Gropa që hapi meteori në liqen
Të gjithë mediat e kanë lajm kryesor: një meteor futet në atmosferë, fillon të digjet dhe copëzat shpërndahen, duke goditur ndërtesa e plagosur mbi 1 mijë njerëz në Rusi. Mes tyre janë 200 fëmijë.
Kaq ka mjaftuar që të lindin pikëpyetje se përse meteori nuk ishte vënë re më parë.
Një skenar si i filmave të Hollivudit. Teoritë konspirative po gëlojnë. Flitet për alienë, armë të reja të amerikane, për sinjale të fundit të botës, etj.
Banorët e goditur në mëngjes thonë se ishte si një skenë nga filmi “Armageddon”.
Meteori ka rënë në një lumë të ngrirë, pranë qytetit Chelyabinsk.
Meteori ka krijuar një shpërthim sonik, që ka bërë që dritaret në shumë godina të bëhen copash.
Aty ku ka rënë meteori, ka krijuar një gropë me diametër gjashtë metra.
Mediat ruse thonë se meteori ishte interceptuar nga mbrojtja ajrore ruse. Madje thonë se ka pasur një paralajmërim për banorët për shi meteorësh, por banorët thonë se nuk kanë marrë asnjë mesazh.
Shkollat e kopshtet janë mbyllur dhe më shumë se 10 mijë persona janë duke ndihmuar të plagosurit.
Akademia e Shkencave në Rusi përllogarit se meteori peshonte rreth 10 ton.
Shpejtësia me të cilën lëvizte ishte 54 mijë kilometra në orë.
Niveli i radioaktivitetit është normal.
Meteori goditi në ditën kur do kalojë pranë tokës edhe një asteroid, por thuhet se ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra- tjetrën.
Duke folur në një forum ekonomik, kryeministri rus tha se kjo tregon se jo vetëm ekonomia, por edhe planeti është vulnerabil.
Shihni më poshtë fuqinë shkatërruese të meteorit në dy video.
…e pra..,e shikoni sa LARGPAMES ishte ENVERI me MEHMETIN..,tani do fillojme te pastrojme BODRUMET DHE BUNKERET…!!!
ne s’po pastrojme salen nga pushteti do pastrojme bunkeret nga m…
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/na-dogji-malli.html
Qielli po e paralajmerom Token.Sillu mire se do ta punoj me keq.Ky eshte vetem nje paralajmerim i vogel per prapesite qe bejne njerezit ne Toke,ku korrupsioni,prostiticioni dhe te gjithe ligesite jane ngritur ne sistem.Nje astrolog indian me nje emer shume te veshtire Kumaroxhuxhaman pas studimesh te shumta disa vjecare ka paralajmeruar se nje meteorit i tille do te biere ne Shqiperi dhe pikerisht ne kohen kur kryeministri i perjetshem Berisha do te zhvilloje nje mbledhje me kukullat e tij .Kjo do te jete nje fitore e madhe per popullin e shumevujatur shqiptar dhe do te shenoje riperteritjen e ketij populli te lashte.
Një sqarim per stafin e Tema që ka përkthyer këtë artikull:
Meteor dhe meteoritë nuk jane e njëjta gjë.
Meteor quhen ato copa shkembore apo gure qe digjen teresisht ne atmosfere dhe formojnë shi meteorësh. Ne kete rast behet fjale per meteorite sepse copat arritën sipërfaqen e Tokës. Ne rregull?
Pak më tepër lexim dhe informim dhe jo vetëm përkthim lajmi.