Aksidentet, ndërron jetë një foshnjë 2-muajshe dhe një fëmijë 6 vjeç

9 Janar 2013, 15:12Kronika TEMA

Dy aksidente të rënda, të ndodhura gjatë ditës së sotme në Pogradec dhe Durrës, kanë marrë jetën e dy fëmijëve të vegjël, përkatësisht një foshnje 2- muajshe dhe një 6-vjeçari.

Aksidenti i rëndë ku humbi jetën foshnja ka ndodhur pranë fshatit Leshnicë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka gjetur vdekjen foshnja 2 muajshe ndërsa janë plagosur edhe tre persona të tjerë.

Menjëherë të plagosurit, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur janë dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.

Ndërsa aksidenti tjetër i rëndë ka ndodhur në zonën e Porto Romanos ku një automjet me targa TR 9272 L ka përplasur për vdekje 6-vjeçarin me inicialet E.Shehu.

Menjëherë drejtuesi i automjetit Redi Theodhori e ka dërguar të miturin në spital, por fatkeqësisht 6-vjeçari nuk ka mundur dot të jetojë si pasojë e plagëve të marra.

Më pas drejtuesi i automjetit Redi Theodhori është vetëdorëzuar në polici ku po merret në pyetje për të zbardhur edhe shkaqet e vërteta të aksidentit.

4 komente në “Aksidentet, ndërron jetë një foshnjë 2-muajshe dhe një fëmijë 6 vjeç”

  1. Epirioti II says:

    Jemi kthyer ne Republika e Funeraleve dhe Shkerdhatokracise e Albanistanit.

    Femijeve u vafte shpirti ne parajse. Me vjen kaq shume per te qare per ta qe nuk kane asnje faj per shkallimin e te rriturve e te Albanistanit.

  2. dritani says:

    E rendesishme eshte te funksionoje ligji antiduhan.

    Nderkohe nenat vazhdojne t’i mbajne femijet ne preher sepse baballaret e heqin veten per supershofera.

    1. doni says:

      jo vetem i mbajne ne krah por edhe ne sedilen e pare,dhe policia vazhdon te veri gjoba te kota qe te mbushi xhepat e shpuar……

  3. Yeti says:

    Ky vit ka hy me nga 2 deri 3 vdekje ne dite. Sikur na kan mallku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje