Partia Socialiste ka zhvilluar në qytetin e Patosit konferencën rajonale për prezantimin e programit për një Rilindje Shqiptare në fushën e naftës dhe hidrokarbureve.
Deputeti i PS, Arben Ahmetaj ka denoncuar faktin se nafta e Shqipërisë ka rënë në duart e një klike që e grabit atë përditë, duke i shkaktuar dëme të pallogaritshme ekonomisë dhe buxhetit të shtetit. Sipas tij, bazuar në statistikat zyrtare 100 mijë tonë naftë vidhen çdo vit, duke ikur kështu nga duart e qytetarëve dhe nga buxheti i shtetit. Pjesa e eksplorimit është edhe më e prapambetur, pasi në 20 vjet nuk është zbuluar asnjë pikë naftë e re, por vetëm janë shfrytëzuar burimet e mëparshme. Ndërsa deputeti Eduard Shalsi ka theksuar se megjithëse në vendin tonë ka 5 herë më shumë pika karburanti në raport me territorin se Kosova dhe 15 herë më shumë se sa Maqedonia apo mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian, këtu cilësia e naftës është shumë e keqe duke u shkaktuar një dëm të madh qytetarëve. Shalsi ka denoncuar edhe skandalin më të fundit të qeverisë e cila ka seleksionuar në mënyrë abuzive një kompani, e cila do të merret me shenjimin e karburanteve.
Ndërsa deputeti i zonës, Armando Subashi është ndalur në rëndësinë që ka zhvillimi i këtij sektori veçanërisht për banorët e zonave naftëmbajtëse, për punësimin e tyre, rritjen e mirëqenies, por edhe për përfitimet që do të kenë në investime publike.
Duke marrë fjalën në takim kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka evidentuar korrupsionin e thellë dhe praktikat abuzive të qeverisë me një pasuri kaq të rëndësishme të nëntokës shqiptare, siç janë nafta dhe hidrokarburet: “Ne nuk e ndryshuam sistemin që rafineria e Ballshit të punojë 30 ditë në vit. Nuk e ndryshuam sistemin që nga Albpetroli të dali zero fitim dhe zero kontribut për buxhetin e shtetit dhe për shoqërinë tonë në vit. Zero! Ne nuk e ndryshuam sistemin që ta japim naftën me koncesione nga të cilat përfitojmë si shtet minimumin e të drejtës sovrane. Minimumin!”
“Nuk e ndryshuam sistemin për të mbërritur në këtë pikë të hallit ku Shqipëria të mos përpunojë dot asnjë ton naftë, të çojë jashtë 1 milionë ton naftë që nxirren jashtë çdo standardi, jo në formën e shfrytëzimit të burimit, por në formën e grabitjes së burimit dhe ndërkohë që eksporton 1 milionë ton naftë, eksporton 650 mijë ton në vit me dyfishin e çmimit që fiton nga eksporti. Ku është parë kjo?! Kjo mund të shihet vetëm në një vend të shitur të tradhtuar, të braktisur nga ata që e qeverisin për ta sunduar, për ta vjedhur, për ta rrënuar”.
“Brenda 300 ditësh ne do të realizojmë një ekspertizë të plotë në nivel qendror, të gjithanshme, ekonomike, financiare, ligjore, administrative, për të gjithë sektorin e naftës, nga një grup ekspertësh vendas dhe ndërkombëtarë. Do të angazhohemi që do të zbatojmë pikë për pikë të gjitha orientimet që do të dalin vetiu nga kjo analizë e plotë, e thellë dhe shteruese.
Do të kontrollojmë me rigorozitet se si janë zbatuar të gjitha kontratat e hidrokarbureve, si janë dhënë lejet për zhvillim-kërkim dhe si janë marrë licencat dhe do të zhbëjmë çdo praktikë që gjendet jashtë kuadrit ligjor të Republikës së Shqipërisë.
Për ne do të kishte mjaftuar vetëm pseudoprivatizimi i Albpetrolit për të ndërmarrë një nismë të plotë hetimi dhe gjykimi dhe për të parë mbrapa hekurave ata që morën pjesë në këtë mashtrim të madh të popullit shqiptar, qofshin ata që e projektuan nga ana e qeverisë atë privatizim, qofshin ata që përmes atij privatizimi në emër të pushtetit si sekserë tentuan të përfitojnë dhe qofshin ata që mashtruan popullin shqiptar, mashtruan shtetin shqiptar me një ofertë fiktive dhe qofshin ata që e garantuan ekzistencën e asaj oferte”.
Kreu i PS e mbylli fjalën e tij duke thënë se nafta do bëhet pasuria reale e këtij vendi.
Ne burg edhe Rezart Tacin??
Epo, le te presim atehere.
Po jo vetem kjo po cdo privatizim e cdo tender e cdo gje e bere nga saliu duhet rishq
Tenderi qe duhet pare me prioritet me te madhe eshte ai i albpetrolit sepse ai eshte nje sektor shume strategjik dhe qe mund te kete shume perfitime. Prandaj duhen rishikuar sepse kjo qeveri po i shet per dy pare pasurite publike.
Saliu shiti 4 hidrocentrale me nje cmim shume minimal per njerezit e tij. Nga keto privatizime shteti humbi shume para qe mund ti perdorte per te bere investime ne sektore jetike. Qytetaret duhet ta kuptojne qe keto hidrocentrale do tja shesin qeverise energjine elektrike me nje cmim shume me te larte sesa kostoja qe po e prodhin vete sot ajo.
Me privatizimet sali berisha ka provuar vetem deshtimin sepse nuk ka arritur qe te beje nje privatizim tamam. Kudo ka dale me humbje. kjo nuk eshte nje situate e mire.
Po jo vetem kjo po cdo privatizim e cdo tender e cdo gje e bere nga saliu duhet rishqurtuar pasi vetem normale dhe ne rrug te drejt nuk eshte,eshte praktik poune per te korrupsioni e gjithcka tjeter e piset.
Po per kete kemi besim te ju Z.Rama, ndryshe nga cdo deputet tjeter i cili mund te arrinte ndonje pakt tek ju kemi besim se do te rishikoni ccdo padrejtesi te saliut dhe ta denoni per ate qe meriton.
Po pervec albpetrolit dhe per cdo tok te privatizuar nga shkelzeni e berisha e cdo njeri tjeter prane kryeministrit duhet te hetohet dhe te denohet ato qe kane lejuar nje padrejtesi te tille ne kurriz te popullit.
Po sic dihet ketu saliu i ka privatizuar te gjitha,sherr mes argites dhe shkelzenit se kush eshte pronar me imadh te 2 luftojn per kte tregun e prones private kush e kush ta zoteroj.
Kjo qeveri e superkorruptuar jo vetem qe duhet te shporret tej nje ore e me pare por edhe duhet te hetohen me pas te gjithe ordineret te cilet e kane katandisur kete vend simos me keq!Nuk eshte vetem Albpetroli por edhe mjaft privatizime te tjera te kryera e te deshtuara te cilat thjeshte jane bere per te pasuruar keta qeveritaret tane!
Si fillim te rrezojme Saliun e me pas drejtesia per gjithcka ndodh ne kete vend le te veproje!Vetem kur te plaset pas hekurave kjo monster atehere do kete drejtesi ne kete vend!
Te rishikohen te gjitha pasurite e ketij vendi te dhena me konçension nga kjo qeveri e felliqur!E cila me shume i ka perdorur te gjitha burimet minerare e jo vetem si burim fitimi per Saliun e ministrat e tij!
Ore Saliu na shiti detin,po shet tere shqiperine per interesat e tij personale!Saliu tradhetari i ketij vendi te lënë mjere nje dite do vihet perpara drejtesise!Le te bjere meastaj mbi koken e saliut e bashkpunetoreve te tij cekici i shendoshe i drejtesise!Drejtesi e cila per fat te keq gjer me tash ka munguar!
O Edo mo llape shume gjera ore , se deri me 2017 i ka Sala prokurori edhe gjykata , edhe ti sben dote gje se ata qe ai ka çuar atje i kan dhene provat deri ne vdekje me Salin . Ti hap syte se mos te gjejne ndo nje shkelje kur te jesh kryeminister edhe edi ti qe Sali nuk fale .
vetem te mos doni veten e te ardhmen e familjes nuk do te votosh edi rama
ai eshte e verteta .
O Rama!mos premto shume se hajdutet i ke ne partine tende dhe ske ctju besh!shiko se mos gjesh grua tjeter,kete mund ta besh,kete popull mund ta rregulloje vetem nje zot neqoftese ekziston!Deri me sot nuk njoh nje shqiptar qe kishte dicka ne dore dhe nuk i beri nder nje miku apo nje shoku pa cenuar ligjet e shtetit!E kemi ne gjak ne!
Ne burg edhe Rezart Tacin?? e Frank Wisner, Pussard
Mendoj se resurset qe vend ka duke filluar nga nafta dhe hidrokarburet nqs shfrytezohen per te miren e te gjithe qytetareve mund te ngrejne larte mirqenien dhe ekonomike e vendit. Por shfrytezohet nga duart e gabuara te ketij shteti ”mafioz”.
Lexojeni Engjellin, qe duket do jete ndnje ing.nafte shkruan me siper :
me heshtjen e deputeteve te perjetshem gojembyllur per çeshtjet e naftes e te gazit , te ardhur nga nafta si te I.Banos,V.Ngresit,M.Shulit,N.Bilanit,A.Caçit,e te tjere….
Edi Rama, nqs do qe Patosi, Ballshi e Fieri te besojne te te votojne, filloje duke qerruar deputet parazitare e te pavlere si Bert Caci, apo te pagoje si E.Koci, A.Mucaj, per te mos folur per Armando Subashin qe ska asnje lidhje me PS e as edhe me zonen ku e keni cuar deputet.
Le te vjelin pasurite e dhena me qera, dhe te shpenzojne milionat qe kane bere keto vite deputetet tane te majte, si drejtore ne Albpetrol dhe ndertues pallates, apo menaxher te lagunes se Nartes, ndersa ne na sill njerez te rinj.
Minimumi te kemi njerez te paster, jo te afirmuar si hajduta e shoke te banditeve te zone, e qe te na perfaqsojne komunitetin tone qe voton majtas prej 20 vitesh, por qe i ka ardhur ne maje te hundes nga menyra si i shef PS.
Pse PS nuk ka asnje ndryshim nga PD ne lidhje me Fierin, pasi nuk ka asnje figure te larte te PS ne nga qarku i Fierit , pse nuk ka asnje fierak apo mallakastriot te hajrit ne strukturat e PS, por vetem ca deputet te pa vlere e pa goje?
Nese do te marresh votat ne keto zgjedhje e ato qe do vijn duhet mos ta trajtosh Fierin si zone ku shkojet para fushate per te kerkuar votat e majta, e 4 vitet ne vazhdim vetem do te vidhen leket nga nafta ne gjithe qarkun e Fierit.
Kocoja dhe Besoja qe jane bere fillimisht miliardere nga leket e Albetrolit, por ndoj drejtues historik i PS dhe shoket e tyre te forte ne Fier, ashtu duan, deputete te pa vlere e te pagoje, po valle populli fierak e mallakastriot do ngelet perjete votues i majte i pagoje???
Nuk do ti hiqa nje presje komentit te Engjell-it por do te shtoja se qendrojne ato se:
-Edhe kur kane qene zotrinjte e PS-se ne pushtet kane ndodhur ato qe permend Engjelli me larte por sigurisht me “te moderuara” se tani qe jane ujqerit injorant te Sali Berishes qe kane nga dhjetra “fletushka” fakultetesh ne xhep.
-Edhe kur kane qene zotrinjte e PS-se jane pasuruar militantet e saj pa pike merite vetem se te afermit e tyre ishin ne krye te istitucioneve te naftes, duke qene njerez qe vendosnin firma ne kontrta te ndryshme.
-Edhe kur kane qene zotrinjte e PS-se ne pushtet disa njerez me 500 fytyra ne Patos (fise bile) perfitonin nga pushteti duke treguar fytyren e tyre prej KAMELEONI dhe PS-ja idinte keto por bente sehir sepse “i leverdiste” etj.etj.
Kam shume e shume per te folur sepse jame rritur “me eren” e naftes kur çdo nate FLAKET e 542 (pusit fontan te Marinzes te 1957) “perkedhelte” fytyrat tona foshnjore. Edhe pse per ne shteti ka shpenzuar para te pallogaritur per te na bere naftetar te shkolluar ne sot jemi perzene jashte shtetit nga politika e pafytyre shqiptare. Turp dhe urrejtje per kete politike, TURP!
Trajtimi ndonëse me shumë ,shumë vonesë i barbarisë së shkatërrimit të një prej shtyllave më të fuqishme të ekonimisë kombëtare,është një ogur i mirë.
Shkatërrimi,vjedhja dhe shitja për një copë bukë e kësaj pasurie është tradhëti kombëtare dhe ata që kanë qënë aktorë të kësaj tradhëtie për këto 23 vjet dihen,kanë emër e mbiemër.I takon PS të korigjoj masakrën e bërë ndaj naftëtarëve,pasurisë së naftës dhe pasurisë sonë kombëtare duke i çuar para gjyqit dhe dënimit maksimal këta horra,këta tradhëtar të kombit duhet të dënohen si të tillë.Se të tillë janë.
Nafta ka ende njerëz të ditur ,të përkushtuar dhe që gjithë jetën e kanë të lidhur me naftën deri disa breza,prandaj duhen afruar ,njohur dhe dhënë mundësia për ringritjen e naftës dhe kësaj pasurie të paçmuar të vendit tonë.Por,duhen filluar që tani me masa konkrete,në fillim njerëzit të kontribojnë për idet që duhet përpunuar për ringritjen e saj.Të ngrihen grupe pune dhe të ndërtohet strategjia e ringritjes së naftës dhe rafinimi i saj në vendin tonë.Nafta ishte njëra prej industrive me cikël të mbyllua ashtu sikurse edhe industria e bakrit etj prandaj ti kthejmë sytë nga shfrytëzimi i kësaj pasurie dhe vendi do gjejë burime financiare të dobishme për zhvillimin e vendit.Duhet të jesh profan ose kriminel ta trajtosh pasurin kombëtare siç është bëre deri tani.Ruaj konsideratën maksimale për të gjithë naftëtarët ,inxhinjer,teknik punëtorë pa përjashtim,megjithëse nuk jam naftëtar por kam punuar disa vite me ta.Uroj që ky projekt i PS dhe Edi Ramës të gjej zbatim sa më parë.
E ke do vesh ne komision te hetimit o Edi ???
Profesorin e nderuar te hajdutllekut Cac Angjelin, qe ma ke konsulent ?
Apo hajdutin Arben Malaj, qe ne 97-n i vareshin qurrat te Gjallica, qe premtoi kthimin e lekeve 100% ? Qe jo vetem nuk ktheu gje, po grabiti edhe asetet e kompanive bashke me shoket e vet…. “socialiste dhe progresiste”.
Apo do vini Servetin “ideologun e marksizem-leninizmes” ? Ai po qe e lufton korrupsionin nga tavolina e zyres, pa leviz hic fare, te mbaron pune ai.
pastro partine tende njehere, pastaj kerkoju vota shqiptareve o Edi.
po ti kishe qeruar me kohe keto plehra do kishe fituar 80% qe ne 2009-n o Edi, po me sa duket…. je ti peng i tyre !!!
Aman mos ma zini ne goje Cacin se nese eshte e vertete atehere Edi Rama, ta dije se vete prej ati arixhiu Caci do ngelet ne opozite perseri
sh vendim i drejte nga Rama!
ku eshte garancia pre 80 milion euro?kush pergjigjet per kete deshtim privatizimi,dhe nje sere deshtimesh ne privatizimet e hidrocentraleve etj…
Eshte kapur shteti nga korrupsioni ne terma galopand dhe askush nuk jep pregjigje nga qeveria,por kjo sjellje do ndryshoje pas 23 qershorit
duhet nje hetim i gjere nga te gjitha organet kompetente per tu pergjigjur fajtoret pper kto pseudo privatizime
ato 80 milion euro mund te ishim bere shkolla,kopshte,spitale etj…
populli duhet te reagoje me vote ndaj ketyre aferave korruptive
shqiptaret do tu pergjigjen me vote ketyre aferave
Privatizi i KPTHN Ballsh ishte nje afer korruptive qe dyhet te mari fund me 23 qersho,plus keti privatizimi qesharak dhe korruptiv,problemet me te mdha per qytetin e ballshit filluan kur dora e Saliut dhe minstrit te tij filluan te firmosnin flete me 400 emra punojsish per shkarkim nga puna,perfshir inxhinjer dhe ekspert ne fusha perkatse dhe u zvendesuan me militante e PD,dhe tani se fundmi ka filluar te hapi dyert e KPTH per pjesen tjt te militanteve dhe pse nuk jan jashte shteti…..
Hetimi i plote menjehere pas zgjedhjeve i menyres se privatizimit te njeres prej pasurive me te rendesishme te vendit, e cila pati si pasoje nje renim te pa justifikueshem te ekonomise, rritjen katastrofale te cmimit te naftes, si dhe nxjerrjen nga puna te shume eksperteve dhe punetoreve te talentuar do te jete sfida me e forte per te perforcuar besueshmerine tek votuesi. Shpresojme qe keto premtime te behen realitet.