Murinjo drejt rikthimit tek Çelsi

4 Shkurt 2013, 12:42Sport TEMA

Zhoze Murinjo është gati të kthehet te Çelsi për të filluar një cikël të ri fitimtar në drejtimin e londinezëve. Dy gazetat më të mëdha britanike, “The Sun” dhe “Daily Mail”, kanë publikuar sot lajmin se trajneri portugez është gati t’i përgjigjet pozitivisht një ftese të Roman Abramoviç, i cili po kërkon një trajner cilësor për të marrë skuadrën në fund të këtij sezoni, pasi trajneri i përkohshëm, Rafael Benitez, nuk ka aprovimin e tifozëve.

Sipas “The Sun”, Murinjo është gati të kthehet në qytetin që cilëson si “shtëpinë e dytë”, pasi duke i sigurt largimi i tij nga Real Madrid në fund të këtij sezoni. Ai ka marrë shumë oferta, por do t’i refuzojë të gjitha nëse vjen ajo e shumëpritura nga Çelsi. Jo rastësisht, edhe vajza e tij është regjistruar në shkollë në Londër, ndërsa vetë Murinjo bën shpesh vizita në kryeqytetin anglez.

Sipas “Daily Mail” i vetmi problem për rifillimin e aventurës së Murinjos te Çelsi mbetet “ndarja e pushteteve” brenda skuadrës, pasi Abramoviç e shkarkoi portugezin në vitin 2007 dukje e motivuar me faktin se ai kishte fituar shumë pushtet brenda klubit, më shumë seç duhej.

Pikërisht dëshira për kontroll nga të dy palët kanë bërë që marrëdhëniet mes tyre të mos jenë më aq të mira sa më parë. Por Murinjo nuk do t’i thoshte jo një ftese të pronarit rus për të ndërtuar nga e para një skuadër e cila dominoi në futbollin anglez dhe u kthye ndër më të mirat në Evropë gjatë viteve të drejtimit të portugezit.

3 komente në “Murinjo drejt rikthimit tek Çelsi”

  1. TOTILA says:

    lajm SHUME I MIRE SE ME NE FUND DO TE CLIROHET EKIPI MBRETEROR NGA METASTAZAT E KANCERIT !

    1. Horri i Bulevardit says:

      Jo vetem qe Reali do te clirohet, por do te plotesohet edhe dyshja antipatike Abramovic-Murinjo, deri sa ta flaki perseri si lecke.

  2. england says:

    Qajani hallet kaloresve se i varen edhe kembet,por dhe loqet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje