UEFA ka konfirmuar sot formulën e zhvillimit të Euro 2020 në 13 vende të ndryshme të kontinentit, në një aktivitet që zhvillohet për herë të parë në këtë mënyrë. Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Xhani Infantino, ka konfirmuar se nuk do të kishte një skuadër pritëse të këtij turneut, ndërsa nuk janë caktuar ende shtetet që do të presin ndeshjet e këtij aktiviteti.
“Ndeshjet e Evropianit do të ndahen në 13 grupe, me 12 qytete që do të kenë 3 ndeshje të fazës në grupe e një të eliminimit direkt, si dhe një qytet tjetër ku do të zhvillohen dy gjysmëfinalet dhe finalja. Do të jetë vetëm një stadium për çdo shtet dhe kjo do të thotë se gjysmëfinalet dhe finalja do të luhen në të njëjtin impiant. Vendet pritëse nuk do të kualifikohen automatikisht, por nëse kualifikohen në aktivitet, do të kenë të garantuara të paktën dy ndeshje në fushën e tyre gjatë fazës në grupe”, tha Infantino.
Qyteti i Stambollit mbetet favoriti për të siguruar finalen e madhe, pasi ka edhe mbështetjen e Mishel Platini, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë nëse ky qytet siguron edhe Lojërat Olimpike të vitit 2020.
UEFA gjithashtu konfirmoi se edhe 2 qytete me stadiume me kapacitet më të vogël do të ishin mes 13 atyre të përzgjedhura, në mënyrë që t’u lejohet edhe vendeve të vogla të marrin pjesë në procesin e përzgjedhjes. Kjo bëhet pasi vetëm 21 nga 53 vendet anëtare të UEFA-s kanë stadiume me kapacitet 50 mijë apo më shumë vendesh.
Dy qytete pritëse mund të kenë një stadium me kapacitet të ulët deri në 30 mijë vende, 10 stadiume do të kenë një kapacitet minimal prej 50 mijë vendesh, ndërsa katër stadiumet që do të përzgjidhen për çerekfinalet duhet të kenë një kapacitet prej të paktën 60 mijë vendesh. Qyteti që organizon finalen dhe gjysmëfinalet duhet të ketë një stadium me kapacitetin që kalon 70 mijë vendet.
Ndërkohë, u konfirmua se gjatë Asamblesë së UEFA-s të zhvilluar gjatë dy ditëve të fundit, disa vende anëtare i kanë kërkuar presidentit Mishel Platini që të kandidojë për kreun e FIFA-s, pas largimit të Sep Blater./lajmeshqip
Ja hodhem,stadiumi yne I ri qe u be per nder te 100 vjetorit te pavaresise eshte 75.000 vende,keshtu qe finalja behet ne Tirane.
Ky eshte fat!
Jam i sigurte qe dy ndeshje do bohen ne Shqypni. Me gjithe ato stadiume te shkelqyera qe kemi ne.