Gazeta “Marca” publikon prova të ultimatumit kundër Murinjos

25 Janar 2013, 18:16Sport TEMA

Çështja e ultimatumit të Iker Kasijas e Serxho Ramos ndaj Florentino Perez për largimin e tyre apo Zhoze Murinjos në fund të këtij sezoni, është kthyer në një telenovelë të mirëfilltë.

Pas publikimit të djeshëm të lajmit nga gazeta “Marca”, përgënjeshtrimit nëpërmjet një konferencë për shtyp të Perez e deklaratës së dy lojtarëve, sot gazeta sportive spanjolle ka publikuar mesazhet nga informuesit brenda klubit të Realit që kanë informuar për atë që ka ndodhur në mbledhje.

“Për respekt ndaj lexuesve tanë dhe për shkak të shfaqjes publike të presidentit të Real Madrid që ka sulmuar besueshmërinë e kësaj gazete, “Marca” publikon vetëm dy ekstrakte nga komunikimi që mbështet lajmin e publikuar një ditë më parë”, shkruhet në gazetën spanjolle, në shkrimin me titull “Marca nuk gënjen”.

“Për shkak të së drejtës së sekretit profesional, nuk do të zbulohen burimet e informacionit dhe as mënyra se si janë marrë të dhënat. Por përballë akuzave të presidentit të Real Madrid se kjo gazetë kërkon të destabilizojë klubin dhe insistimi i tij se takimi më kapitenët ka qenë vetëm për premiot e lojtarëve, do t’ju tregojmë se një burim konfirmoi nëpërmjet SMS të kundërtën e fjalëve të Perez. ‘U fol për gjithçka. Dhomat e zhveshjeve, trajneri, premiot e të tjera’, shkruhet në këtë mesazh. Ashtu si publikoi kjo gazetë një ditë më parë, kapitenët i bënë të qartë presidentit se shumë lojtarë të rëndësishëm të skuadrës do të kërkojnë të largohen në verë nëse Murinjo do të vazhdojë në Madrid. Këtë e provon fraza në vazhdim që është pjesë e një bashkëbisedimi dhe ku është hequr emri i një futbollisti.: ‘Nuk është vetëm … të them që ka shumë të tjerë’’.

Me publikimin e këtyre mesazheve nga “Marca”, hapen skenarë të rinj në këtë çështje që ka bërë bujë dhe që po tregon nga dita në ditë se sa shumë është tensionuar situata në radhët e Real Madrid që pas fillimit të dobët të këtij sezoni.

7 komente në “Gazeta “Marca” publikon prova të ultimatumit kundër Murinjos”

  1. Pilo Lala says:

    Mourinjho eshte Emigrant, dhe nuk behet dot Boss ne Madrid.
    Madridi e ka marre per pune, jo per te shitur mend.
    Me sa duket eshte i afert fundi i turpshem i ketij njeriu pa edukate, qe kerkon te mbuloje paaftesine me deklarata pompoze, duke e hedhur problemin dege me dege.
    Deri tani Media ka ndihmuar padashur te mbuloje paaftesine profesionale te Mourinjhos, por tani Media eshte ajo qe do e shkaterroje perfundimisht kete trainer Medioker dhe pa edukate.
    Muaji Shkurt eshte i shkurter, po ashtu do i shkurtoje afatin ketij traineri qe matet me hijen e mengjezit.

    1. Hajt-se-folim says:

      Ik o Pilo futja ndonje pace pilaf. Emigrant me nga 10 milion euro rroge ne vit skisha degjuar.po qe ky njeriu ka fituar ne 4 kampionate te ndryshem ( si askush tjeter) dhe dy here chl si pak te tjere ( me dy skuadra) vetem ti se paske marre vesh.

      1. Pilo Lala says:

        Ne te gjitha klubet ku ka qene, i ka lene ne gjendjen sikur ka rene Bomba Atomike. Blen lojtaret me te shtrenjte, pastaj e le klubin ne pike te hallit.
        Shiko Interin, po shikon edhe Realin, qe mezi barazon me ekipin e fundit ne tabele.
        Marrdhenjet e Portugezeve me Spanjen, jane si Shqiperia me Greqine.
        Sado para te marri Mourinjho, ai nuk gezon respektin e njerezve qe punon. Kjo marrdhenje quhet EMIGRANT.
        Sa per pilafin, kur te dush kalo se do ta mbush dopjo.

        1. Horri i Bulevardit says:

          Mos harro Pilo, jepi edhe pacen me kom derri, se vetem me pilaf kam fryk se do ti mbetet ne fyt dhe mund te marresh ndonje gjobe per demtim te prones me dashje.

        2. Argita_B says:

          Eshte e vertete qe Spanja me Portugaline shkojne si macja me miun, por ne te njeten kohe jane tifozet e Realit qe adhurojne dhe kerkojne qe Ronaldos ti zgjatet kontrata duke i rritur ne menyre te ndjeshme rrogen me çdo kusht. Pra jane spanjolle qe adhurojne portugezin apo jo!!
          Murinjo nuk ka lene gjithe klubet ne gjendje katastrofe kur ka ikur, me duket se shkruan ne menyre jo objektive duke transformuar realitetin!
          Kur Murinjo iku nga Porto te Chelsea, Porto vazhdoi te jete kampione e Portugalise dhe fitoi Europa Leage me pas, kur iku nga Chelsea po ashtu Chelsea fitoi 3-4 trofe me Anchelotin, ndersa kur iku nga Inter, ekipi ishte ne fund te ciklit. Gjthesesi nuk mund te fajesosh Murinjon per gjendjen e dobet te ekipit pas largimit te tij, pasi me ate ekip Murinjo ishte kampion!
          Problemi i trajnerit te Reali i Madridit nuk qendron te Murinjo, po te ekspozimi dhe presioni i jashtezakonshem mediatik qe mbart.
          Cili trajner ka qendruar me teper se 3 vite rrjesht te Reali?

  2. niku says:

    o hajt se folim,po shko ha dhe ti ndonje pace koke.degjova se mourihno bythqiri do marri ks tiranen dhe do sjelli ronaldon,messin,drogban.ibrahimovic ne ekip dhe e kam te sigurte se do fitojne per te pesten here kompionatin.ky bythqire trajner jo vetem qe shkaterroi realin por nuk ka asnje vlere si njeri dhe as si trajner.po ikni mos na shkruani me per kete jevgjit portugez se na u be si sali monstra qe na merziti edhe facebookun.

  3. TOTILA says:

    “PILO”, E KE THENE SUPER -SAKTE !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje