PETICIONI/ Intelektualët kundër rishikimit të historisë nga autoritetet turke. Nënshkruan edhe Kadare

27 Mars 2013, 19:35Sociale TEMA

Shkrimtarë, gazetarë, publicistë dhe kritikë nga trevat shqiptare janë bashkuar për të nënshkruar një peticion ku kërkohet që rishikimi i historisë të mos bëhet nën mbikëqyrjen e autoriteteve shtetërore turke.

Mes nënshkruesve është edhe shkrimtari Ismail Kadare.

Në peticion thuhet se pushtimi osman shkaktoi një gropë të zezë në historinë e kombit shqiptar.

“Ai e ndërpreu procesin normal historik të zhvillimit të kombit tonë. Ky pushtim i shkëputi me dhunë shqiptarët nga Europa dhe shkaktoi tragjedi dhe drama të pashlyeshme në kujtesën historike të kombit. Nuk mund të pajtohemi kurrë dhe dënojmë përpjekjet e disa pseudohistorianëve dhe të segmenteve të caktuara politike, të cilat përpiqen që shekujt e gjatë të pushtimit osman t’i paraqesin si kohë të bashkëjetesës paqësore dhe të suksesshme”, thuhet në peticion.

“Ndryshimi i historisë në formë arbitrare, duke i ardhur rreth oreksit të diplomacisë turke, krijon një precedent të rrezikshëm: pas disa vitesh edhe Serbia mund të kërkojë të shpallet vetëm një administratore në Kosovë dhe ajo të vlerësohet pozitivisht për lirinë, pavarësinë, kulturën dhe identitetin tonë.

Të mos harrojmë faktin se nga të gjitha gjuhët e të gjithë popujve të pushtuar nga osmanët, gjuha shqipe u ndalua në mënyrë të veçantë e me forcë. Mjafton vetëm ky fakt për të treguar gjenocidin e Perandorisë osmane kundër shqiptareve, kundër kulturës dhe identitetit të tyre. Ne nuk mund t’i fshehim te vërtetat historike. Mjafton të kujtojmë përpjekjet dhe sakrificat e panumërta të Rilindësve shqiptarë për të parën shkollë shqipe laike, e cila u arrit të hapej vetëm me 7 mars 1887 në Korçë.

Ndryshimet e historisë me ekspertë turq përbëjnë një agresion kulturor që godet shtyllën kurrizore të kombit, ato janë një fyerje e papranueshme për shqiptarët dhe me pasoja për të ardhmen dhe identitetin e tyre. Të gjithë tashmë e dimë se çdo ndërhyrje në histori sipas skenarëve të paracaktuar politikë cenon ADN-në e kombit shqiptar”, vijon peticioni.

 

LISTA E NENSHKRUESVE

Ardian Ndreca (filozof, Universiteti Urbaniana në Rome, Itali)

Anton Berishaj (kritik i letërsisë, poet, Universiteti i Prishtinës)

Akil Koci (kompozitor, muzikolog)

Adem Gashi (shkrimtar)

Agron Tufa (shkrimtar, Universitetit i Tiranës)

Artan Shkreli (arkitekt)

Agron Gjekmarkaj (kritik i letërsisë, Universiteti i Tiranës)

Anton Gojcaj (shkrimtar)

Arian Krasniqi (dramaturg)

Arben Rugova (gazetar, publicist)

Avni Dervishi (politikolog)

Aleksandër Çipa (kryetar i Unionit të Gazetarëve, poet, publicist)

Agreta Gashi (mjeke, Universiteti i Prishtinës)

Antonio Gashi (violonçelist, Universiteti i Prishtinës)

Aida Dismondy (doktorante)

Ardian Haxhaj (shkrimtar)

Afrim Krasniqi (politolog, Universiteti i Tiranës)

Arbana. F. Xharra (publiciste, gazetare)

Avni Zogiani (aktivist i shoqërisë civile, publicist)

Albert P. Nikolla (antropolog, Universiteti i Tiranës)

Aljula Jubani (albanologe, Universiteti i Tiranës)

Angjelin Shtjefni (Universiteti i Tiranës)

Arlind Dobërdolani (student)

Anila Malile (diplomate)

Adnan Mustafa (farmacist)

Alfred Duka, (avokat)

Alda Bregasi (kardiologe, Universiteti i Yale)

Asllan Muharremi (përkthyes)

Beqë Cufaj (shkrimtar, publicist)

Brunilda Ternova (gazetare, përkthyese)

Bujar Kapllani (skulptor)

Begzad Baliu (albanolog, Universiteti i Prishtinës)

Bardhyl Matraxhiu (kritik, Universiteti i Tiranës)

Bardh Frangu (shkrimtar, publicist)

Behar Gjoka (shkrimtar, studiues)

Bardhyl Londo (poet, Mjeshtër i Madh)

Blerina Suta (kritike e letërsisë, Universiteti “Aleksandër Xhuvani”)

Donika Gervalla-Schwarz (veprimtare, publiciste)

Daut Demaku (shkrimtar)

Dorian Koçi (publicist, Universiteti i Tiranës)

Durim Çaça (poet)

Eugjen Merlika (publicist, shkrimtar)

Elida Buçpapaj (poete, publiciste)

Edita Kuçi Ukaj (publiciste, përkthyese)

Entela Kasi (shkrimtare, presidente Albanian Pen Center)

Erion Hasanbelliu (inxhinier elektrik)

Franco Altimari (albanolog, zv. Rektor, Universiteti i Kalabrisë, Itali)

Femi Cakolli (kritik letrar)

Flutura Açka (shkrimtare)

Flaka Surroi (publiciste)

Francesco Marchianò (pedagog në Spezzano Albanese Calabri)

Fahri Xharra (publicist)

Fatmir Terziu (shkrimtar, kritik arti)

Flamur Shehu (kompozitor, Mjeshtër i Madh)

Gëzim Gurga (albanolog, Universiteti i Palermos, Itali)

Giuseppina Turano (albanologe)

Gëzim Alpioni (sociolog, Universiteti i Birmingham-it)

Gezim Basha (poet, përkthyes)

Gjon Berisha (historian, Instituti i Historisë)

Gjergj Filipaj (gazetar, shkrimtar)

Gjon Keka (publicist)

Gjergj Bajram Kabashi (publicist)

Halil Haxhosaj (shkrimtar, kritik letrar)

Ismail Kadare (shkrimtar)

Iris Elezi (regjisore)

Imer M. Mushkolaj (publicist)

Isak Ahmeti (albanolog, shkrimtar)

Ilire Zajmi-Rugova (shkrimtare, gazetare)

Irena Gjoni (poete)

Ismail Rugova (bibliotekar, përkthyes)

Jahja Drançolli (historian, ligjërues)

Jonila Godole (përkthyese, shkrimtare)

Kujtim M. Shala (kritik i letërsisë, Universiteti i Prishtinës)

Kole M. Berisha (ish- kryetar i parlamentit të Kosovës, publicist)

Kolec Traboini (poet, kineast)

Lazer Stani (shkrimtar)

Lucia Nadin (albanologe)

Lush Culaj (historian, Instituti Albanologjik i Prishtinës)

Leonard Seiti (poet)

Ledia Dushi (poete, përkthyese)

Lis Bukuroca (Naser Aliu) (publicist)

Lediana Stillo (poete, përkthyese)

Matteo Mandalà (albanolog, Universiteti i Palermos, Itali),

Majlinda Bregasi (albanologe, Universiteti i Prishtinës)

Martin Berishaj (politikolog, Universiteti i Lublanës)

Monica Genesin (albanologe, Universiteti i Salentos – Lecce, Itali)

Maks Velo (piktor)

Mentor Quku (historian i letërsisë)

Migena Kapllani (arsimtare)

Mira Tafani (arsimtare)

Ndue Ukaj (kritik i letërsisë, shkrimtar)

Natasha Lushaj (poete, kritike letrare)

Ndue Gjika (shkrimtar)

Nexhat Latifi (biznesmen)

Persida Asllani (kritike e letërsisë, Universiteti i Tiranës)

Pandeli Çina (mjek)

Preveza Abrashi (mjeke, Universiteti i Prishtinës)

Prend Buzhala (shkrimtar, kritik i letërsisë),

Petrit Palushi (shkrimtar, kritik letrar)

Peter Tase (përkthyes)

Petrit Ruka (poet, kineast)

Qibrie Demiri- Frangu (poete, Universiteti i Prishtinës)

Qazim Namani (historian)

Romeo Gurakuqi (historian, UET)

Rudolf Marku (shkrimtar)

Romeo Çollaku (shkrimtar, përkthyes)

Ragip Syla (shkrimtar)

Rita Salihu (poete, veprimtare)

Rexhep Shahu (poet, publicist).

Sali Bashota (poet, pedagog në Universitetin e Prishtinës)

Skender Zogaj (shkrimtar, publicist)

Skender Buçpapaj (publicist)

Sabit Rrustemi (poet)

Shaban Sinani (studiues dhe historian i letërsisë)

Sadik Bejko (poet)

Shaip Emerllahu (drejtor i Manifestimit “Ditët e Naimit, poet)

Shpend Bengu (pedagog i historisë së artit dhe multimedias)

Shpend Sollaku Noe (shkrimtar)

Trina Gojani (poete, përkthyese)

Uk Lushi (shkrimtar, publicist)

Visar Zhiti (poet, Mjeshtër i Madh)

Vlora Baruti (muzikante)

Virgjil Kule (publicist, studiues)

Vladimir Beja (ish- komandat i flotës)

Visar K. Berisha (mjek, Universiteti i Prishtinës)

Zenel Kelmendi (ish- rektor i Universitetit të Prishtinës)

Zef Gjeta (ILB)

Xhavit Beqiri (poet, Universiteti i Prishtinës)

Xhemal Ahmeti (kritik letrar, publicist)

104 komente në “PETICIONI/ Intelektualët kundër rishikimit të historisë nga autoritetet turke. Nënshkruan edhe Kadare”

  1. arsen says:

    Shtomeni dhe mua.
    Arsen Agostini qytetar SHKODER

    1. raimondi says:

      Pushtimi Osman krijoi Greqine, sepse para se te vinte pushtimi OsMAN ELEMENTI SHQIPTAR PO ZGJEROHEJ Ne menyre te rufeshme, sepse popullsia shqiptare ,
      po behej shprehte identietine vet nepermjet familjeve te fuqishme shqiptare dhe nepermjet vete populsise shqitpare qe e shprehte identietin e saj me force

      _-Gjithe Greqia fliste shqip nga Janina deri ne Peloponez –Kisha greke nuk kishte ndikim tek askush ne Greqi …Ata ishin brenda manastirve e kishave te tyre dhe atje vetem flitej Greqisht …..

      Me ardhjen e Osmaneve , shqiptaret u hodhent totalisht ne lufte kunder tyre
      ndersa Patritkana greke e Stambollit ju neneshtrua Osmaneve dhe u be bashkepuntore e Sulltaneve per 400 vjet _______Kjo beri qe Kisha te perdorte Autoritetine Sulltaneve , te cilet i kishin nenat greke e serbe, qe te perhapte greqizimin ne Greqi dhe te ndalonte eskpansionin e gjuhes shqipe ne Greqi…

      Ndaj, Turqise i duhet treguar vendi dhe biles me ta te mbash maredhenje te ftohta fare …por ne s’kemi ushtri fare ndaj dhe na duhen maredhenjet me ta

      1. Albndoj says:

        Raimondi ke te drejte per shume gjera qe po thua por ke shume gabime gjithashtu ne kete komentint tend! Ne rradhe te pare Janina dhe krahinat e tjera qe ti perbend nuk eshte quajtur greqi ne kohen Osmane. Shqipetaret Gjithashtu kane vuajtur nga Osmanet se shqipetaret urrejnin njeri tjetrin dhe u vrane me vellain per arsye personale. Shqipetari eshte njeriu me servil ne bote. Shume Shqiptare i kane sherbyer osmaneve dhe greqia e sotme u krijua nga shqipetaret qe ishin ortodokse. Pjesa tjeter u kthyen me mislimane e i sherbyen turqve. Vetem kur e pane se turqise i erdhi fundi atehere te ashtequajturit rilindas patriote filluan te bejne dicka per ceshtjen kombetare por atehere ishte vone se nuk kishin perkrahje nga asnje, sepse fuqite e medha e dinin mire se shqipetaret ishin kur kthyen ne mislimane u bene me turq se vete turqit. Ata qe ishin sherbetore besnike te otomaneve perdoreshin nje popull qe ishte i paditur shume lehte. Te njejten gje ben dhe Saliu sot. Per mua Sali Berisha eshte shume i menqur sepse e din se sa servile eshte populli shqiptar dhe per interesa personale nuk e ka problem ti ktheje bythen cdo tradhtari. Vetem kur ti dhembe bytha mundohet te bertase por atehere eshte vone se i ka hyre thelle .

        1. raimondi says:

          Shqiptaret jane servila tani, jo atehere —

          Natyrisht raste te vecanta ka pasur qe i sherbenin Turqise ,dhe keta ishin ne pergjithesi te pasurit shqiptare,
          por per 500 vjet
          shqiptaret luftonin i gjithe populli kunder turkut , ndersa greket nuk kane bere asnje lufte kunder Turqise —

          1. Bono says:

            C’thua more Raimond. Po pse luften ne vitin 1821 kush e beri? Si nuk paskan luftuar greket? Mos u bej historian me pahir

      2. Papi says:

        Peticion sklleverish te Vatikanit dhe Janullatosit….
        Dominojne me se shumti Dukagjinasit e gjakmarrjes mesjetare!
        Ne foton e artikullit, kerkohet ne menyre teper korrekte dhe historike, qe te permendet se edhe Kisha Shoviniste Greke, ka penguar hapjen e shkollave shqipe.
        Me shume te drejte, pasi viktimat e asaj kishe dhe grekerve, qe rane per gjuhen shqipe, jane:
        Petro Nini Luarasi, At Stath Melani, Papa kristo Negovani, etj, etj.

        1. Pelasgian says:

          o djali mamit bukur , ke pa noj shqiptar ti qe i del per zot kishes greke ? E DIME SHUME MIRE QE KISHA GREKE BASHK ME PORTEN E LARTE ISHIN DASHNORE DHE ANTI SHQIPTARE ! I NJEJTI MUT JENI !

          Janullatosin shaje sa dush , Vatikani gje te keqe sna ka bo por edhe per ata sme ha kkkkk ama kur flet per Dukagjinasit laje gojen me acid baterish makinash se ta q*jn fisin deri ne 22 grad o turk i anadollit !

        2. PATRIOTI says:

          Papi Culo.

          Turqit te detyrojne te peshtyshe mbi eshtrat e heronjeve tane dhe ti akoma o i mjere me Grekun meresh. Ishte ajo Greqi qe nisi shthurjen e perandorise Otomane qysh ne 25.3.1821 me revolucionin e saje, e para ne Ballkan, pastaj vijoj lufta Ruso-Turke, revolucioni Bullgar… dhe ne funde Shqiperia me 1912.

        3. PATRIOTI says:

          K. Spahua ku fshihet dhe nuk ben nje koment. Eshte i “ndershem” nuk kafshone doren qe e ushqen. Prisja ne peticion dhe firmen e tije, si “nacionalist” i zjarte qe eshte.

        4. Shkodra I says:

          Do te Ishte gjaja ma e mire qe keta qe Kane ba peticionin,te kerkonin dhe demshperblim nga horrat e turqise.a nuk I pagoi gjermania demet per luften qe beri ne dem te popujve?perse ne duhet ta trajtojme ndryshe turqine?nuk kam simpati per disa turq shqipfoles qe Marrin pjese ne keto blogje.rrofte shqipnia vellezer SHQIPTARE.

        5. Altin says:

          Papi Torollaku!
          Objekti i peticionit nuk eshte krishterimi.
          Por ti i urren te krishteret dhe arsyeton si skllav anadolli.
          Turqit jane llumi i Europes.

      3. Shen Kozmai says:

        @raimondi
        “sepse para se te vinte pushtimi OsMAN ELEMENTI SHQIPTAR PO ZGJEROHEJ Ne menyre te rufeshme, sepse popullsia shqiptare po behej shprehte identietine vet nepermjet familjeve te fuqishme shqiptare dhe nepermjet vete populsise shqitpare qe e shprehte identietin e saj me force”…………..po ku ka patur element shqiptar qe po perhapej dhe aq me shume identitet??????????? po a keni lexuar ndonjehere ndonje liber ne jeten tuaj( e kam fjalen liber me flete jo budallalleqe interneti)???????????
        injoranca juaj eshte vertete e frikshme.

    2. Fredi says:

      O Tema i thencin! Po ku eshte linku qe te con te peticioni? A eshte peticioni online abo kalon “dore me dore”? sa vjet doni akome ne gazetari qe te moesoni se si jepet nje informacion? Te pakten shpresoj qe ky mesazh te paraqitet…

    3. PRINCI OTTO I (GJERMANISE) GREQISE QEPE GOJEN says:

      PRINCI OTTO I (GJERMANISE) GREQISE QEPE GOJEN ISHIT JU QE NE KURRIZ TE SHQIPTAREVE KRIJUAT SHTETIN GENOCIDAIL GREK!!!!!!

    4. Selman Etemi says:

      Plotesisht perkrahu Peticionin i cili ka qellim mbrojtjen e vlerave themeltare te Historise sone te mirefillte kombetare.

      Selman Etemi
      ish punetor arsimi / tani studiues+afarist

    5. Kriste Rasi says:

      Asesi rishikim te historise shqiptare sipas deshirave e qellimeve te erreta.

  2. xhemal says:

    i bashkohem peticionit ,ne mbrojtje te dinjitetit ,e te vertetes
    +

  3. Bardhi says:

    Prej rishikimit te historise per periudhen e pushtimit turk ca mendojne autoritetet turke se tesh po ja arrijne te dalin se ne Shqiperi nuk kane kene pushtues, nuk kane vra, nuk kane detyru me forcen e shpates dhe me forcen e ekonomise me nderru besimin, gjuhen, kulturen, traditat, etj.???!!! Nen vezhgimin e ketyre autoriteve asht ma mire me kerku falje per ca kane ba per 500 vjet dhe mos me u perzi ma ne punet e ketij vendi te vorfen edhe sot ekonomikisht dhe shpirterish fale ndimes 500 vjecare te turqve dhe 50 vjetve te komunizmit (i cili vazhdon edhe kesaj dite)

  4. fiku says:

    Pse mos te behet nen kujdesin e vellait te madh. Gjysma e shqiptareve jane turq.

    1. Labi Vlore says:

      Shqiperia ka Turq,Greke dhe Serbe deri ne Fier etj.Vetem Shqiptare nuk ka Shqiperia.Nuk dihet madje,se perse flasim Shqip?????

      1. dritani says:

        Labi Vlore komenti yt s’ka vlere se ti ha buken e turkut.
        Madje dhe tastieren e PC e ke turqisht por sot qenke kujdesur qe te mos kesh germa turke ne koment.

        Karo mio shkruaji turqisht komentet me mire se e shoh qe shqipja te ka merzitur boll.

  5. qemal lengu says:

    Po ai madhi,nuk qenga?As MULI me 100 polizet jo! EPO rofte TURQIA !!

  6. Si nuk u lodhen lopet!!!!!!! says:

    Si nuk u lodhet o lope qorre me gjera te shkuara, dhe nuk shikoni se cberi Enveri me banden e tij…..per 50 vjet.
    Si nuk shikoni, o qorra qe e quani veten intlektuale , qe 20 vjet demokraci jemi ne 1 rank me Etiopine dhe Kolumbine!!!!?
    Kush eshte ajo dore qe na mban per me shume se 100 vjet ne erresire???????
    Ju mashat e erresires……..

  7. ARİAN says:

    Nuk hoqem dore nga peticionet!Flete-Rrufe klasike komuniste.Vija e masave ,e trasheguar kaq qarte pas Pleniumit te 4-t,duket se nuk do te shkulet lehte !

    1. gjergji tr says:

      Te jap te drejte o fu-kara. Nuk te le gjaku Turk qe ke o Arjan qe te mendosh ndryshe.

  8. Turqia ,ka ndikuar dhe ndikon ne kujdesin territorial te Shqiperise !Deri ketu ,,,dakord,,po qe te na shikoje e rishikoje gjera te tjera ,si historia , nuk eshte llogjike ! por ,,,nga nji ane i jape te drejte sepse ketu nuk kemi shtet ,,dhe po na komandojne komshijt ,,per shume gjera !Vend pa intelektuale !Ata i perzuri antishqiptari per te realizuar planet e serbise !Do te bejme dhe 2 muaj e gjysem durim ,,,se kemi duruar 2 dekada !Dhe pastaj do te shikojme dhe te behemi shtet dhe njrez !Jemi bere si kembet e dhise !

  9. Marsela says:

    Na thoni ju lutem ku mund ta gjejmë këtë peticion ta firmosin dhe të tjerë.

  10. DUMBABEN says:

    Me ne fund nje reagim mbi kete felliqesi qe pushtuesi 500 vjecar kerkon te beje ne lekuren tone RROFTE GJERGJ KASTRIOTI ,dhe vdekje selimave ,murateve ,fatiheve kudo qe jane

  11. Kozara Kati says:

    I bashkohem peticionit, Kozara Kati

  12. coni says:

    Te nderuar peticion shkruajtës! Me lejoni tu bej shurren ne peticionin tuaj.

    1. Kastrioti says:

      Waw, ditke shqip ti erdogan ???????
      Hajt, të marrtë muti shalët, pra!

      1. coni says:

        nuk shkruhet “waw” o mut! Shkruhet WOW !

      2. bazarhesap says:

        Qe nga emri dukesh qe je qen besnik i papatit drejtusit e organizates me pedofile ne bote

        1. coni says:

          bazarhesap, ik tutje o Turk I poshter dhe gjakatar! Jemi mesuar me lajkat tuaja plot 500 vjet! Largohuni nga trojet Tona Amshore!

          1. coni I vertete says:

            Hej ti qe perdor emrin tim..mos e kruj prapanicen me gjethe ithi! Bazarhesapi e ka fiks o pjelle e keqe e Janulles!

            1. cioni -kopili says:

              Baba im eshte tyrkey ,,,rrofte selimi qe na hypi per 500 vjet dhe na beri me vellezer aziatik

  13. alban4eva says:

    duhet pyetur S-haleja ne fillim.. ai i din ma mire kto pune..!! ai asht historian i shkelqym..

    1. Doni ALBO says:

      S’di pse me dukesh komentuesi me i lodhuri ketu nuk din tjeter vetem s-hale shpellar e kerrme te thuash…Po thuaj dicka te re dreqi ta haje.

  14. Sem Luma says:

    1) Ide teper e qelluar, edhe pse pak e vonuar!!!
    2) Edhe une i bashkangjitem nje peticioni te tille…
    3) Kjo forme reagimi dhe veprimi nuk eshte hera e pare …
    Shpesh here (tek shqiptaret, vecanerisht ne Kosove qe nga vitet 1980-ta) ka ndodhur qe kur elitat politiko-shteterore behen oportuniste dhe memece para trysnive nga “miqe” e armiqe nderkombetare,
    atehere – ne mbrojtje te historise, nderit dhe qenies kombetare dalin intelektualet dhe studentet.
    Edhe nje here: JU LUMTE!!!

  15. kel ukaj says:

    Ne nuk kemi histori. Ne ne krye kemi kurva qe i nderrojne dashnoret kush i jep ndonje kocke. Rrofte Tito! Me pas, Rrofte Stalini! rrofte Hrushovi! Me vone Rrofte Mau Ce Dun! Dy luane ka sot bota, Nje Azia e nje Europa, ha!ha!ha!. Tani, rrofte Erdogan! Pune jevgjitesh! Me vjen keq qe Kadare firmos. Faik Konica thoshte “shqiperi te kam dhjere, su bere shtet asnjehere”

    1. talebani says:

      Kadare e ka firmosur edhe une do e firmos po me ra ne dore ( dhe jo se e firmosi Kadare ).Jam kureshtar ,ku e shikoni te keqen ju ? Aty i pritet rruga pas “Erdoganit ” Milloshevicit ,Hrushovit ,Titos ,Maos dhe gjithe atyre qe na jane imponuar me hir apo pahir .

  16. shvejk says:

    Le tu jepet mundesia te gjitheve te firmosin kte peticion.

  17. A says:

    Cfare thoni kur kane ardhur turqit ndonjehere pushtuesa ne trojet shqiptare, asnjehere. Kete e dine te gjithe, gjithmone vinin si turista. Harxhojshin pare te madhe. Nga ky turizem i madh me date 28 nentor 1912, Shqiperia ishte pa rruge, pa ura, pa urbanizim etj.
    Ne nje kohe qe kane qene rreth 35-se Vezira=Kryeministra te Perandorise Osmane dhe skan bere as 35-se kilometra rruge ne Shqiperi.
    Lere kete, Shqiperia ishte e ndare ne 4-ter vilajete dhe Perandoria Osmane nuk na bashkoj ne nje Vilajet asnjehere.
    Prandaj prej turqeve deri ne Shpalljen e Pavaresise nuk kemi pasur asnje zhvillim, ku edhe besimin fetar nga te krishtere, 70% u konvertuan ne musliman. Shqiptaret edhe sot per interesa ekonomike dhe sociale ndrrojne fe, si ne rastin kur jetojne, banojne dhe punojne ne Greqi, ku emrin nga Muhamet e bejne Jorgo, nga Hava e bejne Maria etj.
    Tani me turqit duhet te kemi maredhenie te mira ne te gjitha drejtimet si politike, ekonomike, diplomatike, tregtare, por jo deri aty sa te na bejne presion per ndryshim te historise dhe kultures shqiptare. Tani ne Turqi jane rreth 50-te deputet me origjine shqiptare, te cilet per here te pare po nxjerrin koken per krenarine kombetare se jane shqiptare. Jane rreth 6 mijelion me origjine shqiptare ne Turqi. Pakicat kombetare ne Turqi nuk perkrahen dhe mundohen me i asimilu. Ne kufi me Turqine ishin Bullgaret me besim te krishtere orthodoks dhe nuk ndryshuan as emrat dhe as besimin fetar. Po keshtu romunet, serbet, malazeset dhe nje pjese e bashnjakeve.
    Heroi i jone kombetar shqiptar GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU nuk shkoj ne Turqi per qejf, per turizem ose me deshiren e vet per studime, por ai shkoj PENG s’bashku me 2(dy) vllezerit e tjere. Eshte bere 25-se vjet lufte me hordhite turke dhe 500 vjet kemi qendruar nen thundren turke.
    Prandaj histori eshte histori dhe perralla eshte perralle.

    1. toni says:

      po kujt i plasi se cfare thone intelektualet e gjysma e popullit shqiptar,ne kosovaret edhe shqipfolsit e maqedonis jemi me turqin edhe pik.ajde sallam salcice kernace e me radhe

      1. talebani says:

        Atehere perse ankoheni se Venizellos dhe Tito i derguan camet dhe kosovaret ne Turqi .Sipas mendjes tuaj qe e keni edhe sot mbas 50 dhe 100 vjetesh ,ju kane Riatdhesuar ,kane bere shume mire .

  18. Gjoni i Kastrioteve says:

    Te gjithe intelektualet me besim musliman ,besim qe ia imponoi turku paraardhesve te tyne me dhune ,ne respekt te te pareve te tyne duhet qe te gjithe se bashku,te lane ate besim,fe te imponueme, dhe ti kthehen katolicizmit ,fese se Gjergj Kastriotit,tue krijue shoqerine e “Kethimit ne IDENTITET” per ti parapri popullit te thjeshte ne rrugen shpetimit nacional.
    E VERTETA duhet SHPALLUN!
    Vetem keshtu ato kane me tregue rrugen Europiane popullit te vet.
    Ne se ato nuk e bajne kete veprim,deklarimet e tyne kane mbrenda “dyftyresine” orientalo-bizantine.

    1. Nga larg says:

      Kur Europa ishte nen erresiren mesjetare perandoria bizantine shkekqente. Kur ne perendim dinin shkrim e kendim vetem kleriket, ne Kostandinopoje kultura dhe dija ishin te perhapura ne te gjitha shtresat e popullsise. Por zhvillimi u ndal sapo nisi pushtimi turk, I cili ashtu si Shqiperine demtoi edhe Bizantin. Keshtu qe mos ia ulni vlerat bizantit. Krishterimin ne Shqiperi e perhapen apostujt. Pas skizmes se madhe me 1054 disa qytete ne veri te vendit u perfshine ne ndikimin e Vatikanit. Pjesa tjeter vazhdoi me kishen e vjeter nen PAtriarkanen Ekumenike. Por ne Shqiperi si historia e kombit ashtu dhe ajo fetare jane shtremberuar gjithmone.

    2. Nga larg says:

      Kur Europa ishte nen erresiren mesjetare perandoria bizantine shkekqente. Kur ne perendim dinin shkrim e kendim vetem kleriket, ne Kostandinopoje kultura dhe dija ishin te perhapura ne te gjitha shtresat e popullsise. Por zhvillimi u ndal sapo nisi pushtimi turk, I cili ashtu si Shqiperine demtoi edhe Bizantin. Keshtu qe mos ia ulni vlerat bizantit. Krishterimin ne Shqiperi e perhapen apostujt. Pas skizmes se madhe me 1054 disa qytete ne veri te vendit u perfshine ne ndikimin e Vatikanit. Pjesa tjeter vazhdoi me kishen e vjeter nen PAtriarkanen Ekumenike. Por ne Shqiperi si historia e kombit ashtu dhe ajo fetare jane shtremberuar gjithmone. Identiteti fetar i shqiptareve nuk eshte katolicizmi por krishterimi ashtu sic e perhapi apostull Pavli ose Pali.

    3. Nga larg says:

      Identiteti fetar I shqiptareve nuk eshte katolicizmi, po krishterimi ashtu sic e perhapi ne Iliri apostull Pavli ose Pali.

    4. talebani says:

      @ Gjon ; Nuk eshte tema por me duhet t’ju korigjoj : Gjergj Kastrioti lindi dhe u varros si Ortodoks .

  19. asllan says:

    Kjo historia me keto ndyshimet e te vertetes te gjakpirsve 500 vjecar ne kosove po ecen normalisht nuk arij ta kuptoj . AE DINI SA BREZA JANE 500 VJETE 25 BREZA TE SHTYPUR BARBARISHT DHE TE LENE ERESIRE , E KESAJ I THONE TI THUASH DERIT DAJE ?

  20. monitor says:

    Ngavash mor gjon se problemet nuk te kane ardhur nga bizantinet ,por nga vellezerit e tu te convertuar ne islam

  21. patrioti says:

    25 breza te shtypur barbarisht Shqiptaresh nga sulltanet osmane qe tani me kostume moderne po na kerkojne ti qujme miq dhe jo pushtues 500 vjecar , kesaj i thone ti thuash derit daje ..?

  22. VL. HAS says:

    Turqia i ka shume borgje popullit shqiptar po aq sa per ato , qe per pese shekuj na ka mbajtur nen roberi , ne erresire pa shkolla e pa dituri , te percare ne tre komunitete fetare . Kudo ku ka shkelur kemba e ushtarve turq ka varre e krime te pa numerta . Sikur te mos mjaftonin keto qe tham , perse shume vite me vone u dashten perpjekje te shumta qe ne te shkeputeshim po me lufte nga regjimi obskurantist turk . kur fqinjeve tane shume vite me pare , jo vetem qe u ju paten njohur te drejtat shteteformuese , por dhe brenda kufijve te tyre i ju dhane toka shqiptare , kur per ne s’behej fjale as per njohje ; as pamvaresi dhe as autonomi. Edhe sot ndaj nesh Turqia perveq fjaleve te mira as gje me shume nuk tregon per vendin tone . Per tu njohur me mire per gjoja kujdesje te Turqise per vendin tone , le te shikohen se ne C’rraport jane investimet e saj ne Shqiperi me ato qe ka bere ajo ne vendet fqinje ;Serbi ,Maqedoni e tjere .. ku ato dihen se ne Shqiperi ose nuk ka ose jane shume te pakta . Ndaj dhe po te me binte ne dore ky peticion edhe une pa me te voglin hezitim do e FIRMOSJA . Ose te pakten edhe me kaq llogaritemeni edhe mua si neneshkrues i tij ..

    1. Pelasgian says:

      Bravo, bile po ta marresh nga nje ane Greqia ( shtet armik ) ka investu shume me shume sesa Turqia ne Shqiperi !

      1 Gje ja kam lakmi vendeve Ortodokse ! GJITHMON BEJNE PER NJERI TJETERIN

      edhe pse Serbia po kryente krime kunder njerzimit Greqia dhe Rusia e mbeshteten deri ne fund me NDIHMA REALE ! Ka patur edhe ushtar Grek qe kan luftuar per Serbet , po ashtu edhe Rus ndersa ska pas asnje ushtar Turk ne ndihme te UCK-se . Edhe ata ” turq ” te Kosoves iken si legena per ne turqi ne kohe lufte !

  23. Sefedin Krasniqi says:

    Nëse e ndryshojmë Historinë Kombëtare për hatër të tuqrve sot, pse mos ta ndërrojmë edhe për hatër të serbëve neser!

  24. bobi says:

    C’lidhje ka myslimanizmi ketu? Une jam mysliman dhe e denoj dhunen e turqve ne Shqiperi sic denon dhunen e serbeve, italianeve apo kushdo qe ka shkelur kete vend. Theter eshte besimi dhe tjeter eshte pushtimi. Turqit erdhen si pushtues dhe nje vend nuk ka asnje te mire nga pushtuesit. Jam dakord me peticionin. Ne jemi shqiptare dhe historine e bejme vete.

  25. arsen says:

    Turqit dhe osmanet e Perandoorise bene qe turma nizamesh e lloj-lloj mercenaresh te shperngulen dhe te pranojne te jetojne ne tokat e pushtuara. Ndruan fene dhe humben identitetin.
    Vune emra e mbiemra sepse atje ku u rriten nuk kishin as shtepi, as varreza e as fis.
    Mbushen Kosoven e vise te tjera ne Mal te Zi e Maqedoni me Ali Murati, Mahmut hyseni, Kadro Selimi, Selim haxhiu, Hoxha, Myftiu, e lloj-lloj emra myteberesh.
    Nderkohe shqipetaret e vertete mbeten aty ku ishin. Mbrojten kishat dhe zakonet nga Vermoshi, Manastiri, Shkodra, Laci, Kavaja, Elbasani, Korca e deri ne Sarande e Konispol. Mos kundershtoni! Kishat dhe Manastiret jane deshmia e luftes se shqipetareve kunder turqve e muslimaneve gjakatare.
    RESPEKT FIRMETAREVE TE KETIJ PETICIONI…Harram mbeturinave turke i genjen mendja per Turqine e muslimanizmin e imponuar!

    1. raimondi says:

      jo ore ca ja fut kot __Asnje turk nuk vendosej ne tokat shqiptare, spes ekishte dy arsye

      Tokat shqiptare sihin shume te keqija ne bregdet , kishte vetem malarje qe bente kerdine, dhe ne male nuk jetohej
      Po ashtu Shqiptaret per 500 vjet kane luftuar kunder turqeve pa asnje kompromis

      Turqit u vnedosen ne ato shtete ku tokat ishin t e mira dhe kishin aleate Kishen greke _Ne Qttet greke u vendosen shume turq , spese ishin qytete me toka te mira dhe me bregdet -ku kishte porte per tregeti me gjithe Europen

      __Turqia ishte tolerante me fete dhe ndaj edhe e mbante Shefin e Patrikanes greke ne Stamboll dhe biles e ksihte emeruar Krahun e majte te Sulltanit ,
      se Sulltanet ishin gjysem Ortodokse –

      Turqit lufterat me te medha i kane bere kunder shteteve myslymane andej nga Arabia, ndersa me shtet ortodokse te Europes per 400 vjet ishin ne aleance
      , vetem ne fund ne vitet 1800 kur nderhyri Rusia atehere u fut ne lufte me vendet ortodokse

      Ne 500 vjet pushtim Greqia nuk shenon asnje kryengritje kunder grekeve , edhe ndonje kryengritje qe behej atje e benin shqiptaret QE JETONIN NE gREQI

      1. emigranti says:

        Patriakanen e Kostandinopojes e kishte nevoje Turku se Greqia si dhe gjysma e Ballkanit mbajti Fene e Krishtere.

  26. Adriatik says:

    Mjaft fajesuat turkun per cdo gje o islamista. Fajin turku nuk e kish qe ju ishin popull pa ndergjegje qe nderron flamurin nga frym era.

    Fajin se ka turku qe nga gjithe veziret dhe pashallaret shqiptar asnjeri nuk u kujtua per shqiperine po vetem per bete. Kjo vazhdon dhe sot.

    Deshet investime nga turqit? Po ca investimesh…ju nuk investoni per sapun te lani fytyrat e juaja tani e paska fajin sulltani.

    1. Pelasgian says:

      ke te drejt o grek , fajin e kemi edhe vet ! sapunin ta kemi lene ty te lahesh sepse e keni qejf shume sapunin ju , ne tani lahemi me shampoo ?
      Lol

  27. Te bashkuar says:

    Turku vrases si Greku e Serbi larg pergjithmon nga Shqiparia. Politikan te poshter si edhe ne Europe te zezen duhan ta bejne te bardhe…

  28. Shkupi says:

    Kush eshte ai bir nene qe merr guximin per te kualifikuar pushtimin osman si bashkejetese paqesore.Pushtuesit turq ja morren me force Gjon Kastriotit femijet nga shtepia e tij,a e dini se raste te tilla ka pasur me mijra e mijra.A ka dhune me te tmershme se tu marrish prinderve femijet e tyre,a ka akt me cnjerezor qe pas cdo beteje te humbur te turqeve nga i Madhi Skenderbe,ne terheqje te masakrosh mijra civile shqiptare ne shenje hakmarrje.Jemi dakort qe te shohim perpara,por Ju lutemi mos na i hapni plaget peseqindvjecare akoma te pasheruara,Ju lutemi mos na i prekni rrenjet se aty nuk durojme dot.

  29. Musli Salihu,prof. says:

    Plotesisht e perkrahu kete peticion por,marredheniet ndershteterore Shqiperi,Kosove-Turqi,duhet t’i kultivojme si me çdo shtet te Europes.Ne qofte se ne nje kohe te historise sone,Osmanet ishin okupatore te Shqiperise Etnike,nuk do te thote se edhe tjeret ne Europe dhe Bote nuk e kane pasur kete rol dhe kete armiqesi.Lexuesit,sigurisht i kujtohet nga historia, armiqesia France-Gjermoni,France-Rusi,Perandoria Osmane-Rusi,Austro Hungari-Jugosllavi etj.Sot keto shtete qendrojne ne miqesi te qendrueshme me marredhenie te shkelqyera ekonomike dhe politike,kufiri i te cilave eshte simbolik.Pra,marredheniet e shkelqyera ndershteterore nuk do te thote edhe nenshtrim ndersa,historia duhet te jete,ajo qe tregojne faktet historike dhe kursesi subjektivizmi dhe inponimet.

    1. Sem Luma says:

      Ashtu eshte! Fjale me vend!

    2. PATRIOTI says:

      “Jo” mardhenieve me Turqin qe shikone me nostalgji te kaluaren. Syni i Turqise eshte Neo-Otomanizmi i Ballkani i cili filloj nga Feja, Kultura dhe tani Historia…

    3. dritani says:

      O Musli!

      Franca dhe Gjermania festuan 50 vjetorin e miqesise Franko-Gjermane por ne historine e Frances shkruhet se Nazistet bene krime neper Europe. Kush thote te kunderten publikisht denohet me gjobe.

      Meqe jemi tek Franca. Ne 2005 u propozua nje ligj ku rekomandohej qe ne librat e shkolles te shkruhej se “kolonializmi i ka sjelle edhe gjera te mira kolonive”. Google pak lidhur me fatin e ketij ligji!

      Nje pyetje te fundit lidhur me marredheniet miqesore.
      “Vellai i Madh” turk Erdogan pse nuk erdhi ne festimet e 100 vjetorit te Pavaresise se “Vellait te Vogel” Shqiperise?
      Marredhenie miqesore por ne baza RECIPROCITETI. Sa te japesh do marresh.

  30. bylis says:

    fuck off o cok gyzela,,,na keni therrur per 500 VJET si mund ta mohojm kete vertetim

  31. alban4eva says:

    adriatik greku, qe shqiptaret kane fajet e tyre per shume gjera te gabuara qe kane bere gjate historise, kjo nuk ka dyshim.. por tema eshte tjeter ketu, behet fjale per historine tone, qe turku do qe ta ndryshojme..
    tani, ti si grek qe je, une te kuptoj ty, sepse ju greket nuk keni lene me pa vjedhur, territore, histori, heronj, idera, etj etj.. dhe ti pretendon qe ne te mos bejme ze, te heshtim dhe te pranojme budalliqet e turkut.. nese ti do ti “falesh” ndonje gje turkut, ok, pune per ty si gerk qe je, kurse ne nuk kemi gje per ti toleruar as turkut, dhe as gerkut. ok adriatikaqis???

  32. uragan says:

    …mund te me thoje ndonjeri ketu, se pse e heqin bustin e Skenderbeut, kur presin personalitetet turke, kryeministrat tane?…

  33. Alfred Frasheri Prof. Dr. Fakulteti i Gjeologjise dhe i Minierave says:

    Firmos edhe une!

  34. Dhimiter says:

    Me ne fund bijte e mencur te kombit tone reaguan.Peticioni po vjen ne kohen e duhur dhe vargu i nenshkruesve te saj do te jete teper i gjate ne te dy anet e kufirit. Edhe une i bashkohem kesaj nisme, sepse ne vetvete ajo i kundervihet nderhyrjeve te autoriteteve turke ne punet e brendeshme te nje vendi te pavarur dhe ne te njejten kohe eshte nje shuplake per klasen politike servile te kosoves qe u ka krijuar nje teren te favorshem per zbatimin e nje politike me prapavije te dyshimte dhe nuk ka degjuar zerin e intelektualeve atdhetare te vendit te vet Kundershtimet e mija rreth ketij problemi une i kam shprehur qw me daten 26 tetor te vitit 2011 ne gazeten “Sot”

  35. kol basha says:

    Edhe mua me fusni ne kete liste se dua te marr ndihma! Edhe njerezit e thjeshte duhet te marrin ndihmat Jo vetem intelektualet.

    1. hamiti says:

      O kolo, nuk esht list ndimash o trap, nryshe e kisha vu emrin tem. Osht peticion kunder turkut.

  36. Mangalem says:

    Por Saliu eshte kunder,sepse dihet cfare tha ne Turqi!Si do ta sgjidhin konfliktin me Saliun qe thote te kunderten e tyre,dhe eshte vetem ai qe Turqine e beri “driten” tonë dhe se pa Turqine,ne do kishim ngrene me shumice mish derri dhe nuk do njihnim kurre bakllavanë…Kush ka te drejte,keta ferman shkrues,apo Saliu deklarues,para turqeve?…Dhe Lindje dhe perendim,as lindje as perendim!Kope me dele edhe keta kur nuk arrijne te konfrontohen me turkdashesin Berisha dhe me islamike te tjere qe na cuan ne konferencen islamike!Te gjithe keta beshten!Mbase po fe konfrontoheshin mund te mos ishim ketu ku jemi,dhe Berisha do kish ikur ne shpellen e tij,ku do numeronte,si turk qe eshtë me prejardhje,tespiet e fildishta dhuruar prej Erdoganit(Berisha eshte rom,fis i lasht arixhiu ardhur nga Bangladeshi rreth shekullit te 17)Tani kopeja me tituj monizmi a falls demokracie nenshkruan per ate qe duhej,ne kohe te perplasej!Mjerim per të mjeruarit firmetar!Gjumëtarë të pazgjuar ende!

  37. Kinezi says:

    Le ta shkrujn ne anglisht se kuptohet me lehtsi.

  38. albert says:

    Me ne fund…u kujtuan qe nuk duhet te gjunjezohemi para aziatikut.

  39. R.Berisha says:

    Ne shqiptaret jemi nje popull me te vjeter ne evrop,ku para ardhsit ton ilyret kan qen nje popoullpa kurfar feje.ku ata kan besuar shum ne zot, ne djell, ne han, ne yje,ne rrufeja e shum e shum gjera tjera.ndersa fen katolikee kemi nga pushtuset romak e kurse fen muslimane e kemi nga pushtusit turk.por krysorja esht te ne shqiptart kombi dhe kultura dhe tradita te vjetra historike qe sot hala i ruajmi.

  40. bbb says:

    Te mos thuash se turku na dogji e vrau per 500 vjet, e te thuash se turku ihste shtegtar paqesor, eshte tradheti kombetare me se shumti se shtremberim katastrofal i historise. Turku na futi detyroi te ndrerrojme fe, sna la te hapim shkolla, na percudnoi kombin, aq sa na urrejne ne Evrope pse jemi gjoja pro turk. Turku solli regres ekonomik e shqoeror, prapambetje qe e vuajme edhe sot ne vitin 2013.

  41. diaspora says:

    Shumica qe jon kunder jon injorant qe ende nuk kan lexu asgje per shqiptaret. Shqiptaret nen perandoris kan arrite me shume se ne te gjithe koha te tjere…

    1. talebani says:

      Mos i fajeso ,Ata e ndjejne veten Turq ,ndofta subkoshienca gjaku qe u rrjedh ne deje ,u a kerkon .

  42. SKENDER BEU I VJETER says:

    I BASHKOHEN PETICONIT SHOQERIA “PELLAZGU”E NJEREZVE TE LETRAVE SHQIPE TE SHKRUARA ,JACKSONVILLE,FLORIDA,USA.

  43. Odin Mondvalsen says:

    Goxha interesant ky peticion mbarintelektual politik! Të bëjnë përshtypje intelektualët ngjyra-ngjyra, lara-lara dhe nga fusha lloje-llojesh, që qenkëshin shqetësuar prej Rexhep Erdoganit, kinse e shkruan Rexhepi historinë e Ballkanit. Bëjnë sikur nuk e kanë vënë re – shumica e kanë nga syrgjyni – se kush e ka filluar denigrimin e rezistencës dhe luftërave antiosmane të shqiptarëve së bashku me figurën figurën e Skënderbeut në Shqipëri, këtu mes nesh, dhe jo nga Stambolli.

    Por, të paktën, një tregues i mbarë që flet vetë: në peticion nuk rezultojnë emrat e historianëve që janë marrë dhe merren me periudhën përkatëse historike, duke filluar që nga Kristo Frashëri në veçanti me veprën unikale polemike “Skënderbeu i shpërfytyruar nga një historian zviceran dhe nga disa analistë shqiptarë” (Tiranë 2009); pastaj Kasem Biçoku specialist i vjetër i periudhës së Skënderbeut dhe rezistencës shqiptare antiosmane; Ferit Duka osmanolog i specializuar i periudhës; Pëllumb Xhufi specialist i Mesjetës shqiptare: Aurel Plasari autor i veprës madhore “Skënderbeu – një histori politike” (Tiranë 1910) dhe të tjerë më të rinj. Duhet të ketë lexues që e mbajnë mend parullën e vjetër politike: “Kur flet klasa – hesht burokracia”.

    Rroftë, pra, Revolucioni Kulturor Kinez!

  44. gogo says:

    Kush e ndryshon historine,
    Ky saliu me ligesine,.

    osali te rafte pika,
    C’te duhen keto politika,
    pse genjehesh mor igjore,
    Se mban dot kete kembore,
    se jeleku te peshon,
    qaf kurris te shtremberon,

    Pa shikohu ne pasqyre,
    Shtremberuare edhe nxire,
    Egersire e ke turine,
    Do ndryshoc historine.

    Ke bere e c’nuk ke bere,
    E rrenove shqiperine te tere.
    Bres pas brezi qofshe mallkuare,
    per ty,?
    Toka meme mos paste varr.

  45. resmiu says:

    Kujt t’ia drejtojne kete pedicion?

  46. emigranti says:

    Kujt ia nisni kete pedicion o zoterinj intelektuale qeverise shqiptare apo asaj Turke?

  47. emigranti says:

    ku eshte emir I intelektualit me te shquar Z.Sali Berisha ne pedicion?

  48. Nje larg i larguar says:

    Une V.TH.D. them se kombi shqipetar kaloj 5 vite roberimi ne ideologjine fashiste, per 50 vite ate komuniste, por eshte ende fatkeqesi kombetare qe nje pjese e madhe prej nesh ende nuk kane aritur te njohin bemat ne historine 500 vjecare te ideologjise osmane ne kete pjese te Europes si nje ideologji e krahesushme si nje nazizem cfaroses mesjetar. 1-A.K. shkruan:””Sulltan Murati IV, leshon urdher sipas Kuranit dhe thote: “sa romake (te krishtere)kane feude te turqizohen (myslymanizohen) dhe do ti marin ato, ne rast te kundert do ti humbin”. “…shqipetaret qe ndronin fe …kishin te drejta te barabarta me te tyre (te vete turqeve)” faqe 283. Me keto sy po na sheh edhe sot Turqia? Te tille na pa edhe Europa kur na ndau ne 5 pjese ,si te qeme placke lufte ne perberje te ushterise turke. 2-Nje fale e urte ne Shkoder thuhet:- Luji fene mos me dit ka me shkue e c’ka ka me ba!. Kete po mban gjalle “vellai i madh”- Osmani? 3-Pa perpjekjet e elementit kristjan (orthodokese e katolike), as ajo qe u be me 28 nentor 1912 nuk do te qe e mundur te arihej, qofte kjo edhe nga nje numerim i thjeshte i votave ne ate kuvend. 4-Perse te kthyerit prej sulltaneve osmanlli nuk po rikthehen perseri “me deshiren e vet” ne 360 grade tek perendimi i lindjes europjane? Ne popull thuhet ende: Ha buken e europjanit(k….t) e bej duvane(lutjen) per turkun!Ky eshte nje urim-mallkim qe ne e kemi midis nesh, se kete fryme interesi kemi trasheguar prej atij osmanizmi.

  49. Llazar dimo says:

    Jemi dakort me péticionin. Rishikimi i historise nen mbikqyrjen e Turqise, apo te cdo shteti tjeter eshte i pa pranueshem.

  50. osmanet says:

    osmanet nuk vrane shum shqiptare, por vrane shum greker dhe ortodoks serb qe hiqen si shqiptar,

    ky eshte dallimi.
    kurse shqiptaret e vertet ishin dhe jan edhe sot jo te vrar por te nderuar derisa u bene edhe pashallar ne qeverine turke, edhe sot ka shqiptar qe drejtojne turqine.

  51. Bono says:

    Une them qe historine ta bejne ata loqet e Big Brother…Kane horizont dhe kulture te jashtezakonshme.

    1. Rroku says:

      Te flasim serozisht.Pushtimi turk e nderpreu zhvillimin normal ne Arberi,qe deri ne prag-pushtimin turk ecte krahas vendeve europiane.Pengesat qene ne te gjitha fushat:politike,administrative dhe me nje sistem ekonomik qe nuk jepte mundesi per rritjen e rendimentit e permirsimin e jeteses.Perdorimi i detyruar i gjuhes turke ne administrate,ushtri dhe institucionet fetare jovetem e pengoi zhvillimin e shqipes,po dhe la shteg per neologjizma te panevojshme.Merite te vecante ka kleri katolik,qe hapi shkolla shqipe qe ne filli te shekullit 17 e ne vazhdim si ne Vele,Janieve etj.Historia permiresohet me dokumenta te reja,nga akademiket dhe jo me direktive te diplomacise,aq me keq te diplomacise se ish pushtuesve.Ato me kete rast kerkojne te marrin certifikaten e pafajsise e te shtrojne terrenin per te hyre ne europe si te barabarte duke instaluar dhe islamizmin ne trojet shqipfolese.

  52. irena says:

    Si mund te firmos edhe une. Jam nje emigrante dhe nuk e kam mundesine te jem ne Tirane.

  53. dritani says:

    U kujtuan me vonese intelektualet shqiptare!

    Ka gati 2 vjet qe qytetaret e komentojne kete versionit “turistik” te ardhjes se Osmaneve ne Shqiperi por asnje reagim i tille intelektual.

    Gjithsesi me mire vone se kurre.

    Kush nuk e kupton se sa mbrapa e la Shqiperine ky administrimi “konsensual” otoman (!!!) i shekullit te 15-te i shpjeguar edhe me parimet e bashkejeteses “paqesore” te shekullit te 21-te eshte vecse nje IDIOT.

  54. Koz Dynjaja says:

    A keni dijeni se a e kane korigjuar Greket historine ?
    – a e kane hequr Ligjin e Luftes me Shqiperine ?
    – a e pranojne qe Greket jane popull ishullore dhe jo kontinental ?
    – a e pranojne qe Maqedonia nuk eshte Greqi dhe ne histori shkruhet qe Filipi i Maqedonise pushtoj qytet shtetet greke ?
    – Si e paraqesin greket faktin qe Patriarku Ortodoks eshte ne Stamboll ? Si e quajne pushtimin Osman te Stambollit ?
    – Si e quajne Greket rastin e Peleponezit dhe disa ishuj qe ishin te Venedikut dhe u moren nga Turqit , pushtim apo clirim? Venediku kishte flote tregetare ne keto ishuj ,me ardhje te turqve tregetine fetare e moren greket ,si e shkruajne ? ( nuk kam qene ne greqi ,pyes vertete )

    Pastaj pse diskutohet para kohe ?
    ( kaq po me kujtohen tani )

  55. nosh says:

    jam plotsisht dakort me peticjonin si asht ba dhe soledarizohem me intelektualet qe e kunershtojne nji gje te tidhe .Ne ne rradhe te pare jemi SHqiptare dhe duke qene te tidhe ne ne mos te kujtojn as nji shtet se luhet me Shqiptare se gjoja jane fe te ndryshme.Ne e dime mire historine sa kemi vuajtur nga pushtusit Osman per 500 vjet me rradhe ata jane krysoret si duke i ndrru ne fe katoliket aj organiznte pjjesen tjeter dhe organizonte her pas here vlla vrasje.politika e tije.Perqa dhe sundo.Populli e ruan ne kujtesen e tije provokimet Turke.Ne fshatin malor PREKAL ne fillim te Dukagjinit ne vitin 1850 orgnizoj popullsine muslimane te mesyje me lufte popullin e krishtere te PREKALIT naten e krishlindjeve duke ju heqe dhe kryqin simbolin e tyne fetar ku PREKALIT i erdhen ne ndihme 9 bajraket e Dukagjinit dhe pjesa tjeter ishte muslimane nga rrethinat e Shkoders i fui ne lufte dhe per10dit merradhe dhe perfundoj 46 te vdekur dhe 60 shtepi te djegura Perveq ksaj deshe te marrin ne harem nji vajze e quajtur KAJE VATA .Kjo ka kene hadha e gjyshit tim.Vajza qenroj burrneshe dhe vrau me spate ne koke dy TURQ i treti vrau me kobure vajzen dhe ra si NORA E KELMENDIT VAZA 15 VJEQE.Ma vone ne v.1865 me 25janar prape ekrijoj nji ngatrrese po me pak gjak populli i dy besimeve ekuptoj se nga i vinte dhe u vendosen bes lidhje e para ne v.1865 e dyta nne v.1919 kjo e fundit me shkrim se PREKALI kishte shkolle shqipe te hapur nga AT.SHTJEFEN GJEQOVI prift katolik ne PREKAL.Shtoj se pjesa katolike me e PREKALIT me pjesen muslimane i qendruan beses dhe kane 160vjet pa u vrare me njeri tjetrin katoliket me vllezri e tyne myslimane shtoj se TURKU asht perpjek dhe her te tjera me Dukagjin ka deshtu me turp.JA KENG. Ne ate shkall logje u dha kushtrimi
    Del kush t jesh se Turku hyni
    Kane dale mait tuj hallakat
    burrat me pushke e grate me spate
    N KODER KUQIT mbi nizam
    bija e PREKALIT nam po ban
    Leshoma doren he i biri qenit
    Nuk me ban nuse haremit
    Kur ra djedhi ne breg te kirit
    U Taboret e vezirit
    Un jam PREKALI DUKAGJINIT
    Te bajme me vu kryqin florinit
    Njaj PAL VATA nji trim dragu
    Nji fjale SHALES ja ka que
    SHko lut festen pa u trazue
    GJane e ropt i kem pague
    Per kryq te KRISHTIT kem luftue
    Haraq TURKUT mos me i pague
    Njaj NDUE MHILLI ne at jelek
    Mir martina mu po me vret
    Ne asqer te TURKUT lik permjet etj.etj…

  56. shkëlzeni says:

    Dy probleme serioze qëndrojnë në peticionin t’uej:
    – Përpilimi I saj asht i formatit komunist, pra nuk ashtë e mbështetun mbi fakte historike.
    – 8 marsi 1878 nuk asht e saktë, pasi asht e shpikun nga komunizmi për zhvleftsimin e kulturës të Veriut. Shkolla e parë shqiptare ka qenë ajo e Stubllës në Kosovë, e themeluem më 1584. Hapja e Shkollës së Kurbinit në 1632.Shkolla tjetër ishte në Shkodër në vitin 1638. Mjaftë me firma gënjeshtrash!
    Prandej peticioni duhet riformulue nga historianë të pa indoktrinuem nga e kaluemja dhe e sotmja e shëmtueme.
    Turpë për për një pjesë firmëtarësh që nuk kanë pasë lidhje me komunizmin, që kanë pranue të firmosin shpëtimin e një kapitulli mbi ligjerimin e trillimeve të tjera historike.

  57. Shqiptaret janë dhe do të mbesin një komb historik në historinë e madhe botërore, ndaj shqetësimet e aty-këtushme të disa mercenarëve nuk mund të justifikohen ndryshe, po vetëm si qyqarllekë fundamental. Historia nacionale patjetër duhet të aranzhojë vetëm autoret shqiptar ne shkrimin e vërtetë të historisë së tyre dhe me pak të lejojë inkuadrimin e të tjerëve në shkrimin e historisë sonë. Historianet e huaj ne rend të parë kanë gjithsesi interesa të tjera, të ndryshme nga ne, ndaj e vetëkuptueshme është se ata janë dhe do të mbesin të prirë ta shkruajnë atë histori, ashtu siç u pëlqen atyre dhe jo neve.
    Ne dhe vetëm ne mund ta shkruajmë historinë tonë pozitive, ndërsa të tjerët do të orvaten ta shkruajnë atë historinë tonë me ndjenja dhe politizime.
    Është absurditet dhe lojë politike çfarëdo kërkese që të ketë përmirësim të historisë kombëtare të shqiptarëve, madje sipas disa bojaxhiëve të sotëm, qe mendojë se historia mbartë dekore të mjaftueshme për bojëra qejfesh, ku mund të përmirësohet diçka dhe gjithçka sipas tekave e fobive në interes të të tjerëve. Kjo kërkesë absurde ndofta u sjellë diçka më shumë në qederet e tyre se ç’ mund të kenë aktualisht.
    Historinë kombëtare e shkruajnë vet shqiptaret, janë të zotët ata ta shkruajnë dhe mbase ta si të duan vet ta shkruajnë. Amë krejt vet si të duan.
    Turqit e sotëm nuk janë osmanlinjtë e djeshëm qe mbase mund ti përkulin shqiptaret e sotëm kur të duan dhe si të duan. Osmanlinjtë janë armiqtë më të ndyrë të historisë shqiptare, sepse për pesëqind (500) vjet rresht i robëruan shqiptaret, u përpoqën ti turqizojnë, me fe e me gjuhë, e më në fund nuk ia arritën dot qe shqiptarin ta turqizojnë. Okupimi i gjatë i shqiptarëve, me dhunë e masakra nuk kishte lënë shteg për marrëdhënie me osmanlinjtë – turqit në asnjë kohë. Këto marrëdhënie kurrë nuk do të mund të ngritën, kurrë nuk mund të ketë marrëdhënie mes shqiptarëve dhe turqve pa paguar qëpari dëmet historike të pushtimit të shqiptarëve, që për më shumë se gjysmë shekulli hordhitë turke i shkaktuan dhimbje dhe shkatërrime të pa imagjinueshme ekzistencës shqiptare, madje duke bërë barbari të paparë qe vetëm armiku i përbetuar i bënë.

  58. kursi per edukate says:

    Jam kunder ndrrimit te historise me mbkqyrjen dhe pa mbikqyrjen e autoriteteve turke. Ata qe deshirojne me e ndrruar historine fillojne kapitullin e ri baba i babes te babes e ka bere namin mbi kete dhe!…

  59. Jam kunder ndryshimit te historise me mbikqyrjen dhe pa mbikqyrjen e autoriteteve turke. Ata qe dojne ta ndryshojne historine e nisin kapitullin ri historise; baba i babes te babes e ka ba namin mbi kete dhe!…

  60. ardi says:

    Ku ske nu thojn sban me prek,se djegesh.Edhe un jam ne pajtim me Peticionin.Ne jemi Shqipetar e jo turq,pun e vogel se si pelqen turkut,kurr sja kem pa hajrin as sdot ja shohim.Disa gjoja historianve duhet hequr titulli i dhen.

  61. Lumjani qe shpartalloi 12000 serb ne vitin 1912 says:

    Turqit ishin aziatik. Gjat dy tri shekujve te fundit te perandorise osmane, turqit ishin inferior ndaj rraces europiane. Ne lidhje me konvertimin ne mysliman, shqiptaret u bane vete, qe te shpetojne nga influenca asimiluese greke dhe sllave. Si mund te spjegojme qe greket, serbet, dhe malazezet, dhe bullgaret, etj. nuk u konvertuen ne mysliman. Po te ishte me force, Turqia e kishte forcen. Nuk asht e llogjikeshme te thomi se kete force e perodren vetem te kthejne shqiptaret dhe boshnjaket ne mysliman.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje