Ambasadori gjerman në Kosovës, Peter Blomeyer, ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën Koha Ditore, ku shprehet se duhet ndryshuar struktura e ekonomisë në Kosovë.
Sipas ambasadorit Blomeyer, Kosova duhet të orientohet më shumë në krijimin e ndërmarrjeve prodhuese.
Por ai shton se sundimi i ligjit dhe forcimi i shtetit ligjor janë kushte kryesore për të mundësuar një zhvillim të shpejtë ekonomik.
“Nëse i hedhim një sy strukturës ekonomike të Kosovës, sipas mendimit tim, keni nevojë për ndërmarrje prodhuese, sepse e tërë ekonomia është e orientuar në mënyrë të fuqishme nga sektori i shërbimeve. Nuk do të duhej që gjithmonë të rindërtoheshin vetëm hotelet dhe restorantet, por do të ishte shumë më mirë nëse do të përqendroheshim në ngritjen e ndërmarrjeve prodhuese”, ka thënë ambasadori Blomeyer./ep
Hotelomania,restorantomania eshte sindromi qe vuajne kosovaret.Endrra e cdo te riut eshte te kete nje lokal te tijin dhe te pasurohe brenda nates.Ne Europe njerezit punojne tere jeten dhe nuk mund te blejne nje banese te thjeshte?!
Endrra e shqiptareve eshte te pasurohen brenda nates kurse e te huajve eshte te te pasurohen brenda “gjithe jetes”??? Kaq budallenj qenkan te huajt?
Puna eshte se qe te jete Nje shtet i pasur,duhet me doemos te kete 1 shtet te varfer. Nuk mund te egzistoje kurre nje bote ku te gjithe te prodhojne “Benz”a apo “Audi” dhe te gjithe te jene si Gjermania. Deri tani na mesonin qe shteti nuk e di se cfare duhet te prodhoje dhe vetem privatet e dine. Tani na mesojne qe privatet nuk e dine dhe duhet tja mesojme ne se ku te investojme.
Ju q… sistemin ..
ky nuk i njihka akoma shqiptaret popullin me inteligjent ne bote ,qe duan te mbreterojne te gjithe e asnje sdo te punoje,se e kemi per turp raca jone e lashte me mire pastrojme halete e dynjase larg syrit te keq sesa te punojme ne vendin tone, vec e vec jemi te zgjuar ,po u bene dy veta dalim kastravece,te gjithe neper kafe duke analizuar dhe bisnesin boteror ,po ti pyetesh se cfare pune bejne.. mbesin keq si te tromaksur,shkurt peme pa kokra,te gjithe pronare dhe presin klienta po ku ti gjejme kto te fundit vetem ti i mportojme,te vine franceze dhe italiane te provojne gjellet tradicionale te ballkanit tone
Ambasadori i Gjermanisë e thotë të njëjtën të vërtetë sikur të gjithë intelektualët shqiptarë të dëbuar, të vrarë ose të ndjekur nga Shërbimi Sekret i Kosovës.
Për fat të keq ajo që e thotë ky ministër i një shteti demokratik konsiderohet në Kosovë si thënie nga një person naiv dhe mendjelehtë. Një ministër nga Prishtina fiton më shumë se dhjetë ministra gjermanë! Sa naiv që është ky gjerman, apo…?!
Per nderrmarje prodhuese mendon sali serbi se ai hap vende pune ,keni nevoje ju si gjerman te vini te punesoheni ke ne se nuk i perballojme gjith ato vende pune qe ka hap kryeministri .
Per te qeverisur qytetin “polis” duhen politikane qe per qytetin bejne ligje. Keto ligje se respektohen ka zhvillim e pune se jo ka shkaterrin. Korrupsioni eshte bombe atomike ne themelet e shtetit e shoqerise. korrupsioni eshte me keq se pushtuesi me i keq.Shqiptaret kane jetuar deri me sot per shkak te pushtuesit. Tani shqiptaret jane ne rrezik zhberjeje per shkak te korrupsionit.
Problemi èshte tjeter.Kam pershtypjen se aftesitè tona manexheriale nuk jane mè tepèr se ndonjè hotel,restorant,fabrikè mielli,ndertim pallati apo pjekje qoftesh………..
Me pak fjale,ke perkufizuar syndromen shqiptare.
Un do te shtoja se koha do te diktoje kerkesa tjera,pikerisht ate qe thote ambasadori Gjerman.
Zhvillimi ka logjiken e vet,nuk behet me urdher.Rriten kapitalet,rritet kerkesa per bashkpunim,rriten kualifikimet,rritet edhe aftesia e menaxhimit.
Kapitalet jan si puna e llaves se Vullkanit,del aty ku gjen hapsire.
@artan
Ke shume te drejte.
te punoshe me mall, e te meresh me blegtori-bujqesi a prodhim,je ne metro mo.