Adriano Galiani praktikisht ka mbyllur merkaton e emrave te mëdhenj për Milanin, duke bërë të ditur se as Didier Drogba e as Rikardo Kaka nuk do të bëhen pjesë e kuqezinjve gjatë janarit, ndërsa mbetet një rreze shumë e vogël shprese për Mario Balotelin.
“Ata dy nuk do të vijnë me 101%”, ishte përgjigja e tij para gazetarëve, duke mbyllur praktikisht çështjen për sulmuesin nga Bregu i Fildishtë dhe brazilianin e Real Madrid. “Për Marion është një 99.9% jo”, ishte batuta e tij mbi Balotelin, duke treguar se marrëveshja është shumë e komplikuar dhe thuajse e pamundur për t’u realizuar përballë pretendimeve të Mançester Sitit që kërkon një shifër mbi 30 milion euro për sulmuesin italian.
Sipas Galianit, nga skuadra nuk lëvizin as dy mbrojtësit Abate dhe Antonini, ndonëse ditët e fundit flitej për një interesim të skuadrave ruse që ishin gati të paguanin shuma të kënaqshme për të dy futbollistët.
“Menaxheri i tyre, Andre D’Amiko, ishte në Rusi vetëm për të mundësuar transferimin e Boketit nga Rubin Kazan te Spartak Moska”, shpjegoi administratori i Milanit.
Megjithatë, shpresat për realizimin e një prej transferimeve të mësipërme nuk është se janë shuar përfundimisht, të paktën sipas asaj që deklaroi po sot trajneri i kuqezinjve, Masimiliano Alegri.
“Kaka është një kampion, Reali e ka paguar shtrenjtë si futbollist dhe mendoj se vetëm Galiani mund të zgjidhë çështje të tilla”, ishin fjalët e teknikut të Milanit.
FILLOJ FUSHATA E BERLUSKONIT TIFOZAT E MILANIT JAN TRADHETUAR NGA BUNGA BUNGA