Universiteti i heq doktoraturën Ministres së Arsimit në Gjermani. Mediat presin dorëheqjen

5 Shkurt 2013, 23:05Politika TEMA

Ka qenë një ditë e hidhur kjo e sotmja për Annette Schavan, 57 vjeç, ministre e Arsimit në Gjermani.

Universiteti i Dyseldorfit ka vendosur që t’i heqë asaj titullin doktor, pas një konsultimi që ka zgjatur gjashtë orë.

Rektorati ka rënë dakord se ajo nuk e meriton titullin pasi ka bërë plagjiaturë.

Vendimi është marrë me 12 vota pro dhe 9 kundër për doktoraturën e përgatitur këtu e 30 vite më parë.

57- vjeçarja ka përdorur me dashje citate dhe shënime nga libra të ndryshëm, pa shënuar nga i ka marrë.

Por ndërsa media e opozita kërkojnë dhe presin dorëheqjen e saj, ministrja thotë se ka ndërmend që të ngrejë një padi ndaj Universitetit të Dyseldorfit për heqjen e titullit.

Ky është rasti i dytë në Gjermani pas ish- ministrit të Mbrojtjes, Karl- Theodor Zu Guttenberg, që dha dorëheqjen për plagjiaturë në punimin e doktoraturës.

Guttenberg ishte një nga politikanët e rinj dhe më popullorë në Gjermani.

16 komente në “Universiteti i heq doktoraturën Ministres së Arsimit në Gjermani. Mediat presin dorëheqjen”

  1. klodi says:

    Vangjel Tavo ka marre javen e kaluar titullin Doktor i Shkencave Mjeksore nga Fakulteti i Infermjerise ( domen i PROF. Petrit BARE).

    Nuk egziston asnje mundesi qe ti hiqet doktorata.
    Sa te poshter jane keta gjermanet…

    1. Zoteria 420 says:

      Nuk i hoqi vetem titullin doktor por edhe diplomen universitetit te cilin e kishte mbaruar para 20 vjeteve. Uni Düsseldorf ruan ne kete menyre reputacionin e vet dhe nuk pyet per politiken. Kjo eshte demokracia qe per fat te keq eshte shume larg Shqiperise

      1. fl says:

        Sikur doktoraturat Shqiptare te kishin thjesht gjysmen e standartit te doktoratures ne fjale qe konsiderohet si plagjiature, nuk do kishte asnje problem.

        Ka perdorur citate pa i shenuar nga i ka marre thate?
        Po ketej 90% e temes eshte perkthim ?

    2. Milena says:

      Me vjen keq “Klodi” qe lakmine personale e perdor per te disinformuar publikun. Ne rradhe te pare ky zoteria V.Tavo,
      E ka marre titullin doktor nga fakulteti i mjekesise, me fal universiteti pasi tashme fatmiresisht kemi universitet mjekesor. Dhe se dyti, duke qene se punoj prej vitesh ne kete sistem si ne profesion dhe kurrikul akademike, po te informoj se ate qe ka bere Tavo ne keto pak muaj nuk e kane bere disa ministra per dy dekada. Por duke pasur parasysh se sa i kalbur eshte sistemi sigurisht qe eshte e veshtire te ndihet ndryshimi, sidomos nqs nuk je ne kontakt perdite per periudhe te gjate.

  2. aqifi says:

    Ky popull ka ikur per lesh me kete punen e doktoraturave…

  3. alban4eva says:

    ja, njesoj si ne Albanistan, edhe ketu kalojne te gjithe ne “vrime te gjilperes”, ka kontroll te “rrepte”..
    ia kemi kalue Gjermanise… (une i thashe, ai me tha..) miracle of freedom i Saleh kermes..

  4. qen chicago says:

    E kane pare keta gjermanet listen shqiptare te doc.prof
    Qe fillon me rekordmenin dhe mbaron te lymi I tutit
    Mendoni prof.doc zhelefina topalli.
    Cfare ironie kur lexon te tilla lajme.
    Te ulerish

  5. dr. says:

    te gjithe keta tituj dr. jan para ne kurris e do i paguaj populli -kur te dalin ne pension marrin pagese me te larte tani jan leshuar badjava fare.

  6. Horri i Bulevardit says:

    Prandaj ne jemi si Gjermania, se edhe ne se shpejti do ti zhdukim te gjitha diplomat dhe doktoraturat qe jane marre keto 15 vjet.

  7. kapterri says:

    more gjermane, ore ‘mesoni’ te beni referenca te sakta!

    merrni shembull nga … profesor doktorr sali shurra!

  8. astrit says:

    Vetem largimi i kermes plake,bajraktari Sali mund te bjere gjerat neper vende edhe ne kete vend qe po e con drejt gremines…

  9. Ish Qytetari says:

    Kur eshte bere edhe Leonard Solis, nga mjek fshati, Profesor mos mbette njeri pa marre titull dhe grade.

    Supermarketi i Infermierise me bosin e tij Petrit Bare e ka hedhur faren e produktit te tij ne te gjithe Shqiperine.

    Tani presim te korrat.

  10. dëshprimi says:

    o burra po nëse nve na i marin titujt ia nisim luften edhe pse i kemi ble neper Tiran e Shqiperi e prishtin ne u dalim zot atyre diplomave se ata e kan ba parlamentin e Maqedonisë me plot deputet shqiptar se ata që i kan marr me të mësuar e studjuar s’din gjë, po sa budallej që janë gjermanët ia kanë marr doktoraturën asaj se eshte grua le ta marin nëkëto viset që i ceka më lart, e pastaj e shohin se krisë kijameti.

  11. kristian says:

    le te vij ta marri kto ne shqiperi , ktu sta prek njeri se ke paguarn leket ahhhhh ska ktu ,ka rregulla .

  12. Gjon says:

    Po degjoja ate Doktore-profesoren e KKRT-se mbreme si jepte leksione te Top-i dhe me kujtohej kur i vodhi librin e S. Sadushit “E drejta Administrative” dhe e botoi me emrin e vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje