TemA TV/ KKRT pranon dështimin: Nuk kemi autoritet (VIDEO)

27 Mars 2013, 19:46Sociale TEMA

Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT) pranon se është një institucion i dalë jashtë loje dhe pa asnjë ndikim në tregun mediatik në Shqipëri. Kjo është pranuar nga kryetarja e KKRT-së, Endira Bushati gjatë raportimit vjetor në Komisionin e Medias.

“E dimë që ka transmetime të palicencuara dhe ky fenomen në vitin 2012 është shfaqur në rritje, por ne mund të monitorojmë vetëm në Tiranë e Durrës. Ndërkohë në vend operojnë 250 media”, u shpreh Bushati.

E si për t’i dhënë nota më qesharake raportimit në Kuvend, kreu i entit rregullator mediatik tha para deputetëve, se “roje private i kanë penguar disa herë teknikët e KKRT-së të monitorojë TV-të, pasi nuk i lejojnë të hyjnë brenda territorit të antenave që gjenden në malin e Dajtit”.

Kjo ka ngjallur reagime në sallë, por të qeshurave të deputetëve, Bushati ua ka kthyer seriozisht se kjo puna e rojeve ishte e vërtetë dhe duhej besuar.

“Për reklamat, po është e vërtetë, ka shkelje në disa televizione. Por një problem më vetë është edhe çështja e reklamave të tërthorta. Ka transmetime numerike të palicencuara. Shuma e vjeljes së të ardhurave është 62 milion lekë, pasi shumë operatorë nuk paguajnë. Nga 21 milion lekë gjoba, kemi vjelë vetëm 2.5 milion, sepse bashkëpunimi me Tatimet ka rezultuar i dështuar”, tha drejtuesja e KKRT-së, Bushati.

Gjatë seancës së raportimit vjetor ne Komisionin Parlamentar, KKRT-ja u mbrojt me faktin e vendeve të lëna vakant nga opozita në Këshill, për të shprehur se jo gjithçka është në dorën e tyre.

“Dështimet nuk lidhen me mungesën e Ligjit dhe të vakancës, pasi edhe sikur të ketë vakancë KKRT-ja nuk duhet të shkelë ligjin, anëtarët e KKRT-së nuk janë aty si anëtarë të PD-së dhe ky Ent nuk mund të jetë një instrument i qeverisë. Ju siç e thatë edhe vetë, jeni një institucion jashtë loje,” u shpreh me tone të ashpra kryetarja e Komisionit të Medias, socialistja Valentina Leskaj.

Mjaft kritik me punën vjetore të KKRT-së, ishte edhe demokrati Mark Marku. “KKRT-ja ka vend për përmirësime. Autoritetin e vendos vetë institucioni, nuk mund të ankoheni se nuk vendosni dot autoritetin pafundësisht”, tha nënkryetari demokrat i Komisionit të Medias, Mark Marku.

Rezoluta e komisionit pritet të miratohet të mërkurën e ardhshme, por disa ndër pikat që do të propozohen nga opozita, mësohet se janë selektiviteti i KKRT-së në raport me mediat, çështja e reklamave shtetërore, dështimi në mbledhjen e gjobave, prishja e tregut të medias, disbalancimi i Televizionit Publik, dhënia preferenciale e licencave dhe shndërrimi i këtij enti në instrument qeveritar.

11 komente në “TemA TV/ KKRT pranon dështimin: Nuk kemi autoritet (VIDEO)”

  1. Horri i Bulevardit says:

    KKRT-ja ben pune te mire, ka dash me i von gjobe Arjan Canit dhe Arjani u dhi ne brek nga fryka, sja ma mo me bo ndonji gjo pa pyt edhe ne emisjonin e fundit e mori kryetaren e KKRT-se qe ti mori leje se a mundet me ja kap cicat asaj ukrahinases, por kryetarja e kish myll tel. se kishte ra mkrevat, ka qen e xonme.

    1. evans says:

      cdo gje ka deshtuar ne Shqiperi…
      persakoh cdo gje kontrollohet nga Saliu, nga ky plak i semur, nga grupi i servilave…
      Duhet te votojme te gjithe ta zhdukim njeher e pergjthmon nga skena politike ate maskara. un ndonese jam emigrant, edhe mbaj familjen ne shqiperi, me te ardhurat e mia nga emigracioni, do vi te votoj kundra atij plere. do perpiqem ti flas cdo miku shqiptar ktu ne emigrim, tja bejme me te bukur jeten familjareve tane, pa saliun

    2. Ndoc Qardaki - Ekspert i Mosvarun says:

      Deshten me vu dore ene ne grun e Fevziut
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-dictator-and.html

  2. Gjon says:

    Cfare autoriteti mundet me vendose esi hajdutash qe kan kap postin me fry xhepin e jo me vendos rregull e shtet?

  3. anonim says:

    O Mero pash zotin gjej anen e ngreje si problem ka me shume se dy muaj qe nuk shohim asnje program te sateliti. me sakte vjen figura e televizionit, dhe stacioneve si AS TVSH e tjer. Flas per tv satelitor normal jo te abonuar pra kemi me hsume se dy muaj qe vetem audio/Ze nuk kane. Nuk e di pse ndodh kjo. do besh mir po e cerke si problem se bon vaki leviz dicka.

    1. mergim tari says:

      Anonimo,

      Mos ka ndonje problem ne gjetjen e sakte te frekuences se mua AS me vjen edhe me ze edhe me figure.

      Ndersa TVSH e kam crregjistruar. Eshte kanal i percunduar, i ngajn tamam fytyres dhe trurit te kryetares se KKRT-së. E hapa vetem per te pare futboll dje dhe para ca ditesh kur luante Shqiperia. Edhe TVSH i punonte edhe zeri.

      DUHET TE KESH NDONJE PROBLEM NE FREKUENCA OSE TE APARATIT….. Dua te te ndihmoj por nuk kam asnje te dhene te metejshme…. Shiko mos ka ndonje opsion aparati qe pa dashje ato kanale vec e vec kane kaluar ne HESHTJE ose sic shkruhet MUTE….. Me fal nuk di cfare te te them me teper per te te ndihmuar.

  4. kujtim says:

    Nga keto zgjedhjet e Zhelefines si nuk gjen nje fytyre inteligjente. Shikoni kete Endiren, Lefterine e KQZ, Zhuken e Deklarimit te pasurive, Troshanin etj.

  5. Kola i Mishit te Thiut says:

    Autoritet nen hyqmin e SRB-it dashke ti, moj topçe Shkodre? Sa shume kerkoke, pash ideRRENAT e 120 partive dhe te nja 4-5 te tjerave ne embrion parazgjedhor per koalicione nga me te gjerat ne planet?
    A mundem me te ba nje pyetje te vockel fare, fare te vockel?
    Sa personel ke, dmth listeorganika yte? Sa eshte buxheti i KKRT-se, qe mundimin me te madh e ka me u ngjit deri ne kat te 4 a te 5-te ku jeni? Perse stafi yt eshte kaq i terhequr ne media, packa se ke personalitete te njohura, si Çobani, Krutaj etj, etj?
    Dhe pyetja e fundit: gjen dot nje institucion qe jo autoritet, po qe nuk e ka bere RRAFSH FARE SRB-i &Ilir Meta i i tortes pushtetore prej 20%?
    Nje ish-koleg i juaj, – me te pyetur, – pa mundesine qe mund te punesohej ne nje institucion, nen hyqmin e LSI-se, drejtuesi i te cilit krekosej se “do te bej reforme, de, more, de”. E di cfare i tha ish-kolegut tuaj? Une jam dakort, po s’bej dot gje pa marre viston nga Iliri, mundesisht nga Monika.

  6. K. F says:

    KKRT ka vite qe eshte bere nje strehe per qora e sakate me sakte nje vend pune per grate dhe dashnoret e pushtetareve. Drejtueset e fundit per nga bemat ia kane kaluar edhe Sefedinit te famshem, madje ky i fundit ishte lule perpara ketyre laraskave Endira Bushati dhe Mesila Doda….

  7. elinor says:

    Hahaha, te forte e paska ba komshia “nuk lejohen tekniket te monitorojne antenat”! Ca kane dashe me pa tekniket, burimin e figures?! Kjo ja paska ba si njeni qe thoshte “po hypi sorra ne antene te del ne televizor”!

  8. br8s says:

    Cprisni nga kjo femer qe eshte bere si qen me lesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje