Beckenbauer: Shaqiri, lojtar madhështor, dëm që nuk luan më shumë

26 Janar 2013, 11:35Sport TEMA

Që nga vera e kaluar, kur Xherdan Shaqiri qe shitur te Bajerni për 15 milionë franga (12.5 milionë euro), ai ka luajtur në 21 ndeshje në Bundesligë. Prej tyre 13 herë në ndeshjet e kampionatit, 5 herë në ndeshjet për Ligën e Kampionëve dhe 3 herë për kupën gjermane.

Megjithëse ky është një bilanc mjaft i mirë për një fillestar në klubin e madh gjerman, ka që mendojnë ndryshe. Dhe, më i madhi prej tyre është Franc Bekenbauer, legjenda e futbollit gjerman dhe botëror, i quajtur edhe “Kaiser Franz”. Ai thotë se, duke pasur parash kualitetet dhe paraqitjen e tij, Shaqiri duhej të angazhohej më shumë nga trajneri.

“Personalisht mendoj se është dëm që atij nuk i jepet shans për të luajtur më shumë. Ai luan në mënyrë shumë efektive”, ka thënë Franc për gazetën zvicerane Blick, transmeton Albinfo.

“Shaqiri sjell gjithnjë frymë të freskët në lojë, sa herë që e angazhojnë të luajë. Unë e shikoj vërtetë me kënaqësi se si luan ai pa i bërë përshtypje asgjë. Shaqiri është një talent vërtet madhështor”, përfundoi Bekenbauer.

7 komente në “Beckenbauer: Shaqiri, lojtar madhështor, dëm që nuk luan më shumë”

  1. leonardi antwerpen says:

    NJe nder talentet me te mdhenje qe ka nxjerr europa ndo njehere
    Bravo Shaqiri

    1. kulla bjeshkve says:

      Kujt i hyne ne qese.

      1. Dardan says:

        kulla bjeshkve,,, Po pra ne vende se te na sjellin ndonje lajme per Pirdhot e dhimasit e Greqis na sjellin lajme me Kosovare,

  2. sqarim says:

    sa per sqarim gazetarit ose perkthyeses: kur thuhet 21 ndeshje ne bundeslige do te thote 21 ndeshje ne kampionatin gjerman, dhe jo 13.

  3. MALUA says:

    SHIKOJE NE SURRAT dhe i vini cmimin ketij SHAL–QIRIT . Une e kam thene qe para 5-6 muajsh qe ky topi i llastikut te dikureshem eshte fryre shume dhe KCEN sikur DACI . O BECKENBAUER KONTRAVERSI DHE MENDJELLIU .Me duhet te pohoj se po noton shume KUNDER RRYMES .Ulu pak ulu se po te shikon KALAJA. SHAL-QIRI eshte as me shume e as me pak …..nje medioker .Do t’a vertetoje koha thenien time . Ka vetem FUQINE E MOSHES DHE ASGJE .

  4. alban says:

    shkofshin ne djall te gjithe shqipfolesit rrenegat qe kan zili talentat shqiptar!

  5. Horri i Bulevardit says:

    Shaqiri esht nje talent qe vecanerisht ne shqiptaret duhet ta stimulojm te pakten nga ana morale dhe mos te bejme si gore, qe ate qe seshte e imja, eshte e keqe, Jo ai eshte nje shqiptar i talentuar, qe na ben edhe ne krenare.
    Jo vetem qe fjalet e te madhit me te medhenjve Beckenbauer, jane te sakta, por Shqiri duhet ti marre keto fjale si nje frymezim, per te dhene akoma me shume.
    Kush mendon se Shaqiri eshte nje medioker, ate ta shohi tek vetja e vet e deshtuar.
    Te uroj me te miren djale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje