Dy peshkatarë prej orësh gjenden në det të hapur në afërsi të Zvërnecit.
Familjarët e 25-vjecarit të zhdukur Fatmir Ismaili apelojnë që të nisin menjëherë kërkimet me helikopter, pasi kanë shkëputur edhe kontaktet me telefon.
“Unë komunikova para 5 minutash me vëllain, është ne mes të detit, por nuk arrita të flisja gjatë se nuk ka valë. Ai ndodhet pas Sazanit, rreth 5-6 milje. Kam kërkuar ndihmë kanë dalë anijet e policisë kufitare. Vëllai me një tip kamerdare. Është me rrezik se janë dy veta. I ka marrë rryma dhe nuk e di ku i ka cuar. Vëllai më mori telefon, më kërkoi ndihmë dhe me tha kërko ndihmë sa më shpejt se po mbytemi .- ka apeluar i vëllai në “News 24”
Menjëherë Shërbimet e Drejtorisë Rajonale për Kufirin & Migracionin Vlorë, Roja bregdetare si dhe Shërbimet e Guardia di Finanza kanë nisur një operacion të përbashkët kërkim shpëtimi në zonën ku mendohet se ka qënë personat në momentin e njoftimit. Megjithatë kushtet e pafavorshme atmosferike,po pengojnë kërkimet./A.Xh
do zoti ti gjejne, te roja bregdetare kam besim se kane mjetet e mira dhe jane trima cunat e pashalimanit.
Ne pashaliman ka vetem nje barke ne gjendje pune…te tjerat per skrap…
jane gjetur.jane ok.
O deti kuq e zi!
Te lumte goja dhe te falemnderit per lajmin e mire.
Jane gjetur, te lumte goja! Shyqyr djemte shpetuan. Urime nga zemra te gjithe atyre burrave qe i kane shpetuar. Me ne fund nje lajm i mire nga Shqiperia jone.
Edhe keto lajme tragjike jane si te nje spitali psikiatrik!
“Vëllai me një tip kamerdare. Është me rrezik se janë dy veta.” (!!!)
Me kujton rastin e atij oficerit qe u vra duke pastruar pistoleten.
Ktheu tyten nga vetja per ta pare me mire a ishte pastruar apo jo …
te me falni, po dhe un mora nje informacion te gabuar (per shkak te nje koincidence ne telefonat), por shpresoj te ndodh keshtu ! ende s’ka rezultate nga kerkimi.