TemA TV/ PS: Janë legalizuar vetëm 5% e ndërtimeve informale (VIDEO)

27 Mars 2013, 20:11Sociale TEMA

Partia Socialiste ka vazhduar sërish të deklarojë se legalizimet janë një nga dështimet e mëdha të kryeministrit Sali Berisha.

Lindita Nikolla, kandidate e PS për deputete në kryeqytet, tha se legalizimet janë një nga 100 arsyet pse nuk duhet votuar më Berisha.

“Sipas shifrave zyrtare në Shqipëri, në vitin 2005 kur Saliu erdhi në pushtet ka pasur rreth 250.000 ndërtime pa leje të deklaruara. Shifra reale sot është më afër 400.000, dhe numri i tyre, për fat të keq, vazhdon të rritet ende me ritme të larta, por le të mbështetemi vetëm tek shifra zyrtare.

Në 8 vjet me Saliun kryeministër janë legalizuar rreth 18 000 ndërtime gjithsej, e barabarte kjo me 5% të totalit të ndërtimeve informale. Pra në 2 mandate Sali Berisha ka legalizuar vetëm 5% të ndërtimeve pa leje çka do të thotë se nëse banorët dhe pronarët e këtyre ndërtimeve do të vazhdojnë të presin zgjidhjen nga Sali Berisha atyre do u duhet të bëjnë durim edhe për 160 vjet të tjera,” tha Nikolla.

“Dështimi bëhet edhe më i turpshëm nëse kujtojmë se për qëllimin e legalizimit, Sali Berisha ngriti në këmbë një institucion të tërë Aluiznin, me Shabanin në krye. 12 drejtori rajonale dhe 10 drejtori brenda qarqeve me 300 punonjës, të prira nga komandant Shabani kanë arritur në 2 mandate qeverisjeje të Saliut të legalizojnë vetëm 5% të ndërtimeve pa leje në Shqipëri. Dhe për këta militantë partie që kanë dështuar në mënyrë kaq spektakolare janë shpenzuar jo pak, por plot 15 milion euro nga buxheti i shtetit ndërkohë që nga legalizimet janë mbledhur gjithsej vetëm 5 milion euro.

Sali Berisha pati deklaruar se nga përfundimi i procesit të legalizimit që do të përfundonte në vitin 2006 do të çliroheshin jo pak, por plot 3 miliard euro. Po kush është rezultati sot, kur 8 vjeçarit të Saliut në pushtet po i vjen fundi? Vetëm 5% e ndërtimeve të legalizuara, 15 milion euro të shpenzuara për Shabanin nga buxheti i shtetit, për të mos folur për gjobat e ryshfetet, dhe vetëm 5 milion euro të mbledhura,” vijoi Nikolla, duke shtuar se për tetë vite, Berisha e ka përdorur kartën e legalizimit vetëm për mashtrime elektorale./ep

3 komente në “TemA TV/ PS: Janë legalizuar vetëm 5% e ndërtimeve informale (VIDEO)”

  1. anonim says:

    o fycke, po ti dueht te thuash shyqyr qe nuk legalizoi me shume. po pjesa me e madhe e ndertimeve pa leje jane ne toka te pronareve more fycke. si d ot’i legalizosh ti ato, ne kundershtim me kodin penal? do te falesh vjedhjen? ah ju jeni po aq plehra sa Sala…

    1. anonim-2 says:

      E gjitha behet per propagande elektorale,edhe keta te spektrit te majte
      nuk eshte se japin ndonje zgjidhje problemit te legalizimeve por qendrojne thjeshte ne vazhden e kritikave

  2. Berlin says:

    Kjo teta Nikolla le ta tregoj per Bordollet alias hotelet e bregut te detit qe ka provuar vete pastaj te kaloj tek legalizimet, sepse ishte shefi i kesaj tani qe e masakroj ate Tirane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje