Meta: Era ka kohë që nuk i ka ftuar Berishën dhe Bashën për darkë (dhe një gjysëm përgjigjie për "Antenën brenda Familjes")

22 Janar 2013, 15:48Politika TEMA

Nga Mira Kazhani

Kemi që në muajin Maj të 2012 që e kemi lënë të takohemi për një profil. Njëherë u vendos që unë të shkoja në Lalz dhe ta takoja së bashku me familjen. U përpoqa t’i shpjegoja në atë kohë që ishte e tillë natyra e rubrikës që të kërkon të jesh vetëm dy.

Ai duket sikur nuk të dëgjon ndonjëherë, por në ka një gjë që më çudit (dhe këtu s’jam e vetme) është memoria e tij. Atëherë kur ti mendon se Ilir Meta nuk e kishte mendjen, ke bërë gabimin më të madh. Gjatë këtij lunch.com do të zbuloni dhe do të konfirmoni, por më së shumti do të habiteni e ndoshta do prireni të mos e besoni. Unë nuk ju jap këshilla, por mos u tregoni aq mendjelehtë sa unë, që kujtoja se ai as që të dëgjon dhe as nuk mban mend se çfarë i kam thënë, qoftë edhe për rubrikën time.

Gjatë verës ishte pothuaj e pamundur të takoheshim. Në disa raste nuk i përgjigjej sms-ve të mia dhe në disa të tjera e shtynte takimin thjesht për ditën e nesërme. Sot është njëra nga ato të nesërmet, që është bërë “tani” dhe e kam ndarë mendjen, që nuk lëviz nga LSI pa u takuar me të. Mbërrij në orën 11 fiks sipas orarit, që kishim caktuar në sms time të pestë ose të gjashtë brenda një dite. Tek dera më ndalojnë dy burra që duhet të jenë “security”. Me një zë arrogant dhe gati mosbesues, që unë mund të kisha lënë një takim më thonë: – Ça do ti? Shefin? Nuk ka ardh akoma dhe po s’e pate problem dil jashtë se nuk lejohet këtu. Hap derën dhe largohem pak e inatosur. I dërgoj një tjetër sms. Jashtë bie një shi me gjyma dhe duhet të mendoj se ku mund ta pres.

Sidoqoftë po e lë me kaq përshkrimin e pritjes time, e cila ishte gati të mbytej me lot në tostin e “Napoleon”. Atëherë kur po mendoja të provoja të përballesha edhe njëherë me rojet tek dera, në telefon vjen një mesazh që mund të takoheshim pas një ore. Ngjitem lart dhe pres në paradhomë. Në zyrën e tij hynë dhe dalin të rinj, burra e gra. Me disa qëndron më gjatë, më dikë po qesh me të madhe, ndërsa kur shfaqet në derë është hijerëndë dhe i vetmi njeri më të cilin sillet pak më butë jam unë. Unë që rri serbes – serbes në një karrige, duke i dhënë mesazhin: sot nuk iki, ta dish! “Mira mund të vish”, – më fton ai me një ton sërish të butë.

Në katin ku ndodhem unë ka shumë lëvizje dhe të gjithë punojnë pa bërë shumë rrëmujë. Diku dëgjohet zëri i Monikës. Ai më pyet nëse dua të porosis diçka. Unë marr një çaj ndërsa ai një kafe. Është i veshur me një palë pantallona kadife ngjyrë blu e feksur dhe një këmishë pa kollare apo xhaketë. Sot nuk e ka atë xhaketën blu, për të cilën shpesh edhe e kritikojnë nëpër facebook, por do e pyes më vonë për dashurinë e madhe që për të. Fillimisht dua ta pyes për median. Sepse në ka një njeri, që është vënë në pozitë të vështirë nga media, është Ilir Meta.

Videoja e Dritan Priftit, që e tregonte atë me një bllok në dorë, u bë një kalvar i gjatë në drejtësinë shqiptare, por që nuk i reflektua në 8 maj ku LSI mori edhe më shumë vota. Ç’kish ndodhur me shqiptarët. Nuk i besojnë medias vallë? Apo në fund të fundit hallet e miqve shënohen edhe në bllok. “Të kam parë me Filipin të drekosh e qeshësh me të madhe (diku në ditët e fundit të dhjetorit ai u shfaq në Padam në shoqërine Filip Çakulit drejtorit të ‘Fiks Fare’)”, – i them unë.

Ai qesh dhe më thotë: “E di që më ke parë”.

– “E ke falur Filipin?”

-“Unë i fal mediat, gazetarët. Kam menduar gjthmonë se çdokush bën punën e tij dhe nuk më shqetëson asgjë, përderisa besoj tek vetja ime. Ja ku jam sot”.

-“Edhe Filipin?”

“Kam falur median, kam falur edhe Filipin. Kam bërë gabim?”, – më kthehet ai, me një ton të qetë e të çliruar.

– “Nuk vuaj nga komplekset që kanë disa. Unë jam një politikan që kam provuar shumë ulje ngritje në karrierrën time dhe prej shumë kohësh asgjë nuk më trondit, apo lëkund”.

-“Kur daton kjo moslëkundje?” -“Po ndoshta në 2003”.

-“E ke fjalën për kohën kur u prishe me Nanon dhe dhe dorëheqjen si Ministër i Jashtëm?”.

-“Po, ndoshta që atëherë”.

-“Kur u publikua videoja, nuk e mendove se ky mund të ishte fundi për herë të fundit?”

-“Jo kurrë. Se çfarë ishte ajo video, këtë e tregoi koha”,- dhe e shoqëron me një qetësi olimpike, sikur t’i kish hyrë veç një gjemb në këmbë në rërën e Lalzit. Përpara se ta takoja kisha frikë se mos ndoshta do stepesha t’i drejtoja shumë pyetje. Kushedi mund të reagonte keq, mund të krijonte një atmosferë të nderë me “Po” dhe “Jo”.

Sepse Ilir Meta kur është pa humor i bie shkurt me përgjigje: “Po”, “Jo”, “Mbase”, “Pse jo”… E tillë ka qënë një intervistë për një koleg, dhe nuk doja të ndaja të njëjtin fat. Por për fat të mirë ai më duket në humor dhe më shumë sesa në gaz, ai është me këmbë në tokë.

-“Era e ka ftuar më Berishën për darkë këto kohët e fundit?”

“Hahahahaha”,- qesh ai aq shumë, sa të duket se në zyrë mban një luan që i mban ison.

-“Era e pëlqen shumë Berishën dhe Bashën dhe këto kohë nuk i ka ftuar, por mund ta bëjë në çdo kohë.

-“Po në Lalz, Ramën e ftove ti dhe jo Era, apo jo?! (Era është vajza e vogël e familjes Meta dhe është një fëmijë shumë i veçantë, personazh më vete). Çfarë u tha në atë darkë, se ngjalat s’na lanë të kuptojmë asgjë”.

-“Ishte një darkë informale. Nuk besoj se duhet të zbardh një takim jo-zyrtar, nuk do të ishte etike”.

-“Vutë paqe?” Ai këtë herë vetëm qesh.

-“Çfarë pëlqen tek Berisha dhe tek Rama?”

-“Berisha është punëtor, energjik dhe bashkëpunues. Rama ka vlera pozitive, përsa i takon këmbënguljes dhe dëshirës për të arritur një objektiv të caktuar.

Ka vështirësi në bashkëpunim dhe nuk krijon dot ekip”.

-“Eshtë fakt që skuadrat e majta janë zakonisht të vështira për t’u mbledhur e organizuar. Por sidoqoftë e mora përgjigjen e pyetjes sime. Ndërkohë e kam lexuar “Kurban”-in dhe aty Rama flet shumë për ty, vlerëson se në revolucionin e tij për shfarosjen e kioskave ishe i vetmi kryeministër që “të paktën” nuk e pengove”.

-“Po unë kam dashur gjithmonë të ndihmoj të rinjtë. Në rastin e Ramës nuk lidhej me moshën, por isha dakord me idetë e tij për Tiranën dhe është e vërtetë që bëri një punë të mirë. Pse duhej të pengoja kryeprioritetin e qeverisë time, që në atë kohë që ishtë Tirana. Megjithësë mund të them që disa hapa ishin hedhur edhe më herët se Rama të vinte në bashki. Projekti kish nisur që me Albert Brojkën”.

“Ou?! Nuk e dija këtë”, – i përgjigjem, dhe thellë mendoj që ishte pak politike si përgjigje. Mos ndoshta Ilir Meta nuk dëshironte t’ia faturonte suksesin të gjithin Edi Ramës? Ndoshta! Ndoshta se edhe Rama nuk do t’ia jeptë të plotë dorën atij. Mes tyre ka një marrëdhënie të paqartë, e gati të pasigurt. Ai më përgjigjet se vërtet nuk e di se çfarë do të bëjë për koalicionin. Me Ramën apo me Berishën?

-“Vërtet që nuk e di. Është herët për të folur. LSI ka ndezur motorët dhe do të kërkojë të dyfishojë suksesin e saj në të gjithë vendin”.

“Edhe me këtë rezultat ju si LSI konsideroheni kingmaker”,- i drejtohem unë. “E keni në xhep këtë kartë tashmë. Mos ndoshta për ju ka rëndësi kush do jetë kryeministri dhe se këtë herë do ndryshojnë kushtet e koalicionit? E kam fjalën ju mbase do të kërkoni postin e kryeministrit?”

– “Janë strukturat që do të vendosin”, -më përgjigjet ai dhe nuk i lëviz qerpiku kur dëgjon fjalën ‘kryeministër’. Ai është sigurisht një politikan i fërguar me të mirën dhe të keqen dhe nuk ka roitur nga mendtë e kokës, që të më tregojë mua sot, se vdes të bëhet kryeministër, por ja ashtu mes rreshtave më dogji kjo fjali e thënë prej tij: LSI do të jetë më shumë se kingmaker në 2013! Për çfarë ta ketë patur fjalën vallë?! Në një moment mes rrufitjes së çajit tim dhe kafes së atij, e pyes nëse pyetjet e mia janë bezdi për të? -“Jo, më pyet për çfarë të duash. Nuk kam asnjë problem me pyetjet, kur përgjigjet i jap vetë”. Është i prerë dhe nuk ndërton fraza që të lëshojnë përdhe e të bëjnë të mendosh se sa bukur e tha.

Por se ç’ka diçka të fortë e të sigurtë, që fjalët nuk i duhen më shumë të përsosura. Madje sa më normale fjalët, aq më shumë tremb ai. Nuhatja e tij është e frikshme. Më thotë se e kish kuptuar, që sot unë nuk do ikja, dhe ndaj vendosi të më përgjigjej dhe se i kujtohej mesazhi që i kisha bërë në maj, kur ishte në Lalz. Më kujton se i kisha kërkuar unë që të ishte një profil ndryshe dhe se duhet të takoheshim vetëm ne të dy. “Pra e kemi zvarritur reciprocikisht”, – më kthehet ai, duke e ndarë edhe këtë përgjegjësi të vogël në dysh. Më duket se e gjeta! Ai është shumë i zoti të ndajë gjërat më dysh. Ka ndarë të majtën në 2003.

Ka ndarë qeverinë në 2009 dhe nuk dihet se çfarë do të ndajë në 2013!

Meqë atmosfera është bërë më elastike mes nesh, e pyes në mënyrë gati miqësore nëse e lexon Mero Bazen (Baze para disa ditësh shkruante te “Antena” lidhur me marrëdhëniet e tij me teknologjinë, email, facebook). Nuk arrij dot ta dëshifroj mimikën e tij. Bën një lëvizje, që në mos e ka lexuar, është informuar për shkrimin, por edhe këtë çast e shoqëron si gjithë të tjerët më lart jo me përçmin, pasi ai nuk i përçmon kritikët e tij, armiqtë e tij. Ai të lë shijen e dikujt që i pëlqen të jetojë mes tyre, t’u ngatërrojë ujrat… Por më shumë duket se ata e ndihmojnë të ecë përpara.

-“A do kishe qënë këtu pa kaq shumë armiq?”

“Vetëm pema pa fryte nuk ngacmohet”. Më pas biseda shkon tek facebook-u.

E pyes nëse e kupton vërtetë se çfarë është ky rrjet social dhe sigurisht, që nuk është në katin që po shtohet në selinë e LSI. Ai më tregon se ende nuk ka vendosur të hapë një adresë personale, pasi nuk do t’i pëlqente që të menaxhohej nga të tretët.

-“Nëse nuk kam kohë të shkruaj e përgjigjem vetë, ç’kuptim ka që ta hap një adresë të tillë. Jam duke e menduar, por mendoj se LRI ka një askses të mirë në rrjetet sociale. Unë nuk dua të shkëputem nga takimet origjinale, ballë për ballë”, – dhe e mbyll më një buzëqeshje të ngrohtë.

-“Është e vërtetë që nuk je ai njeriu i lexuar, siç thonë kundërshtarët?”

“Lexoj dhe këtë e bëj jo vetëm për t’u informuar por edhe për relaks. Leximi është një proces qetësie për mua”

-“Po xhaketën blu, ku e ke sot?” Ai qesh dhe më tregon se edhe Monika e ka kritikuar shpesh dhe është në dijeni që ka patur komente. “Kam disa të tilla dhe jo vetëm një. Më pëlqen shumë ngjyra e kuqe dhe blu. Sikundër nuk mund të vishem me xhaketa të kuqe, më mbetet kjo alternative, por do ta kem parasysh edhe këshillën tuaj”, – më thotë ai.

Meqë jemi tek Monika, më josh ideja të di se si janë ata të dy me njeri-tjetrin. Janë dashuruar shumë të rinj, por tani sikur kanë marrë dhe hijen e njëri-tjetrit. I vetmi rast, ku ai nuk e ka përgjigjen si një pako me fjongo të gatshme në gjuhë, është Monika. Mendohet, kruan pak kokën dhe zgjat përemrin vetor “ajo”:

“Ajo është një element energjik, organizativ, mbështetës. Ka vlerat, që një grua do duhej të kishte pranë meje”. Unë në fakt po kërkoja një shprehje dashurie tek ai, dhe jo përshkrimin me termat energjik, mbështetës, organizativ. Por ai nuk po më përgjigjet sikur po flet me një mik, ai e di që është para një gazetareje dhe ndoshta nuk është aspak tip artisti. Ndonjëherë dashuria velenoset nga deklaratat publike.

Por unë insistoj.

-“Të ka bërë një burrë të lumtur?”

Ai mbetet i njëjti: “Ndryshe s’do kishim bërë 3 fëmijë së bashku”, – dhe sytë i qeshin.

Biseda mbyllet dhe ai thërret Monikën dhe qëndrojmë pak në zyrë që të tre. Unë i tregoj per deklaratën e tij dhe ajo me humor më thotë se në shtëpi zemër i thërret, por nuk bën kështu ai në publik.

“Ilir Meta kështu është”, – thotë ajo. Është kaq simpatike marrëdhënie e atyre të dyve!

Dhe më është dukur gjithmonë befasuese që ajo i thërret në emër dhe mbiemër. Por kjo është forca e një burri që ndoshta në zyrën e tij, në mendje a në zemër, duhet të ketë një kafshë të fortë mbijetuese, të pandalshme. Ai nuk të çudit me fjalë karizmatike. Nuk ka pamjen e një burri dy metra elegant, por diku ka një sekret, që quhet forca e nuhatjes ose e atij Luanit që i mban ison në zyrë. Ku i dihet?! (Shqiptarja.com)

64 komente në “Meta: Era ka kohë që nuk i ka ftuar Berishën dhe Bashën për darkë (dhe një gjysëm përgjigjie për “Antenën brenda Familjes”)”

  1. Kumbari says:

    Ky zbaton me menyre perfekte parimin e kryemafiozit: miqte mbaji afer, kurse armiqte mbaji akoma me afer.

    1. Likja i Mones says:

      Sakte! Vetem se Likja i Mones jeton ne kete palo vend dhe nuk i duhet te bej kujdes se mos e kapin me presh ne dore dhe pastaj shkon ne burg. Ketu Liken nuk e gjen gje per sa kohe ka 3 “mandate te florinjta”. Eshte ceshtje kohe sa te shkoj atje ku ka vendin…

      1. Uarda says:

        E kam thene gjithmone une: Me Ilir kokelopen nuk jua mban ju te Tema-s. Na e shpifet sidomos me ate pjesen kur nderhyn dhe Monika…. Ka mbetur Shqiperia ne dore te Mones, flaka i rente…!

      2. Open your mind says:

        Mero,kam shume respek per ju,dhe e lexoj me kenaqesi gazeten tuaj.Por ju lutem te mos botoni intervista me njerez te tille palaço si Ilir Meta.Mos u mondoni ta ricikloni figuren e tij te ndyre.Momentin qe opozita e sotme do te beje koalicion me kete ndyresire,ajo i ka te humbura zgjedhjet.Ky i ka duart te lyera me gjak shqiptaresh njelloj si dhe Sali Berisha.Atehere te mos flasim per rilindje ne Shqiperi,por per rimbytje te Shqiperise.Ju lutem mbani gazete serioze,pa te tilla devijime.

    2. elio says:

      E cfare ishte kjo interviste e mjaltosur…mesa duket shqipetarja.com ka marre ndonje verdhushke nga Meta…

      1. antiregjimi says:

        He more Mero vellai, e hengre edhe ti nje luge çorbe te prishur!!!!!!!!?
        Po pse a lumemadh, pse e prish !!!!!?
        Pse na mallengjen me portrete ngjyra, ngjyra e lajle lajle per kete qelbesiren !!!!!?
        Apo mos e ka ngrene ngjalen te tere krietari i opozites dhe do te beje kualicon me kete banditin e pacipe dhe qe vjen i dyti pas salehut si armiku me i madh i ketij populli. dhe i shtetit, dhe i ligjit, dhe i moralit, dhe …, dhe …, dhe….
        Nese eshte puna keshtu ore lum vellai, nuk te ve edhe aq shume teper faj. Se edhe ti njeri je, barkun me buke edhe ti do ta ngopesh. Diku do mbijetosh edhe ti
        Po aman o Mero, se je nga te paktet luftetare qe kemi.
        Shko edhe ti per lesh, shkojne edhe ata pak burra qe kane mbetur, bejme qeveri me ilir hienen dhe ky vend e keta shqiptare ikin edhe keta per lesh.
        Do behemi popull korbash e hienash. Do hami njeri tjetrin dhe m.tin e saleh-meta grupit.

    3. Ben Chicago says:

      Ilir Meta eshte politikan i zgjuar,punetor,pragmatist,egoist,dhe pa dyshim hajdut i pangopur ashtu si te gjithe komunistat.Nqse Meta do ishte kryetar i PS,komunistat nuk do ishin ne opozite.

    4. SERVILI says:

      Tema, shume TURP per kete “lajm”.E paskeni ulur shume nivelin me kete artikull Kazani

    5. Gole Durrsaku says:

      Pika gazetareve dhe shqiptareve qe pranojne ne krye nje koker gomari nga Skrapari. Skraparlinjte vdesin per nje cike Kapter magazine dhe kaq. Dhe babai i Ilirit, jeten e ka shijuar si kapter. Vidh pak majtas e pak djathtas dhe fup… vila ne lalz, vila be Bllok, vila ne Skrapar. Dhe keta gazetare bythe na i bejne elozhe ketij Koke Lopes dhe buces se tij superbordelliste.

  2. AK says:

    KE HARRUAR DICKA: KUSH E VODHI FLORIRIN?
    ASHTU SIC E QUANTE BERISHA META I FLORIRIT. NJERIU TIPIK MATERIALIST, PERFITUES PER VETEN E TIJ, PUSHTET DHE PARA

    1. Open your mind says:

      Po c’na i nxirrni keta bastarde ketu dhe ju te Temes.U mbaruan njerezit e mire,qe na intervistoni plehra.Pse acaroni nervat e njerzve,Ky eshte shkaktari qe mbajti ne kembe nje qeveri vrastare.Pervec faktit qe eshte dhe hajdut,mafioz,palaco qe nuk i zihet bese.Apo po mundoheni ti suvatoni figuren e degjeneruar??

  3. mostra says:

    Eshte i neveritshem cifti Meta-Kryemadhi/Te babezitur te ndyre te flliqur te mallkuer per shqiptaret e tjeshte.

    1. tiransi. says:

      jane te shemtuar fami;jarisht.

      shif ate buallicen e madhe 100m larg duket qe eshte e TRASHE

      do ti paguaje nje dite cifti me i padeshiruar nga shqiptaret, per te gjitha qe ka bere, tek keto tre budallackat e tij.

  4. sali hajni says:

    ku mundet dhe eshte i tipit çavez ilr meta asht kryemafiozi i plazheve ne shqiperi ne lalez e kudo e ka mesuar fatosi me argite si villet kokmadh i skraparit

  5. Andreas says:

    ça hane keta qe e kane koken njeri me te madhe se tjetri?!!

  6. Drini says:

    Shif more si bo si babaxhan. E more zagari muta (meta)po per koken tende te madhe u vrane njerezit ne bulevard

  7. sali says:

    Ata shqiptare qe degjojne e i vene mbrapa ketij alabaku jane fatekeqesi e vehtes se tyre

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Person qe duhet te ishte mbrapa hekurave per korrupsjon pasiv, diskutohet per kryeminister e budalliqe te tjera..Jeni brum i pakuptueshem..Karte e djegur qe fiton me listat e vjetra te qendrave civile ne Tirane ato bashkite dhe ja jep qeverrise per nje thel mish..Habitem, vetem ne Shqiperi..Ore c’fare i ndodhi atij majorit te qytetit te Ben Qikagos ?!?! E kane marre me ne interviste ??

  9. VERONIKA says:

    oooooooo moj znj Kazani,kam koh qè lexoj mediat,gazetarèt,libra,site web,çdo gjè unè lexoj çdo gjè,por me ktè shkrimin tuaj…u *dashurova*,joooo me juuuu,mè ndjeni,nuk jam kundèr LGBT,por jam etero,u dashurova me Ilir Metèn….kam bèr dhe unè 3 fèmij,por dua tè mè thotè ,tè mè tregojè sekretin e edukimit,si ja bèn kur dèrgon vajzèn tek ARJAN CANI,si ja ka dalè qè ERA,tè njoh L.Bashèn,S.Berrrrishèn…..dhe jo vetèm ti njoh,por dhe ti *ftoj*..nè darkat e tyre….ku gatuhet gjak.
    U dashurova ,pèr nder tè partisè,u *dashurova*,me KINGMAKER, e xhunglès qè ai vetè gatuan
    Pema me fryte ngacmohet–Djalli pèr interesat e veta citon Biblèn
    Ndryshe nuk do kishim bèr 3 fèmij–Kafshè riprodhuese ka plot,dhe mè ndjeni KINGMAKER,por mamaja e budallit èshtè gjithmon me barrè(kèrkoj ndjesè fèmijève tuaj,adhuroj fèmijèt,dhe tuajit)
    NJEREZ,KJO ESHTE IDEOLOGJI,U DUHET PER SHPELARJE TRURI,DUHET TE NJOHIM YLLIN ILIR META–BRAVO KAZANI,NJEREZ SI TY MANIPULOJNE TURMAT,DHE NE NGELEMI –KAZAN QE GATUAN CDO LLOJ CORBE!
    MERO BAZJA KUJDES,SE TE LEXOKA DHE TY–TE LUTEM MOS NA U DASHURO DHE TI ME KTE YLLIN E KOLEGES KAZANI
    META,tè bèj dhe unè njè pyetje:Po na erdhe nè FR,mor King-kong,na e hèngre drekèn me BEN QIMEN,na fyve rèndè paaaartinèèèèè,mè thanè qè ngelèn aty si legena-unè u thashè qè ata janè legena,nuk besoj se ti fyesh qè je krye.ari i legenave…nejse..mbas ktij shkrimi qè lexova,betohem pèr nderin(?) e partisè tènde ,qè do kènaq znj.Kazani–do ju votojjjjjj dhe unèèèèè,,,po po do votoj LSI-atè iiii hiqe,se intrigimi nuk tè doli–ta ngecèn nè fyt ngjalèn…po ti me bllok nè dor mos çaj kryet pèr asnjè….dhe Mona tè blej ndonjè fustan tjetèr,dhe filloni show…
    META,unè dal mbledh llozhra nèpèr kazanet e plehrave,dhe nuk bèhem si ty,dhe as fèmijèt e mi nuk i rris si ty-po nuk jemi njèsoj,prandaj ti operohesh shpesh herè-por kjo do horizont tè kuptosh ,,,eeeeee ti ke kokèn tè madhe dhe je i djallzuar por jo i zgjuar–kjo tè bèn njè KING-KONG!
    Kazani ,GSH,tè paguan??Apo ksaj radhe paguan Mona???

    1. anticensurë says:

      nika,
      kësaj rradhe më duket se ka pagu mero!?
      nuk e di përse e ka botuar mero këtë artikull?
      mos vallë i mungojnë shalë e bythë për llaiv still??
      është për tu habitur,mos vallë po merr dhe merua rrugën e m..,të shekullit desha të thosha!??

      1. VERONIKA says:

        Antiçensurè,naaaa mos na i akuzo Meron kaq shumè…ti i ke vendosur vetes njè emèr qè duhet tè tregojè pikèrisht lirinè e shtypit,fjalès..pra njè gazetè e respektuar duhet ti shkruaj tè gjitha,pra duhet ta bèj,jo pèr gjè po ja sikur unè mos ta lezoja,nuk kisha si tè *dashurohesha* me King-Kongun..(zot na ruaj nga kta vampira)
        Antiçensurè,nga Merua vetèm Edin mos kèrko tè shaj,pastaj tè tjerève jua lexon mirè historinè–po mendoj se do i vij radha dhe atij.
        Merua ,pak antar i byrosè politike èshtè se i heq artikujt nga faqja e parè,dhe i degdis ktej,ska faj,do i duheshin 10 moderator,eeeeee ta shpif direkt *dashurinè*-king-kongu i kazanit…tè gjithè me kkkkk qenkan kta
        èshtè dhe pak i byrosè,pak kamunist,se me mua e ka keq,1 koment po 2 jo,e loz mirè shahun….maaaa hajde merri vesh–gazetar kategori qè do selektuar rraca….duhet shumèzuar Mero dhe sterminuar kazanèt e plehrave!

      2. genta says:

        Mero po i ben nje sherbim Rames duke botuar kete artikull, per mendimin tim modest. Ne se rama i lexon keto komente, po nuk e beri ai e bejne te tjeret per te, duhet te kuptoje dhe llogarise se sa vota humb ne 23 qershor po vazhdoi me kete historine e aleances me lsi pleren!

  10. sala says:

    Edhe sikur dy dit jet te keni do i paguani dhe do i villni te gjitha, sa me von aq me keq.

  11. bato says:

    kjo pjese e shoqerise shqipetare qe i lepihen nga mbrapa ketyre plerave si saliu me mete e me te tjere eshte shoqeria qe po e prish imazhin dhe te ardhmen e shqiperise mallku qofshin ato ne krye dhe ato lypsat pisat qe i ikin nga mbrapa per nje cop pune ne shqiperi nje shumice e shoqerise eshte e kalbur e pa moral.

  12. mimi says:

    Rra i bie te jete ajo bullica prapa ne foto.Keta jane nje familje obeze e shemtuar.Me kete shkrim kjo Mira Kazhani ka dashur te rregulloje pak reputacionin e ketij koktulit.Patjeter Iliri mendon se duhet te filloje te pastoje figuren para zgjedhjeve.Por nuk mendoj se do ja arrije.Kjo familje idjotesh te fryre me pompe duan vetem para dhe cdo veprim qe kryejne e bejne vetem per para.

  13. Ilir Meta says:

    Filloni me shani tani. Sic e shihni sme plas fare te ju dhe te Edi Rama qe me zvarritet perdite nga prapa

  14. Horri i Bulevardit says:

    CUDI ME RRACEN E KETYRE PISAVE; TANI PER TU DUKUR SE JANE EDHE NJERZORE, na dalin me FEMIJE ne krahe, thua se per shkak te ketyre femijeve, ne duhet ti falim keta bastarde, te pakten beje si Saliu qe nxorri kalamjte e Argites, per te rregulluar zhgenjimin qe i ka dhene zoti Argites, me ate fytyre te para 20-miljon vjeteve, por gjeja me e mire qe pame ne ate foto berishiane, ishte vetem qeni qe si ne edhe ai dukej i friksuar, ka i fandakosuri brekgrisur i dikurshem.

  15. ELA says:

    SA E DASHKA KAZANI KETE KOKLOPEN POR NE NUK HAME BAR O KAZANSE , E KOMPLEKSUAR DHE TRUPESHK. META E KA EMRIN HAJDUT DHE KAQ MJAFTON

  16. ILIRET says:

    Meta nuk ka parti. Ai udheheq nje grup ziliqaresh e te pangopurish per pushtet. Nuk mund te parashikoj si m und te vene zgjedhjet e qershorit, por edhe kete here do te jete faktor ne politiken shqiptare. Kete ja garantojne vendet e punes qe do te kerkojne te ruajne militantat e tij. Eshte e vetmja parti qe nuk ka asnje simpatizant. Ka vetem militante. Kjo do te beje qe ndryshime te mundeshme ne keto zgjedhje, ta eleminojne si parti ne zgjedhjet qe vijne pas ketyre. Por jo ne keto zgjedhje.

  17. Fakt says:

    Ky , bashke me te shoqen jane shperfyterimi i njeriut ne gjithcka; ne trup , mendje e moral sic jane shembulli me i keq i hajduterise, legenllekut dhe blerjes per 2 leke te shpirtit te te gjithe legenave te tjere qe i rrethojne. Ilir META dhe Mona nuk zmbrapsen para asgjeje kur vjen puna te parate. Ky cifti eshte me tipiku i atij lloji poltikanesh (katundare harbute e te rrezikshem ) qe jane aty me te vetmin qellim – VJEDHJEN
    Bullshit -in qe nxjerrin keta nga goja po e hame te gjithe sot dhe me sa duket do ta hame gjate derisa Jeta e gjate qe kane perpara ti shperbleje. Keta bejne mire te kuptojne vetem nje gje – askush nuk i shpeton dot perceptimit real qe ekziston per ata te dy me gjithe cfare perfaqesojne. Askush nuk i ka ikur te vertetave, heret a vone. Askush nuk mendon se ILIRI dhe MONIKA jane ndryshe nga sa jane e bejne. Askujt nuk ja fshehin dot pallatin e pushimeve ne ” gjirin e lalezit” dhe nje pallat tjeter qe po ja u jep Lul Basha ne mes te Tiranes (etj etj..) pronar i te cilave eshte nje njeri (ILIR META) i cili pervec te qënit politikan dhe Mundës nuk ka asnje profesion tjeter dhe nuk ka punuar kurre me pare asnje dite te vetme ne jetë e askund tjeter.

  18. Engjell says:

    Je lodhur kot me kete biçim reportazhi,por dukesh ne dore dhe tastiere qe ta ka pas qejfi te lodheshe me te .
    Nuk ja vlen ,edhe mua me lodhe kot qe te lexova , nga titulli kujtova se çoç do ishte qullosur ,ne fakt ishte vetem nje pershesh me dorroboçka qe nuk hahesh as me vaj e as me uthull
    Tjeter here me mire na lini nje faqe te bardhe dhe mos na nxirrni kete lloj persheshi ju te TEMES
    Tjeter here me mire shkoni ne Vlore intervistoni beniaminet e PS qe gezojne koqet e frutave qe u dha llomka e pushtetit te L S I

  19. Delli USA says:

    Mbesa e Hysni Milloshit do te na mbushi mendjen se Ilir Meta eshte ndryshe nga cfar perceptohet ne publik.Iliri dhe ajo injorante qe ka ne krahe Monika, ka gjetur tenxherja kapakun thot bnje shprehje e popullit,jan dy bashibozuk qe i kan vehtes detyre pasurohen,dhe ja kan arritur.Cdo tentativ per ta publikuar ndryshe eshte e kot,se bemat e tyre jan te shumta.

  20. uragan says:

    Eshte nje neveri e paperballueshme, per hater te kesaj monstre u vrane kater shqiptare ne transmetim te drejtpersedrejte, por nuk e ka per gje qe t’ju kerkoje kokepalareve te tjere qe nuk i kane vrare akoma VOTAT. I duhen vota per integrimin monstres, kokepalaret dikush duhet ti coje ne Evrope. Mendoj se faji nuk eshte i ketyre krimineleve se pse jane te tille,ashtu i krijoi natyra ne fund te fundit. Fajin e kane kokepalaret qe nuk eshte akoma tek koleget e tij hajdute, BRENDA. Sepse kam nje mendim, qe ky monstra kokepalare quan te gjithe shqiptaret!?

  21. VW says:

    Jo Mira Kazhani po as Larry King nuk e rehabiliton dot figuren hajdute dhe banditeske te Ilir Metes.
    Ky cift makbethian mund te behet gjithcka, por qytetare, KURRE! Nuk ka rendesi sa euro kushton vera barolo qe qeras miqte Meta, nuk ka rendesi sa euro kushton fustani i Monikes, nuk ka rendesi sa vila ne Bllok e ne Lalz do ndertojne e mobilojne ata ishin dhe do mbeten provinciale te pagdhendur e te pasofistikuar, me sjellje te eger e agresive. Te vete-izoluar nga qyteterimi e vetmja force qe leviz kete cift eshte BABEZIA!

  22. Saimir says:

    Kjo eshte te vesh kujen. Ne asnje vend te qytetruar nuk ndodh nje gje e tille ku politikani kapet me presh ne duar ne video me ze dhe figure, vvriten kater njerez te pafajshem per bythen e tij, gjykata kerkon ti mbushe njerezve qe ajo qe pame dhe degjaum nuk ishte e vertet dhe pastaj qershia mbi torte del kokmadhi dhe te can edhe …. me dengla integrimi, lufta kunder korrupsionit, liria dhe te drejtat e kuptoni s cfare tmerri eshte. Uroj qe para drejtesise njerezore te perfundoje ky njeri se para drejtesise se Zotit do shkojme te gjithe.

    1. Drejtesia e Zotit says:

      Jam dakort me ty Saimir ! Do kete shume llogari per te dhene ilir hajduti, e ve ne nje rang me saliun. Qofshin mallkuar perjete !
      I vrafte gjaku i deshmoreve te 21 janarit, i vrane tamam si vrasin kriminelet me gjak te ftohte, ne mes te dites.Ai ishte sebepi i asaj demonstrate, i vrane dhe ky kokelopa i quajti dhe kokepalare?
      E lafte kroma dhe kolera bashke racen e keqe!

    2. alex says:

      Te lumte Saimir, pikes i ke rene. Kur del kurva Kazhani te mbroje kurven Kokemadhi!

  23. Durim Satka says:

    Po mundoheni ta “rehabilitoni” ne syte e popullit, por Ilir Meta nuk eshte gje tjeter vecse nje HAJDUT-Arsen Lupeni shqiptar-e i tille do te mbetet! Boll me figura groteske e diskretituese si Ilir Meta & LSI-Karakteri e personaliteti i Ilir Metes nuk riparohet – Vetem dicak i mungon shoqerise shqiptare- Spiro Comorra- Vertet na mungon Spiro Comora per Hajduterite e Ilir Metes-Kur themi LSI-ja nenkuptojme hajduterija-kur themi Hajduterija nenkuptojme LSI-ja!

  24. AGON says:

    Nuk me duket shume etike kjo lepirja e kesaj gazetares se Shqiptarja.com

  25. Dukati says:

    Kujt i rruhet për shkrimet rreth kriminelit dhe bamdës ptu.

  26. Miroslav Klose says:

    Znj Mira ke bere nje pershkrim ne hyrje sikur ishe reportere e luftes ne nikaragua,dhe po hyje ne zyrat e komandes se revolucionit Sandinist,pjesen tjeter nuk e lexova se nuk me rruhet shume tr.. per keta.

  27. anticensurë says:

    dy gjëra kuptova nga ky shkrim pothuase pa kuptim.
    -urrejtje-adhurimin që ka kjo gazetare për bulldogun meta!
    -reklamën që po i bëhet si një politikan i “lindur”!
    urrejtje adhurimi deri në dashuri të fshehtë duket tek krahasimi me “luanin meta” dhe tek interesi nëse egzison dashuria brënda çiftit meta!kjo grua përpiqet ti mbushë mëndjen vetes se përveç interesit nuk ka gjë tjetër!
    rreklamën po ja bën mero djali me botimine këtij shkrimi!të gjithë i bëjnë llogaritë sikur të ishin gazetarë amerikan gjerman a anglez!në ato vënde ku demokracia ka kuptimin e fjalës!
    e trajtojnë sikur meta të mos i kishte fituar me zorr të madh ato vota të majta në ’09ën dhe sikur atij të mos i ishin ofruar votat e saliut,për ti rritur besueshmërinë(fallco)që kishte populli në ndershmërinë e tij?!
    kjo gazetare karabushe,përveç këmbnguljes që ka për të arritur qëllimin nuk ja ka idenë për atë që ndodh në vënd!ajo akoma nuk e ka kuptuar se pa 3000 votat e kontrabanduara të idjot/hajdutit rama meta nuk kishte për të qënë deputet!harron se “pothuajse dyfishimi”i votave të LSI në ’11 ishte kontrabandë e saliut!harron se nesër ilir “nuhatësi politik”ose kingmakari,përveç humbjes së besimit tek ata që i kanë dhënë votën në ’09ën,ai do të ketë he hakmarrjen e berishës për tërë atë që i ka hequr nga goja gjatë këtyre 4 vjetëve!pavarsisht se meta e mbajti në pushtet berishën ai ja ka nxirë jetën dhe për këtë do të paguajë!
    e vetmja mundësi shpëtimi është mefshtësia e ramës!mefshtësia e tij mund ta fusë në koalicion!një koalicion të njëjtë me një njeri që lidh në këmbët e tij një bllok betoni në notim e sipër!

    1. anticensurë says:

      një gjë më doli nga mëndja,
      ” por mos u tregoni aq mendjelehtë sa unë,”thotë motra jonë që qëndron në tehun e një dashurie të pa zbuluar!
      të jeshë e sigurtë moj motër që nuk jemi aq mëndjelehtë sa ti dhe rama!(këtë rradhë nuk po fus meron!ai është aq i zgjuar ta kuptojë nga komentet,se ku rreh çekani.ynë)

  28. ehehehe says:

    kjo edhe paska qare tek dera e Metes per intervisten…na solli zorret tek goja kjo gazetare bythelepirese

  29. tony says:

    o Mira hik e futi naj qofte apo naj gjo tjeter…..se sje per ket pune

  30. Beni says:

    Ej o Mero mire kjo Kazhani, qe nje cope provinciale eshte, po ti o burre si e ule nivelin deri ketu me na lavderu Meten dhe familjen e tij te mrekullueshme? Me fal po sapo mu perzje.
    Klasi nuk blihet me leke thuaji Zotit.Muti, me fal Z.Meta. Ti Meta vellai i ke duart e lyera me gjak, e me leket qe na ke vjedhur. Nuk ka Armani e Cavalli qe te te ftilloje, gjalle ne bote jo.
    E na paske falur edhe Filipin zotrote, pse? Se nxori nje episod te vogel te aktivitetit tend te perditshem? Yyyyyyyyy rrace e keqe, mos u ngopsh kurre!

  31. KASOLLE says:

    O Mero per carsye e ve kete shkrim per ta reabilituar meten apo per tna ngritur nervat me kete koqe kandari.Nuk ka njeri me dy pare mend qe mos te kuptoj se e keqja e ketij vendi eshte saliu dhe ky i degjeneruari meta.Keta te dy e shkateruan kete vend.

  32. Din Kruja says:

    Me thene te drejten gazetarja e ka qare kete interviste. Ajo ka bere shkrim me porosi, ndryshe nuk merr rrogen. Gazetes Shqiptarja.com i eshte dhene detyre te kuroje imazhin e kryetarit te LSI. Kujdesi ndaj kesaj force politike duket qe eshte pjese e politikes redaksionale te percaktuar nga pronari i saj. Pra Iliri nuk ka paguar asnje lek per kete interviste.
    E vetmja gje qe autorja e shkrimit nuk ka thene te verteten eshte pjesa ku thote se ka hequr keq per te realizuar takimin me personin e intervistuar. Iliri dhe ajo kane pasur ne dore vetem percaktimin e kohes dhe vendit te takimit, por jo realizimin e tij.
    Deri ne qershor do te zbatohet shprehja popullore “gur, gur behet mur”. Mediat vizive dhe ato te shkruara me politika redaksionale te peraferta do te vazhdojne me intensitet kete proces pune. Prandaj dhe sot bota i vlereson mediat si pushtet i katert. Pra do te behet cdo gje qe LSI te mbetet faktor vendim marres ne spektrin politik shqiptar.
    Pjesa me realiste ne theniet e Ilirit jane perkufizimet e tij per Salen dhe Edin. Vecanerisht ne pershkrimin e ketij te dytit ka qene shume i sakte kur ai thote ” Rama ka vështirësi në bashkëpunim dhe nuk krijon dot ekip”.
    Ne shkrimin e saj ka nje pasaktesi kur thote per Meten “…Ka ndarë të majtën në 2003…”. Realisht ne Shqiperi nuk ka asnje parti te majte. PS qe pretendon te jete partija kryesore e majte nuk eshte e tille. Jane 2 elemente qe e perjashtojne nje mundesi te tille. E para programi i saj eshte me teper se i djathte. E dyta kreu i saj perbehet me shumice nga rokfelere shqiptare.

  33. tomor i beratit says:

    Pa u gabuar fare Ilir Meta eshte Toto Rina i Shqiperise,Eshte Bernardo Provenzano i ketij vendi te rrenuar qe ka lindur veç per te vuajtur.Ilir meta çdo gje e lidh me INTERESIN PERSONAL,çdo gje e lidh me fitimin,me dollaret.Nuk ka nje person te dyte qe mund te gerryhet me te gjithe vetem e vetem per PARA.Por nuk eshte edhe aq i zgjuar.E ka mberthyer berisha per gryke dhe ai ben kot gam-gam-gam si Qen i Zgjebosur,tundet e shkundet sikur RRETH TIJ VERTITET BOTA.POR———-Sa beson ky trap qe do te zgjase ky fortlleku i tij????????

  34. Lirka says:

    Uuuuuups! Monika, u perpoqe me te tera menyrat e tua djallezore ta rikuperoje figuren e tet shoqi, por e ke kot moj vajze. e para, kur rreshkitet keq (videoja) shperndave perrallen e thene disa here te semundjes, e dyta, nxorre femijet neper revista, e treta i meshove fort “partia e rinise”me shpellaret e tu nga Corovoda, qe sot i ke dipllomuar te gjithe me Kristal dhe kane karrige te medha, e treta na nxjerr dhe vajzat e tua neper fushata politike. A mbarove moj vajze arsenalin tend? Se ligesia jote nuk besoj te mbaroje ndonjehere vetem po te la ky popull i fjetur dhe akoma jo i nxehur mire.

  35. Ivani i madh says:

    nuk e dime kush Ere i fton e vogla apo e madhja se kjo e dyta besoj ja di radhen me shume ketyre puneve me doktora.Sa per komentin te pakten a i lexon komentet tona dhe e mer vesh sa te duam sa edhe pse kundermon dynjane prape se nuhat feliqesirat tende.

  36. lindi says:

    Me falni o njerez por me erdhen zorret ne fyt nga kjo interviste e kesaj çupelines. E kur pa? Nje dite pas perkujtimit te krimit te PAFALSHEM te 21 janarit ! O njerez pa shtylle kurrizore ! Po na pozojne si familje e lumtur ! Po a falet ajo qe lane 4 pale jetime ne mes te Evropes keta
    politikane pa skrupuj?
    Ju zenshin mallkimet e atyre qe i dogjet shpirtin !
    Amin !
    Mos harroni se Allahu thote; Ruaju mallkimit te atij qe i ke hyre ne hak se ndermjet tij dhe Allahut nuk ka perde.

  37. anonim says:

    Gazetare legene me plot kuptimin e fjales per nje interviste te dhjere habitem ku eshte qellimi i kesaj interviste cfare duhet te nxjerr une si perfundim ja pse jemi kshu ne fale kazanave te plehrave qe na u duket vetja gazetare e di sa larg fjales gazetare je ti mi mbesa palit me vite drite larg je hajta pjerdhu rrace lepirsash.

  38. valter says:

    Ti o vampir nuk je gje tjeter vetem nje hajdut i rendomte dhe paterice e saliut. Ne gjithe periudhen politike tende ske ditur tjeter te besh vetem te shkaterrosh te vjedhesh dhe sot po duken rezultatet apo frutet e politikes suaj te qelbur 20 vjeçare.

  39. mirel says:

    E nxori dhe kokmadhin tjeter ky.

  40. ermir says:

    Na hapet barkun me Familjen Adams, tani kane filuar shfrytezojne dhe kalamonin e vogel vec per nje grusht vota, tamm mostra, vec BURGU dhe DAJAKU ju ben derman. Felliqsira, njesoj si Sali skizofreni.

  41. nori says:

    ike dhe ti o mero kaq e pate na duhet ndonje gazete tjeter per te lexur te pakten a te dha ndonje dore te mire

  42. BARI BIRI KAZANIT says:

    Krriza eshte kaqe e thelle sa nuk eshe çudi qe autorja kazani pa bythe e ne menopauze ‘precoce’te jete vete ‘heroi’ biblik Daj META.
    TE SHKRUASH PER SIMBOLIN E KRIMIT E KORRUPSIONIT SHQIPETAR PAS 22 VJET SHPERBERJE ESHTE NJESOJ SI TI KENDOSH NE RREZE TE VESHIT POPULLIT NE PRAG TE VDEKJES.

  43. Shqiptari says:

    “Kam falur median, kam falur edhe Filipin”. Cfare turpi! Po kush je Ti ta falesh median, o i semur?!O Zot ne cfare “shteti” po jetojme!

    1. dumdum says:

      Fiks!
      Ky ben sikur i kane rene ne qafe mediat atij dhe jo ai gjithe popullit shqiptar.

      Po me gazetare si kjo qe lepin bythen e qe nuk ka asnje parim te gjithe te korruptuarit e kane te kollajte te duken simpatike.

      Edhe Hitlerin dhe Stalinin do te intervistonte Kazhani dhe do i dukej normale.

  44. EZ says:

    Fal zotit qe shqiperia nuk eshte ne doren tuaj, o “komentuesa”. Se me injorancen tuaj Shqiperia do ishte nje vend i eger. A nuk ju vjen turp qe ofendoni femije? A nuk ju kane mesuar prinderit edukate? Cfare eshte ky fjalor qe perdorni? Ju duket vetja te zgjuar kur shani e ofendoni femije??? Turp tiu vij. Mos beni si dhelpra dhe rrushte. Nese jeni kaq te afte, pse nuk i futemi politikes? Here tjeter beni komente te zgjuara, mos ofendoni femije.

    1. Arben says:

      Sa delikate qe qenke moj zonje! Po c’mund te thuash kur ne emer te kesaj familje vampiresh zhvishemi nga pasuria kombetare ku kane lene kockat prinderit tane dhe vriten rrugeve njerez me duar ne xhepa? Nuk te vjen fare keq per ta? Apo ata jane kokepalare kurse kjo familja lahet ne flori. Gjithsesi si ti Monika si familja jote eren e lekut do mbani gjithmone, dmth era mut. Po mos kini merak se s’keni per ti gezuar, se kush i vjedh fukarait, per hundesh i del. Shpirtkazem, njerezit po vdesin per buke, e ju kapardiseni me leke te grabitura, plehra te ndyra!

      1. EZ says:

        Arben ti qenke vertet “inteligjent”. Kur nuk i kupton komentet e te tjereve, mos komento kot, se injorance tende tregon.

  45. d.ademi says:

    turp per ne shqiptaret qe kemi ne krye keta njerez te remdomte qe fati dhe rrethanat historike qe u krijuan ne 90 na i bene peshqesh keta fshatare dhe maloke qe akoma edhe sot le te veshin xhaketa armani e kane te shkruar ne balle origjinen e tyre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje