kurre . Duhet shtuar ketyre qe thash edhe qendrimin dy fytyresh te te ashtuquajturve ambasador shtetesh qe pa dyshim “paraja” do beje ate qe shume kohe me pare pate thene Hasan Zyko Kamberi tek “paraja”….Duhet shume pune , duhet shume shume shume per te larguar kete murtaje te madhe ,qe cdo dite e me shume po e gropose kete vend tonin te dashur …

    1. Horri i Bulevardit says:

      Sali or qen i Serbise, sdo na shpetosh, eshte thene ne menyre figurative dhe ska pse te merret ashtu drejtperdrejt, sepse ne nuk jemi si ai.
      Une te pakten besoj tek drejtesia dhe dua qe drejtesia te vendose.

  16. besa says:

    nje e palo kryeminister qe kemi ndonje dite do na vine te dera e shpise te na i marrin te gjitha se keto probleme i fut vete sala per terhequr vemendjen per te thane se une jam atdhetar por sali berisha asht vetem nje filo serb qe i provokon vete ato gjana ne njeren ane fut serbet te provokojne shqiptaret ne anen tjeter u del per zot a dini kush e beson kete vetem pd istat e mallkuar dhe sigurisht jozi basha spiuni i kosovarve keta drejtojne shtetin tone mafioz sigurisht dhe djali i tij ai asht ekstremist i taleban dha agjent i fazlliçit

  17. VL.HAS says:

    Ju redaktore te gazetes shume te ndjekur ‘TEMA’ nga ne te papajtuarit me te keqen me te madhe e qe sot ne Shqiperi e ka emrin PUSHTET dhe qe nuk la gje pa bere per te shkaterruar kete shtet ,perse nuk ma nxorret komentin ne mbeshtetje te ‘horrit te bulevardit’? Apo ju kur zihen ne goje e behen verejtje per ambasador shetesh qe nuk e bejne detyren ashtu siq e do interesi ,por xhepi ,ju struki si struci ,edhe per ju e njeta ghe vlen te thuhet ne mos me pak ,te pakten servil po . Keshtu demtoni imazhin e mire qe zoti MERO BAZE KA KRIJUAR VITET E FUNDIT TEK OPINIONI I GHERE. Tani dehiroj te tregoj edhe nje gje ne mbeshtetje te komentuesit me emrin ‘Valbona’ vitin qe lam pas po udhetoja me fugon nga Tirana per ne SHkoder . Pyeta shoferin se ku me lene ,se kisha nje cante me vehte .Shoferi m’u pergjigj , tek PESE HEROJT .Mire i them une por ata kam ndigjuar se i kane hequr e zevendesuar me dike tjeter ?- Ca po di vedi m’u pergjigj shoferi”, ata i kane hequr ,por populli nuk i heq nga kujtesa e tyre ,pasi per ta flet vepra e tyre qe kane ba e lene ne te mire te vendit . Kjo qe thone e bejne keta te sodit qe na mashtruan e spo lejne te keqe pa i bere ketij vendi me siguri qe keta do harrohen e jo ata qe i hoqen . Shembuj te tille gjene me shumce………..

  18. enofieraku says:

    patrioti sali bytha, po te shtrengohet litari, nuk ke nga ja mban me, te erdhi fundi sketer, te hishur e ke fundin o sali suma .

  19. boss says:

    reagim me vend dhe i duhur i berishes,situata ne presheve mund te shkallezoj

  20. kel ukaj says:

    Kjo formula “don te beje pastrim etnik” eshte nje perralle qe te ben te vjellesh. Po pse çfare eshte largimi i njemilion e gjysme shqiptare nga shqiperia! Se nisemi nga kjo llogjike eshte “pastrim etnik”. Zoterinjte e Presheves duhen ti drejtohen Gjykatave deri ne Strasburg. Vendimet e gjykatave te respektojne e mbyllet kapitulli. Se nuk duan ligjet te vijne ne Shqiperi e Kosova ku nuk e merr vesh i pai te dytin. Sa per nacionalizmin e …. mund te them “rrofte qenia njerzore pamvaresisht se çfare bindje politike, fetare, filozofike, race, kombi e shteti”.

  21. Ah, Ali ç`na bere ! says:

    Shume e thjeshte loja e serbeve, bile po behet boze:
    provokojne qe t`u pergjigjet njeriu i tyre ne krye te qeverise se Tiranes qe ta faktorizojne ne prag te zgjedhjeve.

    Skema te vjetra te Ramiz Alise qe ne fund te viteve `80 ose nxiste nje debat me demek nacionalist o bente ndonje vizite ne ndonje rreth te humbur per te provu qe populli e donte. Me demek Parti e Popull jemi nji. Ky, baba i bastardit Shkelzen, ka zgjedh facebookun. Po qe e kujton veten te zgjuar kellira ! ?

    Babai i Shkerdhen Bastardit duhet te jete sinonimi i kepuces qe ka shkel moot e qe ngado qe shkon mban ere.

    Ah, Ali ç`na bere ! ?

    Nje ripyetje : per ke e ka pas fjalen Bamir Topi, ish president i Shqiperise , kur ka thene qe ne qeveri eshte nje person qe ka qene agjent i nje sherbimi te huaj?

    Ambasades Franceze ne Tirane do i jemi mirenjohese nese na ndihmon me ndonje pergjigje se emrin e marrim me mend vete. ?

    Dhe mos mendoni se Topi ka bere shaka. JO.

  22. Drini says:

    Tani ne pragun e zgjedhjeve kerkohet te ndizet zjarri i nacionalizmave nga jugu e ka marre persiper Lisjeni e nga veriu Legeni.Kujt i interesojne keto zjarre,perveçese te çmendurit i cili ka 23 vjet qe vetem prodhon skenare per vjedhje zgjedhjesh i ndihmuar edhe nga satelitet e tij qe te gjithe komandohen nga perandoria qe i perdor kur e ku ti doje.Kjo eshte fatkeqesi se me kthimin e analfabetizmit me diploma te universiteteve private,ky monstruoz kompromenton disa komentues te cilet faqja e internetit i beri te lexojne pavaresisht te shkruajturit te tyre .Luaji te gjitha kartat Sali Berisha se fundin e ke siç ke patur edhe veprimtarine 23 vjeçare!Populli shqipetar ka nje shprehje disi banale por reale -Po shkove per b…do ta hashe ne my..!

  23. Hamzai says:

    Bushtra e kombit sali rahmanovic berisha eshte si puna e Korbit te zi ,ai jeton atje ku ka tym . Ky kerm njerezore ky pjelle peshtire e njerezimit i vendosur ne ate pozicion nga antishqiptaret e te huajt,kujdeset ne cdo fjal qe nxjerr prej shpelles se tij per zjarre per luft per krime per shkaterrime.
    Si sta shkerdheu ate goj, ndonji bombe shqiptare o putane trapoje .

  24. Valbona says:

    Personit me emrin “VL HAS” Ne radhe te pare te falenderoi qe paske lexuar komentin e shprehur nga ana imi. Eshte e vertete dhe e pa kundershtueshme mendimi i shoferit,me te cilin ke udhetuar. POPULLInuk i harron heronjte e tij,dhe vendi ku u vendosen ne fillim ahtu do te quhet,pavarsishte se cfar bene VANDALET.U eshte ndryshuar emri shume rrugeve,shesheve ,shkollave,po populli asnjehere nuk i permend me emrin e ri ,po me ate te vjetrin .

  25. Këto janë deklarata të forta dhe me vend të kryeministrit shqiptar.Unë e besoj kryeministrin,dhe vetë jam gati për çdo rast…por a do ketë edhe këllqe ti mbështesë më tej fjalët me vepra,apo e thotë sa për të larë gojën…?!Me sa di unë ushtria jonë ka mbetur ”një dorë njerëzish” që stërviten vetëm për në afganistan,pakistan,etj…Ndërsa Nato-s as që i intereson puna e memorjaleve të Luginës…!Ngrije dhe forcoje ushtrinë zoti kryeministër,të mbështetura edhe atje deklaratat tuaja do dëgjohen seriozisht…?!

  26. Pilo Lala says:

    Memecit i erdhi goja. Pjeter Mustakuqi
    Cfare po ndodh me Berishen qe po merret me llafe si ato grate e rruges?
    E ka kuptuar qe seshte me ne karrike?
    Apo kerkon te fuse Ballkanin ne lufte kete rradhe?
    Mos ka lidhje me jeten e tij ne rrezik mbas zgjedhjeve?
    Po koordinon veprimet me Beogradin?

  27. saliu me shoket e tij (PD- PS, godo, gjinush,greke e serbe) kane 20 vjet qe bejne spastrim shembellor nga Shqiperia!
    Pervec krimeve te tjera ne Shq., Kosove etj.
    Keta supermostra neokomuniste
    jane ruralspecialiste- kriminele,
    dy gisht mbi mjeshtrit e tyre ali e enverw….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje