Metallica: Mos e përdorni muzikën tonë për të torturuar

14 Shkurt 2013, 12:52Lifestyle TEMA

Ushtria amerikane vendosi që të ndalojë përdorimin e muzikës së grupit Metallica si pjesë e procesit të marrjes në pyetje në Irak. Vendimi erdhi pasi grupi u bëri një kërkesë zyrtarëve të ushtrisë.

Këtë fakt e ka bërë të ditur gjatë një interviste pjesëtari i Navy SEAL, që ka vrarë Osama bin Laden.

Ai i tha revistës Esquire se muzika e lartë e grupit heavy metal ishte përdorur për të torturuar të burgosurit.

“Metallica u lut që të mos përdorej muzika e tyre për shkak se nuk donin të promovonin dhunën. Mendova me vete: o shoku, po ju keni një album të quajtur “Vriti të gjithë”,” thotë marinsi.

Në vend të kësaj, marrja në pyetje nisi të kryhej me muzikën e grupit metal Demon Hunter në sfond. Madje ata ishin entuziastë për përdorimin e muzikës së tyre për torturë.

“Ata na thanë që ne promovojmë çfarë bëni ju. Dhe na dërguan CD dhe stema për uniformat tona. Unë mbaja stemat e tyre në uniformë në çdo mision. Madje edhe kur vrava bin Laden”.

3 komente në “Metallica: Mos e përdorni muzikën tonë për të torturuar”

  1. ledia says:

    ka shum momente kontraditore ne jete, qofte individi qofte grupi por nuk e besoj se muzika do te sherbente per kete gje.Vet tortura eshte nje super adrenalin e keqe.

  2. zhaku i pamposhtur says:

    jam 40 vjec dhe jo adoleshent pra une mendoj qe mjere ata njerez qe kane ardhur ne kete jete dhe nuk njohin ‘legjendaret’ metallica,jam shume i bindur qe bota do te ishte shume here me e zymte pa shkelqimin e metallica pra asnjehere nuk eshte vone qe te njiheni me jeten dhe krijimtarine e kesaj bande heavy metal…eshte e vertete qe metallica u konfirmuan me albumin e tyre te pare ‘kill em all’ por atehere ata ishin 18 vjecare euforike dhe droga plus mosha krijoi nje imazh paksa negativ per ta ose per fansat e tyre ne fillimet e karieres se tyre ne 1980…mendoj qe muzika e metallica eshte nje filizofi me vete,mbas kaq e kaq albumesh teper te suksesshme metallica qendron ne majen e muzikes rock&heavy metal dhe kjo ne saje te parametrave te goditur pra idea dhe mesazhi qe ata percojne tek fansat e tyre nuk jane torturat, droga,demon,evil ose epshi per te pire gjak dhe kete gje ata e konfirmojne me kete kerkese qe i kane bere ushtrise amerikane qe te mos abuzoje nen emrin e tyre,NJE RESPEKT TE VECANTANTE PER METALLICA sepse treguan qe jane paqesore dhe humane pavaresisht muzikes se tyre te keqkuptuar…sot ata jane 50vjecare dhe e shikojne jeten me nje sy tjeter pra qendrojne me kembe ne toke e pa shume emocione(dhe jo si ne moshen 18..normale ok?)dhe e shprehin realitetin me ane te muzikes se tyre,per brezin tim metallica-t ishin dhe jane idhuj te pavdekshem dhe ia vlen qe muzika e tyre te studiohet dhe te degjohet edhe me gjere nga brezi i ri…nuk e di por ndihem shum krenar qe jam nje fan i perulur i filozofise METALLICA !!!!!!!!!!!!!

  3. ai burri says:

    Kill ’em all eshte per shtepite diskografike qe nuk donin ti rregjistronin te njejtin album me emrin “metal up your ass”. ‘Tallica tha pastaj:
    – KILL ‘EM ALL

    Marins hesapi, VK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje