TemA TV/ Skandali i ambasadës në SHBA dhe memoja e DASH, Komisioni i Jashtëm thërret në raportim Panaritin (VIDEO)

12 Mars 2013, 19:41Sociale TEMA

Komisioni parlamentar i Jashtëm pritet të thërrasë në një seance raportimi ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Panariti, për dy çështjet e fundit që kanë tronditur, sipas opozitës, diplomacinë shqiptare: situata e rëndë ekonomike e ambasadave tona nëpër botë, si edhe memoja e ambasadës së SHBA-së për tonet nacionaliste të tepruara, shfaqur nga qeveria javët e fundit.

Kryetari i Komisionit të Jashtëm, deputeti demokrat, Fatos Beja pranoi gjendjen e vështirë të ambasadave tona për shkak të mungesës së parave. Por ai tha se u bënë përpjekje gjatë hartimit të buxhetit për të shtuar fondet e ministrisë së Jashtme, por nuk ja dolën përballë vullnetit të ekzekutivit.

Pak ditë më parë, mediat publikuan një letër ku ambasadori shqiptar në Uashington, Gilbert Galanxhi, shprehte me tepër shqetësim dhe i dorëzuar, nevojën për fonde shtesë, pasi paratë e akorduara nga ministria nuk mjaftonin as për të paguar qiranë e godinës.

7 komente në “TemA TV/ Skandali i ambasadës në SHBA dhe memoja e DASH, Komisioni i Jashtëm thërret në raportim Panaritin (VIDEO)”

  1. mesuesi says:

    s’ka mundesi, sala ka pare sa do ngrere rrogen e mesuesve ne 700 usd- jeni pucista dhe ju si lym demokrati.

  2. mirel says:

    I lane dhe duart tani me ambasaden.
    Boll qe i thiren ne Parlament dhe e bene detyren qe iu cakton Doktori/Kasapi.

  3. Vjosa VL. says:

    QE KUR VAJTI PANARITI TE GJITHA AMBASADAT I SHENDRITI.
    LUME UNE E ME LUME TI ,I LUMTE DHE zotit SALI,PARET I HA TJETER NJERI!

  4. aiha says:

    Erdhi koha qe perralles t’i vije fundi: “Kemi rritjen me te madhe ekonomike, ekonomia jone eshte e lulezuar, arka e shtetit eshte plot, investimet jane rritur nga viti ne vit dhe ne 2012 kane arritur kulmin, me shume se asnjehere tjeter…” Qeveria aktuale e ka boshatisur arken e shtetit, dhe nuk po investon me perkujdesjen dhe ruajtjen e te drejtave te shqiptareve kudo qe jane. Nderkohe del me sloganin “do te mbrojme te drejtat e shqiptareve kudo qe jane dhe do tu japim pasaporta shqiptare”. Per cfare duhen keto te fundit, kur dera e pare qe trokasin shqiptaret neper bote jane zyrat e ambasadave shqiptare? Kryeministri i ka harruar shqiptaret qe jetojne neper bote dhe qe jane detyruar te largohen pikerisht per keq qeverisjen e tij! Te gjithe me vote, pas 23 qershorit, do ta rimekembim Shqiperine dhe te gjithe atdhetaret kudo qe jane te kene deshire te kthehen ne vendin e tyre te rilindur! RILINDJE!

  5. kel ukaj says:

    A pat thene Salia e Topalli se shqiperia ka te ardhurat per fryme 9.000 dollare amerikane! Nga kriza nuk eshte prekur, rritja ekonomike eshte me dy shifra me fal me dy gishta, e nuk gjenden leke…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje