Debat për integritetin e Soros-it apo sondazhit?!

29 Mars 2013, 21:58Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sondazhi i prezantuar nga Fondacioni Soros ka ngjallur debate dhe paqartësi mbi përfundimet e tij jo aq për shkak të animit majtas apo djathtas, por për shkak të frikës se mos Fondacioni Soros, i njohur për orientimin e tij liberal, mund të jetë i kapuri i radhës i pushtetit në Shqipëri. Përfundimet janë të tilla që krijojnë dy dilema, ose Soros-i është kapur, ose shoqëria shqiptare është e frikësuar në një shkallë të tillë që të bën të mendosh se sondazhet janë të dështuara.

Disa parametra të sondazhit, kur kryqëzohen me njëri- tjetrin, japin përfundime jologjike dhe shpesh të habitshme. Fjala vjen, besimi në institucione është më i ulëti në Evropë në masën 2.5 përqind, pëlqimi i qeverisë është shumë i ulët, braktisja e së djathtës është në shkallën 70 përqind, shifra këto që të krijojnë idenë se shoqëria është kundër pushtetit, kurse në përfundimet finale duket sikur shoqëria voton më shumë pushtetin!!!

Nga ana tjetër, nëse i bën një lexim shabllon sondazhit, duket sikur në Shqipëri po përgatitet një forcë e re jashtë partive tradicionale kur lexon se 47 përqind e elektoratit shprehet se nuk ndjehet afër me asnjë parti. Një masë e tillë njerëzish kjo, e frikshme për çdo klasë politike. Por kur shikon se 400 të pyetur nga 1600 nuk kanë pranuar të marrin pjesë në sondazh, e kupton se më shumë se sa po mendojnë për një forcë të re, shqiptarët kanë frikë të shprehen për politikën shqiptare, fenomen ky i diktuar nga ndarja klasore që pushteti po ushtron mbi qytetarët.

Pra, ashtu siç thashë, këto shifra kanë dy interpretime. Ose shoqëria është e trembur nga survejimi qoftë dhe përmes sondazheve dhe ku pjesa opozitare druhet të flasë, ose kemi një shmangie të kampionit të sondazhit djathtas siç thonë disa ekspertë sondazhesh dhe pastaj e gjitha kjo ngjan me një sondazh të zhvilluar në oborrin e PD-së.

Këtë përfundim duhet ta sqarojnë mirë hartuesit e peticionit. Nëse kemi të bëjmë me një shoqëri të frikësuar, sondazhi është i shpjegueshëm. Me një shoqëri të frikësuar nga pushteti shpjegohen disa parametra të tij. Fjala vjen, përqindja e lartë e atyre që thonë nuk jemi me asnjë parti, dhe përqindja e lartë e atyre që nuk kanë pranuar të marrin pjesë në sondazh, shpjegohen lehtë me shoqërinë e frikësuar nga dhuna politike e Berishës. Ky është përfundimi i tërthortë më i rëndësishëm i sondazhit nëse do ta shpjegojmë kështu rezultatin.

Në rast se ky parametër nuk sqarohet nga autorët, sondazhi bëhet i pakuptueshëm, pasi ka të dhëna shumë kontradiktore, të cilat nga një anë pasqyrojnë zhgënjimin e lartë të shoqërisë, dhe nga ana tjetër hidhen për ushqim propagandistik të dhëna që krijojnë perceptime të gabuara politike pro pushtetit.

Janë këto paqartësi që kanë shkaktuar debat dhe pikëpyetje mbi integritetin e sondazhit, por dhe integritetin e zyrës së  Fondacionit Soros në Tiranë, i cili nëse nuk është i aftë të sqarojë përfundimet e veta, do të jetë në mëshirën e përfundimeve që të tjerët do të nxjerrin për të. Dhe përfundimi i parë që të shkon në mendje me dhimbje është se janë të kapur nga pushteti si shumë institucione shqiptare dhe të huaja që bëjnë biznes me emrin dhe historinë e tyre me regjimin.

20 komente në “Debat për integritetin e Soros-it apo sondazhit?!”

  1. anonim says:

    Zyra e Sorosit integritet??? Qe kur? Eshte nje prej zyrave me te ndyra qe kemi pasur fatkeqesine te kemi ne Shqiperi.

    Sa per sondazhin, per te arsyetuar mbi friken e popullsise per t’u pergjigjur mjafton te shohesh rastin e Italsie ku edhe ne 2006 edhe ne 2013 ne sondazhe Berlusconi dilte 3-5% me pak se votat qe mori ne votim. Atje ndodhte prej nje fare turpi qe ka zgjedhesi i Berlusconit i cili akuzohet en menyre te vazhdueshme nga mediat italiane (zgjedhesi se Berlusconi po qe po). Mendoni pak votuesin e thjeshte te Rames ne Fier ne lagjen e Fatmir Kajollit. Ia mban te thote qe votoj per Ramen? Mendoni pak votuesin e Rames ne Skrapar. E te tjere raste. Dhuna apo frika nga dhuna eshte mese e mundshme.

    Eshte turp per PS-ne qe akoma ne 2013 nuk ka nje zyre te rregullt statistikash ne te cilen te bazohet per te tilla ceshtje. Do vij 23 qershori dhe prape do te jemi ne doren e Blendit, Artes, Marinit, Sokol qorrit, vellezerve Nazarko, Lytfiut e kuptohet edhe Zaloshnjes. Lum si ne!

    1. super-anonimi says:

      O shoku anonim, po nga e di ti qe PS nuk paska zyre qe merret me keto qe thua ti? Po ju ka zene te gjitheve simptoma te themi dicka kunder PS me cdo kusht. Po ti nxjerr PS ne treg te dhenat qe ka zyra e saj askush nuk do i besoj se thone qe jane demagogji e PS-se.

      Pastaj tek e fundit, ca te dhenaPS i ka nxjerr por ti nuk i ke degjuar. Rama ka thene disa here muajt e fundit qe koalicioni PS ka minimumi 72 deputete, kurse i PD-se maksimumi 60 deputete. Gjithe partite jashte ketyre dy koalicioneve perfshi LSI-ne marrin rreth 8 deputete se bashku.

      1. anonim says:

        O tocooooooo! Po jo ti nxjerri Rama nga xhepi ore trap. Te jene te besueshme, jo t’ia japi Milena apo ndonje zuske tjeter. TRAP!

        Dhe nuk na ka zene ne sintoma, por te ka zene ty qe te jesh me cdo kusht pro Rames!

    2. ivani i madh says:

      jo me mire eshte te jesh ne dore te Fezos, Hoxhes,Balliut, Cilit ,Qimit, Qupit ,Shullakut ,Zheit e nje grup legenesh o palle sikur vjen nga larg o jashte tokesor[anonim] dhe se sheh realitetin ose shekon nga sqetulla e Berishes ku te nban te ngrohte.

  2. sondazhi says:

    zoti mero pershendetje (ne se mundem se nuk njihemi).
    do te ndihesha shume mire sikur ju mos te shkruani gjithnje per politiken ne tirane .
    ka mundesi qe keto qe degjojme nga mediat kemi shume me teper ne rrethe histori pronaresh te cilet kane 22 vjet qe drejtojne dhe ato qe shkruani ju per salen jane pak .
    ke material per 22 vjet te tjera si gazetar….

  3. Oltion says:

    Une isha ne prezantimin e sondazhit dhe paraqitja e sondazhit ishte e njeanshme.
    Pyetjet e sondazhit mund te gjenden ne kete link http://www.europeansocialsurvey.org/ tek kolona djathas ne etiketen “Round 6 Source Questionaire”.

    Problemi eshte se organizatoret nuk kane paraqitur pergjigjet e pyetjes B10, por kane paraqitur vetem pergjigjet e pyetjes B18 ne sondazh.

    Pyetja B10 kerkon te pergjigjen per partine qe kane votuar ne vitin 2009. Ne fakt me llogaritje anesore rezulton qe pergjigjet e kesaj pyetje te kene nje diference prej 7% ndermjet dy partive. Kuptohet qe kjo pergjigje eshte larg realitetit te rezultatit te 2009 dhe prandaj e kane hequr nga sondazhi.

    1. psy says:

      Oltion,te lutem a mund te n’a i thuash se si eshte e verteta e 7%?Te falenderoj.

  4. Dyrrahu says:

    NË KËTO KUSHTE NUK DUHET BËRË SONDAZHE.

    Plaku, me shkathtësinë e tij të të nuhaturit, ka vërejtur se e ka humbur lidhjen me popullin. Tani ai paguan individë, faktorë e shoqata që t’i dërgojnë popullit statistika të përpunuara dhe të dirigjuara. Paratë e buxhetit që i ka, tashmë nuk ka kohë që t’i menaxhojë për infrastrukturë e projekte vitale, zotria e tij, ka filluar t’i paguaj të gjithë faktorët që mund t’i afrohen popullit, për t’i sjellur rezultate në zgjedhje.

  5. lefter says:

    Soros eshte nje prej njerezve me ndikimin me te madh ne gjeopolitiken e botes. Arriti ta fute Rusine ne krize ekonomike i vetem,duke manipuluar valuten ruse. Ka nje uri te ethshme per pasurite minerale te vendeve ku fiton ndikim. Shembulli me prezent eshte Rumania dhe loja qe Sorosi po ben per te gllaberuar gjithcka atje. Nqs Sala ka arritur ta kete Sorosin ne anen e vet do te thote qe ka nje super mbeshtetes ne Uashington.

  6. Loje psikollogjike says:

    Sontazhet ne Shqiperi deshtojne !
    Santazhi duhet te behet;Pse deshtojne sontazhet ne Shqiperi.
    Me sa duket ky fondacion nuk e beson kete dhe kerkon ta provoje deshtimin.
    Tjetra te con tek fondacionei lobuese qe tani eshte menaxheri dhe drejtuesi i fushates zgjedhore te PD,i cili mund ta kete kapur fondacionin Soros.
    Mbas daljes se disa sandazheve serioze ne media,per epersine e opozites,pritej qe pushteti te kundervepronte me te njejten monedhe,ky mund te jete fondacioni Soros.
    Per deri sa mungon fjala e lire,nuk mund te besosh ne sondazhet ne pergjithesi.

  7. ky fondacioni sorros dyshoj se eshte perfshire nga ana e atyre qe kane aq shume para sic ishte rasti i qeverise shqipetare qe harxhonte parat e shqipetareve per disa lobiste amerikane

  8. Ani says:

    Soros eshte I kapur, andi dobrushi eshte shoku I klases I lul kriminelit dhe I oerd bylykbashit, eshte nje njeri medioker qe e ka kthyer Fondacionin ne rreth te mbyllur per klientet e dobrushit qe rri si qen I rrahur tek paradhoma e berishes.

    Andi dobrushi vinte baste ne tirane ne zgjedhjet e majit 2011 se do fitonte basha!

    Andi dobrushi eshte nje teveqel qe sherben po eshte inkopetent, qe nuk lexon nje rrjesht, dhe nuk ka bere asnje gje ne jeten e vet.

    Mos ja varni kaq shume se nuk ja vlen!

  9. TROJA says:

    Z.Mero,ne vendin tone populli zbaton nje shprehje te madhe qe e kam lexuar shume vite me pare:” Mudohu te argetosh te tjeret per gjera qe ty nuk te interesojne aspak” qe do te thote populli tall menderen me sondazhet e Sorosit,me ato si i thone Gallupit,me ato te Zaloshnjes,apo me te gjitha sondazhet qe behen ne Shqiperi.
    Ketij populli nuk i ka mbetur tjeter gje,te pakten te kaloje disa minuta me gocat e reja qe bejne pyetjet dhe japin formularet.Pa pune po,pa rend po,pa drita po,pa buke po,pa lulishte e parqe po,rruget plot pislliqe po,etj,etj,etj.

  10. Fanolist says:

    Z.MERO :Sondazhi duket qe eshte konfuz e ju me te drejte i beni analizen dhe sintezen.Besueshmeria per kedo e kudo eshte troke. Dikur na thoshin beni kete studim(eksperiment) dhe na nxirrni kete rezultat; keshtu me duken dhe keto sond…. e sotme.Provoni p.sh. te njenjtin sondazh ne gazetat e oborreve te ndryshme me te njenjtit votues dhe menyre votimi ,rezultatet do te dalin ndryshe.Z.MERO ribeheni kete sondazh, pasi ta keni paralajmeruar,ne faqen tuaj dhe te shohim….. Une kam besim te elektronika;kam kohe qe e bluaj ne mendje votimin elektronik, shum i domosdoshem per vendin tone me shume votues jashte vendite e problematike brenda vendit. Nese e botoni ju sjell nje platforme per votimin elektronik.

  11. Albert says:

    Fondacioni “Soros”?!…Hahahaaa, cfare shakaje e hidhur! Emri qe i shkon me pershtat me te cilin meriton te “pagezohet” duhet te jete – fondacioni i Sorrave! Sepse si sorrat mbas kermave rendin edhe keta batakcinj! E vetmja pune qe bejne keta “shoqeri-civiliste” eshte qe mblidhen e vajtojne se pse disa tipa te ngjashem me to po bejne pare te madhe si keshilltare te kryeministrit apo ne agjensi te tjera qeveritare!
    E ashtuquajtura “shoqeri civile”-rasati qe prodhon inkubatori “Soros”(zogj sorrash) s’eshte tjeter vec parfum tualeti(wc-je,haleje).Sponzoret “dashamires” te shqiptareve po “lodhen”,po djeresijne te na bindin se ju o shqiptare nuk po jetoni ne nje gjiriz te madh. A nuk e ndjeni aromen sorosiane te shoqerise civile?! Kjo pra eshte deshmia (pertej cdo dyshimi) se demokracia dhe shteti ligjor jane nje realitet- edhe pse jo perfekt! – ne vendin e shqipeve-te pushtuar nga ….sorrat!!!….

  12. tani says:

    Nuk ka lidhje me SOROSin kjo. Sorosi ka dhene ndihme te pacmueshme. Kjo ka lidhje me Dobrushin dhe miqte e shoket qe ka mbledhur perreth, perfshire dhe ata qe e emruan drejtor. Germoni pak si u emrua drejtor Dobrushi dhe do gjeni cudira interesash korruptive. Turp per syleshet qe jane ne bordin e fondacionit qe e lejojne Dobrushin te beje cte doje me parate.

  13. I.Troplini says:

    Diku ne Europe permendet shpesh thenia: “MOS BESO ASNJE SONDAZH QE NUK E KE MANIPULUAR VETE.”
    Shqiperija nuk ka asnje institucion te pavarur qe do ja vlente ta merrje seriozisht kur vjen puna tek sondazhet. Ne kemi nje popull qe akoma perjeton traumen e komunizmit,mendesija e te cilit thote qe qeverija te vret po guxove te dalesh hapur kunder saj. Me nje kryeminister po aq te semure ne aspektin e shfrytezimit te kesaj mendesije, kompletohet pamja e shoqerise shqiptare, qe akoma terhiqet zvarre nga politika.
    Sondazhe ne Shqiperi,,,,,,,Jo Faleminderit.

  14. gjergji usa says:

    Nuk besoj se ka ndonje paqartesi ne lidhje me sondazhin e “Soros”-it sepse dihet qe dhe ky fondacjon eshte i pushtuar nga SRB si cdo pushtet,institucjon dhe gjithcka qe lidhet me votimet ne Shqiperi sidomos kur qenka nje Dobrush ne krye te tij.Kjo do te thote se edhe te Sorosi SRB e paska gjetur “Agronkulicin” e tij.

    Fakti qe shumica e njerezve nuk duan te intervistohen dhe ata qe e pranojne nje gje te tille nuk deklarojne partine qe mbeshtesin tregon se sondazhi nuk eshte i besueshem dhe ka nje shkalle vertetesie duke folur me gjuhe profesinale nen 50% dhe e ka vendin ne koshin e plehrave.

    Por ky sondazh ka vlere per “ustallaret” qe fshihen pas tij.Ky eshte nje paralajmerim per ate qe pregatitet te ndodhe realisht ne votime nga Instituti i Vjedhjes se Votimive te PD qe funksionon ne menyre perfekte ku perfshihen perfaqsues nga presidenca,shiku,MPB,bashkia e Tiranes dhe eksperte te huaj.Dihet qe “gjahu i majme” i ketij institucjoni jane lista e votimeve dhe emrat e komisionereve te PS.
    Kurse keto sondazhe jane vetem si lajmetare cfare do ndodhe si dhe per efekte psikollogjike.

    Mbaj mend se ne rolin e “lajmetarit” ne votimet e 2011 ishte kollona e
    peste ballisto-komunisti E.Zaloshnja i cili tha atehere para votimeve qe “ndeshja” do dali barazim….dhe ashtu doli.. Barazimin e fitoi miku personal i Arvizuse L.XH.B.

    Ne fakt te realizosh sondazhe reale ne Shqiperi eshte mision i pamundur.Kjo ndodh se ka largim biblik te 1 miljon shqiptareve vitet e fundit te cilet mbajne akoma lidhje fizikisht dhe finacjarisht me vendin ame.
    Ka rreth gjysem miljoni njerez qe kane levizur nga zonat rurale per ne qytetet Tirane-Durres te cilet kane akoma probleme me dokumentacjonet me zyrat e shtetit shqiptar.Ka nje mase te konsiderueshme te shume qytetareve nga kosova ,maqedonia apo mali i zi te cilet kane rezidencat e tyre ne Shqiperi qe perbejne nje kontigjent te konsiderueshem dhe te dyshimte.

    Fakti qe shteti shqiptar deshtoi me regjistrimin e popullsise tregon qe dhe sondazhet por dhe vete lista e votuesve “fleksibel” jane tregues se edhe keto votime te rradhes do deshtojne sepse ka plot “sebepe” per te vjedhur dhe mashtruar ne menyre “ligjore”
    Apeli qe ben opozita duke dhene alarmin se ka 60 mije emra te dubluar apo te dyshimte dhe gjysem miljoni shtetas pa adrese banimi tregon per kushte ideale per masakrimin “me ligj” te votimeve te rradhes.

    Duke u larguar nga keto sondazhe komike te “sorosit” le te shohim nje sondazh tjeter praktik ne lidhje me fitoren e sigurte te SRB ne votimet e rradhes.

    1- Ai i ka te fituara 1000% keto votime sepse liroi ne 8 shkurt te ketij viti ne menyre demonstrative dy vrasesit e 21 janarit .Dorzimi i admistrates amerikane para ketij akti barbar duke pranuar poshtrimin e ekspertizave te FBI eshte ne nje fare menyre shampanja e fitores se SRB ne 23 qershor.

    2-Duket me sy te lire qe opozita shqiptare po ben nje fushate elektorale shume te bute deri ne perversitet duke u ankuar si qyrrashe se PD po ja u vjedh programin.
    Eshte tamam koha qe PS-FDR-AKZ te formojne koalicjonin atdhetar kunder kucedres SRB per te kerkuar largimin e tij “right now” dhe krijimin e nje qeverie teknike per monitorimin e votimeve.

    3-Dhe nje budalla e di qe admistrata amerikane po perserit gabimet e saj ne lidhje me SRB si ne 1996,1997,2005,2008,2009 dhe 2011 duke toleruar dhe duke ndihmuar SRB ti fitoje votimet e ketij viti ky tradhtar i ndyre i kombit.
    Heshtja(komedia) per lirimin e dy vrasesve,inskenimi si hero i berishes per “pranimin” e muhaxhidineve,viktimizimi i arvizuse,butesia e guvernatorit Howard Dean si dhe shtimi maksimal i “turisteve vezhgues” amerikane po tregojne se do kemi nje kopje te votimeve te 1996 apo 2011.

    Jam i suprizuar nga vete Mero Baze qe eshte ikona e shqiptareve kunder SRB.Kohet e fundit ka nje shmangie te theksuar nga debatet ne lidhje me
    problemt kryesore ne ate vend.
    Do ishte ne inters te kombit qe i nderuari Mero te shprehej te pakten teorikisht te ideja se rruga e vetme per nje shqiperi te lire dhe demokratike eshte:
    Largimi i monstres SRB si tradhetar para votimeve dhe krijimi i nje qeverie teknike.
    Kete e kerkon gjaku i deshmoreve te 21 janarit i cili po shkelet ,po poshtrohet dhe perdhoset nga vrasesi berishe,nga tradhetari edi rama dhe hipokrizia e ambasadoreve.

    1. q says:

      shoku mesa kuptova banoke ne usa dhe duhet te jesh pushim si e shtune a diele ca bie andej.se keshtu shpjegohet koha e gjate qe te ka mare shkrimi.shume i thelle po ta pa departamenti i shtetit aty… te hoqi nga mistria me llac e te beri dipllomet, keshtu do jeshe ne pune edhe te diellen dhe pa kohe per analiza…
      Hengra mcdonalds per dreke ?

  15. reformer says:

    sondazhet jane per vende te zhvilluara, jo per zululute e Sali Berishes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje