Roberto Di Mateo thuajse është zhdukur nga qarkullimi që nga momenti kur u shkarkua nga drejtimi i Çelsit, dy muaj më parë. Por trajneri italian ka gjetur kohën të tregojë pak nga eksperienca e tij duke folur për “La Gazzetta Dello Sport”, ku ka dhënë mendimet për ngjarjet e fundit në futboll, duke filluar nga interesimi i klubeve italiane për Didier Drogba.
“Te Çelsi ishte mbreti, ka qenë 8 vite aty dhe ka shënuar shumë gola. Ai është një njeri që ka një shpirt të madh grupi dhe një personalitet të jashtëzakonshëm. Ishte mahnitëse të shihje besimin që u transmetonte shokëve të skuadrës. Me atë fitohet. Kam folur me të dy ditë më parë, ashtu si edhe me Lampard, por nuk mund t’ju tregoj se çfarë do të bëjnë”.
“Është e vërtetë që Drogba është 35 vjeç, por karrierat e futbollistëve janë zgjatur. Merita është e sistemit të stërvitjes, ushqimit. Didier është një profesionist ekzemplar, një blerje e shkëlqyer për këdo”, tha Di Mateo, i cili ka zbuluar se nuk ka planifikuar ende kur do të kthehet në drejtimin një skuadre.
“Kam një kontratë me Çelsin deri në vitin 2014 dhe kam vetëm pak muaj që jam i papunë, nuk është se jam mërzitur ende. Guardiola te Bajern? Ka qenë një zgjedhje e goditur për të dy palët. Guardiola është një prej trajnerëve më të mirë në botë dhe Bajerni është një klub i pasur, shumë serioz, me një histori të madhe. Do të jetë një çift i bukur”.
Në fund, nuk kanë munguar komentet për Ligën e Kampioneve dhe atë që do të jetë pasardhësi i Çelsit të tij.
“Ka shumë skuadra të forta, jo vetëm Barça. Është një turne interesant në këtë sezon, pasi është kthyer Juventusi, është PSZH apo edhe Borusia Dormtund që në dy vitet e fundit po bën një futboll të shkëlqyer. Është e vështirë të thuash se kush mund ta fitojë”.
“Si mundet Barça? Para se të luaja kundër tyre një vit më parë, pashë shumë ndeshje të tyre. Çdo skuadër bënte gjëra të ndryshme, mbrojtje zonale, individuale, 4-3-3, 4-5-1, presing të lartë, presing të ulët. Rezultati ishte i njëjtë, sepse kalonte Barça. Ndaj vendosëm që të përqendroheshim te vetja, te ajo që dinim të bënim më mirë. Milani për të kaluar Barcelonën duhet të ketë shumë durim. Është e kotë të merresh me lojën e tyre, ka periudha gjatë ndeshjes kur nuk e sheh kurrë topin. Duhet të kesh besim në vete dhe të jesh pak fat”, tha Di Mateo, i cili mendon se epitetet si trajner mbrojtës, nuk është se e shqetësojnë shumë.
“Komentet kundër lojës së Çelsit nuk më kanë ofenduar, nuk më prekte asgjë. Kur bën provë të fitosh, të intereson vetëm ajo gjë. A doni t’ju them atë që mendoj? Të fitosh një Ligë Kampionesh është një gjë shumë e vështirë, më e vështirë se të fitosh një kampionat. A e dini sa njerëz do të donin të ishin në vendin tim?”.
Per menyren se si CHELSEA e eleminoi BARCELONEN , une e falenderoj ekipin DHE DI MATEON . Vetem me katenacio mund te ndalet BARCELONA ,por duhet te jesh ITALIAN ose t;a kesh studiuar ate deri ne INFINIT . ITALIA ,pamvaresisht se 2 TITUJT E 1982 DHE 2006 I MORI ME MERITEN ME TE PLOTE sa qe asnjeri nuk ka goje te flase ,por 4 nga gjithsejt 5 GOLAT E 2 FINALEVE erdhen nga kunder-ataku ,por i egzekutuar aq mire dhe perfekt sa vetem ITALIANET dine t’a bejne . DHE DI MATEO kete stil luajti me barcelonen ,por kjo menyre loje per mua vlen per 1 apo 2 NDESHJE ME ELEMINIME DIREKT ,sepse te krijon shume stres dhe raskapitje FIZIKE DHE MENDORE ,DHE NERVAT E FUTBOLLISTEVE DUHET TE JENE ME FIJE CELIKU !!
Barcelonen,por edhe Realin, i eliminoi UEFA sepse futbolli nuk do kishte me kuptim.Ishte shume qesharake se si edhe Celsi edhe Bajern nuk benin dot gola ndaj Barcelones e Realit te cilat nuk luanin.Shume qesharake.Nje bllof i vertete.
“SINGER ” ,te kendofte shpirti . Nuk doja t’a thoja kaq netto dhe SHQIP. Ke te drejte .
Totilla je perfekt,komplimenta!