TemA TV/ Berisha sulmon përfaqësuesen e Dhomës Amerikane të Tregtisë: Zhvishu nga emocionet (VIDEO)

28 Mars 2013, 12:20Sociale TEMA

Kryeministri u kërkon bankave që të mos negociojnë me borxhlinjtë e këqinj, por t’u marrin menjëherë kolateralin

Një takim me biznesin e huaj në Shqipëri dukej se po shkonte mirë për kryeministrin Sali Berisha, që përgjithësisht mori lëvdata nga biznesmenët, e interesuar për të mbajtur mirë punët me qeverinë.

Por kryeministri u bë i kuq flakë në fytyrë dhe sulmoi ashpër përfaqësuesen e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Floreta Luli- Faber, pasi ajo tha se kanë ngritur shqetësimin se mjedisi nuk është i favorshëm për thithjen e investimeve të huaja.

“Në një takim si ky jam e detyruar që të lexoj një letër që Dhoma Amerikanë e Tregtisë i ka dërguar Ministrisë së Financave, ku ndërmjet të tjerave themi: “Ne do të donim të ftonim bizneset amerikanë të investonin në Shqipëri, për të sjellë dhe prezantuar teknologji të reja, mallra dhe shërbime, investime që çojnë në rritjen e punësimit dhe të ardhurave tatimore për qeverinë. Aktualisht, ne nuk jemi të suksesshëm në këtë përpjekje, për shkak të mjedisit jo të favorshëm për tërheqjen e investime të huaja, një shqetësim që duhet të adresohet në mënyrë të veçantë nga Ministria e Financave”. Pse Dhoma Amerikane e Tregtisë ka arritur në këtë konkluzion? Një pjesë e çështjeve këtu u ngritën, problemi i rimbursimit të TVSH-së, rritja e bazës së tatim paguesve, pagesa e taksave për të gjithë entet që zhvillojnë biznes. Në mënyrë të veçantë do të doja të theksoja dy gjëra që këtu nuk u theksuan më parë. Konsultimi real i biznesit për ndryshimet ligjore. Në fakt ka një Këshill Konsultativ Biznesi, të cilin e përmendin vazhdimisht, ka një Këshill Tatimor që janë këshilla të krijuar për t’u konsultuar me biznesin. Në fakt, kjo nuk ndodh. Një sërë iniciativash të fundit që ka marrë qeveria, duke filluar nga janari i vitit 2013, janë ligje që nuk konsultohen me biznesin. Ne kemi kërkuar që të mos mbetet në formë premtimi konsultimi me biznesin. Një çështje tjetër është problemi me rikontrollet, riintepretimet e  reja ligjore  dhe gjobat e mëdha marramendëse që janë marrë,” tha Luli- Faber.

Kaq ka mjaftuar dhe kryeministri ka nisur një sulm verbal ndaj Luli- Faber, që është ndjerë në siklet nga shpërthimi i Berishës.

Kryeministri tha se këto janë emocione personale të saj, që dëmtojnë biznesin. Ai shtoi se ajo duhet të zhvishet nga këto emocione.

“Së pari, më duhet t’ju them me keqardhje që realiteti nuk është ai që ju paraqisni dhe në qoftë se ju arrini në një konkluzion të tillë, jeni të nxituar, sepse ka disa konkluzione të tjera ndërkombëtare që janë solide, ndër të cilat është UNCTAD-i, që në raportet e tij shprehimisht thotë: “Shqipëria është nga ato të pakta vende që ka marrë investime më shumë sesa mund të merrte”. Është UNCTAD-i, i cili e rendit Shqipërinë në vendin e 18-të në botë për tërheqjen e investimeve të huaja. Po ashtu janë një seri institucionesh të tjera botërore, të cilat e rendisin Shqipërinë në dhjetë dhe njëzet vendet e para në botë, në këto aspekte: në regjistrimin e biznesit, në garantimin e investimeve të huaja, në lehtësisë e kreditimit, në raportin paga prodhim. Ndaj edhe sentimentet personale, duhet të jemi të kujdesshëm se mesazhi që ju i çoni biznesit është absolutisht i pabazuar në realitetin shqiptar. Së dyti, Shqipëria, nga viti 2008 e deri më sot, që ishin edhe vitet e krizës së madhe, ka marrë investime mbi një miliardë dollarë, çdo vit. Kjo është një e vërtetë lehtësisht e verifikueshme. Së treti, Shqipëria, edhe në një krizë të thellë europiane dhe botërore, ka ruajtur stabilitetin e saj makroekonomik. Shqipëria ka një borxh prej 60 përqind, plus/minus 2 përqind. Por, pavarësisht nga diskutimi që sjell, e vërteta është se në  kulmin e krizës, borxhi i Shqipërisë nuk  lëvizi më shumë, ndërkohë që të gjithë fqinjëve përreth, borxhi iu dy apo trefishua. Ndaj, edhe kur bëjmë një konkluzion, duhet të zhvishemi nga pasionet dhe duhet të analizojmë me gjakftohtësi. Unë nuk them se Shqipëria është parajsë. Unë jam këtu për këtë çështje, për ta përmirësuar më tej,” tha Berisha.

Kryeministri po ashtu ishte i prerë dhe me bankat, të cilave iu kërkoi që të mos negociojnë me borxhlinjtë e këqij, por të marrin menjëherë kolateralin.

“Do tu kërkoja bankave të mos bëjnë asnjë negociatë me borxhlinjtë e këqij, por të veprojnë për të marrë kolateralin. Sepse negociatat krijojnë precedentë dhe ai jo vetëm në kontinent por edhe më tej bëhet ligj. Duhet të jemi të vendosur bashkërisht për të konsoliduar këtë çështje themelore për funksionimin e sistemit bankar dhe të ekonomisë”, tha Berisha./ep

30 komente në “TemA TV/ Berisha sulmon përfaqësuesen e Dhomës Amerikane të Tregtisë: Zhvishu nga emocionet (VIDEO)”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Ka dash me i thon, Zhvishu nga shfaqjet e huaja.

    1. VERONIKA says:

      Bravo Horri…..me shkrive se qeshuri.Imperialistet,rreziku anglo-amerikan
      Berrrrrrisha,ashtu eshte ashtu.Merru kolateralin menjeher,pa negociata,se do shohesh cfare te pret kur u cik portofolin.Kthehu ca vite pas dhe lexo historine,kujto veten ne presidence me valixhet gati.
      Kushedi cfare ka kuptuar amerikania e gjore me anglishten e cale
      Zhvishu,zhvishu pa emocione,eshte eunuk dhe idiot ne ekonomi dhe jo vetem

      1. dash sula me pistolet uji says:

        edhe mua me ka then zhvishu sala. un si ultras i tifozeve te peqinit jam zhvesh. por kamerat e artan hoxhes me kan kap pistoleten, ate te ujit. sal ta hengsha zemren. ti je me pedofili mor mbret

        1. evans says:

          po ky Saliu paska pjerdh fare, ngeli duke i zhvesh te gjith. ne parlament i thot deputeteve zhvishuni, titullareve te instutucioneve po ashtu…
          Liria ka ankesa, je shum impotent o Sali edhe asaj si kerkon fare te zhvishet

      2. K. says:

        Nuk eshte amerikane. Eshte shqiptare 24 karat. Drejton AMCHAM me shume profesionalizem.

      1. Dean says:

        Hahahaaaaaa,o ”DAUT SKELA, VLORË”,po nga te ka vajt mendja per ate lloj fotoje????
        E papame,plako dhe shume Kuptimplote.
        Hallal ta bofte Zoti,plako,se duket qe te puno truni.
        Respekt.

        1. DuaPune says:

          I ka rritur mire bucja kelyshet e vet, por do ti qe u ka dhene qumesht te prishur me alfatoksine.

          1. Dean says:

            Tamama ashtu,plako.Si kelysha bushtre qe presin ne rradhe kush e kush te fuse 1 here turinjte per te ”pire” pak ”qumesht” te ndyre qe prodhon Bucja e Vicidolit.

      2. Kaso Kosa says:

        Ha ha ha i modh Dauti po edhe ti o Dean. Imagjino cfare qelbesire eshte ‘qumeshtui i buces” …

    2. Pilo Lala says:

      Po i cahen fashot e pistonave, hahahaha… Punet e qeverise i ke vene kapak, tani mendohu per hallin tend.
      Ne nuk te leme te ikesh, sepse Haklajt duan te “shkembejne” nje kafe mbas 23 Qershorit. Leri amanetet qenit te Argites.

      1. prec ulaj says:

        Perse nuk vihet ne pune ai TEC ne Vlore?
        Sa kushtoi dhe vazhdon te kushtoje? Cojeni ne Prokurori….

  2. ismeti says:

    aq shum asht zhveshur sa edhe 100 pacira nuk e mbrojn

  3. SALI BERISHA says:

    jua them un ju zj,faber e ka cyt edi rama te dizinformoj jua them une kush asht maka than muli gruaja e mond faberit qe kundershton reformen ne spit ushtarak dhe mik i edi rames
    nejemi ndryshimi per para sb

  4. KSHU KA THENE SHOKU SALI says:

    Shqipëria nga viti 2008 deri sot, vitet e krizës së madhe, ka marrë investime mbi 1 miliard dollarë çdo vit. Shqipëria ka ruajtur, në një krizë të thellë europiane dhe botërore, stabilitetin e saj makroekonomik. Kemi rreth 60% borxhin, por në kulmin e krizës borxhi i Shqipërisë nuk lëvizi më shumë, ndërkohë që borxhi i fqinjëve u dy apo trefishua.

    AHAHHHAHHAHAHHA SA KAM QESH KUR E LEXOVA KETE PJESE.

    SALIU VAZHDON TE TALLET ME POPULLIN SHQIPTAR#TURP

  5. nastradini says:

    INVESTIMET E SALIUT I KA KOLLOFITUR ASFALTI DHE BETONI I KOTE.

    Sepse po te shikosh te ardhurat nga Rruga e Kombit ne krahasim me shpenzimet per mirembajtjen e saj so te zeje lemerija she do te thuash SIKTER kjo autostrade patriotike. Sepse po te shikosh betonin qe po hidhet per ca HEC-e dallkauke ne lumenj pa uje dhe t’i krahasosh ato me energjine qe iken badiava nga menxhimi i keq i Kaskades se Drinit duke derdhur uje dhe permbytur miletin do te thuash SIKTER me keto investime debile te Saliut dhe bandes se tij lakmitare per te nxjerre dhjame edhe nga pleshti ne trojet shqyptare. Prandaj edhe votuesit duhet t’i thone SIKTER investimeve mafioze qe kane qellim te vetem vjedhjen dhe mashtrimin, pa i sjelle asnje dobi Vatanit dhe ekonomise. Prandaj edhe shyptaret duhet t’i thone me force STOP! investimeve fatale te Sali Komunistit qe i punon truni tropojan njesoj kur ishte Sekretar ne Partine e Punes. Shqyptaret duhet ta detyrojne Saliun te leshojne nga Putrat e tij Mafioze Mjetet Kombetare te Prodhimit dhe t’ja leje zhvillimin ekonomik te vendit Biznesit dhe Kapitalit Privat, vendas apo te huaj. Sic ndodh ne te gjitha vendet e civilizuara te Botes.

  6. skeptik says:

    Mire ja bere imperialisteve Amerikane!!!! Ti more kriminel,nuk doje tja dije per baben tend biologjik,pra Ram Berishen.Ti nuk doje tja dije per baben tend shpirteror ,qe te mesoje dhe te ngriti deri ketu ku je,pra per Enver Hoxhen.Ti nuk doje tja dije per “Stalinistin” Bill Klinton,ti nuk doje tja dije per………….sa vete ke vrare dhe mbytur,rrahur e coptuar,hedhur ne ere dhe me snajper,me dinamit e tritol sa edhe varret i ke percudnuar,(jam kurioz te dij ku do ta kesh varrin ti,dhe a do te vijne valle Haklajt per te vene lule tek varri,sic dhe ti u ke vene dinamit kulles dhe varreve) dhe jo tja dijshe per nje Floreta Luli-Faber.Faber ne nje gjuhe te huaj i thone ngjyre, boje,keshtu qe i thuaj Luli-Faberit se te bej me boje te kuqe sic ke bere me qindra dhe me mijra vete qe i ke bere me Faber(boje te kuqe).Nje pyetje te fundit kam,po ne mbledhje te qeveris,a e mban kunderpredhen ???

  7. Claus says:

    Ju a thashe para disa ditesh se kapja e atyre kutive me Risperdal do te kishte pasoja.
    Nuk perdor pacienti i QSUT-se risperdal, por “dikush tjeter” ku e ku me lart.
    Per pacientet e QSUT-se ka haloperidol me bollek, “te mire” dhe te lire.

    Perdoret ne c`rregullimte bipolare, aq te zakonshme tek kryeministri.
    Muli preu nje kanal per futjen e antidepresiva, ndoshta i kane dashur falas fare per shefin e tyre duke i sekuestruar.
    Kutite si duket nuk kane mberritur akoma ne “destinacion”.
    Ai dreq gjyqi po i vonon pak.

    1. Rroku says:

      Ah more zoti Claus, Jeni addiktuar per ilacet e Tahirajve aq shume sa qe keni humbur logjiken elementare te arsyetimit. Nuk e kuptoj se cila eshte arsyeja, pervecse interesit tuaj personal per ta justifikuar kete hajdutllek ordiner.
      Bazuar ne argumentin tuaj me rezulton se:
      1.Keto ilace na u dashkan per nivele te larta ne pushtet sic eshte kryeministri, ku sipas teje, Berisha perdor keto ilace dhe i mer ato nga Tahirajt, te cilet ilegalisht i fusin dhe i tregtojne ne vend.
      2. Pra, Tahirajt dhe Berisha paskan bashkepunim ne kontrabanden e ketyre medikamenteve!!!!
      3. Berisha qenkerka i “varfer” dhe mezi pret qe te konfiskoje ilace te tilla kontrabande te tregtuara nga Tahirajt dhe ku me nje gure vret dy zogj, duke diskredituar Tahirajt dhe duke marre ilacet e konfiskuara falas.
      Kjo eshte teper qesharake dhe idioteske.
      Perse lodhesh kaq shume, thuaje troc se Tahirajt jane hajdute ordinere qe u kapen me presh dhe duhet te shijne lemin.
      Me shendet dhe sherim te shpejte nga bipolarizimi juaj qesharak.

  8. B.Rushiti says:

    NXIRE SHPATEN AZGJESO

    Sulmo sale sulmo
    per asgje mos ndalo
    sulmo drejtesine
    me tej mjeksine
    mos haro policine
    ne sulm sale ne sulm
    me ngulm sale me ngulm
    sulmoje dhe Ameriken
    futi edhe asaj friken
    u be Amerika te te mesoje
    ler te thote c’far te doje
    ti gjithmon drejte e ke
    i drejte si drapri je
    sulmo sali sulmo
    c’do te mire shkatero
    edhe Fulen mos haro
    u be Fulja te te tregoje
    se si sala do komandoje
    jepi sale sulmo
    FMN-ne mos e duro
    me “byrazeret” u miqeso
    historine e Skenderit
    ata te na i hartojne
    ndihmoi mos ti pengojne
    Zonja Klinton te lexoi
    atje ne parlament
    si e qysh te orjentoi
    qe saliu te drejtoje
    u be Klintonesha te mesoje?
    saliun kollos gjenial
    qe i tha ajduteve “ndal”
    sa u largua kjo zonje
    sale beri c’far te doje
    sulmo sale sulmo
    gjithe institucionet
    i azgjeso
    me c’do gisht qe ke
    fillo dhe i drejto
    njezet gishtave te trupit
    ju vere nga nje buton
    seicili prej tyre
    drejton komandon azgjeson
    dhjete i ke nen tavoline
    po kaq mbi skrivanine
    me te njezete sulmo
    te punoje i pa varur
    asnje institucion mos lejo
    sulmo sale shkatero
    nxire shpaten azgjeso.
    KQZ-ne e ke merak
    per te ke eksperince
    e di vete kur e sulmon
    mjer ai qe s’te degjon
    me robotet e azgjeson
    prokuroret mos haro
    nje nga nje i azgjeso
    u be llalla te te arestoje
    me Nishanin te bashkepunoje
    azgjesoi qe te dy
    me pelumba rikoshete
    menyren e di vete
    avukatin epopullit mos haro
    edhe ai te hap probleme
    mere atje ne zyre
    suratin beja zgjyre
    me tre fjale vesh me vesh
    ligjet ja bej pershesh
    para popullit ai, ty
    te te mbroje pa nje pa dy
    shoqerine civile mos haro
    nje prej tyre e debo
    lere pa pune pa roge
    gjith te tjeret behen dhoge
    as qe flasin o protestojne
    po te duan le ta provojne
    arqitektet kur shesin pordhe
    para teje mendje ndritur
    qite shpaten, nje dermo
    gjith te tjeret ventnumuro
    le te shkojne edhe te varen
    mos caj bythe ti vazhdo
    nderkombetaret i ferko
    me ca lajka me ca qeshje
    jepu doren perqafoi
    nga hyne andej drejtoi
    sa per fqinjet e di vete
    shterngoi ledhatoi
    saken se ju nxjer shpaten
    edhe sikur tu falesh Narten
    grave u thuaj ca fjale
    mbi pesembedhjete perqind
    shifra e tyre mos dale
    ato s’jane per politike
    planet ti coroditin
    edhe skarco ato te qitin
    ushterine po e renove
    nxore shpaten e azgjesove
    vesh me spaleta sa frikamane
    shtyp butonin friken ta kane
    jepi sale sulmo sulmo
    azgje pa buton mos lejo
    lider te tille Shqiperia
    as ka pare as do shohe
    sa te kete jete ne kete bote
    sulmo sale sulmo
    prapa ketheu mos lejo
    azgjeso shkatero
    vec sulmo dhe reno
    institucion me vete
    kure mos lejo.

