Historia prekëse: 4-vjeçarja shpëton motrën 2 vjeç (FOTO)

22 Shkurt 2013, 12:52Lifestyle TEMA
Historia prekëse: 4-vjeçarja shpëton motrën 2 vjeç

Një vogëlushe katër vjeç nga Oregoni në SHBA, shpëtoi motrën e saj të vogël, 2 vjeç, e cila kishte marrë plagë të rënda në aksident.

Dy vajzat e vogla po udhëtonin bashkë me mamanë e tyre për të marrë babain në punë. Por gruaja, 26- vjeçarja Jessica Marie Rath ra në gjumë ndërsa i jepte makinës, duke shkaktuar një aksident të rëndë.

Mamaja vdiq, kurse motra e vogël u plagos rëndë. Por Aryanna trime, e nxori motrën nga makina dhe të dyja u mbështollën me batanije në pritje që dikush të vinte për ndihmë.

Disa orë më vonë, dikush mbërriti për ndihmë, pasi makina e tyre nuk shihej nga autostrada. Por dikush pa pemën e dëmtuar nga goditjet e makinës.

Babai i tyre kishte dalë për t’i kërkuar, por i dëshpëruar pas dy orësh kishte dërguar një mesazh në Facebook, se i kishte humbur gruaja dhe dy vajzat.

Një zyrtar i policisë tha se vajzat e vogla kishin qëndruar në shi dhe në temperatura të ulëta gjatë natës.

Ai tha se vogëlushja 4 vjeçare ishte treguar një heroinë.

“Ajo shpëtoi jetën e motrës së vogël”.

Vajzat u dërguan në spital ku u bashkuan me babain.

10 komente në “Historia prekëse: 4-vjeçarja shpëton motrën 2 vjeç (FOTO)”

  1. thana thanasi says:

    jam perlotur kur kam lexuar kete artikull me behet qefi qe nje vaze vetem 4 vjece ,te jete humane brava ,me ven keq nga ana tjeter qe kane humbur njeriun me te dashur te jetes tyre mamane .

    1. AK says:

      GJITHASHTU SHPIRTI I MAMASE SE TYRE SHPRESOJ TE SHKOJ NE PARAJSE. CFARE FEMIJESH ZOTI I SHPETOFTE JETEN

      1. vedo says:

        Bravo gocat e vogla.Zoti ishalla kujdeset per ju

  2. qytetar says:

    Nuk mund te vdisnin jane si yje.
    ngushellime per nenen e tyre shum te re.

  3. kujtim says:

    Shume prekese! Zoti i bekofte ato dhe te gjithe femijet e botes.

  4. Bono says:

    Keto foto duhet te bejne xhiron e botes dhe jo fotot e Kardasheve dhe Ciljetes. Per keto foto duhet te kete reklama ne cdo TV, aq me teper ne Shqiperi qe te sensibilizohet ky popull me bisht se ngeli duke vrare dhe duke prere. Jeta njehere te falet nga i madhi Zot dhe fakti qe nje 4-vjecar arrin ta llogjikoje kete gje, te ben akoma me teper te qash se ne c’kopsht zoologjik jetojme ne.

  5. Horri i Bulevardit says:

    I ka shpetu zoti, kan pas jeten e gjate te shkruajtur, shume prekese, dhe qenkan shume te lezecme marshallah.

  6. vitico says:

    Akti heroik i vogelushes 4 vjecare duhet te jete nje mesazh per te gjithe,qe ta duam e te bejme cdo sakrifice per te mbrojtur jeten e tjetrit.Kjo sidomos per pushtetaret tane qe ta marrin jeten kur te duan dhe nuk pergjigjen perpara kurrkujt,sidomos per drjtesine [qe vetem drejtesi nuk eshte ] qe asnjehere nuk ka dhene denime per kriminelet por perkundrazi i ka mbuluar krimet e tyre.TURP.

  7. Agron says:

    Kjo erdhi nga lodhja e tepert ne pune, orar pa orar dhe jashte orarit. Beri qe e ema te fleje duke i dhene makines, ky eshte kapitalizmi i eger, prandaj duhet te jete qe cdo gje me karar. Prandaj vendet e zhvilluara dhe me mireqenie te larte kane kapitalizem social dhe nuk lejojne qe i punesuari te shfrytezohet si skllav nga skllavopronari i ri qe eshte bosi. Bosi kerkon vetem fitime, kurse kur ka edhe humbje i shkarkin poshte tek punemarresi duke e shfrytezuar me rritje te oreve te punes dhe ulje te pages. Keto fenomene po gjallerohen nen qeverine e Saaali Berishes, sepse personi ne fjale nuk ngopen as me pare dhe as me prona, jo vetem ai dhe familja e tij biologjike, por edhe klani tij mafioz qe drejton.
    Ne lidhje me keto dy motra viktima te ketij aksidenti te lutemi qe nena e tyre nga larte, nga qielli, te kujdeset nga larte se i ka pasur si driten e syrit. Ti jepet babait te tyre shendet e force ne pune qe te kujdeset ne mirerritjen e tyre. Tung.

  8. ona says:

    E tmershme,nenes ju prefte shpirti ne paqe,femijeve ju uroj jete te gjate bashke me baban e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje