Eksperimenti i Montit, konferenca e parë në Twitter

5 Janar 2013, 20:51Politika TEMA

Ai është rrjeti social i preferuar i profesorit. Mario Monti, kandidat për tu bërë sërish kryeministër i italianëve, sot ka mbajtur të parën konferencë në Twitter.

Fiks në orën 11:00, Monti ishte online: “Jam këtu,” shkroi ai, ndërkohë që vërshuan qindra pyetje.

Në total ishin mbi 2 mijë pyetje të bëra ndaj tij.

Një nga përgjigjet më kryesore, e veçuar nga mediat italiane është se ai do ndryshojë ligjin elektoral nëse zgjidhet kryeministër. “Nuk është i denjë për një vend si Italia,” shkruan ai.

Mes atyre që kërkojnë të bëjnë pyetje janë edhe gazetarët e TG1, që e pyesin nëse ai do bëjë dialog me Berluskonin ose Bersanin nëse janë fitues. Dhe ai përgjigjet se është i gatshëm për dialog me të gjithë.

“Cilat janë sipas jush pesë prioritetet e Italisë,” e pyet një ndjekës. Profesori përgjigjet: “Me një fjalë, vetëm e para, të vlerësohet roli i gruas. Pa këtë, Italia nuk rritet”.

Pyetjet vërshojnë pafund dhe është vështirë që të japësh përgjigje për të gjithë.

Por në fund, gjithë ky eksperiment ka bërë shumë bujë në media. Vetë Monti thotë se ia doli me sukses. Madje dërgon edhe një buzëqeshje dhe premton se nuk do të ndalet në Twitter.

Pasi i përshëndet të gjithë, ai rikthehet: “Prit një çast… 100.007 ndjekës? Wow!! Mirësevini ju dhe ata që do vijnë” dhe sërish një emoticon nga pas.

11 komente në “Eksperimenti i Montit, konferenca e parë në Twitter”

  1. adi n.y says:

    Nje si ky i duhet Shqiperise, te riedukoje dhe njehere ate popull delesh.

  2. Po normale qi kta do bajn politike n’Twitter se jon shum mrapa n’krahasim me mrekulline ekonomike qe ka realizu Doktori ktu

  3. mike says:

    Urime Montit!
    Vendet me te zhvilluara ne bote e kane vene gruan ne qender te zhvillimit dhe gruaja eshte ne vend te pare. Sa per perdorimin e Twitter, Monti edhe njehere tregon se eshte promotor i zhvillimit dhe perdorimit te teknologjise, pa te cilen bota nuk do te ishte ku ndodhet sot.

  4. Treviso says:

    Po kryeministri shqiptar sali Berisha, a din ta perdori twitter?
    E dime qe eshte qytetari i pare qe ka futur kompjutrin ne Shqiperi!

  5. adi says:

    Atëherë pse thotë Edi Rama, -një ide? – sikur sapo i ra ndër mend?

  6. king says:

    Paska kopjuar Edi Ramen, neser e ke duke replikuar me te sikur i tha Bershes me ke kopjuar programin per uljen e takses makinerive,po me sa dije une ai i dha urdher deputeteve te vete mos te votojn ligjin per uljen e takses ndersa tani pjerdh bllalalalalalal

  7. Admin says:

    Aspak gje e mire. Tregon qe bota po ka regres persa i perket votimit dhe politikave. Une nuk dua ti bej dy cic mice Montit dhe nuk dua replike me me pake se 240 fjale per ceshtje komplekse. Njerezit duhet te (ri)mesohen te debatojne. Politikanet boll ju shmangen pergjegjesive. Ka ardhur koha te dalin ne debat tamam e jo te vendosi media se kush do zgjidhet e pse do zgjidhet bazuar ne ate qe Amerikanet e quajne “sound-bites”.

    1. grroku says:

      On. Monti eshte bindes ne ecurine e reformave ne ekonomi.Italia do te dale nga problemet e shkaktuara nga qeverisjet e meparme.

  8. plaku says:

    Kuptohet se, profesor Monti eshte nje njeri me shume kulture dhe sidomos shume i afte per ceshtje ekonomike. Fatkeqeisht, dua te theksoj ketu se, Monti eshte perfaqesuesi i financave jo vetem ne Itali por edhe ne Europe.
    Si produkt i financave Monti mbron edhe interesat e tyre. Shifni se cfare beri qeveria e Montit gjate 13 muajve. Ai e keqesoi shume me teper gjendjen ekonomike te pensionisteve duke rritur moshen e pensionit ne me te larten ne Europe. Ai tentoi qe te hiqte artikullin 18 ne kodin e punes por nuk arriti sepse sindikatat dhe PD italjane kundershtuan. Ai vuri serish taksen per shtepine e pare dhe nuk beri asgje ne lidhje me rritjen e taksave per ta pasurit.
    Shifni ju lutem listen Mônti ku ai ka njerez si Montesemolo ( shefi i Ferrarit), Finin,Casinin,dhe vetem njerez te qendres ose qendres se djathte.
    Ai eshte shume i sjellshem dhe me kulture por ai eshte pjese e sistemit te industrise financjare boterore dhe nuk del dot nga ky sistem qe, ka shkaktuar krizen e vitit 2008. Monti, shefi i Bankes qendrore europjane Draghi,ish kryeministri teknik i qeverise greke kane qene punonjes se bankes Goldmann Saks, banke e cila ndihmoi qeverine greke ne vitin 2001 te japi shifra fallco qe, te futej ne Eurozone.

    1. x says:

      E Sakte Plaku (jo i pabese kete here)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje