Qindra studentë të Universitetit të Prishtinës parakaluan sot rrugëve të Prishtinës në mbështetje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ata bënë thirrje për mbështetjen e shqiptarëve në jug të Serbisë, për tejkalimin e situatës së krijuar pas refuzimit te përfaqësuesve shqiptarë që të largojnë nga qendra e Preshevës, një pllakë përkujtimore kushtuar pjesëtarëve të rënë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.
Ministria serbe e Drejtësisë, tha se të martën në mesnatë ka skaduar afati për largimin e pllakës përkujtimore dhe tash priten veprimet e organeve shtetërore. Përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, kanë refuzuar largimin e pllakës përkujtimore, me gjithë paralajmërimet e autoriteteve serbe se largimi i saj do të bëhet edhe me forcë.
Përfaqësues të studentëve Arben Mehmeti dhe Naim Ramizi bënë thirrje sot që Prishtina dhe Tirana të veprojnë në mbështetje të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“Nga qeveria e Republikës së Kosovës kërkojmë që çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi në mënyrë që edhe shqiptarët atje të gëzojnë të drejtat e barabarta që i gëzojnë serbët këtu në Kosovë”, tha zoti Mehmeti.
“Kërkojmë nga ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë që çështjen e shqiptarëve të Kosovës Lindore të shtrojë në organizatën e Kombeve të Bashkuara në New York”, tha zoti Ramizi.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, tha të martën se shteti serb “nuk do të nxisë konflikte të reja, por as nuk do të lejojë provokime të hapura”. Ai tha se ka më shumë se 20 përmendore të ngjashme në komunat jugore të Serbisë mirëpo ato gjendet përskaj rrugës apo edhe vende të tjera, dhe vetëm në Preshevë është vendosur në hapësirë publike dhe në qendër të qytetit. Ai u bëri thirrje përfaqësuesve të shqiptarëve që të largojnë pllakën përkujtimore në vend se këtë ta bëjnë forcat e rendit.
Debatet rreth kësaj çështjeje kanë nxitur tensione në Luginën e Preshevës, përfaqësuesit e së cilës të martën janë takuar me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ai tha sot se çështjet duhet të zgjidhen me bisedime të drejtpërdrejta të përfaqësuesve të shqiptarëve dhe autoriteteve në Beograd me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtarë.
“Situatat që nuk janë në interesin e askujt të evitohen përmes një procesi të dialogut, kontakteve të drejtpërdrejta të rregullta, secili entitet ka identitetin e vet që duhet të respektohet e nderohet nga të gjithë dhe në asnjë rrethanë të mos krijohen situata problematike me kosto të panevojshme”, tha ai.
Kryeministri Thaçi tha se kjo çështje është diskutuar edhe me përfaqësuesit e pesë vendeve kryesore euro perëndimore në Prishtinë një ditë para takimit te radhës me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç në Bruksel.
Ai tha se në takim do të diskutohet për zhbërjen e strukturave ta paligjshme të sigurisë së Serbisë dhe transparencën e ndihmave financiare të Serbisë për komunitetin serb në Kosovë. Ai tha se Kosova është e gatshme që të mundësojë zbatimin e elementeve të planit të kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari për vetë-qeverisje në nivelin lokal të komunave me shumicë serbe në veri të vendit, që mundësojnë edhe krijimin e partneritetit ndërmjet komunave.
Por, kryeministri Thaçi, tha se kjo është e gjitha që do t’iu ofrohet serbëve në veri të vendit, dhe asgjë më shumë, duke hedhur poshtë çdo ide për status të veçantë të komunave me shumicë serbe.
“Në asnjë mënyrë nuk do të bisedoj për statusin politik është zgjidhur njëherë e përgjithmonë, për tërësinë territoriale që është njohur dhe pranuar ndërkombëtarisht, për organizimin e brendshëm të Kosovës që është kodifikuar me propozimin gjithëpërfshirës të presidentit Ahtisari, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi, si dhe për implementimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialogun teknik të organizuar në Bruksel prej tetë marsit 2011”, tha kryeministri Thaçi.
Të dielën, autoritetet serbe publikuan tekstin e platformës për bisedimet me Kosovën, nëpërmjet së cilës kërkohet autonomi territoriale për katër komunat veriore të Kosovës dhe komunat tjera me shumicë serbe.
Një ditë më parë kryeministri serb Ivica Dacic tha se Beogradi do të mund të diskutonte edhe mundësinë që Kosovë të ketë një vend të Kombet e Bashkuara por për këtë duhet një kompromis nga Prishtina.
Të dyja palët ndërkaq, pavarësisht qëndrimeve tashmë e kanë bërë të qartë se situata në veriun e Kosovës, ku nuk njihen dhe nuk pranohen institucionet e Prishtinës do të hidhet në tryezën e bisedimeve./VOA
Tirana te reagoje?
Po a e dini more trima kush qeveris ne Tirane?
cpune ka tirana me ju?ju keni qeverin tuaj.i thoni turqis te reagoje se ata keni vellezer.
Tirana zyrtare ska kohe te merret me monumentin tani se ka problem me pallatin e Linda Bashes, kur Edi Rama bashkejetonte dhe ja punojte token Rudines.
Keshtu qe lereni qeverine tone se armiku po mundohet ta zhveshi Argiten jo lakuriq se as behet llaf se te tmerron, por ta zhveshi lakuriq nga pislleqet e korrupsionit ku firmetari Sali, vendos se sa duhet te paguhet bija e tij.
Tani per tani vellezer te vetvendosjes, jemi te zene me hallet tona, me vone shohim e bejme.
kush te reagoj ,keta jan te gjith tradhetar,keshtu mbrohen interesat e shqiptareve,perse nuk e ngrini zerin o politikan te korruptuar,a e shihni se cfar po na ben serbi dhe greku,per cfar qendroni ne ato karrikemor te uruar.
Studentet ne Prishtine te gjetur nen nje qeveri te pa afte ne Shqiperi
qe duket si ne hikjen e Ahmet Zogut ne Greqi.
Populli lypte arme Mbretit qe te luftojne Italianin dhe agjentet fashiste te mbreti Ahmet Zogu i zhgaterroi topat dhe armet e randa dhe
mbeti Shqiperia qe tu merrte nga Italia me 7 Prill 39.
Si studentet ne Prishtine qe kerkojne nga sistemi i Berishes i shitur ke Serbet te mprojne Presheven me krahina. Eshte nje ironi qe udheheqja e Shqiperise po heshte dhe nuk levize nuk ben thirrje botes se “Lire” ku ben aleance, Duhej qe te organizoheshin se paku te flisni, si kur bani propagande kunder opozites dhe Edi Rames ne Shqiperi! Te coheni edhe per shqipetar ne cdo vende dhe te ndihmoni ekonomikisht ne troje deri ne Cameri me ndihma humanitare pas debakli ne Greqi mos u tremni nga “Neo Nazistet”. Nen Mal te Zi shqipetaret e shkrete qe jetojne si Qyqe duke u sllavizuar pa mbrojtje nga askushi por te gjithe shiqojne nga Nena e tyre dhe ajo nuk ka per ti ndihmuar se nuk dijne se si.
Edhe ne I bejme thirrje por ata ashtu sec kane ca pune.Sa te ndajne ca para qe kane neper duar dhe do reagojne menjehere…
e keqja jone eshte berisha , spahiu , qe jane prejardhje ghakovare , te zhduken ,nuk ju duam , destabilizoni ballkanin
Po ju more djema a e pyetet Enverin, jo ate vulehumburin tone, po kete Robellin tuaj qe kerkon Tiranen e Tiranevete te rrije sa me larg jush? Pa Tiranen e Tiraneve Robellit ja kane bere gati vendin ne kufi me kurdistanin, apo e doni Tiranen vetem kur hani nga nje shqelm bytheve. Sa me pak Robelle, aq me shpejt Kosova bie ne qetesi, Guido i Hitlerit e bashkoi Gjermanine e vet, ndersa per Shqiperine e Rob-elleve projektin e Bosnjes e kane gati.