  9. shqiptar says:

    keta kane 20 vjet qe vjedhin pronat e ligjshme te pronareve te vertete dhe ambasadat kerkojne shtet ligjo.Nuk e kuptojne keta ambasadore qe per karrigen e tyre komunistet shesin gjithe Shqiperine.

  10. malcori says:

    po e di berisha c’fare mut bisnesi eshte komplet informal ,me para te fajdeve te vjedhura ,kontrabande e droge,ku i gjeten parat shqiptaret ku e kane kontabilitetin 0,bisnesi shqiptare eshte pjelle e politikes , keshtu ka te drejte mbreti te reagoje se ka 2 milione sklleverte cilet e shajne por edhe e durojne per gati 23 vjet

  11. Askushi says:

    “Shqiperia nuk eshte parajse,ndaj jam ketu”,tha Berisha…!
    Tamam,ndaj eshte ketu… te na rrjepe e vdese te gjitheve…,per t’na
    derguar pastaj ne parajse!

  12. LORA says:

    Gezohem qe nga arena e biznesit vjen nje ze i qarte,qe nuk pajtohet ballazi me dr.dhjeramanin,qe refuzon te aprovoje rrefrenin poshterues te mostres se kulles se ngujimit kryeministror.
    Gezohem qe kjo eshte Floreta Luli-Faber.
    Sikur te merrnin pak shembull nga kjo grua,nahija e burrave te biznesit, ky brekedhjere nuk do te guxonte te birbiloste dokrra hini para tyre.

  13. Teta says:

    Eshte e cuditeshme se si njeriu qe drejton qeverine nuk e pranon konceptin “negociate”.Mendo qe kur nuk e pranon per bankat qe jane totalisht private, po me opoziten valle a e pranon.Sigurisht jo sepse perball tij ka vetem armiq me te cilet nuk mund te negociohet, ndersa ata ne krah jane te gjithe kokeulur e servile.Epra mendoj se nuk mund te shkohet ne zgjedhje me nje drejtues te tille qeverie,qe perpara bisnesit te huaj imponon injorancen e tij.

  14. profesori says:

    jepi bac fol se sa me shume flet aq me shpejt te afrohet fundi

  15. alban4eva says:

    “mire ia ka ba” sulltani yne i ndritun asaj “kamunistes”. ajo don me hedh balte mbi bacen tone te dashtun, don me e sulmue, sepse i ka dhane urdhen Edi Rama..
    por baca jone nuk do me dit per imperialistat dhe revizionistat amerikana, baca jone e ka ba Shqypnine kopsht me lule, jena superfuqi arrash dhe pjeshkesh, biles edhe superfuqi energjetike..

    rrofte baca jone S-halè, poshte kamunistat, poshte amerikanat, jashte amerikanat prej Amerike, jashte europianet prej Europe, biles jashte edhe shqiptaret prej Shqypnie..!!

    1. Shqiptar says:

      Ashtu me te lumte!

  16. Enver Hoxha says:

    Nje gje eshte e qarte: ke te drejte kur shumica e shqiptareve te kritikojn..sidomos per ceshtje teknike ekonomike.

    O derra, kur Sala thot qe kredit e keqija jane te rrezikshme, ka mè se te drejte. Kredit e keqija kane gjunjezuar nje bot te tèr o shqiptar derra e jo neve qe s’llogaritemi fare. Sala, edhe un jam i sigurt, eshte injorant ne fushen ekonomike,por eshte keshilluar nga specialist te ekonomis (dhe mos u habisni se shqiperia ka ekonomist te zot..plus kemi ekseperiencen e keqe te 1997 qe na duhet te sherbej si mesim).

    Kredit e keqija jan Hedge found, subprime ose ne pergjithsi jan tituj o bond me perqindje te larte rreziku…keto kredite te keqija (qe per ti kuptuar duhet minimumi nje liber) kane kontribuar ne recesionin e USA, Greqis, Spanjes, Italis, Islandes, Irlandes, Lituanis, GB etj.

    Prandaj, Sala ket her ka te drejte. Kini inatin po jepni hakun.

  17. dritani says:

    Eshte bere per te ardhur keq…
    Por ky kete do dhe kete po kerkon.

    Eshte ekzakt si e “rena e shpatullave nga Edi Rama ne Gerdec” apo e famshmja Amnisti e ’97.

    Duhet me e godit sa me fort qe mos me u cu mo!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje