Tapet i kuq për Depardieu

5 Janar 2013, 20:04Politika TEMA
Tapet i kuq për Depardieu

Aktori francez, Gerard Depardieu ka mbërritur në Rusi për të marrë nënshtetësinë dhe ka zhvilluar një takim privat me presidentin Vladimir Putin.

Një zëdhënës i Kremlinit tha se Depardieu mund ta marrë pasaportën e re ruse personalisht nga presidenti.

Aktori lajmëroi se po kërkonte nënshtetësinë ruse pasi qeveria franceze kritikoi vendimin e tij për t’u vendosur jashtë vendit për të shmangur taksat e larta.

Muajin e shkuar Putin tha se do ishte i lumtur ta mirëpriste atë në Rusi.

Presidenti ka zhvilluar një takim privat me aktorin në resortin e Detit të Zi në Soshi, bëri të ditur zëdhënësi i Putin.

Më herët presidenti kishte firmosur dekretin që i jepte nënshtetësinë ruse aktorit.

Aktori u përgjigj duke shkruar një letër të hapur ku thoshte se: “E dashuroj vendin tuaj, Rusinë- njerëzit e saj, historinë, shkrimtarët. E dashuroj kulturën tuaj, inteligjencën tuaj”.

Depardieu madje e përshkroi Rusinë si një “demokraci të madhe dhe jo një vend ku kryeministri e quan një prej qytetarëve të tij të pavlerë”.

Përplasja e Depardieu për taksat, që pati shumë publicitet, nisi vitin e shkuar kur presidenti i ri, Francois Hollande tha se do të rrisë taksat në 75 përqind për ata që fitojnë më shumë se 1 milion euro.

Aktori akuzoi qeverinë socialiste se po ndëshkonte suksesin, kreativitetin dhe talentin dhe deklaroi se do të vendosej në Belgjikë.

Kryeministri francez Jean- Marc Ayrault e quajti vendimin e tij për tu vendosur jashtë si të pavlerë dhe jopatriotik.

Aktori, i përshkruar nga zoti Putin si mik, ka lidhje të ngushta me Rusinë, një vend që ka një taksë të sheshtë prej 13 përqind për të ardhurat personale.

Ai aktualisht shfaqet në reklamën e kartës së kreditit për Sovietsky Bank.

Në vitin 2011, Depardieu ka luajtur një rol kryesor në filmin Rasputin, një prodhim franko- rus në lidhje me jetën e murgut ekscentrik Grigor Rasputin.

13 komente në “Tapet i kuq për Depardieu”

  1. Tavarish Putin says:

    Panjemajesh paruskij tavarish Zherard?
    Merre dhe nje djevocka ruse si trofe ?
    http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/irina-shayk-guess.html

  2. plaku says:

    Djema, me kujtohet se, kompozitori i madh gjerman Bethoven i cili, sapo i kishte vene emrin e Napoleonit simpfonise se tij te fundit, kur morri vesh se, Napoloni kishte vendosur te behej mbret bertiti i indinjuar : “Ky paska vendosur te zbrese” dhe i ndryshoi emrin simfonise se tij nga Napoloenika ne Eroica.
    Keshtu edhe puna e Depardieu. Gjermanet thone se qefini eshte pa xhepa.

    1. Mr. G says:

      Bravo “plaku” me pelqu ky paralelizim.

      Pershendetje.

  3. USA says:

    me ate fytyre qe ka ky si muzhik siberie I takon passaporta e neanderthalve rus

  4. lenci says:

    do pendohet shpejt

  5. Argita_B says:

    U be rus se kryeministri francez e kritikoj, po mire po te pyesi nje here ata qe Putin fut ne burg vetem se mendojne ndryshe se ai?
    Ky Depardieu, pa paguar ne jeten e vet 140 milion euro taksa, po ne te njeten kohe ka fituar mbi 380 milion euro. I bije qe ka fituar 8000 euro dita, dhe prape iken nga Franca se mendon se nuk jetohet mire!!
    Te gjitha parate qe ka fituar, i ka fituar ne France, se ne bote se njeh kush.. Te bezhet tus, se ruset shquhen per azilante fiskal.

  6. Pluralizem sistemesh says:

    Shet çdo gje vetem qe te fitoi nga taksa.
    Me kete menyre ky sistem do konsumoi vetveten .Nje dite duke mos paguar taksat,te varferit do gjenden pa rroga e pensione,s’eshte çudi qe do ta mbytin me shurre kete artist fodull.
    Duhet sistemi socialist, per ti trembur keta ujqer te pangopur,qe te paguajne realisht skelleverit e tyre.

  7. Shvejk says:

    Thjeshte nje legen i famshem, parate i fitoi ne saje te spektatoreve Franceze por mendon ti shpenzoje ne Rusi. Nuk ka respekt per Francen por vetem per parate.

  8. plaku says:

    Desha te kujtoj se, ne vitin 1932, presidenti amerikan Ruzvelt vuri ne jete planin e madh New Deal dhe shpetoi Ameriken nga depresjoni me i madh ne historine e saja. Atehere Ruzvelti njerezve shume te pasur ju vuri nje takse te perkoheshme ( deri sa Amerika mori vehten ) deri ne 90%.
    Hollande, ne France ka kerkuar te vihet taksa deri 75% per njerezit qe fitojne mbi nje miljon Euro ne vit.
    Para nje muaji, ish kanzelari gjerman Helmut Schmidt tha se, situata socjale ne Europe eshte shume e rende dhe se, ai nuk do te cuditej ne se plaste ndonje revolucjon.
    Gjermanet thone se, qefini eshte pa xhepa ne kuptimin qe, kur njeriu vdes ai nuk merr gje me vehte dhe le gjithe pasurine ne kete bote. Prandaj nuk arrij te kuptoj dot kete xhest jo fisnik te ketij artisti te madh.
    Ai dhe femijet e tij kane perfituar gjithashtu nga rruget, sistemi aresimor, bibliotekat, teatrot, kinostudiot, konservatoret etj. ne France. Keto arritje nuk behen me fjale por me pagim taksash.

    1. analist says:

      Nuk eshte faji i individit,por i sistemit si pjelle e fitimit qe eshte i shenjte, qe nuk duhet te njohe pengese e kufi.

      1. paris says:

        E paska gjetur vendi taman aty ku i takon pijaneceve .
        tani bashkohet me shurrsat e tjere duke pire vodka qe shurrohen ne breke

      2. plaku says:

        analist,
        Fatkeqesisht kapitalizmi ka probleme me vlerat e njeriut dhe se,ashtu sic thua ti, qellimi i kapitalizmit eshte FITIMI.
        Nga ana tjeter desha te te kujtoj se, Franca ka me qindra artiste, shkencetare, profesore, kengetare etj. te cilet fitojne pa aq sa Depardieu dhe nuk kane probleme te paguajne taksat.
        Kujtoj ketu se, nje nga njerezit me te pasur ne bote ndihmon Obamen ne luften qe ben Obama per taksimin e te pasurve.
        E kam fjalen per Warren Buffet i cili, bertet duke thene se, sistemi i taksave ne Amerike nuk eshte i drejte sepse, sekretarja e tij paguan ne perqindje te rroges se, saj me shume taksa se ai vete.
        Kujtoj ketu se, problemi fiskal ( taksimi ) eshte edhe nje ceshtje qe, tregon kjarte ndryshimin midis te majteve dhe te djathteve.
        Te djathtet duan me pak shtet, me pak taksa, me shume treg dhe ushtri ndersa te majtet duan me shume shtet, me shume taksa per te pasurit ( taksa progresive ) per te mbajtur sistemet socjale,te njejtat shanse ne jete midis femijve te pasur dhe te varfer pra edhe shkolla publike, me pak treg dhe me pak ushtri.

  9. arsen says:

    Sa mire! Tani per te vajtur ne USA do kerkoje vize….haaa.haaaaaaa si gjithe ruset e tjere. Ishalla i kerkon vize edhe Franca!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje