Deputeti socialist, Ben Blushi flet në “Bugajski Hour” në AS
Tani që festimet për 100-vjetorin e Pavarësisë kanë marrë fund, u jemi rikthyer realitetit të përditshëm, sfidave të përditshme, që nuk mungojnë në Shqipëri. Si do e përshkruani vitin që vjen? Çfarë mund të presim nga 2013-ta? Duhet të jemi optimist, apo duhet të shqetësohemi?
Së pari, faleminderit që më ftuat! Më bëhet qejfi që po më intervistoni. Besoj se tani që jemi pak më esëll nga kremtimi i Vitit të Ri dhe festës së 100-vjetorit të Pavarësisë, tani mund të kemi një tablo më të qartë të asaj që pret vendi. Këtë vit kemi një datë të rëndësishme që janë zgjedhjet. Në më pak se gjashtë muaj në Shqipëri do mbahen zgjedhjet dhe siç e shihni, të gjitha partitë politike po përgatiten për të filluar fushatën, edhe pse disa e kanë nisur tashmë. Me ç‘kam parë në televizor, qeveria e nisi. Në politikë, kjo është data më e rëndësishme. Shpresoj dhe jam i bindur që do bëjmë të pamundurën për të mbajtur zgjedhje të drejta dhe të duhura në 23 qershor. Përsa i përket ekonomisë, nëse viti që shkoi ishte tmerrësisht i zymtë, për shkak të rritjes së borxhit publik, niveli i konsumit ra, vitin që shkoi u shtua numri i familjeve të varfra, nga një nivel mesatar kaluan në varfëri. Siç thashë, qeveria mori borxhe të tjera që tregon se qeveria nuk po performon ashtu si duhet. Përsa i përket ekonomisë, vendi po përballet me ditët më të këqija dhe jo vetëm për shkak të krizës ekonomike në Greqi, Itali apo në eurozonë në përgjithësi, por ngaqë vendi nuk drejtohet në mënyrën e duhur dhe këtë nuk e them si opozitar. Ky është perceptimi i gjerë i popullit.
Meqë po flasim për qeverinë dhe opozitën, zyrtarët evropianë të krahëve të ndryshëm politikë i kanë akuzuar të dyja palët, disa herë se merren me politika përçarëse, të polarizuara; për bllokimin e legjislacionit, për bërjen e politikës së rrugës, që mund të minojë stabiliteti në vend. Duhet të presim konflikte të tilla, një paqëndrueshmëri të tillë para zgjedhjeve?
Jo. Kemi arritur në fazën ku qëllimi ynë është një proces më paqësor. Para zgjedhjeve do përpiqemi të qetësojmë ethet elektorale, të promovojmë një proces zgjedhor paqësor dhe sigurisht do përpiqemi të qetësojmë mbështetësit tanë, të cilët, për t’ju thënë të drejtën, gjithnjë kanë dyshime në këtë qeveri, kanë frikë mos ajo u manipulon votat. Edhe pse diçka e tillë ka ndodhur gjatë 20 viteve të fundit, disa herë, madje, sidomos kur z. Berisha ka qenë në pushtet, siç e thashë, do tentojmë të jemi të gatshëm për t’u thënë të gjithëve që duam një fushatë të qetë, se mendojmë që vendi ka nevojë për diçka të tillë. Vendi meriton stabilitet, padyshim, por mbi të gjitha, ky vend meriton zgjedhje të drejta. Ne do bëjmë gjithçka që ta mundësojmë diçka të tillë.
Çfarë mund të bëhet më specifikisht për të garantuar se këto zgjedhje nuk do kundërshtohen, që legjitimiteti i tyre të mos vihet në dyshim. Se e kemi parë shpesh diçka të tillë në Shqipëri. Një parti fiton, partia tjetër kundërshton dhe kemi një “luftë” që ndonjëherë zgjat disa javë e muaj dhe shumë pak punë bëhet në legjislaturë. Ndonjëherë, qeveria nuk është pro ndryshimeve. Si mund të garantoni këtë herë që zgjedhjet do jenë të lira dhe të drejta, që do marrin miratimin e plotë ndërkombëtar dhe që do e ndihmojnë Shqipërinë, se po flasim për zgjedhje jetësore përsa i përket progresit drejt BE-së. Si mund të sigurohet diçka e tillë?
Kemi “luftuar” shumë gjatë 2-3 viteve të fundit për të përmirësuar Kodin Zgjedhor. Dhe shumë, ose të paktën disa prej propozimeve tona, arritëm t’i fusnim në Kodin Zgjedhor. Në një term më të gjerë, Kodi Zgjedhor duket shumë herë më tepër i përmirësuar krahasuar me të parin. Le të themi që do ketë më shumë qendra numërimi këtë herë. Nga 66 do kemi të paktën 89 ose 90 këtë herë. Procesi i numërimit do jetë shumë herë më i thjeshtë. Ndoshta nuk do shohim qendra numërimi që qëndrojnë hapur 2-3, me raste edhe katër ditë, siç ka ndodhur në Tiranë në 2011-ën, ku u desh të paktën një javë për të numëruar 250 mijë vota për zgjedhjet bashkiake. Shpresoj që këtë herë të jetë ndryshe. Ajo për të cilën kemi nevojë është që votat të numërohen me saktësi. Vullneti i njerëzve të mos ndryshohet nga numëruesit, se ajo që ka ndodhur gjatë 2-3 zgjedhjeve të fundit është fakti që votat nuk janë numëruar siç duhet dhe në zgjedhjet e fundit kishim prova që në disa zona, një ose dy nga mandatet tanë apo vende në Parlament i kaluan qeverisë. S’dua të them që këtë herë do ndodhë e njëjta gjë, por sigurisht, ne do marrim të gjitha masat e mundshme që diçka e tillë të mos përsëritet dhe të mbrojmë votat në çdo zonë që mundemi.
Po përsa i përket Komisionit Qendror të Zgjedhjeve…?
S’doja të flisja për këtë temë, por kur e sheh nga jashtë, nga televizori… Ndonjëherë përpiqem të mendoj, ç‘mendim kanë njerëzit për ne. Kur afrojnë zgjedhjet, kur e sheh nga televizori, ndonjëherë mendon se KQZ-ja po kandidon në zgjedhje. Në fakt, partitë kandidojnë në zgjedhje, jo KQZ-ja. KQZ-ja në Shqipëri kthehet në një institucion aq të rëndësishëm, edhe pse në vendet e tjera nuk e ka një rëndësi të tillë. Po bisedoja me një mikun tim Italian dhe ata do i zhvillojnë zgjedhjet pas një muaji, nga fundi i shkurtit dhe e pyeta cili ishte kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në Itali. Mu përgjigj që nuk e dinte. Askush nuk e dinte. Nuk bëhet kurrë lajm në televizor. Por KQZ-ja në vendin tonë është aktori kryesor gjashtë muajt para zgjedhjeve. Sa herë që ndez televizorin, anëtarët e tij dalin dhe flasin për orë të tëra, madje në lidhje direkte, të gjitha stacionet i transmetojnë fjalimet e tyre dhe shtrohet pyetja: pse?
Në SHBA debati ekonomik përqendrohet në dy çështje: taksa dhe shpenzime. Ky është thelbi i humnerës fiskale të cilës i shpëtuam.
Do u tregojmë shqiptarëve ç‘sistem taksash kemi në mendje. Sigurisht, jemi kundër taksës së sheshtë të famshme, që do jetë gjëja e parë që do heqim.
Pse jeni kundër saj?
Jam kundër saj, jo vetëm si anëtar i partisë, por edhe si dikush që mendon se të varfrit s’duhet të taksohen si të pasurit. Të pasurit e shfrytëzojnë botën ku jetojmë më shumë se të varfrit. Ata shfrytëzojnë më shumë ajrin, tokën, kapacitetet njerëzore, ndaj duhet të paguajnë më shumë. Të varfrit, ata që s’kanë, duhet të mbrohen nga shoqëria. Sa më shumë të varfër të ketë një shoqëri, aq më keq është për të. Besoj se marrja e pushtetit këtë herë është një instrument për ne dhe një mundësi historike për të mbrojtur të varfrit, që sipas statistikave janë 90% e shoqërisë.
Po përsa i përket planit të shpenzimeve, se buxheti i qeverisë s’është fort i shëndetshëm për momentin? Cili është propozimi juaj për gjetjen e të ardhurave, e burimeve për të paguar për programet?
Siç e thashë, taksa e parë që do zhdukim është taksa e korrupsionit. Sipas informacioneve të fundit të agjencive të njohura amerikane, 1.3 miliardë dollarë kanë ikur jashtë shtetit gjatë tetë viteve të fundit, që kur kjo qeveri mori pushtetin, vlerësohet se të paktën 1.3 miliardë euro…
Çfarë do bënit specifikisht për të luftuar korrupsionin, ta zvogëloni atë? Nuk është se ai do eliminohet plotësisht. Si do e zvogëloni korrupsionin zyrtar? Çfarë do zbatonit më specifikisht?
Mendoj se i kemi ligjet e nevojshme për ta luftuar korrupsionin. Problemi është se ligjet nuk zbatohen në vendin tonë. Duhen bërë dy gjëra. E para, perceptimi i atyre që qeverisin. Nëse e shihni atë që po ndodh, kultura e mosndëshkimit, nuk po flas bazuar në bindjet e mia, apo në bindjet tona, por sipas BE-së, po rritet në vend. Askush nuk dënohet. Nëse je ministër, nëse ke lidhje me kryeministrin, nëse ke lidhje me familjen e tij, mund të bësh ç‘të duash në këtë vend dhe në fund, askush nuk merr dënime. Por nëse je fermer… lexova se dikush, një djalë 18-vjeçar, fatkeqësisht shumë i varfër, iu desh të vidhte për të fituar bukën e gojës në fshat, policia e arrestoi. Ai vari veten. E vërtetë.
Në burg?
Po, në burg. Eshtë histori mjaft e trishtë, por tregon se kur policia dëshiron t’i kapë hajdutët në vend, mundet, por pse arrin të kapë një hajdut në një zonë të thellë dhe e çon drejt varjes, por s’kapin dot hajdutët që dalin në televizor? Besoj se po të nisim që këtu, kultura e fushatës anti-korrupsion mund të jetë dhe do jetë tepër e suksesshme në vend. Së dyti, është çlirimi i gjyqësorit nga qeveria. Gjyqësori i sotëm varet jashtëzakonisht shumë nga qeveria. Nëse gjyqësori nuk luan një rol të pavarur, nuk do ketë sukses në luftën kundër korrupsionit në vend.
Dua t’ju pyes për skenën politike në Shqipëri. Siç e dimë, Shqipëria ka dy parti kryesore, të cilat kanë dominuar skenën politike për vite me radhë. Si mendoni, do evoluojë Shqipëria në një sistem shumëpartiak? Sigurisht, kemi Lëvizjen Socialiste për Integrim është kthyer në forcë të tretë, tani kemi edhe Aleancën Kuq e Zi, edhe parti të tjera që po shfaqen më fuqishëm. Duke parë nga e ardhmja, si do e përshkruanit skemën politike në Shqipëri? Po evoluon në një drejtim shumëpartiak?
Eshtë tepër herët për të dhënë një mendim. Tepër herët për të thënë nëse do kalojmë nga një sistem dypartiak në atë shumëpartiak. Sigurisht, këto zgjedhje janë interesante edhe për faktin se çfarë Parlamenti do nxjerrin. Duket se Parlamenti i ardhshëm do jetë më i pasur përsa u përket partive, krahasuar me aktualin dhe në fakt, ky është një nga problemet e këtij Parlamenti. Eshtë dypartiak. Si socialist do më pëlqente më shumë një Parlament i tillë, por duke e parë nga pikëpamja sesi duhet të funksionojë demokracia, ka të ngjarë të na nevojiten më shumë parti. Ndonjëherë, partitë e vogla luajnë rol të mirë për sistemin. I ndalojnë partitë e mëdha të tregohen arrogante dhe….
Dhe monopoliste.
Dhe monopoliste. Për mendimin tim, Parlamenti i radhës do jetë më i pasur, do ketë më shumë se katër ose pesë parti, sepse tani kemi një sistem partiak tre-nivelesh. Kemi dy parti të mëdha, kemi tre parti të vogla, por të mëdha dhe pjesa tjetër janë të vogla. Përsa u përket koalicioneve, është tepër herët për të folur. E di që do më pyesësh për koalicionet e ardhshme. E kemi thënë, e kemi bërë publike që do bëjmë koalicion me çdo forcë që do bashkohet me ne për të ndryshuar qeverinë, që të mund të kemi rotacion pas gjashtë muajve në vazhdim. Përsa i përket ideologjisë, do jetë më e lehtë këtë herë.
Dua t’ju pyes pak për Aleancën Kuq e Zi. Pashë sondazhet e kohëve të fundit, s’e di sa të sakta janë, më duket se ata kanë fituar rreth 15 përqind të votuesve të mundshëm, të cilët thonë se mund të votojnë për Aleancën. Kujt do ia atribuonit këtë fitore suksesi të Aleancës? Nacionalizmit, politikës kundërshtuese? Cila është arsyeja?
Besoj se është politikë kundërshtuese. Ata po përdorin një gjuhë të politikës kundërshtuese dhe nuk mund ta mohoj, shqiptarët janë lodhur me partitë e mëdha, se ato e kanë qeverisur këtë vend për 20 vite rresht. Partia Demokratike ka qeverisur rreth 13 vjet, duke i mbledhur që nga 1991-shi deri më tani, ata kanë qeverisur 13 vjet, kurse ne 8-9 vite. Po pak a shumë, dy partitë kryesore e kanë qeverisur vendin gjatë 20 viteve të fundit. Dhe kur shqiptarët mendojnë se çfarë kërkonin 20 vjet më parë, s’besoj se janë popullsi fort e lumtur. Ata mendojnë se mund të kishin arritur më shumë. Mendojnë se mund të kishin arritur më shumë, se dy partitë e mëdha nuk kanë qeverisur siç duhej. Ndihet një lloj lodhjeje në elektoratin shqiptar dhe kjo shpjegon ekzistencën e partive të politikës kundërshtuese si Aleanca Kuq e Zi, apo suksesin e tyre, nëse do ketë një të tillë, sepse ende s’e dimë. Eshtë tepër herët për të mësuar si do shkojnë këto zgjedhje, ashtu si ju e thoni në Amerikë, por sapo zgjedhjet afrojnë, dy partitë e mëdha, do jenë më të forta dhe më të dukshme. Përsëri, votat e elektoratit do jenë të polarizuara dhe 90% e votave do fitohet nga dy partitë kryesore, kurse pjesa tjetër do ndahet te partitë e mëdha të vogla ose të voglat fare.
Përsa u përket koalicioneve parazgjedhore, madje, edhe atyre paszgjedhore, ka gjasa që socialistët të hyjnë në koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim?
Varet. Varet nëse ata do dalin nga qeveria para zgjedhjeve. S’kam arsye të vë në dyshim interesat e tyre, por pikë së pari, nëse do të jesh në opozitë, duhet… Kjo është A-ja e politikës. S’mund të jesh në qeveri dhe opozitë…
Njëkohësisht.
Në të njëjtën kohë. LSI duhet të dalë nga qeveria dhe të bashkohen me ne, nëse duan një koalicion parazgjedhor me ne.
Por është tepër herët për të folur?
Eshtë tepër herët.
Me siguri këtë temë do e hapim sërish pas disa muajsh, jam i bindur. Tani dua të flas pak për politikën e jashtme. Siç e thashë edhe gjatë prezantimit tuaj, keni shërbyer si zv/ministër dhe jam i bindur që i ndiqni nga afër…
E kam harruar fare atë punë.
Mos e harroni! Eshtë e rëndësishme.
14 vjet më parë.
14 vjet më parë, por jam i bindur që i ndiqni nga afër zhvillimet në rajon, sidomos çështjen e BE-së. Dua t’ju pyes më specifikisht për çështjen e integrimit ndërkombëtar, apo atij në BE. Si mendoni, po bën sa duhet qeveria dhe Parlamenti që Shqipëria ta marrë statusin e vendit kandidat, duke marrë parasysh që Parlamenti duhet të miratojë disa ligje specifike që të fitojë statusin, që të plotësojë kriteret. Po bëjnë sa duhet?
Ky është një debat tepër partiak në vend dhe unë jam pjesë e tij dhe nuk jam nga ata që mund të flas jashtë argumenteve apo interesave partiakë, por ajo që ndodhi në vend gjatë vitit të fundit, kur humbëm përsëri, për herën e tretë radhazi, statusin e vendit kandidat në BE. Mendoj se këto argumente do votohen në zgjedhjet e ardhshme. Shqiptarët do ndjekin dështimin e klasës politike për t’i dhënë vendit statusin kandidat për herë të tretë radhazi, kur kroatët pritet të hyjnë, kur maqedonasit e kanë statusin, kur serbët e kanë statusin, kur boshnjakët e kanë, përveç nesh. Besoj se këto argumente do votohen në zgjedhjet e ardhshme dhe kjo është një arsye më shumë që shqiptarët shkojnë të votojnë dhe zgjedhin mes atyre që sipas nesh nuk kanë bërë reforma dhe nuk po përpiqen të arrijnë konsensusin me opozitën, ata e bllokojnë statusin. Nga ana tjetër, nëse votojnë për ne… Pas zgjedhjeve, kur ne të kemi marrë pushtetin, sigurisht që do përpiqemi të arrijmë konsensusin me opozitën me çdo kusht për marrjen e statusit. Ata s’e bënë diçka të tillë.
S’mendoni se ligjet do miratohen para zgjedhjeve? Po thoni se do miratohen më pas?
Kështu mendoj. Mendoj se do miratohen pas zgjedhjeve, se koha është shumë e shkurtër dhe asgjë nuk po ndryshon për t’i ofruar konsensus opozitës. Do e luajmë ndryshe. Me konsensus do përpiqemi të negociojmë me opozitën, diçka që kjo qeveri nuk e bën. Dhe s’është e gatshme ta bëjë.
Si mendoni, kanë edhe Socialistët një pjesë të fajit për këtë bllokim?
Këtë do e shohim gjatë zgjedhjeve. Jua thashë, zgjedhjet do na tregojnë diçka që ende s’e dimë: kush e ka fajin për këtë dështim, ne apo qeveria? Unë mendoj se e ka qeveria, por sigurisht, këtë duhet ta tregojnë shqiptarët.
Le t’i kthehemi një pyetjeje më personale! Në termat e ambicieve politike personale, në rast të një situate tejet hipotetike ku Partia Socialiste humbet zgjedhjet e ardhshme parlamentare, gjë e cila mund të jetë shkak për ndryshim të lidershipit, a keni ju aspirata për të udhëhequr Partinë Socialiste?
Askush prej nesh nuk mendon për një ditë të tillë! Ne të gjithë jemi të përqendruar tek këto zgjedhje. Dhe mbas tetë vitesh në opozitë, ne të gjithë mendojmë se jemi më të pjekur dhe më të aftë si dhe më të përgatitur për të ardhur në pushtet. Ne do të na pëlqente të vinim në pushtet si një grup dhe si një parti e cila ka ide të caktuara për të reformuar këtë vend, dhe kjo është detyra e madhe që ne kemi. Shumica prej nesh jemi pak a shumë në të njëjtën moshë. Ne të gjithë e kemi filluar politikën gjatë njëzet viteve të fundit, dhe 20 vjet më parë ne kemi qenë studentë. Pra kjo është koha e volitshme për brezin tonë për të vërtetuar se vendi mund të reformohet dhe mund të ndryshohet nga brezi ynë, sepse çdo brez ka disa përgjegjësi ndaj vendit të tij. Dhe ky është dallimi i madh! Pra, z. Berisha i përket një brezi më të vjetër. Ai e ka bërë tashmë atë çka ka mundur të bëjë për këtë vend. Pra koha e tij ka sosur. Është koha që ne të vërtetojmë se mund të bëjmë diçka të ndryshme, dhe ne kemi për ta bërë.
Pra, cili është sllogani elektoral i PS-së?
Sigurisht, ‘Ndryshim’! “Ndryshimi’ ka për të qenë titulli kryesor. Por ende nuk kemi ardhur në atë pikë. Këtë kemi për ta vendosur gjatë muajve të ardhshëm. Sigurisht, ne kemi për të propozuar ‘Ndryshim’. Ndryshimi ka për të qenë fokusi kryesor.
Pyetja ime e fundit! Siç e përmendët që në fillim, ju jeni një romancier i suksesshëm, të paktën me librin tuaj të parë, që me sa di ka qenë një best-seller. A po shkruani një libër të ri? A po përgatitni diçka tani, dhe nëse po, cila është tema?
Do të doja të isha duke e bërë, por jo. Sepse jam tejet i përqendruar në këtë fushatë dhe ne na duhet të dalim jashtë Tirane tri a katër herë në javë. Dhe do të doja të shkruaja, por kjo nuk është koha e volitshme. Mendimet dhe mendja ime kësokohe u janë kushtuar krejtësisht politikës. Dhe kur në mend ke politikën, ti e ke të pamundur të bësh letërsi, kjo është e sigurt.
Pra, politika nuk ju ndihmon për aspiratat tuaja letrare?
Hë për hë, jo! Disa vite më parë, po! Kur njerëzit më pyesnin, “Ç’ne vallë që ke profesion politikën, dhe shkruan libra”, unë u thoja se ky është një nga përfitimet që kam nga ky profesion. Sepse kur je në politikë, sidomos kur në opozitë, ti nuk ke përse të zgjohesh shumë herët në mëngjes. Ti mund të flesh, pastaj të shkruash, dhe pastaj del. Askush nuk të thotë se kur duhet të shkosh në zyrë, sepse ne s’kemi zyra. Pra, unë e kam patur këtë luks gjatë katër a pesë viteve të fundit dhe jam shumë i kënaqur për këtë. Jam shumë i kënaqur që kam patur mundësinë ta bëj, sepse ka qenë një ëndërr ime e vjetër.
JA SI ESHTE SLLOGANI I PS TV OPINION PER KOSTA BARJABEN KU FITUES DILNIN TE PD ENDE TRANSMETOHET VETEM GJYSMA EMISIONIT PRA KUR TE PD FITOJN NE DEBAT EMISIONI NDERPRITET:PRA QELLIMI I PS EMISIONET TE NDERPRITEN TE CENSUROHEN ATY KU DALIN FITUES TE PD TJETER SLLOGAN I PS SULMONI,trilloni;SHPIFNI SA TE MUNDENI.
Ben Blushi-krenaria e sojit tone!
Ben Blushi-tmerri i muzulmaneve shqipetare,qe me librin e tij ta famshem jua nxori te palarat te tere shqipetareve qe mburren me gjoja heroin e tyre,qe ne te vertete eshte GREK:JORGUA,JORGO CASTRIOTIS…
Ben Blushi, te gjithe ne homogjenet, te duam per kryetar te Partise Socialiste.Amen.
INTERVISTE QE MUND TA BOTOSH EDHE PER NJE VEND SI SOMALIA APO TIBETI
Ja niveli:Ne keto 22 vjet demokracija shqipetare me me shume parti se elektorat e me shume deputete se minatore,eshte ne rrugen e arritjeve madheshtore sepse edhe populli mungon po na ka ne qe do vazhdojme edhe 22 vjet te tjera seopse kemi shume per te bere ne drejtim te hajduterise e korrupsionit pa le kapitalet e dala jashte.ME NJE FJALE UNE TE PERGJIGJEM ASHTU SI ME PYET.vazhdojme me moton:175 e popullit ka lindur te vetem te votoje e 140 te jene te votuar.Kjo do te beje qe pas 20 vjeteve te tjera do kemi vetem deputete e gomaret e peqinit.
KESHTU SI E KEMI ZENE TE SEMES KEMI PER TE NGRENE.’DUHET TURBULLUAR QE TE KULLOHET’THOSH SHOKU MAO,PERNDRYSHE DO NA MBYSIN DUN BI BLUSHAT
Ben Blushi-krenaria e sojit tone!
Ben Blushi-tmerri i muzulmaneve shqipetare,qe me librin e tij ta famshem jua nxori te palarat te tere shqipetareve qe mburren me gjoja heroin e tyre,qe ne te vertete eshte GREK:JORGUA,JORGO CASTRIOTIS…
Ben Blushi, te gjithe ne homogjenet, te duam per kryetar te Partise Socialiste.Amen.
Dua te shtoje edhe dicka ,i nderuar Blushi:ne kete intervisten qe sapo dhate duket sikur u terhoqet pak nga qendrimi juaj antibashkim!!
Pse o njeri,pse?!
A nuk e kupton ,se ne kete menyre ju ben qejfin ketyre shqiptareve te pagdhendur qe tere diten e dites,nuk bejne gje tjeter vecse kelthasin per bashkim!!
A ke frike? Po nga kush??
Jo ,jo zoteri,nuk ka pse te kesh ndrojtje apo frike ,sepse kemi pas shtetin me te forte e te fuqishem te Ballkanit:Greqine…
DEPUTETE JO ME SHUME SE 2 LEGJISLATURA.KRIMI E KORRUPSIONI NUK KA NGJYRA.E MAJTA TE REFORMOHET.SHQIPETARET DUAN TE DREJTOHEN NGA SHQIPETARE TE PUNES E BUKES APO EKONOMISE E SKANE NEVOJE PER POLITIQI.
Hajde krahaso kete njeri si nga paraqitja si nga e folura me astrit patozin apo me alibeaj apo me halimin e rusmajlin.kush valle nga keta ka fytyre europiane?
KY TIPI ESHTE AKOMA DUKE ENDERRU OTELLON NE ISHULL !
NJI MUT JENI NE GJENDJE TE BENI JU POLITIKANT TE FLLIQUR
KUSH PO PJERDH PER ATE QE JE DUKE DERDELLITUR TI ?
KJO OPOZITE QOFTESH , DO DUHEJ TE BENTE KTO VITE DDEGJERIMI E SKANDALESH
TE GJITHANESHME ,PIKERISHTE ATE QE NENKUPTON TE QENIT OPOZITE ,
E NA DELKA KY FILO/NANO SOT QE DERI DJE PERCANE PS TE PELLASE SOT
SI OPOZITAR , DHE PER CFAR FLET KY OTELLO ? FLET PER QETESIN E ZGJEDHJEVE !
IK MER LANGARAQET E DREQIT CDONI JU NE POLITIK KUR SJENI TE AFTE
TE BENI POLITIKE ,POR VETEM POSTE NE QEVERI DONI .
SKENI FAJ JU KA AI POPULL KARI QE SJU A Q:: ROBT DUKE FILLUAR QYSH NGA KURVAT BERISHA E DERI KE SHARLATANI ME I FUNDIT QE KA BER PARTIN E RE GJESME PTU SHKERDHATA.
keta tipa si ky Blushi, Islami, Harasani qe sic erren nuk gdhihen e kane shaktarruar te majten. Ndryshimi mes teje dhe atyre ministrave te PD eshte se ti nuk e ke dipllomen fallco, kaq,,, sa per moral e dinjitet jeni te njejte, nen zero. Na keni ardh ne maje te hundesh. Neveri per keto lloj fytyrash. Hiqeni si te zgjuar po harroni gjerat me te thjeshta, mekanizmat me natyrale te nje shoqerie: fija terhiqet sa terhiqet po vjen nje moment dhe keputet. Me kete mekanizem funksionon dhe marredhenia me popullin dhe ju po luani keq me zjarrin. Ti me ne krye Ramen.
Blushi mos u lodh kot. Rri urte e mos dil fare neper intervista se fjale jote ska pike rendesie. Qe fjala jote te ket peshe e njerezit ta marrin ne kosiderate, ne radhe te pare duhet te jesh BURRE dhe ti nuk ke qene ndonjeher dhe nuk do te behesh kurre. Keshtu qe kot mundohesh. Intervistat e tua vetem sa mbushim nje cep gazeta aty ku nuk kane cfare te fusin. Sa per koalicione e integritet politik ti nuk ke goje te flasesh. Meta ndoqi skenarin e Nanos, po po te kishte vendosur Nano emrin tend ne vend te tij do ishe ti sot ne krye te LSI-s dhe ti gjithashtu do ishe martuar me Berishen. I mbajme mend te gjithe ato qendrimet e tua prej palacoje brenda PS. Asnje nuk ta ka vene veshin atehere e jo me sot qe smban me pilafi. Rri urte aty e mos na shemto faqet e gazetave. Kur te mesoh cdo te thote te jesh BURRE ME TABAN, burre i fjales, e te kuptosh cdo te thote politike e emancipuar dhe perendimore ndoshta dikush mund te te marr seriozisht, por deri atehere (nese do te vij ajo dite) shko e jepi mend shoqerise tende e jo popullit.
Me sakte nuk thuhet.Blush-kurva e nano-kurves eshte nga ata qe rremojne cdo dite,pa u epur,themelet e te majtes dhe ne nje kurvllik te hapur dhe te palimit me dr.dhjeramanin.Kam peshtirosje per cdo ligjerim,teresisht te shterpezuar,te blush-kurves.
Kur ishte minister i pushtetit vendor nuk beri dot asnje rregjistrim te popullates.Di vetem te kapardiset si macoku maje plehut.Doemos,me diplomen qe ka mbaruar nuk perben asnje cudi.Cudi perben vetem vegjetimi i stergjate i nje vemje te tille ne kreun e PS-se.
s’ka paqe midis kodosheve,paqia ju takon njereve me edukate jo mafiozeve.
22VJET NA DREJTOJNE BAJGAT(peshqesh nga ‘zeri i Amerikes)tani na u qepen edhe BAJGofskat.
O popull,mos e prisni buken e femijeve as nga bajgat shqipetare e aqe me teper nga ato amerikane.Ky popull nuk ka nevoje per mend e as per politike rrugesh e dogma fatosash e pioniere qe kane uzurpuar pushtetin si nomekklatura e Mihal Bishes por per buke,uje,ekonomi,te ardhme.KJO GLASE POLITIKE E KA MBARUAR UDHETIMIN,KA KOHE QE ESHTE NE STACIONIN E FUNDIT E NUK DO TE ZBRESE NGA AUTOBUZI I POPULLIT QE QUHET PARLAMENT.PER CILIN DO EMER TE VJETER TE MOS VOTOHET POR TE ABANDONOHEN ZGJEDHJET.KURSEHENI VOTEN MOS E HIDHNI NE PLEHERA
Me sakte nuk thuhet,”laraska”.Blush-kurva e nano-kurves eshte nga ata qe rremojne cdo dite,pa u epur,themelet e te majtes dhe ne nje kurvllik te hapur dhe te palimit me dr.dhjeramanin.Kam peshtirosje per cdo ligjerim,teresisht te shterpezuar,te blush-kurves.
Kur ishte minister i pushtetit vendor nuk beri dot asnje rregjistrim te popullates.Di vetem te kapardiset si macoku maje plehut.Doemos,me diplomen qe ka mbaruar nuk perben asnje cudi.Cudi perben vetem vegjetimi i stergjate i nje vemje te tille ne kreun e PS-se.
Nje politikan qe po piqet,qe nuk ka si synim te bei politike me denigrimin e kundeshtarit,per te ndezur gjakrat dhe percarje ndermjet shqiptareve…
Gjykim dhe vleresim real i situates ekonomike dhe asaj para zgjedhore ne Shqiperi. Fakti qe varferia ka arritur kulmin ka vetem nje zgjidhje per te varferit e ketij vendi. Nepermjet votes te largohet kjo qeverisje dhe keta qeveritar te familjes dhe jashte saj> Ky eshte mesazhi qe Ben Blushi si nje politak fin jep ne kete interviste. Dhe jam i bindur qe njerzit edhe pse nuk flasin dine cfare te bejne ne te mire te tyre.
Me sakte nuk thuhet,”laraska”.Blush-kurva e nano-kurves eshte nga ata qe rremojne cdo dite,pa u epur,themelet e te majtes dhe ne nje kurvllik te hapur dhe te palimit me dr.dhjeramanin.Kam peshtirosje per cdo ligjerim,teresisht te shterpezuar,te blush-kurves.
Kur ishte minister i pushtetit vendor nuk beri dot asnje rregjistrim te popullates.Di vetem te kapardiset si macoku maje plehut.Doemos,me diplomen qe ka mbaruar nuk perben asnje cudi.Cudi perben vetem vegjetimi i stergjate i nje vemje te tille,mendjedhjakse, ne kreun e PS-se.
Gabimi i PS ne votimeve eshte, se me te siguruar fitoren individuale per vendin ne parlament,ju filloni dhe beni kompromise ne numerimin e votave.Ne votimin e fundit ne Qarkun e Korces ju bete leshime ne numerimin e kutive,duke i ndare ne menyre te barabarte me PD vendet ne parlament,ne mos gaboi 5 me 5.
PD i ka bere me perpara keto llogari,prandai insistoi qe ne kete Qark te merrte nje kompromis te tille.