TemA TV/ Rama: Krimi e ka zënë vendin për fyti, qeveria armatos ministrat (VIDEO)

26 Shkurt 2013, 14:03Sociale TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka folur në mbledhjen e grupit parlamentar në lidhje me situatën e rendit në vend.

Ai tha se deputetët socialistë do të angazhohen për një paketë propozimesh kundër armëve.

“Tre komisarë të vrarë dhe asnjë ndryshim, asnjë masë për ta ringritur në këmbë policinë, sa herë ne ngremë shqetësimin, kemi reagime brutale. Kërkoj nga deputetët e Komisionit të Ligjeve të angazhohen për një paketë propozimesh kundër armëve në veçanti dhe krimit në përgjithësi, edhe pse mendoj se nuk është problemi i ligjit, por më tepër është boshllëku mendor, moral dhe programor i qeverisë dhe boshllëku ekonomik e social për shkak të keqqeverisjes”, tha Rama.

Ndërsa i është referuar deklaratës së kryeministrit Berisha në mbledhjen e grupit të PD-së, Rama theksoi se qeveria në vend që të sigurojë jetën e qytetarëve bën opozitën e opozitës.

“Kryeministri në vend që të mbante një fjalim për atë që ka ndodhur dha shfaqjen e radhës para grupit parlamentar të PD-së duke sharë opozitën. U bë kohë që qeveria bën opozitën e opozitës, sulmon idetë tona pastaj i kopjon ato kur janë ide që kanë mbështetje në popull”, tha Rama.

Gjithashtu Rama ka shprehur shqetësimin e madh për atë që ai e ka quajtur situatë alarmante të krimit dhe papërgjegjshmërinë e qeverisë përballë saj. Sipas tij, qeveria po kërkon të armatosë zyrtarët në një kohë kur kriminaliteti është rritur.

“Ligj absurd për të armatosur ministra deputetë e zyrtar. Krimi e ka zënë Shqipërinë për fyti dhe nuk kemi arsye të lodhemi se kur PD erdhi në qeveri evidentoheshin 8250 krime në vit, në 2012 u evidentuan mbi 20 mijë krime. Diferenca në 7 vite qeverisje është gati 12 mijë, dhe mesatarisht 1500 krime në vit”, theksoi më tej Rama.

23 komente në “TemA TV/ Rama: Krimi e ka zënë vendin për fyti, qeveria armatos ministrat (VIDEO)”

  1. arianita says:

    ke te drejt ooo zoti rama por shqiperin e ka zaptuar mafia dhe diktatura,kur nxjerr njerezit e lir ne vend qe te rrin ne burk dhe kur nuk ndreshkohen ata qe bejn krim po korruptojn policin dhe kreret e lart te shtetit normal keshtu do ndoshi…

    1. @ arianita says:

      arianita ke harruar qe merret dhe me opoziten kjo qeveri bajg qe kemi, sikur ka ardhur te merret vetem me opoziten jo me punet e shpis, ca ti bejm na ka ren per pjes vete e kemi fajin qe i kemi dhen voten ja rezultatet: krim gjith andej e mos dalsh perpara kryeministris se e hengre nje plum badhit!

      1. Dyrrahu says:

        PO JETOJMË NË KOHËN E PERENDIMIT TË EGËR, NË KOHEN WESTERNE !

        Kush nga shtetet që na rrethojnë marrin vendime për t’i armatosur deputetët e ministrat?!!
        Kush nga shtetet e Europës së Bashkuar, aty ku vetëm me deklarata dëshiron të futet Berisha, i furnizon me armë pushtetarët?!!
        Në cilin vend të Evropës, jo të Azisë, pozita loz rolin e opozites dhe sulmon rivalin në opozitë pa kontroll?!! Tashmë dihet se në Azi, në vendet e prapambetura dhe diktatoriale muslimane, pozita organizon demonstrata kundër opozites.
        Sali Berisha armatoset sikur të jetojë në Perndimin e Egër dhe nxjerr popullin në rrugë sikur të jetonte bashkë me fundamentalistët islamikë. Ky është servili i vitit 1979.

    2. fine opure ultimo says:

      Do e shporrim tej kete regjim kusaresh shume shpejt me ardhjen e 23 qershorit!

    3. argita says:

      Jetojme ne nje vend ku jeta sa vjen e behet edhe me e pasigurt!Qeveria nuk do te shohe realitetin mban syte mbyllur dhe rri duarkryq ndaj vrasesve!TURP TURP TURP!Te mjeret ne !

    4. gertjan says:

      Po i armatos se do te mbaje pushtetin e rene prej kohesh me cdo kusht!
      Ja kjo eshte shqiperia e ministrave mafjoze qe pretendojne te fusin shqiperine ne BE me kryemafjozin sali!Turp e faqja e zeze!
      Palo ministra nga kush keni frike nga populli turp krimineler!

    5. gjyshja says:

      Po ketu cdo gje ka dale jashte kontrollit mor vlla!Ja erdhi 23 qershori dhe te gjithe do rrezojme e do i japim fund regjimit mbytes me ne krye gjakatarin sali e bashke me ministrat e tij lodra!Fundi i saliut na jep shprese per te ardhmen!

    6. shoku taras says:

      Qe cdo gje ka marre fund kjo dihet tashme shpresa jone e vetme mbetet programi i Z.Rama,te rrezojme saliun me vote se kesaj radhe ska cna ben as salu e as armet e ministrave te tij!Te gjithe ne zgjedhje te rrezojme saliun!

    7. liria gruaja! says:

      I drejte shqitesimi juaj z.Rama por pa merak se ato pistoletat do kene se ku ti fusin pas 23 qershorit!Me voten e tij populli do lere me gisht ne goje saliun dhe me pistoleta ne bythe ministrat e tij!

    8. shoku mali says:

      E keqja jone e perbashket eshte dhe mbetet nje kryemafjoz Saliu i cili eshte bere bashke me ministrat e tij si Ali Baba me 40 hajdute!Pa rrezuar saliun ta harrojme se mund t ndihemi te sigurt ne kete vend!

    9. Tironsi "ZZ" says:

      “Nga Shqiperia po ndryshon” kemi kaluar ne nivelin
      “Ne jemi ndryshimi per pare”!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/ne-jemi-ndryshimi-perpara.html

  2. Stef Staku says:

    ANALIZE : Qeveria e krim Berishes dhe Zhelefina armatosen Perfaqsues te Perendimit te Arte. Ksera teshti leviz i armatosur ne Parlament. Gje qe se ka bere askush ne bote.
    Kete e ben per te deskretituar Shqiperine ne arenen nderkombetare.

  3. sherif kapartoni says:

    ja keshtu z,rama bravo!bravo per bilancet qe jipni kjo eshte detyra juaj?po ka ma opozit vk qe jeni ju dhe deputetet tuaj,po nuk kemi nevoj ne z,rama per bilance te tilla,kemi nevoj per nje opozit te fort dhe te ngrej zerin ne parlament,ti kerkoj llogari ksaj pozite,jo per nje opozit”hajd bojm si bojm edhe 4 vite”deri sa te vin zgjedjet tjera.

    1. @ sherif kapartoni says:

      zoti sherif opozita jo vetem qe ska 4 vjet qe bertet per popullin po ka 8 vjet qe me ardhjen edi rames, oo ka berrti opozita o ska bertit njeri; sa her bertet ne parlament, sa her ka propozuar ligje, sa her ka denoncuar korrupsionin dhe deputet e PS kan henger gjoba; ca duhet te bej opozita me thuaj me ket berish qe na ka ren per pjes…nuk tani jooo nese shikoni lajmet ka mbi 4 vjet qe uleret, po ju nuk e degjoni se merreni me dallaveret e berishes; nga duhet te presim nga nje AKZ QE FLET PER NACIONALIZEM APO NGA NJE FRD QE THOT DUHET NDRYSHIM PO SDIM CA NDRYSHIM DO NA JAPI; MUNDESI PER TI TREGUAR SHQIPTARVE SE SA EDI RAMA ESHT I DHEN MBAS SHQIPTARVE ESHT VIZIONI I TIJ PER TE RRITUR MIREQENIEN, ASNJE POLITIKA SNA KA DHE NJE PROGRAM TE QART PERVEC EDI RAMES; DHE KY PROGRAM NUK FLET ME PUSHTETAR POR FLET PER TI ZGJIDHUR HALLET E POPULLIT!!!

    2. @Sherif kapartoni says:

      O sherif po hapi syte o i uruar e dime te gjithe luften qe po ben opozita per te rrezuar kete qeveri kusaresh!
      Po qe ketu ndodhin cdo dite vrasje e askush nuk denohet edhe kete e dime te gjithe te majte e te djathte por edhe ato qe jane te lekundur!Realiteti ky eshte i hidhur,opozita perfaqson tanime pjesen me derrmuese te popullsise!

  4. ftohte says:

    -pushtetaret e sotem kane frike nga veprimtaria e tyre se vetem ata e dine ci kane bere ketij populli .., prandaj i duhet nga nje top te pragu..

  5. media says:

    LAJMRIM
    ################
    Qysh prej nji marsit, mka udhzu saliu gjith parlamentaret e PD do fillojne kurcin e kabojsve me nga di pisqolla ne ryp dhe nje rezerv nvend sikret tpantallonave prej xhinsi.

    stervitjen do e kryjm nkodrat e saukut aj qi nuk vina tfirmosi e tmbaj pegjegjsi nrast se e vrasin anmiqt qi kina pran nesh.

    Kritraja e kuvanit tpopulit
    xhos topja.

    1. @ media says:

      hahahhahahaha

  6. konkluzion says:

    krimet ne shqiperi fillojne qe nga kokat qe kane drejtuar 100 vjet paloshtetin shqiptar.

  7. Rexhin says:

    Kur kjo qeveri eshte kriminele,si mund te donoje kriminelet.

  8. tironci says:

    Pytni pak ne Kombinot se care thone per kte tipat! Jone bo me socialistat qysh vjet!

  9. anim says:

    Ne nje shkrim te Lubonjes lidhur me patrotizmin e felliqur Berishian tani perpare zgjedhjve, ai permend me te drejte disa nga teorite se cfare e kane bere Bishen kaq patriot keto kohet e fundit.
    Jam dakort me Lubonje p.sh lidhur me motivet dhe perpjekjen e peshtire te Berishes qe te replikoje pozicionimin “patriotik” te Erdoganit ne marredheniet me Europen , pasi ne mendjen e tij Berisha e sheh veten pikerisht si nje nga keta “lider” te medhenj e largpames dhe ne sensin e e deluzionit/grandiozitetit te tij te pandalshem beson vertet se e ka lindur Baba per te bere PROCKA te medhaja. Po ta shohesh me kujdes gjate gjithe ketyre 22 viteve, shikon se atij i mungon inteligjenca e duhur per te pasur origjinalitet dhe identitetin e tij personal te liderit/udheheqesit dhe gjithmone kthehet e replikon modele te mirenjohura, te caktuara te te sjellurit, folurit dhe demagogjise apo veprimit politik qe lider te tjere politik i perdorin ne menyre te natyrshme dhe ne pergjithesi me nje sens me racional, moral e etik. P.sh sjellja e Erdoganit ndaj Europes eshte deri diku e perligjur dhe ben sens per nje vend te madh me mbi 100 milione banore dhe fuqi reale ekonomike mu ne dere te europes – nga ana tjeter sjellja e tngjashme nga nje buburrec i shemtuar ballkanas eshte qesharake dhe idioteske e magallomane (ne mos me keq).

    Nuk me bind fort teoria qe permend Lubonja “e diplomateve te huaj” lidhur me shantazhimin qe gjoja Berisha po u ben atyre/europianeve pasi ata nuk po e pranokan ne Europe.
    Kjo pasi per mua Berisha nuk ka ndonje interes te fort/qenesishem e as momental per tju nenshtruar vicklave/kerkesave te tyre dhe ca me pak pastaj kodeve dhe rregullave europiane (p.sh ne drejtesi apo korrupsion shteteror e vrasje shteterore) apo monitorimit kritik te tyre lidhur me menyren si qeveris ky diktaturulec i vogel ballkanas .
    Padyshim qe Berisha do te mirepriste dhe perfitonte elektoralisht nese burokratet dhe rrymat e favorshme politike europiane (qe nuk ekzistojne) do ti “dhuronin” atij para 23 Qershorit “pranimin ne Europe” – megjithe gjoja bllokimin qe po i ben sipas tij Rama integrim/associjimit. Pra do te kishim nje histori qe e kemi pare me pare me te – ku Shqiperia nen Berishen do te “pranohej” ne Europe (pa permbushur kushtet me elementare) ashtu sic u pranua ne NATO dhe ai me paturpesi do pervetesoje gjithcka dhe do te fajesoje te tjeret per gjithcka tjeter.
    Llogjika e Berishes eshte e thjeshte dhe primitive – te fituarit “ALL OR NOTHING” dhe me cdo kusht – pra nese perfiton nepermjet lobisteve te tij ne te djathten europiane qe te kaloje pragun e kushteve europiane te tetorit 2012 (pa marreveshje me opoziten dhe duke vazhduar vrerin ndaj Rames e PS) dhe pa leshuar asnje gje nga ajo cfare ai ka rrembyer dhunesisht ne keto 7-8 vjet, ai padyshim do te jete fort i lumtur me dobicllekun e tij prej maloku te pagdhendur. Kjo do te perkthehej me ca vota me shume ne zgjedhje dhe per me teper mund te ndryshonte ne te ardhmen perceptimin historik ndaj figures se tij tejet te erret dhe (so far) antishqiptare. Duket qarte qe berisha e ka nje makth te madh (paranoje madje) sesi historia do ta kujtoje kete kopuk te dhunshem oriental. Dhe duke u bazuar tek historia jone jo shume e larget ai ka plot te drejte te shpresoje se brezat e ardhshem do ti harrojne krimet dhe vandalizmat qe ai ka bere ne keto 20 vjet, ne vete te pare.
    Jam dakort me Lubonjen me thelbin e shantazhit, dicka qe berisha di ta bej fort mire, por ky shantazh nuk me duket i lidhur apo motivuar thjesht dhe vetem me perpjekjen e tij per tu pranuar (apriori) ne klubin europian. Shantazhi i tij eshte shumeplanesh dhe ndaj te gjitheve qe ai percepton si armiq te tij dhe per me teper eshte me shume se nje shantazh –
    Eshte nje kercenim i qarte/i hapur dhe ka te bej me ate cfare Berisha ka planifikuar dhe ka ndermend te bej pas 23 Qershorit.
    Ai e ka te qarte tashme qe pamvaresisht nga milionat e taksapaguesve qe u ka paguar lobisteve te tij ai nuk eshte me nje interlokutor i besueshem dhe as i pranueshme nga asnje grupim apo lider normal perendimor.
    Ai e di se edhe Meta me kufomat e tjera qe ka mbledhur pereth tij do ta braktisin ne momentin e pare qe do te ndjejne nje lekundje dhe sdo te kene me frike prej tij.
    Ai e di se edhe duke perdorur te gjitha hilet ligjore e vjedhjet e manipulimet massive nuk mund te ndali dot rrezimin e tij.
    Ai po perpiqet qe ne rastin me te mire te beje cfare dobici italian Berlusconi arrititi te beje ne Itali – te bllokoje, te vonoje sa te mundet apo bej te pamundur qeverisjen e vendit pas 23 QERSHORIT.
    sE PARI NE RRUGE “pothuaj-ligjore” e me pas me te gjitha mjetet E ARSENALIN kriminal e te dhunshem qe ka perdorur deri me sot deri ne konfrontim te hapur social e ?? perdorim te grupeve paramilitare/bandave me aksent,etj…..

    Mendoj se per kete i duhet Berishes tani futja ne perdorim e kartes e patriotizmit shterp e FALLC. Ai po u thote perendimoreve (dhe te gjitheve ne, pershire Lubonjes) qe neser, nese do ti preken interesat financiare/familjare apo politike e klanore ai do te jete ne gjendje te ktheje oren e historise prapa, ne 1997 dhe te nis nje lufte civile te mirrefillte qe ne kete rast nuk do te ndalet vetem brenad kufijve te vendit ame por rrezikon seriozisht paqen ne rajon dhe ne europe.
    Ky eshte padyshim skenari e “Plani “TOTAL”/maksimal i Berishes dhe une besoj se ai eshte ne gjendje ta aplikoje kete pa hezitim,
    Jam i bindur se Bisha nuk do tja dale kete rradhe por eshte e nevojshme te jemi vigjilent dhe te perpiqemi ta heqim qafe kete zorzop te felliqur nje ore e me pare. Kushdo qe mendon se Bisha nuk do te guxoje te perseris 97 eshte naiv qe duhet shkundur dhe uleritur ne fytyre.
    Neser do te jete shume vone.

  10. Tereza says:

    Ti me socialistet e tjere vazhdoni te numeroni te vraret e Saliut, veç kujdes mos beni gabim te organizoni protesta, se do u vrase dhe juve ai pastaj dhe nuk ka kush ben “gam-gam”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje