Mero Baze: Klanet “Topalli” e “Basha”. Si dhe pse ka lindur përplasja dhe kush ka më shumë pushtet dhe para? Çfarë përfaqësojnë aktualisht “grupimi i Shkodrës” dhe “grupimi i Argitës”? Cilat janë shtresëzimet në PD që vërtiten rrotull Berishës, si satelitë? Pse grupi i Argita Berishës dhe Lulzim Bashës janë pranë Metës dhe kush e përfaqëson PD-në tradicionale? Pse disave nuk u del rroga në fund të muajit dhe të tjerët janë bërë miliarderë?
Intervistoi: Adrian Thano
Mero Baze është ndjekës i afërt dhe njohës i situatës së brendshme në PD. Ditët e fundit kemi pasur shumë mesazhe në DITA lidhur me disa shkrime që flasin për klanet Topalli e Basha brenda kësaj partie. Vendosëm t’i bëjmë një intervistë Bazes me këtë temë.
Z.Baze, si një ndjekës i afërt dhe njohës i situatës së brendshme në PD, sa të besueshëm janë zërat që dalin përherë e më shpesh në publik për grupet Topalli-Basha në këtë parti?
Më shumë se sa grupe ekziston një kontradiktë e tejzgjatur që ka marrë formën e luftës së klaneve mes zonjës Topalli dhe prurjeve të vitit 2005 në PD. Arsyet janë shumë më komplekse se sa një ndarje klanesh. Zonja Topalli deri në vitin 2005 ishte drejtuesja më konfidente me Berishën në PD dhe ajo pa me sytë e saj se si prurjet e reja nuk kaluan nga filtri i PD-së por nga përzgjedhje familjare të Berishës, duke injoruar edhe formalisht PD-në. Ky ishte mospajtimi i parë i saj me prurjet në PD. Krisja mes saj dhe prurjeve të Berishës nuk u riparua kurrë. As Berisha vetë nuk ka marrë mundimin ta korrektojë, por është përpjekur t’i kompensojë palët me pushtet për t’i mbajtur të dyja në shërbim të tij.
Çfarë përfaqësojnë Topalli e Basha në PD aktualisht? Ish-kryeministri Majko në një intervistë të para dy ditëve në Dita flet për përplasje midis “tradicionalistëve” të Jozefina Topallit dhe “pragmatistëve” të pushtetit ekonomik të Lulëzim Bashës brenda PD. Thotë edhe se “grupi” i Shkodrës do e trajtojë Bashën si fëmijë jashtëmartesor të së djathtës”…
Topalli përfaqëson në PD një brez që ka përjetuar një opozitë të ashpër dhe të vështirë dhe ky fluks brenda PD-së; identifikohet me të, por jo se ajo është shefe e tyre. Të gjithë aty njohin për shef Berishën dhe gara është se kush është më i vlefshëm për të. Ndaj këto polemika nuk sjellin progres por regres. Ato forcojnë pushtetin e Berishës dhe nuk sjellin alternativë brenda PD-së. Me ikjen e Berishës nuk ka kuptim më të flitet për grupe, pasi do të jetë një situatë krejt e ndryshme. Topalli dhe Basha nuk do të kenë kohë as të grinden me njëri-tjetrin. E ardhmja e PD-së do t’i takoj dikujt që ka qenë kritik me Berishën dhe jo nostalgjikët e tij. Sillni pak ndërmend partinë e Punës dhe kujtohuni që asnjë grup rival që adhuronte Enver Hoxhën nuk e gëzoi dot. Kur PD të shkërmoqet ajo mund të ribëhet nga dikush që është i ndryshëm nga Berisha dhe jo nga të klonuarit e tij. Ndaj nuk shikoj rivalitet Topalli- Basha pas ikjes së Berishës. Të dy do të jenë në anijen që do mbytet.
Në skandalin Ansar- Berishajt, duket qartë që ish-ministri i jashtëm Lulëzim Basha është bërë (bashkë me KESH-in) pjesë e ndëshkimit që familja e kryeministrit i dha biznesmenit kur ky nuk pranoi të paguante ryshfetin për Argita Berishën. KESH njoftoi anulimin e projektit kurse Basha firmosi heqjen e një titulli konsull nderi që ai kish. Si funksionon ky klan, është mes PD-së dhe familjes së Berishës, sa afër njërës apo tjetrës?
Lulëzim Basha është qartazi përfaqësuesi i Argitës dhe Familjes Berisha në pushtet. Ai ishte një përkthyes i rëndomtë në Kosovë dhe u soll në Tiranë bashkë me të tjerë nga Argita. Është një listë prej gati dhjetë vetësh që u kthyen nga përkthyes të rëndomtë në UNMIK, në udhëheqës të Shqipërisë vetëm se ishin sjellë mirë me Argitën në Kosovë. Kaq banale është kjo histori. Në krye të kësaj liste është Lulëzim Basha
Të tjerët?
Janë të preferuarit e saj, Albana Vokshi, Florian Mima, Petraq Milo, Edit Harxhi, Mal Berisha, etj. Këta plus disa rekomandime të tjera në KOP nga Tirana (që kaluan sërish në filtrin e familjes) përbëjnë atë që quhet grupi i Bashës. Tashmë këtij grupi i është bashkangjitur çdokush që nuk ka qenë me PD para vitit 2005 dhe që ndjehet i huaj në bazën e asaj partie. Aq e vërtet është kjo sa ky grup është më afër me Ilir Metën se sa me pjesën tjetër të PD-së. Ka mes tyre plot ish socialistë siç është vetë familja e gruas së Lulëzim Bashës, që njiheshin më parë në opinion si njerëz të afërt me Gramoz Ruçin.
Në vitin 2009 kur unë botova së pari skandalin me Ansar, Basha është marrë personalisht me të që ai ta përgënjeshtronte. Dhe kur nuk pranoi, i hoqi titullin konsull nderi që përmendët ju. Basha bën çdo gjë që i kërkon Argita. Është i preokupuar deri në detaje për të qenë i besuari i saj.
Pse kanë lindur këto grupime?
U përpoqa ta shpjegoj më lart: Kanë lindur nga raporti i ndryshëm që ata kanë pasur me historinë e Partisë Demokratike. Është beteja mes atyre që sollën PD-në në pushtet dhe ata që u thirrën për të marrë pushtetin.
Cili është grupimi më potent? Është çështje parash apo pushteti?
Nga pikëpamja politike në PD është grupi që identifikohet me Topallin. Por sa i përket pushtetit dhe parave e ka grupi i Lulëzim Bashës. Topalli mund të bëjë plot marrëzira dhe gjeste idiote nga servilizmi, por nuk ka krijuar një sistem korruptimi dhe kapje shteti sikurse e bija e Berishës dhe adjutanti i saj në pushtet Lulëzim Basha. Shikoni se çfarë kontrasti ka: Basha dhe Argita merren çdo ditë të sqarojnë a ka marrë apo jo pare Argita nga pushteti i babait, ndërsa Topalli mbledh firma nëpunësish kundër Ramës. Është axhendë krejt e ndryshme. Njëra tërësisht personale dhe financiare, tjetra politike.
A është rritur “klani Basha” apo i familjarëve të Berishës aq sa të mund të “kafshojë” le të themi, këtë klanin Topalli? Kam parasysh disa disa zhvillime të muajve të fundit, sidomos çështja e emërimit të një Presidenti partiak…
Besoj se Berisha i kompenson bollshëm për t’i mbajtur në lojë. Në fakt aty ku thoni ju, Berisha rrezikoi shumë duke shmangur Topallin nga presidenca për shkak të Bashës, por ajo e pranoi këtë fat. Për këtë arsye Berisha e lejon atë të duket e fortë dhe radikale, por realisht nuk ka shumë pushtet. Njerëzit rrotull saj kanë dhe më pak akoma. Nuk janë të përfshirë në afera financiare dhe nuk kanë shumë gjëra në dorë. Por janë thjeshtë të devotshëm. Shikoni p.sh Gent Strazimirin, ai qe me akuzon mua dhe kolege të mi për puçistë më 21 janar. Ne rrethana te tjera duhet ta quaja idiot si për shembull Halimin. Por në të vërtetë është ndryshe. Kam frikë se atij mund të mos i dalë rroga në fund të muajit, dhe të mos i dalë shpirti pa mbrojtur Berishën përditë biles dhe në kontrast të fort me standardin e tij kulturor që është mbi nivelin e një përkthyesi të UNMIK. Është pikërisht stili i këtij shtresëzimi që tentojnë të bëjnë diferencën politikisht në PD, por në fakt nuk i merr kush seriozisht. Partia që ata kanë në mendje nuk ekziston. Rrotull tyre ka vetëm njerëz që numërojnë pare dhe poste.
Ka klane të tjerë në PD?
Nuk ka klane. As këto nuk janë klane të mirëfillta janë shtresëzime në PD që vërtiten rrotull Berishës si satelitë. E thashë grupi Basha -Argita është grup që ka kap pushtetin dhe shtetin, grupi i identifikuar me Topallin përfaqëson PD tradicionale.
Dalja e pritshme e PD në opozitë në qershor, çfarë skenarësh mund të sjellë sipas jush?
Mendoj se dalja e PD-së në opozitë do të zhbëjë këtë PD që është. Mendoj se do të ketë një fraksion berishian që do përpiqet të mbajë fort PD-në dhe ky mund të jetë fraksioni Basha- Argita, por PD-ja reale nuk do të ekzistojë më. Do të ketë plasaritje të fortë të saj. E thashë që atë mund ta rigrupojë dikush që ka një histori jo konformiste me Berishën. Ndryshe do rrinë gjatë në opozitë.
Saliu nuk vdes. Ai do e mbaj pushtetin edhe 22 vjey.
Rrofte saliu.
Rrofte bathorje
rofte analfabetizmi i -ra mut -ramyt
ha ha ha me ne fund e nxore koken o ramy bathorja.
cmund te presesh tjeter nga ju qe e mbani akoma lopen brenda dhomes se gjumit
Natyrish, eshte e mundur qe Sala te vazhdoje te mbaj pushtetin sepse ka shume shqiptare koke pagdhendur. Pamvaresisht gjendje katastrofale te Shqiperise (vendi me i varfer, me korruptuar, me nivelin me te larte te krminalitetit per fryme…etc ne Europe), ka shume tarallake qe e duan Salen.
Pirdhni pirdhni ju dhe te tjeret si ju. Madje edhe te tre ish presidentet le te pjerdhin! Ne kemi Lulzimin qe i lulezofte Bashkia dhe Argiten qe i lulezofte pjeshka. Urra per fitorje te reja, dhe mos na cani b…ythen ju tironsa kaqola. Tashti pushteti eshte yni, i joni, i neve bathoristave.
Bathorista, Bathoriane, Bathorake, Bathoriote, Bathoriate, Bathorare, Bathoras etj etj…nje gje jane…asgje…
Ha ha ha ha, i modh Mero;
Osht nxef klani i spiunave te sigurimit te shtetit me pjellat e tyne ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/ne-jemi-ndryshimi-per-pare.html
z.Mero JENI FANTASTIK bravo ju qofte
C’do te behet pastaj me Rajmond Truzhavorrin, me Kelmendas Torrovicen, Ben Chicagon nga lagja Bronx, Melek Paparen, Veroren pri Lume, qi ka nji qike gazetare? A do te dale kush t’ju fale nje traste miell, qe te kene buke te hane deri ne fund te muajit? Po me te gjithe spiunat dhe bijte e spiunave? A do t’i mbajne perseri teserat e PD …
Kjo interviste nuk eshte analize por deshire qe Baze deshron te percaje Pd.Por Baze as nuk ka kercik as nuk ka ma haberr cfare ndoll ne Pd endrrat e Bazes per grupe e mosmarrveshje jane andrra me sy hapet.Tani qe ju mbarue baruti i Asnar po fillon me grupe e Fazllica.Por per nahijen e Rames me dyer te mbyllura ne asamble te na flase Mero po qe se i jep leje Rama.Fjale imzot fjele.Shpesh here rrena asht me e bukur se e verteta
Baruti Ansar nuk eshte ndezur akoma. E di si njihet ne qarqet e sekserllekut Argita? – Njeriu me shenje.
Dhe duket qe nuk merr vesh, se Baze nuk thote qe ka percarje ne PD. Militantizmi krahinor te ka erresuar Llogjiken ?
SCARFACE !
kelmendasi….shume po e perdor ate llapen tende si brisk….
Po ketu e ke gjet rroft bithorrja mjer ku popull qe e ka gjet me faren e keqe posht salia
Ngjashmerite e jenverit me saliun.
komunizmi ne kovacanen e tij prodhoi njeriun e ri,nje spiun per ca para,qe jenverit mos i shkiste froni .
Tranzicioni ne kovacanen e tij pjell bythelepiresat qe pasurojne femijet e sales dhe sala u jep pasuri te popullit,vetem mos i shkase froni.
Rezultati:shqiptaret e zakonte perseri duan te largohen nga vatani,politikanet jo.
Ramy po bente shaka, po ju nuk e kapet shakane e tije ?
Nje intervist shume interesante. Nuk e di por historia ka treguar se, diktaturat nuk mund te jetojne pa dy rryma te ndryshme ne partite perkatese ne fuqi te diktatures. Po mundohem ta spjegoj me poshte ate qe dua te them.
Po e filloj me Leninin.
Para dhe pas revolucjonit te tetorit ne partine e Leninit kishte dy rryma te fuqishme dhe konkretisht :
Rryma e Troskit, Zinoviev, Kamenjev, Rikov, Pjatakov, te gjihte intelektuale dhe teoricjen shume te zote.
Rryme e Stalinit, me Molotovin, Gorkin,Zhdanovin, dhe shume ushtarake.
Lenini ndiqte politiken qe, kur nje rryme kishte me teper fuqi ai e kritikonte ate dhe lavderonte rrymen tjeter. Ne fillim te revolucjonit Troski kishte shume fuqi dhe u be komisari i mbrojtjes ndersa Stalin i cili, sapo kishte ardhur nga internimi filloi edhe ai te mblidhte reth vehtes njerezit e tij kunder Troskit.
Pra Stalini ishte sekretari i partise dhe Troski shefi i ushtrise. Pas vdekjes se Leninit Stalini u tregua shume dinak dhe arriti ta heqi ne fillim Troskin qafe duke e larguar nga Bashkimi Sovjetik dhe kur e ndjeu vehten te sigurte denoi me gjyq me vdekje koka si Buharini, Zinovjevi, Kamenjevi, Rikovi,Pjatakovi etj.
Vazhdojme me Hitlerin.
Edhe ketu kemi dy grupe te fuqishem. Grupi i Romit, shefit te SA qe ne vitin 1934 ishte nje ushtri qe, arriti mbi dy miljon burra te armatosur dhe pregatitur shume mire. Grupi SA kishte detyre te mbronte parine naziste, te friksonte kundershtaret politike me force dhe dru etj.
Nga ana tjeter ishte grupi i Geringut, Gebelsit , Himlerit etj.
Te dy keto grupe pranonin pa asnje kundershtim dhe bile me nenshrim dhe adhurim pushtetin e Hitlerit. Grupi i Romit ( qe ishte mik i vjeter i Hitlerit ) ishte me ekstremist dhe mendonte se ai ishte me afer Hitlerit.
Grupi i Geringut,Himlerit,Gebelsit kishin ardhur me vone ne partine naziste por ishin si te thuash nje grup me intelektual dhe kishin frike Romin qe po behej gjithmone e me i pushtetshem.
Qe te mos e zgjas muhabetin ( ne se dikush eshte i interesuar pse mund te shkruaj me poshte ) puna erdhi qe, Hitleri eleminoi vete Romin duke shkateruar komplet SA dhe bile Romin nuk e vrau vete se kujtonte kohet kur ky njeri i kishte mbetur besnik me bindje qeni Hitlerit dhe kishte ndihmuar shume per te marre pushtetin.
Ai i la Romit ne qeli revolen e vet personale ne kuptimin qe, Romi te vriste vehten. Kjo situate zgjati dy dite, Romi nuk po vriste vehten, Hitleri ishte shume i shqetesuar per ish shokun por ja qe per Hitlerin karjera ishte me e rendesishme. Me ne fund ai dha urdher qe, Romi te vritej nga njerezit e Himlerit ne qeli.
Vazhdojme me Mao Ce Dunin,
Mao Ce duni kishte grupin e ish ministrit te mbrojtes ( qe beri revolucjonin kulturor ku u vrane me miljona njerez te partise dhe botoi njekohesisht librin e kuq me thenjet e Mao Ce Dunit ) Lin Biao, ne kete grup ultra te majte ishte perkohesishte edhe gruaja e Maos.
Ishte edhe grupi i Cu en Lait, Ten sia Pinit qe ishin si te thuash te djathte brena partise.
Per te mos e zgjatur Mao CE duni organizoi vrasjen ne elikopter te Lin Biaos duke e akuzuar se desh te shkonte ne Bashkimin Sovjetik.
Vazhdojme me xhaxhin Enver.
Ky ishte nje mjeshter i intrigave dhe perfitoi nga rasti ne fillim se ne PK Shqiptare kishte vetem injorante ne kuptimin e vertete te fjales.
U be mik me jugosllavet Miladin Popovic dhe u be vegel e Titos dhe ne saje te tije cdo gje shkoi ne rregul deri ne vitin 1947, kur plasi grindja midis Titos dhe Stalinit. Stalini ishte kunder krijimit te federates socjaliste te Ballkanit ku do benin pjese Jugosllavia, Shqiperia, Bullgaria dhe Rumania nen udheheqjen e Titos.
Ne 1947 Kominterni dergon nje leter gjithe partive komuniste ne bote ku deklaronte “tradhetine e Titos”.
Enveri, ky Jago i vertete u rjeshtua me Stalinin dhe demaskoi idiotin Koxhi Xoxe si bashkepunetor te Titos, Stalini e hengri dhe Enveri shpetoi.
Po te shofesh historine e PPSh dhe lexosh veprat e Enverit do shofesh menjeher se ky “mjeshter intrigash” ka patur brenda paritse dy grupime dhe kur njeri merrte fuqi e godiste duke ngritur grupin tjeter.
Te ben pershtypje fakti se,si ky mjeshter u largua nga Hrushovi dhe u lidh me Kinen.
Hrushovi ne vitet 1960 u lidh me Titon, Enveri e kuptoi se, kjo do te thoshte largimin e tij nga pushteti dhe beri nje plan gjenial duke siguruar vehten nga dy anet. Nga nje ane dergoi ne Bukuresht Hysni Kapon ne mbledhjen e partive komuniste dhe nga ana tjeter dergoi ne Kine, Liri Berishoven e shkrete me Haxhi Llexhin te cilit nuk ja varte njeri teneqen.
Enveri nuk e kishte vendosur akoma ne se mbetej ne kampin rus apo do shkonte ne kampin kinez. Kur e pa se Hrushovi po vazhdonte kursin e afrimit me Titon atehere, Enveri vendosi dhe i dha urdher Hysni Kapos ne Bukurshte qe te sulmonte fort Hrushovin ( gjoja per parime ) dhe e la Liri Berishoven e shkrete ne Kine pa udhezime. Shkurt muhabeti Liria u fut ( per tradheti ) ne burg dhe Hysni Kapo u be hero.
Po keshtu beri ky mjeshter intrigant edhe me grupin e gjeneraleve te Beqir Ballukut, grupin e intelektualeve te Fadil Paçramit dhe Todi Lubonje dhe se fundi me Mehmetin te cilin e hoqi qafe se, nuk kishte besim se, ky do kujdesej per familjen e tij pas vdekjse. Ne eleminimin e Mehmetit i dha dore shume edhe lidhje e vjeter midis Ramizit dhe Nexhmijes ( kishin punuar te dy me rinine ne kohen e luftes ). Lidhje kjo qe u forcua shume me martesen e mbeses se Ramizit me djalin e madh te Enverit.
Me falni se e zgjata.
per komentuesin plaku
*nuk e besoj se je ai plaku qe shkruan nga austria por mendoj se i bie era meleku ketij komenti.
**kushdo qe te jete ky komentues e keshilloj qe te mos pije viagra perpara se te beje komente se i fryhet dhe mausi qe ka te dora dhe nuk ndalon dot komentin
***ketu po flitet per nekrollogjine e fuckberishes por jo per komandantin e tij.
****persa i perket atij enver halilit njerez si ai lindin nje here ne 2 mije vjet kete duke e pare me situaten sot kur nazisti grek me origjine shqiptare i ben mutin te koka nje kombi te tere bash mu ne mes te tiranes.
e ropen e shkateruan krejt shqiperine hijenat e pyllit.mos ja perto mero se ajo mushke ashtu i do drute
Regresi ka filluar qekur te dy partite kryesore coptuan me menyre te pa riparueshme kushtetuten. Si rrjedhim nuk do te harxhohej kaq energji per te hequr Berishen,por do te percaktohej me ligj,etj etj gabime thelbesore qe favorizojne varferine dhe kaosin per shoqerine perndryshe nga politikanet we pasurohen me shume duke I mbajtur te paprekshme
kanalet e komunikimit te pazareve…
Analiza eshte e drejte.ASHTU SI NDODH KUR KEMI TE BEJME ME ‘PARTI NJERI’do ndodhe edhe tek ne me ‘parti sali’.
Nje pyetje tifozeve fatkeqe te Saliut:Jepni mendimin qe pas Saliut òdo behet me kete ‘bande’-‘parti njeri’?
Sal Berisha do ta loje PD nji dite por ky ko hy ne Histori. Kushdo qe do vije mos tij do ta kete te pamundun me mojte drejtimin si ai.
Merua ka bere nje hile te vogel,ka lene ne EDITORIAL Bushatin me nje shkrim te nivelit pak me poshte se mesatarja dhe vete kalone ne AKTUALITET po me nje interviste te fuqishme.
Analiza eshte me se e sakte ,klani i Topallit vertet pa peshe se ajo nuk ariti te perdore pushtetin e saj si K/parlamentare per deklarimin e te ardhurave te L .Bashes per shtepine e shitur ne Hollande.
Me gjithe presionet e bera A.Llalles per te hetuar se shitja ishte bere pas deklarimit te pasurise ,keshtu qe duhet te justifikonte parate e deklaruara, nuk mundi ta mposhte rivalin e saj ,prandj dhe nuk e votoje A.Llallen per kryeprokuror.
Edhe parashikimet jane te sakta pas renies se S.Berishes qe PD-ja do shkermoqet.
Berisha duke mos patur pushtet nuk ka me se ti joshe dhe ata do hane koken e njeri tjetrit .
Plaku… mos i kthe pergjigje – q a f e s se b a r a k u t se atij
——–
nuk i ke dale akoma rakia qe ka pire te Dielen.
UNITETI I KRIMIT GARANCI E VAZHDMSISE KOMUNISTE TE SHQIPERISE.
Tema e bashkepuntoreve te sigurimit te shtetit eshte lakuar aq shume , eshte abuzuar me kete teme aq shume gjate ketyre 23 vjeteve te fundit sa eshte bere bajate. Ka dy praktika te pastrimit te politikes nga eksponente te krimit te sistemit dictatorial ne demokraci. Njera eshte praktika Italiane ne mbarim te luftes se dyte por ajo qe na shkon per shtat eshte praktika Ceke pasi kemi pasur pothuaj histori te njejte per 50 vjet.
Sipas deshmive te shumta tashme e ngjarjeve te jetuara sistemi komunist ne ne ditet e fundit te tije nen kujdesin e shokut Ramiz punuan per te siguruar vazhdimsine nen frymen e orjentimeve te kongresit te tyre te 9te jo me kot e paten quajtur kongresi i vazhdimsise.
Persa i perket Partise Demokratike si forca e pare politike antikomuniste e shprese madhe per shqiptaret e tera shtresave pjesmarrja massive e popullit e kryesisht e rinise, antikomunisteve dhe e te pakenaqurve ideologeve komunist desh ju doli situate nga dora.
Perfaqesuesit e tyre nuk arriten ta kene situaten nen kontroll ne hapat e para dhe per kete dhane urdher qe te vershojne bashkepuntoret e sigurimit dhe te marrin situaten nen kontroll.
Per kete bene kujdes qe partite e tjera ose te krijoheshin direct nga kuadrot e tyre Gjinushi Xhuveli e co ose me liste paraprake pranimi sic e beri i ndieri Godo.
Ne kete menyre komunistet arriten te kontrollonin e menaxhonin krejt opoziten “antikomuniste” pasi opozita e mirfillte u shua dalngadale e eksponentet e saje ne te tera nivelet u detyruan te ikin jashte. U detyruan po po duke i spostuar ngadale dhe vetem kur e pane veten ne rruge pa pune dhe pa asnje prespektive.
Nese shikohet me vemendje situate politike e shteterore ne Shqiperi sot mas 23 vjetesh ne ‘demokraci” realisht situata ka ndryshuar fare pak , bashkeqeverisin puntoret dhe bashkepuntoret si ne kohet e tyre me te mira nend drejtimin e Enver- Ramizit.
Pra per te mos u zgjatur me me kete teme pozita dhe opozita para zgjedhjeve te Qershorit pra me kete parlament te marrin ligjin Cek te lustracionit dhe ta perkthejne fjale per fjale e germe per germe ne fryme e permbajtje duke beret te mundur ndarjen perfundimtare nga e kaluara kriminale.
Dihet qe Cekia eshte vendi me i integruar i ish-lindjes komuniste ne strukturat perendimore BE e NATO dhe me kete menyre anashkalone spekullimet dhe “luften” nderpartiake.
Gjithashtu klasa politike permbush nje sugjerim te dhene nga Administrata Amerikane nepermjet Ambasadorit Arvizu ne kuader te iniciatives “ACT NOW” qe Shiperise i nevoitet nje”kushtetute” per tu ndare nga trshigimia komuniste ashtu siv Amerika krijoje kushtetuten e saje per tu ndare nga Anglia dhe siguroje pamvarsine.
Me nje fjale shoqeria civile , rinia, dashamiret e Shqiperise nepermjet perfaqesuesve te tyre diplomatic te bejne presjonin e duhur mbi politiken shqiptare qe me consensus te pranojne ligjin e Lustracionit Cek .Ne kete menyre te gjithe se bashku bejne nje hap vendimtar jo vetem te ndarjes me te shkuaren kriminale por njekohesisht nje hap percaktues ne afrimin me perendimin e pse jo edhe zhdukjen e tensionit permanent artificial qe e ka shoqeruar politiken shqiptare pergjate tere keture 23 vjeteve pluralizem me nje parti e “demokraci”.
Enough is enough , boll me demagogji te ndyre te nje lufte politike fallso qe qellim ne vetevete ka pasur gjer tani ruajtjen dhe vazhdimsine e filozofise e mentalitetit komunist e natyrisht edhe te pasurise se grabitur nga komunistet e vazhdimsine e grabitjes gje qe e kane bere realitet.
Nese miqte e Shqiperise e kryesisht Shtetet e Bashkuara te Amerikes do i ndihmojne shqiptaret qe te lene pas trashigimine kriminale komuniste miqesia me shqiptaret do konsolidohet ne nivele te papara e te paparashikueshme.
AJET DELAJ
NEW YORK
mjer ky popull qe jeton aty