Rama: Berisha po kapet pas fantazmave të nacionalizmit, për të shmangur vëmendjen nga situata kritike

26 Janar 2013, 13:41Politika TEMA

Me një minutë heshtje në nderim të vdekjes së komisar Musa Skura ka filluar mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS, ku pritet të vendosen piketat kryesore të fushatës elektorale të partisë më të madhe opozitare për zgjedhjet e 23 qershorit. Kreu i PS në pasim të heshtjes, e ka përqendruar më tej fjalën e tij të rastit, në atë të cilën ai e quajti shitjen e ndeshjes nga qeveria përballë krimit, duke premtuar plan të qartë masash në 300 ditët e parë të qeverisjes së PS pas 23 qershorit. Rama ndër të tjera ka vënë në dukje mungesën e sigurisë në rrugë dhe po ashtu edhe kushtet e vështira në të cilat ndodhet policia e shtetit.

“Hapja e një lufte frontale me krimin dhe rivendosja e autoritetit të shtetit në të gjithë territorin do të jetë primare në 300 ditët e parë të qeverisjes sonë. Policia e Shtetit është e tradhtuar në misionin e saj. Kur Partia Demokratike erdhi në qeveri evidentoheshin 8 250 krime në atë vit. Në 2012 u evidentuan 20 688 krime, pra 12 438 krime më shumë. Që do të thotë se vit pas viti kemi një mesatare rritjeje me 1 500 krime. Vetëm viti 2012 në raport me 2011 evidentoi 3 029 vepra penale më shumë. Kemi koeficientin e vrasjes për 100 mijë banorë më të lartin në Europë. Është një kupolë, ku Ministri i Brendshëm i radhës, dhe radhë pas radhe vjen si një lloj degradimi i species, dhe disa koka të mëdha në kupolën e Policisë së Shtetit e imponojnë, ndërkohë që janë aty për të përfituar. Policia sot ka trajtimin më të ulët financiar në gjithë rajonin dhe nuk po flasim për Europën, më të ulët se në Kosovë, më të ulët se në Maqedoni, më të ulët se në Bosnje. Policët sot nuk marrin shpërblimet, nuk paguhen për orët shtesë, makinat iu mbeten rëndom pa karburant, sepse është polici e tradhtuar, është polici e abuzuar, është polici e rrënuar. Programi ynë për rimëkëmbjen e Policisë së Shtetit, rivendosjen e dinjitetit të policit, ringritjen e autoritetit të komisarit dhe rivënien e profesionalizmit në themelin e punës së uniformave blu, do të sjellë ndryshime rrënjësore për forcat e rendit, duke u kthyer qytetarëve sigurinë e humbur. Unë premtoj se në 300 ditët e para të qeverisjes sonë shqiptarët do të shikojnë me sytë e tyre një Polici të Shtetit që nuk e kanë parë asnjëherë. Në rrugën tonë të Rilindjes do të kenë provat e qarta të vënies së Policisë së Shtetit në shërbimin e tyre, si një garanci për sigurinë e tyre. Shqipëria do të ketë provën kuptimplotë se në qoftë se loja nuk shitet në kupolën e Ministrisë së Brendshme, skuadra e Policisë së Shtetit fiton në çdo ndeshje me krimin dhe me kriminelët”, tha Rama.

Bashkimi kombëtar dhe tensionet me fqinjët ka qenë një tjetër pikë e trajtuar nga Rama, ku akuzoi kryeministrin se po transformon rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon. Duke vlerësuar se kryeministri po kapet pas fantazmës nacionaliste në përpjekje për të shmangur vëmendjen nga situata kritike në vend, ai lëshoi një apel në drejtim të tij që të mos përziejë interesat e punëve të mëdha të kombit me interesat e tij personalë për mbajtjen e pushtetit.

“Kryeministri kapet me dëshpërim pas fantazmës së nacionalizmit. Kreu i qeverisë po rrezikon ta transformojë rolin konstruktiv në rajon, po cenon bashkëpunimin me SHBA. Bashkimi i shqiptarëve s’mund të bëhet përmes mjeteve të së shkuarës. Ideali i bashkimit të shqiptarëve si komb është në frymën e vet, por bota e sotme është një botë e re, me mjete dhe rrugë të reja. Shqiptarët kanë fituar beteja të rëndësishme, ajo për Kosovën e pavarur kulmon me dinjitet por është e fituar si një e drejtë për veten, por jo mbi ato nacionaliste, ndaj kanë gjetur dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve. I bëj apel kryeministrit, mos përzieni interesat e punëve të mëdha të kombit me interesat e mbajtjes së pushtetit personal. Ne kemi një plan të shpallur për të afruar shqiptarët në rajon. Kryeministri s’ka asnjë plan veç retorikës. Ne duam të punojmë pas 23 qershorit me qeverisë e Kosovës për çështjen e sigurimit, për sistemin e përbashkët në dy shtete, sovranitetit ushqimor, ofertën e përbashkët turistike. Ndërsa Kryeministri ç’bëri në 8 vite? Anuloi interkonjeksionin, bëri një abetare me gabime, luftë me pataten dhe u krenua me turistët e ardhur nga Kosova. Rruga e Kombit mbetet e vetmja gjë e hairit”, deklaroi Rama.

Lideri i PS-së s’ka lënë jashtë vëmendjes edhe zgjedhjet, arsyeja e vërtetë e  mbledhjes së Asamblesë, ku tha se  “duhet ta mundim makinën e manipulimit të zgjedhjeve. Mënyra më e mirë është pjesëmarrja në zgjedhje”.

Përgatitjet për zgjedhjet, që nisin me shpërndarjen e strukturave për verifikimin e listave elektorale e për mbrojtjen e votës, por edhe zgjerimi i koalicionit do jenë baza e diskutimit në mbledhjen e forumit të më lartë vendimmarrës të socialistëve.

Por në kushtet kur rishpërndarja e mandateve është kthyer në pikën më të fortë ndarëse mes PD e PS, sekretari organizativ, Blendi Klosi deklaroi një ditë më parë se Asambleja do diskutojë edhe qëndrimin që do mbajë selia rozë ndaj vendimmarrjes së KQZ-së.

Asambleja Kombëtare u parapri nga mbledhja se kryesisë së PS dhe takimit të kreut të PS, Edi Rama me aleatët dy ditë më parë.

16 komente në “Rama: Berisha po kapet pas fantazmave të nacionalizmit, për të shmangur vëmendjen nga situata kritike”

  1. coku says:

    kur do vijne njerezit te qeverisin e te ikin zombit e tanishem. me duket ne 24/06/2013. deri atehere durim dhe mbani mendjen se shume gjera do ndodhin por mos u coroditni.

    1. Ramy says:

      Po ku do me zombi se Edushkin o cokuuuu, jeni verbuarê ore mjerana

      1. coku says:

        nuk jemi verbuar por jemi me mend ne koke. te terhoqi veshin doktori qe nuk komentove i pari se ai e lexon temen cdo moment. mos u merzit kjo pune behet me zemer e jo me pare. prsh. pershendet edhe doktorin nga ana ime kur te telefonoje heren tjeter.

        1. domosdshmeria says:

          Te vrasim Varferine
          Te vrasim Shkaterimin
          Te Vrasim Krimin
          Te vrasim Primitivitetin
          Te vrasim Borxhin
          Te vrasim Manipulimin
          mbi te gjitha
          Te vrasim Saliun me Voten tone
          Keshtu kemi siguruar veten
          dhe femijet tane.
          Kemi shpetuar Shqiperine.

    2. leonardi antwerpen says:

      Me Edin ne krye problemet tensionet ne ballkan do ulen ne menyer te ndjeshme. Mardhenjet me Greqine dhe Serbine do normalizohen gradualisht.Por B.Eeuropjan harrone nje here dhe mire sepse se fut kush dy Greqi boll e kan nje dhe spo din çka te bejne me te.

  2. raimondi says:

    Edi RAMA nuk duhet te fitoje , sepse nga menyra si e trajton ceshtjen e Bashkimit kombetar tregon se eshte kunder saj dhe nen efektin e polikes greke

    Ky nuk e kupton se nga Bashkimi jone ritja jone ekonomike pershpejtohet ne emnyre te jashtezakonshme

    Une nuk e kuptoj pse ky eshte kunder Bashkimit Kombetar _Kaq shume frike paska ky njeri nga Greqia ?????

    USA nuk eshte kunder Bashkimit kombetar me Kosoven, dhe Sala nuk po thote se do bejme ndonje Bashkim kombetar sipas ….”mjeteve te se shkuares” qe akuzon Edi

    Ne fakt nuk kuptohet ca do te thote ky me “metoda te se shkuares”, se Sala nuk thote te bejme Lufte …

    Ky nuk di ca thote …..Edi qenkerka me termend nen varesine e politkes greke

    Nga sa duket qellimi i Edit dhe i politikes greke eshte qe te humbin momentin
    per te bere Bashkimin tani, sepse e dijne qe po iku ky moment Bashkimi jone nuk behet me

    Si ka mundesi ky njeri qenkerka kaq shume ne sherbim te politikes greke….????

    1. coku says:

      keto pyetje beja vete edit e mos hidh vrer ketu. sala eshte spiune serbi dhe edi do apo nuk do ti e doktori yt do te beje bashkimin e shqiptareve e jo te hajduteve. prsh.

    2. Sa histerik qenke mer PeDer-Orator ,duket se e bo me epsh te modh Gojoren .
      Duket qi rreklamamimi “saliut” varur posht nen kombet e Rames nga halea 55-se te ka shtuar pasionin pas atij te Edi-t .
      Vazhdo rajPeDer se e boke bukur.

    3. albi says:

      shko meso te shkruash shqip nje here pastaj bej analiza politike. injorant.

      ti je i vetmi produkt me rritje te jashtezakonshme nga qeverisja e hajduteve.

  3. EDI RAMA DHE 40 BARJABET says:

    MOS KE FRIGE EDI ME ARDHJEN E 3 PARTIVE KOMUNISTE NE KOALICION ME JU FI
    TOREN E KENI TE SIGURTE.QEMAL QIQOLLARI KRYETAR I PARTIS KOMUNISTE 2:MARKO DAJTI KRYETAR I PARTIS SE PUNES SE REFORMUAR 3:PRENG QUNI KRYETAR I PARTIS KOMUNISTE TE REFORMUAR PRA ME ISH KOOPERTIVAT DHE ISH -BYROISTET.UNE DO JU PROPOZOJ EDHE PARTINE E FANTAZMES KOMUNISTE TE BENI KOALICION ME KRYETAR FANTAZMA ENVERIT.ME KETO PARTI DO LUFTONI KRIMIN DHE MAKINEN E MANIPULIMIT

    1. coku says:

      per tu dhe gjithe shoket e tu nje pershendetje njerezore per te qetsuar trurin nga endrat me fantazma. relax
      http://www.youtube.com/watch?v=FVCXWMZ_q8A

  4. Kritiku says:

    Paska hedhur Shpellari analfabetet e vet qe te komentojne ketu! Aq shume i ka hyre frika Berishes saqe nuk le gje pa shpifur ashtu si dhe keta qe komentojne kundra Rames, qe nuk jane gje tjeter pervec disa shpellare qe me nivelin e inteligjences se tyre nuk rradhiten dot ne krah te njerezve.
    Kur te vije Rama ne pushtet do te bente gabimin me te madh nese nuk e spastronte nje here e mire te gjithe administraten te mbushur me shpellare analfabete. Duhet te marre fund nje here e mire punesimi i shpellareve. Ata nuk e kane vendin me prane nesh.
    Pastaj, Rama per te realizuar qellimet e partise se tij per rimekembjen e ekonomise duhet patjeter te sekuestroje te gjitha pasurite e vena ne menyre joligjore te shpellareve. Arka e shtetit me kto te ardhura do te mbushet, sepse me kete gjendje qe e ka katandosur Berisha ekonomine shqiptare nuk ka vend me per rimekembje.

  5. al says:

    nacionalizmi sot eshte armik i lirise dhe shkak konflikti rajonal. ka te drejte rama qe thote cdo bashkim shqiptaresh sipas rregullave te bashkimit europian. sot me shume se kurre duhet te jesh patriot ,te duash atdheun kombin por mbi te gjitha te jesh i forte ekonomikisht. si vend i vogel ne smund te vendosim veton. duam sduam ne fati jone eshte i lidhur me shtetet e medha ato kryen ndarjen ne 1913 dhe po ato ishin qe i dhane4 lirine kosoves. prandaj disa politikan mos ta rrejne populli8n me mashtrime per zgjedhjet. ta dine te gjithe se zgjedhjet e qershorit do te kene ne fokusin e ture dy gjera ekonomine dhe e dyta shtetin ligjor sa per status dhe per nacionalizma boshe as i bjen mendja shqiptarit sot.ramy si rush qe eshte sheh endra ne diell . ti nuk din shqip don dhe me komentuar. jep nje mendim te sakte dhe mos ofendo se je bo si kazani shpum ne blog.

  6. Meleku says:

    300 dite! Thuaj te pakten 1 vit te plote se keshtu me data te sakta pak si e veshtire.
    Po kete numrin 300 e paske shume qejf.
    300 dite rend europian.
    300 mije vende pune vetem gjate mandatit te pare. Kush e di se sa mandatin e dyte?

    Ndersa ne problemet kombetare dhe ato nderkombetare per ibret. S’ke ndjenje per kete del kaq bllof.
    Cilat jane mjetet dhe rruget e kaluara qe po perdorka Berisha per afrimin kombetar? Sqaroje publikun e mos i mbaj gjerat ne goje sepse eshte shenje dobesie.

  7. luis says:

    Kam menduar per nje fare Raimondi qe komenton ketu ne kete forum se mund ti kete dy pare mend ne koke por po e shoh dita dites se qenka nje njeri i kompleksuar keqas nga nje fryme radikaliste islamike te tipit taleban sa qe eshte verbuar teresisht ne shpirtin e tij dhe nuk sheh me tutje pervec handikapjes se tij islamiste dhe nuk e ka aspak frymen europiane.I them ketij palaco shko e jeto te pakten nje jave te vetme ne ato vende qe ti i ke per zemer se do flasesh me keq se une per metoden dhe zhvillimin qe kane vellezerit e tu shpirteror.
    Shqiptaret e Kosoves gezojne ato gjera qe dikur as nuk i kane pare ne enderr fale idealeve perendimore te te madhit IBRAHIM RUGOVA qe trokiti dere me dere dhe nuk kerkoj tjeter perpos drejtave per kombin e vet dhe asnehere te vetme nuk u mor me idiotesira dhe me thashetheme dhe as u kerkoj ndihme vellezerve te tu islamike sepse e dinte mire se shpetimi nuk vjen prej tyre por prej ayteve qe ua dhane lirine e kjo liri sot nuk duhet te neperkembet prej nje maskaraj si Saliu qe vec fjaleve asnjehere te vetme nuk punoj ne realitet.
    EDI RAMA ka folur me nje gjuhe te jashtezakonshme te nje diplomati te kalibrit dhe me nje atdhedashuri te pashoqe.
    Shqiptaret duhet te punojne me nje kujdes te jashtezakonshem ashtu sic kane vepruar ne keto vitet e fundit dhe jo ta shkermoqin ate qe kane arritur dhe jam i bindur se me EDI RAMEN bashkimi i shqiptareve do te arrihet patjeter fale tolerances dhe largpamesise se tij politike.
    Ti Raimondo e do shpetimin vetem nga islamiket sepse i tille je edukuar dhe i ushqyer pavaresisht se fort te pelqen ushqimi perendimor ku ti jeton.
    FARE E KEQE.

  8. ELI USA says:

    Jeni bere i besueshem kohet efundit shoku Rama per 3OO dite me 3O petrita komuniste lule ju do ta beni SHqiperine e kuqe si xhaxhi Enver kah moti.Z.KRYMINISTER PER BASHKIMIN KOMBETAR ESHTE SHPREHUR SHUME QARTE BASHKIMI KOMBETAR NEPERMJET BE.KJO ESHTE MADHORE DHE E DESHIROJNE TE GJITHE SHQIPTARET KUDO QE NDODHEN PERVEC JUSH DHE SHPURES QE JU VJEN PAS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje