Ish- presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, në një intervistë për gazetën Tema, shprehet se “tek ne ka ardhur koha për të bërë rotacionin se s’bën”. Ai thotë se opozita duhet të bashkohet, pasi bashkimi bën fuqinë. Ish- presidenti thotë se qëndrimi i LSI akoma me këtë koalicion, do e dëmtojë atë më shumë
Bisedoi: Anisa Xhani
Zoti Moisiu, ta nisim nga zhvillimet e fundit në KQZ. Ambasadori amerikan i sheh si një ogur të keq për zgjedhjet. Ju ç’mendim keni?
Po, jam i të njëjtit mendim, këtë e kam deklaruar publikisht më përpara, në një intervistë me Bugajskin në AS dhe në 31 dhjetor 2012 në një intervistë në “Ora News”. U bë mirë që u rishikua kodi zgjedhor dhe u rinovua KQZ, por shohim që pavarësisht se janë ndryshuar njerëzit, mentaliteti dhe veprimi partiak i tyre është po ai që ka qenë, në mos më i keq. Shpesh pyes veten ku është e reja që u arrit me këto ndryshime? Arsyeja është pasi tek politikanët tanë, veçanërisht tek mazhoranca aktuale, mbretëron parimi dhe dëshira – “Mbajtja e pushtetit me çdo kusht”. Fakti që kjo mazhoranca ende nuk e ka kuptuar se është konsumuar mjaftueshëm për të bërë rotacionin e radhës, tregon se do të bëjë të pamundurën për të qëndruar në pushtet si i thonë: “Me hir ose me pahir”. Vlerësimi me superlativa i gjendjes ekonomike dhe i aspekteve të tjera të jetës politike dhe shoqërore si dhe mungesa e ndjenjës së përgjegjësisë për atë që po ndodh, të bëjnë të mendosh se jo vetëm nuk e kuptojnë, por as që duan ta pranojnë rotacionin demokratik të pushtetit. Mendoj se pikërisht këtu qëndron arsyeja kryesore e asaj që po ndodh në KQZ, pa le kur dëgjojmë që ky institucion i rëndësishëm kushtetues zgjedhor po i shmanget zgjidhjes së problemeve që i takojnë, duke i atashuar ato tek Kolegji Zgjedhor dhe deri tek Kuvendi. Po shenjat e deritanishme janë shqetësuese.
Megjithatë zoti Moisiu, është problem ndërtimi i një administrate të mirë zgjedhore në Shqipëri, qoftë e politizuar apo e papolitizuar. Ju si e shihni zgjidhjen?
Po është e vërtetë që është problem, pasi po nuk e kuptuan politikanët tanë se në demokraci institucionet e pavarura duhet të jenë realisht të tilla, është e vështirë të presim rezultate të tjera. Dhe kjo do të arrihet, duke ndryshuar rrënjësisht klasën politike të vjetëruar. Ajo sipas meje përfundimisht ka mbetur në klasë dhe nuk është në gjendje ta çojë vendin përpara. Problemi nuk është se tek ne nuk ka dhe nuk gjenden njerëz të ndershëm dhe të aftë për të kryer detyrën sipas ligjit, por e keqja është se politikanët tanë duan kudo të kenë ushtarë, që të veprojnë jo sipas ligjit por sipas urdhrave të partisë.
Ka disa mendime zoti Moisiu se zgjedhjet tek ne janë dëmtuar aq shumë, sa riparimi i plotë do kërkojë disa procese zgjedhore. A qëndron kjo ide?
Është e vërtetë që zgjedhjet janë dëmtuar. Duhet thënë se problemi nuk është se ne nuk dimë të bëjmë zgjedhje, por politikanët tanë, në mënyrë të veçantë kjo mazhorancë, nuk dëshirojnë t’i bëjnë të tilla. Ne kemi bërë zgjedhje të mira në mars 1992, megjithëse ishte ndërrim sistemi. Po ashtu kemi bërë zgjedhje jo të këqija në vitin 2003, në vitin 2005 edhe në vitin 2007, pra dimë t’i bëjmë ato. Në 2005 patëm edhe rotacion në mënyrë mëse demokratike. Por në ato raste është zbatuar ligji dhe rregullat si nga KQZ dhe nga KZAZ-të, ashtu edhe nga Kolegji Zgjedhor. Por më vonë zgjedhjet tona, në vend që të shkonin më mirë, kanë vajtur keq e më keq. Për këtë qëllim duhet të kemi organet zgjedhore të depolitizuara, me njerëz profesionistë, intelektualë dhe të ndershëm. Po ashtu partitë duhet të bëjnë veprime të ndershme dhe jo të ushtrojnë dhunë e me reparte të organizuara, për të trembur ose blerë zgjedhësit. Kjo kërkesë, në pamje të parë mund të duket si ideale, por nuk është e pamundur. Duhet një vullnet i pandryshueshëm politik, nga politikanë që duhet ta kuptojnë se politika nuk është mjet pasurimi dhe pushteti të përjetshëm, por mjet për të çuar vendin përpara, me ndjenjë përgjegjësie të plotë.
Zoti Moisiu, po ashtu ekziston një frikë për atë që do të ndodhë pas 23 qershorit. Ju si e shihni këtë periudhë? A mund të kemi rotacion të qetë të pushtetit dhe a do jenë këto zgjedhjet që do garantojnë votën?
Unë shpresoj që të mos përsëriten më akrobacitë elektorale të 2011-ës. Në qoftë se pranojmë që zëri i popullit është zëri i Zotit, ose sikurse thuhet ndryshe zëri dhe vullneti i sovranit, kështu kanë qejf disa t’i quajnë zgjedhësit, atëherë nuk ka pse të kemi frikë. Ka ikur koha e pushtetit të stërzgjatur dhe të përjetshëm. Nuk jemi në Siri as në Republikat aziatike të ish- BRSS-së, jemi në qendër të Europës. E kuptoj që është frika e përgjegjësisë për zullumet e bëra gjatë qëndrimit në pushtet, por duhet ta dinë mirë ata që i mund t’i tremben dënimit se asnjë nuk mund t’i shpëtojë atij. Mubaraku qëndroi në pushtet 42 vjet, por sot edhe pse në barelë, ndodhet prapa hekurave me gjithë djemtë e tij, si thotë një fjalë e vjetër: “Vonon, por nuk harron”. Mendoj se në qoftë se do të kemi tentativa konkrete për të mbajtur pushtetin me çdo kusht, atëherë popullit i jepet e drejta t’i mbrojë ato me çdo mjet. Kjo është një përgjegjësi e madhe historike para popullit shqiptar.
Zoti Moisiu, meqë jemi tek zgjedhjet, opozita po bën thirrje për një front të gjerë opozitar, që do përfshijë parti nga e majta dhe e djathta. Ju si i shihni këto thirrje?
Gjykoj se kjo është e drejta e çdo opozite për të përpunuar strategjitë dhe taktikat e saj, por tek ne ka ardhur koha për të bërë rotacionin se s’bën. Pra në këto kushte mendoj se bashkimi bën fuqinë.
Si e shihni ardhjen në skenë të dy partive të reja, FRD dhe AK. A do kenë peshë specifike në këto zgjedhje?
Kam mendimin se dalja në skenë e partive të reja është një domosdoshmëri objektive për t’i dhënë njerëzve mundësi të kenë alternativa besimi të ndryshme, vetëm kështu mund të thyhet skepticizmi, përgjithësisht i drejtë, përsa i përket besimit tek forcat politike ekzistuese. Në këtë mënyrë, partitë tradicionale do ta kuptojnë më mirë dhe më shpejt, që duhet t’u përmbahen me përgjegjësi dhe konsekuencë angazhimeve të tyre politike parazgjedhore dhe të mos e konsiderojnë veten të pazëvendësueshëm. Sigurisht mbase pesha e tyre specifike mund të mos jetë aq sa do të dëshirohej, por një gjë është e sigurt, që ato do të sjellin një fllad të ri në atmosferën e rënduar politike shqiptare, pastaj do të varet sesi ato vetë do të sillen më tej me mandatet që do t’u japë sovrani shqiptar. Ka ardhur koha që shqiptarët t’i ndëshkojnë rëndë me votë ato forca politike që i shmangen angazhimeve të marra.
Po rolin e LSI si e keni parë më përpara dhe si e shihni tani e tutje. A ishte lëvizje e duhur koalicioni i saj me PD? A i ka kontribuar zhvillimit të vendit? A duhet të bashkohet sërish LSI me PS?
LSI-ja ka taktikën dhe strategjinë e saj, sipas meje ajo ka pasur të meta dhe gabime në vendimet e saj, por gjykoj se gjithmonë mbetet një forcë politike ende vendimtare. Kjo do të varet shumë nga hapat dhe vendimet që ajo do të marrë në kohën e duhur, në qoftë se dëshiron t’i japë frymëmarrje konfiguracionit të saj politik. Duke vazhduar qëndrimin e saj në aleancë me mazhorancën, kam mendimin se do ta dëmtojë veten edhe më shumë, pavarësisht nga leverditë konjukturale të kohës.
Zoti Moisiu, si e shihni rolin e PD në këto 20 vite tranzicion? Pse nuk arriti të bëhej demokratike asnjëherë kjo parti?
Në fillim të viteve 90, pavarësisht se nuk kam qenë anëtar i saj, isha një nga pasuesit dhe shpresëpriturit se ajo parti do të ishte e ardhmja e vendit tonë dhe do t’i hapte rrugën Shqipërisë drejt integrimit të shpejtë euro-atlantik. Në zhvillimet e mëvonshme ajo parti pati një devijim serioz nga objektivat e saj fillestare, sidomos në vitet 96 dhe 97. Në vitin 2005, u mendua dhe patëm shpresa, se do t’i rikuperonte gabimet e saj dhe do t’i kthehej idealeve të dhjetorit 90, por për fat të keq kjo nuk ndodhi. Me të marrë pushtetin, u duk qartë se kjo mazhorancë me KOP-in kishte ndërruar vetëm lukun, por jo thelbin. Është partia, që megjithëse në 1997 pati disfatë të rëndë, nuk ndërroi asnjëherë drejtimin, duke u kthyer kështu në parti gati personale. Këto tendenca nuk kanë asgjë të përbashkët me normat e njohura demokratike. Për fat të keq, ajo më shumë ka synuar pushtetin dhe pasurimin e drejtuesve të saj sesa zhvillimet e vërteta demokratike.
Ka një shqetësim gjithmonë e në rritje në lidhje me retorikën nacionaliste në vend. Disa ekspertë thonë se vendi po humbet edhe të vetmin vlerësim pozitiv në BE e botë, atë të fqinjit konstruktiv. Ju si i vlerësoni këto lëvizje?
Kam mendimin, se qëndrimi jonë tepër kozmopolit, të cilin politikanët tanë të të gjitha krahëve vazhdimisht e kanë pëlqyer, për të marrë një fletë lavdërimi nga ndërkombëtarët, në vazhdimësi ka lënë mënjanë interesat kombëtare. Këto mentalitete dhe qëndrime na kanë bërë të dukemi, sikurse thuhet, “Më katolik se Papa”. Pikërisht për këtë arsye, kur ne shqiptarët po mundohemi të mendojmë edhe për veten tonë, kjo bie menjëherë në sy për keq. Po të shohësh në rajon, fqinjët tanë pavarësisht se disa janë anëtarë të NATO-s dhe të BE-së, asnjëherë nuk kanë hequr dorë nga planet e vjetra të politikës së tyre hegjemone. Ndërsa ne çfarë duam, vetëm që të na lënë të jetojmë me të drejtën e zotit si një familje e tërë shqipfolëse, duke lënë pas krahëve padrejtësitë e mëdha që na janë bërë në të kaluarën, me në krye Europën. Serbët gjakosën, dogjën dhe shkatërruan Ballkanin për afro 10 vjet dhe ende janë në listën e të përkëdhelurve. Shtrohet pyetja pse? Prej këndej, sipas meje del mësimi se jo gjithmonë duhet thënë “Amin o hoxhë”. Sigurisht këtu nuk e kam fjalën për aventura, por pse p.sh midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës duhet të ketë ende kufi, kur në asnjë vend nuk ka kufi brenda familjes. E kjo në një kohë kur Europa i ka hequr kufijtë midis vendeve anëtare. Pse ne nuk duhet të kërkojmë drejtësi dhe barazi për ata shqiptarë që ende ndodhen brenda shteteve të tjera, kur këto kërkesa janë brenda të drejtave të njeriut të njohura dhe të shpallura nga OKB-ja. Unë mendoj se ka ardhur koha, që edhe miqtë tanë europianë duhet të jenë më të ndjeshëm për padrejtësitë që kanë treguar në të shkuarën ndaj racës shqiptare. Deri tani nuk i kemi rënë njeriu në qafë, vetëm se kemi qenë të keqtrajtuar nga të tjerët. Sigurisht këtu e kam fjalën për të kërkuar dhe vendosur drejtësi e jo për rastet e përdorimit të nacionalizmit për fushatë elektorale.
Kalojmë pak tek situata ekonomike. Pavarësisht ngjyrave rozë të qeverisë, duket se vendi po vuan krizën e sjellë këtu edhe nga fqinjët. Ju si e vlerësoni situatën ekonomike në vend?
Situata ekonomike tek ne është si mos më keq. Kjo duket si nga analizat që bëjnë ekonomistët tanë ashtu edhe nga vlerësimet e institucioneve ndërkombëtare, që merren me këto studime,të cilat janë të shumta dhe të ndryshme. Por, kjo duket edhe me gjendjen e tregut, kur shqiptarët nga dita në ditë po konsumojnë më pak, kur blerjet me listë në dyqane të fshatrave dhe qyteteve po shtohen, kur papunësia po rritet dhe vendet e punës po shiten si mall i zakonshëm, e të tjera tregues të qartë të rëndimit të gjendjes ekonomike.
Qeveria ka shitur katër hidrocentrale, ndërkohë po tenton të shesë Albpetrolin. Cili është gjykimi juaj për këto privatizime? A mendoni se kjo qeveria ka dështuar me to?
Të gjitha ato janë pasuri e gjithë shqiptarëve, por ato po keqtrajtohen dhe po shiten në mënyra të çuditshëm dhe me pak transparencë. Kam përshtypjen se shitja e tyre po bëhet me ngut si për të mbushur arkën ashtu edhe për qëllime elektorale. Shembull i keq në këtë drejtim janë privatizimet e kryera deri tani si shpërndarja e energjisë elektrike CEZ-it, po ashtu edhe burimet energjetike e tjera. Më duket se ka ardhur koha, që edhe organet e prokurorisë të interesohen dhe të venë para përgjegjësisë personat përgjegjës për këto dështime dhe se si po trajtohen pasuritë e shqiptarëve.
Zoti Moisiu, duket se edhe shoqëria është në njëfarë krize. Lajmet makabre janë të pranishme çdo ditë në media. Nga mendoni se vjen kjo situatë dhe a duhen vënë kambanat e alarmit?
Është e vërtetë që për ditë dëgjojmë gjëra që nuk jemi mësuar t’i dëgjojmë. Më duket se ka dy probleme të mëdha shqetësuese. E para shoqëria shqiptare po kalon një krizë të vërtetë morale, sipas meje me origjinë kryesisht ekonomike. Shpesh vëmë re që si pa gjë të keqe babai vret djalin ose vëllai vëllanë e tjera lajme makabre. Dukuri këto të panjohura për familjen shqiptare, pa folur për grindjet dhe sherret që po emërtohen si grindje banale, por asnjeri nuk po thellohet pse ndodhin e çfarë duhet bërë për t’i parandaluar. Por në të njëjtën kohë, kam përshtypjen se ato janë shenjë e dobësisë apo të mungesës së shtetit ligjor. Policia, prokuroria, gjykatat duhen ta rishohin në mënyrë kritike si qëndrimin ashtu edhe veprimin e tyre. Ka shumë indiferentizëm nga këto organe. Ato nuk lëvizin për t’i parandaluar ngjarjet, janë kthyer në institucione rrogëtarësh, pa ndjenjë të përgjegjësisë profesionale dhe morale për çka po ndodh në shoqërinë tonë. Parandalimi pothuajse është hequr nga praktika e tyre, që është një mangësi e madhe.
Zoti Moisiu, ka pasur një diskutim të ndezur në media në lidhje me rolin e shërbimeve të ushtrisë për përgjimin e opozitës dhe diplomatëve. Cili është mendimi juaj për këtë çështje?
Nuk kam shumë të dhëna të sakta për këtë, di vetëm çka kam dëgjuar nga mediat tona dhe nga përgjigjet e organeve të MM. Megjithatë dëshiroj të shpreh keqardhjen time që ushtria po përflitet për këto probleme, që nuk i bëjnë aspak nder Forcave tona të Armatosura, të cilat janë anëtare të NATO-s. Në qoftë se me të drejtë është vendosur që ministri të jetë civil, kjo nuk do të thotë që ushtria dhe organet e saj të bëhen pjesë e partisë në pushtet. Qëllimet e ushtrisë dhe detyrat e saj njihen, ato janë të përcaktuara me kushtetutë dhe ligje. Do ta quaja një veprim të tillë jo vetëm antikushtetues, por të turpshëm edhe në kundërshtim me traditën e ushtrisë shqiptare. Edhe në kohën e diktaturës, ushtria ka qenë larg sherreve dhe përplasjeve partiake dhe asnjëherë nuk ka kompensuar sigurimin e shtetit. Këtu e kam fjalën për detyrat që ajo kryente. Tani në demokraci, kur jemi edhe në kontrollin e NATO-s, të angazhosh strukturat e ushtrisë në përdorim të qëllimeve partiake, kjo është për mua e dënueshme dhe shkatërruese. Me këtë duhet të merret prokuroria, si për një shkelje të rëndë kushtetuese.
Në planin historik ka pasur shumë zhvillime vitin që lamë pas. Rivlerësimi i figurës së Zogut apo edhe thirrjet për rivlerësim të Enver Hoxhës. Ju c’mendim ndani për këto figura dhe për trajtimin e tanishëm të tyre?
Kam mendimin se veprimet sporadike dhe me qëllime elektorale e të pa menduara mirë, më shumë e ulin sesa e ngrenë rolin e figurave historike. Politikanët tanë po vazhdojnë të mendojnë dhe të veprojnë njëlloj si në kohën e Enver Hoxhës. Në kohën e tij ai deklaroi se Haxhi Qamili ishte Pugaçovi shqiptar dhe kështu vazhdoi, pavarësisht se dokumentet dhe bashkëkohësit bazuar në fakte tregonin dhe mendonin ndryshe. Haxhi Qamili si motiv kishte fjalën – ”O babë, o bar”, pra punonte për Sulltanin e Turqisë, ndërsa ai hyri në histori si drejtues i revolucionit fshatar, kundër padrejtësive të klasave shfrytëzuese, pasi kështu i duhej partisë në pushtet. Historia është shkencë dhe si e tillë ju përket historianëve, si kudo në botë. Nuk kemi dëgjuar, që në vendet perëndimore ndonjë kryeministër të flasë për figura të ndryshme, jashtë konceptit të historisë. Sigurisht që historia jonë ka nevojë për saktësime dhe rregullime, bazuar në realitetin e fakteve dhe dokumenteve, por këtë duhet ta bëjnë historianët e jo politikanët. Kam mendimin se këta historianët e sotëm nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë punë, jo se nuk kanë aftësi, por ata janë të politizuar në skaj. Duhet të presim plejadat e reja, të cilët të kenë vizion perëndimor të studimeve historike dhe ata të japin vlerësimet për të gjitha figurat kontradiktore. Edhe Neroni që dogji Romën, përmendet në histori por ashtu sikurse ka qene, jo si i duhet drejtuesve politikë italianë. Kjo do të ndodhë edhe tek ne. Megjithëse nuk jam historian, për Enver Hoxhën mendimet e mia unë i kam shprehur, në librin e dytë të kujtimeve, por gjithmonë kam folur lidhur me situatat konkrete të kohës në ushtri.
Cili është mendimi juaj për vitin që sapo mbyllëm, që ishte njëkohësisht edhe 100- vjetori i pavarësisë?
Sigurisht që Shqipëria ka ecur përpara. Pavarësisht nga pengesat dhe dobësitë e ndryshme të njohura, por kjo më shumë si meritë e vetë klasës së biznesmenëve dhe të shqiptarëve të thjeshtë, në përpjekjet e tyre për të mbijetuar dhe zhvilluar. 100 vjetori i pavarësisë mund të ishte bërë më mirë dhe jo i ndarë sikurse ndodhi. Megjithatë shqiptarët e kremtuan atë me krenari dhe gëzim. Ata tregun se e kanë ruajtur krenarinë e tyre për vendin,kombin, gjuhën dhe dashurinë për njëri tjetrin. Për herë të parë ndodhi që kjo festë jubilare të festohej bashkërisht dhe në mënyrë solemne në të gjitha viset ku flitet shqip dhe banojnë shqiptarët. Ajo festë i bëri shqiptarët të mendojnë më mirë dhe më shumë për veten e tyre, për të ardhmen e tyre. I bëri më të përgjegjshëm, për të mbrojtur më mirë të drejtat e tyre legjitime si popull dhe si komb, pavarësisht se politikanët u përpoqën të nxjerrin përfitimet e tyre nga ky jubile.
Dhe në fund, si mendoni se do jetë ky vit për shqiptarët kudo që janë?
Jemi një popull qe jemi ndarë në pesë shtete, pa folur për diasporën që është shpërndarë nëpër botë. Shpresoj që ky vit të jetë më i mbarë dhe të ketë zgjidhje më të mira në favor të së drejtës së shqiptarëve. Për këtu tek ne, mendoj se gjëja më e rëndësishme janë zgjedhjet, të arrijmë më në fund të bëjmë zgjedhje të lira, të ndershme e të pakontestueshme dhe për pasojë të kemi një zhvillim politik normal e pa probleme. Kjo është kërkesa kryesore për të hedhur hapin vendimtar drejt integrimit dhe forcimit të demokracisë shqiptare. Politikanët tanë të bëhen më të përgjegjshëm për fatet e këtij populli, në mënyrë të veçantë është e rëndësishme që mazhoranca aktuale ta ndjejë si duhet përgjegjësinë e saj historike. Shpresoj që shqiptarët ta kuptojnë se duhet të ndërgjegjësohen më shumë për të luajtur rolin e duhur për të mbrojtur të drejtat e tyre. Të marrim shembull nga popujt e tjerë, sesi mbrohen të drejtat në një vend demokratik, kur ato kërcënohen nga njerëz të pa përgjegjshëm të politikës. Përveç të tjerave kjo kërkon që ta themi fjalën tonë në votime, duke marrë pjesë masive në to.
ish presidenti thote se vota do mbrojtur me cdo mjet
Prandaj presidenti zgjidhet nje person ne fund te karrieres politike apo shoqerore, qe kur mbaron mandatin flet me mend dhe jo me bythe. Bravo Moisiu! Burre shteti edhe si president edhe si pas-president…
Tregojne qe per te provuar cilesine e bunkereve ne vend te gomarit futen hajvanin fred. Po do ti qe pasi e bombarduan bunkerin ky idiot doli gjalle? Qe atehere se mori me veten i ziu…po ik o mavri futi nje pace e nje dore domino me veteranet e lagjes…je i liruar nga te tera anet…
Zoti jot eshte idioti ne pushtet o pis milet bajgat e njerezimit .
Kush ka qen ai qe te mesoj te shkruash ty mer shpellar i pagdhendur ,
duket se paska ber nji gabim te madh . ahh qe s’ju la brenda shpellave ai Enver Hoxha juve ,sep vetem atje jeni te pershtatshem ju kafshe te pazbutura .
Rrespekt ish Presidentit Moisiu i cili gjithcka flet jane ne interes te ktij populli e ktij vendi te nxire nga ,,rraca me e ndyre qe njerezimi ndonjiher ka pare ,sa edhe gjithe bota ju urren .
Juve kriminelave e tradhetarve te ktij kombi berishoviqat ,s’ju pelqejn shqiptaret e vertet porse ata qe ju shkerdhyen cju permban ,ata qe ju sot i sherbeni kunder ktij vendi antishqiptarve .
JE SHUME I VERTETE DHE I SAKTE NE ATO QE THUA ZOTI MOISIU.RESPEKTE.
Kendveshtrimi i zotit Moisiu eshte shume i drejte dhe kurajos.Te tjere intelektuale te pavarur pritet qe te bejne opoziten e maxhorances qeverisese me objektivitet e pergjegjesi. Nga personalitete qe kane ushtruar funksione te rendesishme si ishdrejtues te institucioneve me te larta te shtetit sot ose kurre pritet te thone fjalen e tyre me mençuri por edhe te drejtperdrejte si Presidenti Moisiu.Eshte ne nderin e tyre por edhe nje detyre atdhetare qe te ndriçojne situata nga pozicione te pa politizuara dhe te qortojne eliten pushtetmbajtese qe ka fatet e vendit ne dore. Faleminderit President Moisiu.
Presidenti me brilant i pluralizmit shqiptar.
Duke pasur parasysh qe kish te bente me Ariun.
S’kam durim dhe kohe te lexoj gjithe intervisten, por komentoj vetem titullin: gjeja me e mencur qe ka thene Z. Moisiu – ROTACION – kushdo qofte kundershtari pushtetaret s’duhet te rrine me shume se 1 mandat (max. 1.5) ne pushtet
Me vjen keq por Helmut Kohli ne Gjermani mbeti si kryeminister ( kanzelar ) per 16 vjete me radhe dhe bile kandidoi edhe per legjislaturen e peste ku humbi dhe fitoi socjalisti Schröder.
Ne kushtetuten e Shqiperise nuk eshte vene kusht se, sa vjet mund te qeverise vendin nje parti e caktuar.
A do behemi shtet apo jo.
Nuk arrij te kutptoj se, si mund te thote nje ish president : “tek ne ka ardhur koha për të bërë rotacionin se s’bën”.
A eshte ne vehte ky ish presidet apo ka lajthitur ??!!!
Ate se kush do qeverise vendin e ka ne dore VETEM VOTA E LIRE E POPULLIT dhe jo nje palo ish president.
Une do votoj per PS por, nuk mund te ri pa thene se, nuk jam aspak dakord me deklarata te nje njeriu qe, nuk ka haber nga demokracia, m.gj.se ka qene edhe president.
Cdo shtet ka nje kushtetute dhe mbi kushtetuten nuk mund te vihet nje njeri i vetem, sepse atehere kemi diktature dhe jo demokraci.
Ky njeri duhet lidhur dhe jo te lejohet te japi intervista sepse, njerez te tille acarojne pa te drejte popullin. Dava oficeri dhe bir gjenerali. Aftesia e vetme e ketij trimi eshte se, ka qene i biri i gjenaral Moisiut.
FJALA RROTACION NE DEMOKRACI NUK ESHTE ‘LIGJ’
Duke shprehur respektin per ish kryetarin e shtetit,mendoj se edhe ai nuk jep rrugezgjidhje per daljen nga krriza por e ‘ul’ nivelin duke arritur ne fjalen ‘RROTACION’.Kur ne nje vend demokracija funksionon e ketu eshte fjala per shtetin e se drejtes e ku zgjedhjet nuk i bejne komisionet e partive si rojet e bostanit ,nje force politike mund te qendroje ne pushtet edhe tre apo 4 legjislatura.Tek ne nuk eshte problemi i zgjedhjeve por i shtetit i demokracise.Nuk mund te shkohet ne zgjedhje per zgjedhje e aqe me teper per rrotacion ‘rrotash’ pa reforma jo te ligjit elektoral por te ‘SISTEMIT ELEKTORAL’.Jam dakort per situatat qe kalon vendi per koalicion per popullin pa ‘ngjyra’ por prape rrezikohemi te kemi sgjidhje permanente e deri ne fund te legjislatures.POLITIKA ESHE E KORRUPTUAR E KUR ‘MARTOHET’ GJARPERI ME IRIQIN NUK MUND TE LINDE GJE TJETER VETEM TEL ME GJEMBA.duhet te kalohet ne sistem politik te ri.
Ka edhe nje fjale me te mencur se ROTACION, eshte fjala RROTE, e cila ka shume kuptime, njeri me i bukur se tjetri.
ish presidenti Moisiu me duket se ka qeni i pire kur ka dhone ke te interviste;Me vjen shume keq qe ish presidenti Moisiu ka dhe nje iterviste e cila mund ti shkonte per shtat E.VELIAJT O TAULANT BALLES, dhe jo, nje personi qe pa ndimen e Berishes dhe PD-ke qe e beri president, nuk do ta njihte njeri ,se do ishte nje pesionist i thjeshte si te gjithe te tjeret.dhe diçka ky MOISIU nuk i shikon ndryshimet qe jane bere apo kur flet ve syset e Rames o te Gramozt,nje pytje per ish presidentin si ishte shqiperia kur ai u zgjodh president?? dhe si eshte sot qe ka dhene intervisten??..Ben mire te pish kamomil Moisio se te qeteson dhe nderon, se rakia te ben fol budallalliqe.
ZT Moisiu kam nje rrespekt te pa kufizuar per ju, sepse
keni qene presidenti me i mire qe ka pasur ndonjehere
shqiperia.
Por kur thua qe duhet rrotacion pushteti me duket si
kur kete po ja kerkon me meshire Berishes, opozita
te mos prese ti dhurohet pushteti, por duhet te
marre masa per te fituar zgjedhjet.
Shqiptaret jane komb i korruptuar, nga natyra jane kriminele, edhe kriminelet kane rregullat e tyre por shqiptaret jane kriminele pa rregulla loje. Per shqiptaret gjithemone faj eshte i te tjereve te gjithe ja kane me hile. O popull me bisht degjojeni kete burre qe Ju thote gjerat si jane me dore ne zemer. Edhe me arme mbrohet e drejta e votes, ka plotesisht te drejte, po shqiptaret jane braca pulash e burracake. Braci me i madh eshte Salehu e familja e tij.
Dhe per vota te vjedhura qe fitoni,
Besen e te pareve te gjithe e harroni.
Vjen krimineli e u rri ne voter
Me ju turpnue me grue e moter
Rotacioni nuk bohet se i do qefi as plakut as nonji tjetri! Rotacioni bohet kur do poplli me votu! Ma shume se rotacion mushnja menjen popllit me votu opoziten.
pa gjykuar enver kasapin azgje e drejte s’behet ne allbanistan.
Interviste e shkelqyer e z.MOISIU.Ne menyre te perkryer dhe racionale ai shprehe mendimet dhe opsionet e tij si ne situaten akttuale ashtu edhe per situaten parazgedhore ne gjysmen e pare te ketij viti.Eshte e rendesishme qe zgedhjet e qershorit 2013 te plotesojne standartet dh te gjitha palet ti pranojne.DETYRA kryesore i mbetet qeverise dhe kryeministrit BERISHA PER MBARVAJTJEN e procesit zgjedhor dhe finalizimit tesaj me sukses te plote.Ne fund dua te shprehe mirenjohjen dhe respektin tim personal per ish Presidentin MOISIU,SI burre shteti me nje kntribut te jashtezakonshem per knslidimin e demokracise shqipetare dhe triumfin e ceshtjes kmmbetare.I uroje jete te gjate e pune te palodhur per SHQIPERINE tone te dashur ashtu si paraardhesit e tij te lavdishem.FALEMINDERIT Z.PRESIDENT.
i nderuari president
Qendrimi juaj eshte konseguent.
Buon sangue non mente mai – thone ne itali, dhe ju keni stofen e duhur tye rraces se vertete shqiptari.
Mjafton te kujtojme se ju i jeni i kalibrit te gjakut tuaj si shqiptari Aleksander.
Jam krenar me Ju.
Jazek i qofte ketij ish presidentit. Si guxon dhe shprehet per rotacion. Ne shyqyr zotit qe kemi Salen prej 22 vjetesh ne krye te Partise dhe 16 vjet ne krye te puneve. A nuk i ke pare Asadet, Mubaraket, Nusret Sulltanet dhe kompani qe rrine nje jete te tere ne pushtet dhe askush nuk u thote plaç. E vendos populli se kush do te jete ne krye. Prandaj kemi edhe president te pavarur, kryeprokuror te pavarur, KQZ te pavarur, minister mbrojtjeje te pavarur, minister te brendshem te pavarur etj. etj. Ne fund te fundit kemi edhe policine qe ua ben rrup sup atyre qe nuk jane dakort. Apo e harruan 21 janarin. Edhe Gerdecin po deshet. Vetem tradhtaret kerkojne rotacion.
Presidenti Moisiu eshe nje pariot i vertete qe nuk i mungon as kurajo dhe as integriteti. Ky eshte per mua presidenti me i mire qe kemi patur. Ne kete interviste me pelqen vecanerisht per dy gjera:
1- flet per rotacionin si domosdoshmeri sepse e shpreh qarte qe me Sali kasapin nuk behen zgjedhje.
2- kur permend rastin e Mubarakut dhe femijeve te tij.
Per kete te dyten duhet burreri qe Mejdani apo Topi nuk e kane. Fakti qe eshte perfshire ne politike si i djathte i jep me shume peshe opinionit te tij. Shpresoj qe kete interviste a kene lexuar ata “intelektualet” e tredhur.
ish Presidenti thote duhet rotacion se e di qe zgjedhje te lira nuk behen ne shqiperi,ai thote nga exsperienca e Ramiz Alise duhet qe Saliu ta dorezoj se nuk kane c,fare ha populli pas zgjedhjeve pa sa per friken mos e rrezon populli Saliun kjo nuk ka gjasa te ndodhe as per 20 vjet
Ja se cshkruan Gomai i babatasit qe aksidentalisht u emerua President i shqiperise;”Edhe në kohën e diktaturës, ushtria ka qenë larg sherreve dhe përplasjeve partiake” per cilin partish e ka fjalen ky ne kohen e Diktatures se ne ate kohe ka qene vetem nje parti kriminele e Enver kasapit?Ketij i ka pas pjerdhur mendja qysh kur ishte i vogel por per hire te meritave te Atit te tij ju dha si diplloma e shkolles ashtu edhe vendi i punes se njerez te klases sunduese dhe jo te klases se merites.nuk po zgjatem me njeriun qe kaloj kohen me te madhe neper guzhinat e presidences sesa per zgjidhjen e problemeve te shqiptarve.
Duke lexuar intervisten po mundohesha te kujtoja se kur u fillua te shkruhej per here te pare gjere e gjate neper gazeta per kete xhaxhi ish-presidentin.Dhe u kujtova,kishte ndodhur atehere kur shkruanin se Nano dhe Sollaku e kishin bere plakushin lolo dhe vegel te tyre sepse i kishin regjistruar nje video me nje vajze te re ne nje hotel dhe i benin presion me ane te saj.
rotacion?po kush rrote ta marre forcen tani,o fredi?keta rrotat e pasme jane bllokuar dhe nuk levizin nga vendi.rrotat e parme jane te grasatuara,te vajisura per te mos u bllokuar.i njeh njeri deputetet e ps?te gjithe jane versulur drejt pareve,bizneseve te tyre dhe kane lene ne sulm vetem taulant bolen me erion xhepistin.keshtu behet rotacioni,me dy veta?ai zdapi i gjate po pret,qe pas 26 qershorit,turmat ta marrin hopa dhe ta ulin ne karrigen e kryeministrit dhe ai pastaj te talle bythen duke vendosur lloj lloj bolesh ne poste ministrore dhe ne poste ku leku vlon si lume.ka nje zgjidhje,pashaportat i kemi,rruget i kemi te hapura,prandaj per te gjithe ne ka nga nje cope vend neper evrope.une e kam gjetur nje cope vend.rotacioni nuk vlen fare tek ne.se i thone:hiqja lenes e venja prenes.
Me kend rrotacion me klosin qe feston 100vjetorin e Mehmet shehut,me ruqin e doklen,apo braqen tahirin dhe braqen APO gjelil gjonin pezen,hamitjen mos ta harrojm griselda veliaj.keta edhe goeret do ti kishin zili,bile edhe gomari i rames ne Foto.
nje nga presidentet me te mire dhe me konseguente te kushtetutes, qe ka pasur shqiperia gjate tranzicionit te gjate . sdo mend se nga familje e madhe dhe qytetare dalin njerez te tille patriot dhe te ndershem. sa per disa komentues injorante dhe partiak ju them se sa ka alfred moisiu tru skeni ju dhe ata qe mbroni se bashu ,kurva.por me legenet jane mekari dhe artan halja.
Shume komentues shprehen me elozhe apo me sharje per nje person publik pa e njohur nga afer se cfare eshte ai person por vetem duke u nisur nga intervista dhe thenie te te tjereve per te.Cdo njeri publik mbahet mend per risine qe sjell ne detyren e tij.Nano mbahet mend per halabakerine,dembelizmin dhe indiferencen,Saliu me Meten si maloke mafioze e primitive qe vune ne rresht dhe ne sherbim te tyre gjithe shtetin dhe ekonomine.Moisiu ishte i pari president qe e perdori postin per te krijuar nje biznes te madh familjar per perfitime ekonomike nga kompetencat qe ushtronte.E dine te gjithe kete gje sepse faktet jane bere publike.Edhe sot qendrimet qe ai mban udhehiqen nga interesa te te sotmes(me Meten) dhe te nesemes(me ata qe pritet te vijne ne pushtet).
ATDHESHITESIT DHE ATDHERRENUESIT BERISHA & CO.
– Nga Alban Dega , Nju Jork
Argita Berisha, kryeministrja e kryeministrit Sali Berisha, i jati i saj, vellai, kusherinjte, nipat dhe mbesat … e kane kthyer Shqiperine ne nje ciflig te tyre. Nepermjet lidhjeve tipike mafioze ala “Ngradeta”, ala Korleone, ala … dreqi dhe i biri , e kane kthyer Shqiperine ne nje ciflig te tyre. Jo vetem neperjmet emrimeve tipike nepotike ne cdo hallke kyce te shtetit shqiptar.
Miqte e tyre jane sot ne postet kyce dhe koamandohen nga klani familjar Berisha. Nuk ka asnje vend ne Bote si Shqiperia qe klani familjar sundimtar komandon cdo hallke e cdo fije te shtetit, duke nisur nga ministrat e deputetet, nga ambasadoret e konsujt e deri tek kryeplaku i katundit me te larget te Shqiperise.
Rasti me skandaloz , vetem maja e ajsbergut te korrupsionit masiv qe sundon dhe rrenon Shqiperine, sot eshte rasti i Argita Berishes. Ajo shfaqet lakuriq ne syte e shqiptareve si nje kuceder me shtate krena qe nuk ka te ngopur me plackitjen e mundit dhe te djerses se shqiptareve dhe te Shqiperise.
Intervista e biznesmenit pakistanez dhe njekohesisht ish- Konsull- Nderi” i Shqiperise ne vendin e tij eshte denoncimi me i rende publik kombetar e nderkombetar per oligarkine sunduese familjare te sterkorruptuar Berisha.
Deri vone shume shqiptare, perfshi edhe veten time kishim iluzionin e gabuar se vete Berisha eshte i paster si kristali, ” i virgjer” dhe “imun” ndaj korrupsionit… Nje idiotizem i ushqyer me shume djallezi nga vete Mafia e tij per te mbuluar bosin e vet, sic ka vepruar ajo kudo e kurdohere.
Si mund te jete i paster e i virgjer krue i nje shteti qe sot mban titullin kampion i Evropes per korrupsion sipas International Transparency !?
Si mund te jete i paste e i paprekur nga korrupsioni kryeministri qe i vene perballe regjistrimeve live nga ish- ministri Dritan Prifti, ne saje te te cilit u rizgjodh kryeminister me vota te vjedhura, te pjestareve te klanit te tij ne vjedhje ne flagrance, jo vetem mbylli gojen pro nuk la mjet pa perdorur per te shpetuar peshkaqenet e korrupsionit, lexo karriken e tij!?
Si mund te jete i paster e i virgjer nga korrupsioni nje kryeminister qe mban karriken e tij ne saje te vjedhjes se votave ashtu sic vodhi diten per Diell karriken e kryabashkiakut kusar te ” Autostrades se Kombit ” Lulezim Basha!?
Si mund te jete i paster e imun ndaj korrupsionit nje kryeminister si Sali Berisha kur vajza e tij , djali i tij, familja e tij i ka kthyer ministrat, ambasadoret, administratoret ne seksere sherbetore te plackitjes se Shqiperise dhe te shqiptareve!?
Si mund te jete i paster e i paprekur nga korrupsioni ish- Presidenti qe bekoi dhe sponsorizoi pirmidat kusare qe u plackiten shqiptareve mbi 2 miliarde dollareve per tu rrenuar edhe rreth 2 miliarde dollare te tjere pasuri me katrahuren 1997, me Gerdecin , me Otranton!?
Shihni vetem mekanizmin e demaskuar nga babezia a familjes Berisha per nje inevstim madhor ne nje fushe strategjike si energjia ! Vajza e kryeministrit Argita Berisha i kerkon biznesmenit pakistanez Zafar Ansar te bleje tokat e saj dhe te dajes se vet serb Damir Fazlic sa frengu pulen per nje termocentral me vlere 100 milione euro.
E pangopur me shumat e kesaj toke dhe me tarifat avokatore me te larta ne Bote, ajo kerkon edhe 3 per qind te vleres totale te investimit 3% X 100 milione euro= 3 milione euro per suksesin e para- garantuar te ketij investimi!?
Cdo avokat privat ka te drjete te vendose cmimet e sherbimeve te tij ne kushtet e ekonomise se tregut na jep leksion injorantja e normave me elemenetra ne kete fushe profesoresha juridike Argita Berisha me nje fjalor qe do te turperonte edhe analfabetet e Vicidolit!
Sigurisht qe avokati, mjeku, bisnezmeni… vendose tarifat e veta te sherbimeve Zonja Berisha Malltezi! Por ka edhe Komisione Etike qe kontrollojne rrepte dhe vendosin sanksione te renda per cilindo avokat qe spekullon ne kete fushe. Ka komisione qe jo veyem te heqin lejen e avokatise por edhe denoncojne ne drejtesi dhe cojne ne burg cilindo qe shkel keto norma etike!?
E humbi lejen e avokatit perjete dhe beri 8 vjet burg avokati privat Friedman vetem, per spekullime lilipute ne krahasim me tuajat ndaj shqiptareve ne Nju Jork .
Ka edhe me keq… Asnje avokati privat nu i lejohet te shfrytezoje dhe shperdore organizma ose mekanizma shteteroee e aq me pak institucione shteterore sic jane ambasadat e ambasadoret e shtetit te tij per te peshkuar e futur ne rrjete me mashtrime dhe ndeshkime biznsmene e investitore, sic vepron zotrote, qe i ke kthyer qeverine dhe shtetin shqiptar ne nje vegel per pasurimin tuaj ne permasa galopante bashke me vellain, me kesherinjte, niper mbesa, qe e keni kthyer Shqiperine ne nje ciflig tuajin personal, duke dhene garanci suksesi pa filluar investimi ende.
Kush ia jep Argita Berishs kete garanci!? Sigurisht karrikja kryeministrore e babait te saj Sali Berisha dhe sekseret e tyre private ne cdo hallke kyce te shtetit shqiptar brenda e jashte Shqiperiese, duke filluar nga Admir Banaj ne Arabine Saudite e duke perfunduar tek cdo hallke ministrore e kryeministrore!
Per te futur mbi 3 milione euro ne xhepat e saj dhe familjes, Argita Berisha nuk heziton aspak te hedhe ne ere 100 milione euro investime strategjike ne nje fushe strategjike si energjia!
Por cila do eshte vlera e perffitimeve qe do te siguronte Shqiperia nga nje TEC me kapacitet mbi 12 Megavat energji ne keto kohe krize energjitike e cmimesh stratosferike te naftes, gazit, energjise ne Bote ! Behet fjale per mbi 1 miliarde euro fitime ne vit per Shqiperine e shqiptaret qe akoma nuk kane energji te mjaftueshme dhe kalojne nete e jave te tera ne terr “ne epoken e internetit” qe u premton babai i saj shqiptareve qe nuk kane as drite elektrike te mjaftueshme!?
Kjo eshte njeera ane e medaljes faqezeze se familjes Berisha…. Ana tjeter edhe me e zeze eshte se vetem vitin e fundit kompanite serbe te dajeve te Argites dhe Shkelzenit kane perfituar rreth 50 milioone euro nga energjia qe shesin ne Shqiperi e Kosove sa frengu pulen!
A ka sherbim me te madh ndaj Beogradit se nje akt i tille, te cilit i shtohet edhe vendimi koorruptiv i Berishes per preshjen e marreveshjes se interkonjeksionit me Kosoven duke i futur nje thike mbas shpine jo vetem asaj, por edhe Shqieprise dhe miqve tane te sprovuar gjermane qe ndoheshin pas saj!?
A ka akt me skandaloz e me flagrant rrenmi te Atdheut se heqja e sabotimi me kusarine e familjes kryeministrore se hedhja ne ere e 100 milione eurove investim dhe mbi 1 miliarde eurove fitim ne vit per Shqiperine ne kete kohe krize ekonomike financiare globale se ky i vajzes se kryeministrit Argita Berisha Malltezi !?
A ka akt me anqishipqtar se kusaria masive e familjes dhe qeverise Berisha se nxjerrja jashte vendit e mbi 1. 3 miliarde dollareve vetem vitin e kaluar, me te cilin ndjehet krenar e mburret Saliu !?
A ka akt skandaloz adheshitjeje e tradhetie kombetare se sa ky !
Sigurisht qe ka… marreveshja e Otrantos qe i dhuronte Athines 350 kilometra katrore ujra territoriale shqiptare!
Atdheshitje e kulluar qe u prandalua nga opozita, nga atdhetari Myslim Pashaj dhe Gjykata Kushtetuese .
Atdherrenim i mirefillte nga familja kryeministrore.
Atdheshitje e atdherrenim par excellance i nje qeverie atdheshitese e atdherrenuese par excellance … Eshte koha te gjeni avokate teper te pergatitur ne perballjen me shtetin ligjor dhe drejtesine qe iu pret se shpejti… Drejtesia vonon por kurre nuk harron…
Bashke me pushtetin do humbisni edhe impunitetin me 23 qershor 2013! Drejtesia edhe vonon! Por kurre nuk harron!
Haka shkon gjithnje tek i Zoti, tek shqiptaret e Shqiperia e stershitur dhe ster- rrenuar nga atdheshitesit dhe atdherrenuesit e sterkorruptuar Berisha & co. .