1./Prilli i thyer i opozitës
Fushata megjithëse nisi herët, ishte fantastike. Për herë të parë një program i punuar e i studiuar me detaje i ofrohej elektoratit nga ku bëhej dallimi i qartë qeverisje e djeshme-qeverisje e nesërme. Ndryshe nga bajatizmi 23 vjeçar elektoral, kësaj here flitej më qartë për ekonominë e financat dhe opinioni publik u josh duke bërë hesape jo për shitjen e çmendur sporadike të votës. Qeveria u kap gafil dhe në mënyrë emergjente kopjonte pa pikë turpi çdo iniciativë që servirte opozita. Ngjyra e purpurt u shkonte për shtat tryezave të rrumbullakëta me specialistë dhe grupe interesi, ndërkohë që paqësisht po vihej re një reflektim organik i elektoratit gri. Pa zullume dhe fishekzjarre, pa çingije me cica plastike, pa tallava nëpër këmbë, pa bodyguard-ë të ngrysur pas shpinës së kryeopozitarit, me një modesti dhe racionalitet të regjur e trendy, opozita socialiste po konturohej bukur si qeverisja e së nesërmes.
Ndërkaq prozhektorët fiken.
Nuk i fiku Dollapi i CEZ-it për hakmarrje, nuk u stakuan nga faturat e papaguara. Thjesht një defekt serioz bëri që shfaqja të lihej në mes…
Do e rimbursojë ndokush audiencën gjigande në numër?
Elektricisti Ilir Meta, i ngjitur në shtyllën e opozitës, bëri masë. Preu qindra dhe mijëra tela lidhjeje dhe blackout-i spërkati vendin. Tek-tuk ndizet ndonjë flakë qiriri po shuhet, porsa pëshpëritet dhe ofshahet për korrupsionin galopant, 21 janarin, pabesinë, mandatin e Tiranës, videoregjistrimin. Kurrkund nuk nuhatet besim te plangprishësi Meta.
Frika u institucionalizua brenda opozitës dhe skepticizmi për të mbrojtur votat dhe fitoren, triumfoi mbi ngërdheshjen e lësëisë.
-Erdhi koha, puthmani bythën!-pëshpëriti Meta qysh vjet në verë dhe tashmë ndjehet më komod.
Brenda PS-së, çarja e madhe e fillimprillit i trefishohet sakrificës për fitoren e zgjedhjeve.
Përkarshi një Berishë porsi Mick Jagger që rrudhet e plaket, por nuk i shterron adrenalina për pushtet dhe diktat. Në krah Ilir Meta me një dorë në bakllava(PS) e një në revani(PD) që nuk kthehet më kurrë në opozitë sikur edhe një mandat të fitojë. Mes veti një Parti Socialiste tashmë e fragmentarizuar dhe e hallakatur. Një KQZ gjasme e blinduar socialisht, por 500 metra më larg një Kolegj Zgjedhor që të bën gjëmën me vendime të servirura nga Rusmali dhe Bylykbashi.
Optimizëm i zbehtë me 200 mijë vota avantazhi, por kalkulime të gabuara pa marrë parasysh as rrjedhjet në pritje të socialistëve të thekur idealistë dhe as “elektoratin e dilemës”.
2./ Rri dot qeni pa ngrënë…
Elektricisti Ilir Meta, mbetur majë shtyllës, po e bën momentalisht gjëmën psikologjike e shpirtërore dhe mund ta bëjë edhe pas fitores së sforcuar por të sigurt në fundqershor. Të jemi koshientë që Meta nuk zbret nga shtylla kollaj, por koshiencën duam ta përforcojmë me automatët dhe sahatet që do instalohen më vonë poshtë shtyllës. Do kemi një LSI që do vazhdojë të bëjë rezil me vjedhje dhe korrupsion qeverisjen Rama apo ky i fundit do të reagojë si një inxhinier i zoti t’u vërë fre abuzimeve?
Faktikisht nuk ia kam frikën për menaxhim punësh Edi Ramës. Problemi me të ka qenë gjithmonë se nuk e merr dot pushtetin, megjithëse ka pasur shumicën e votave. Kësaj here e kishte nisur bukur dhe na joshi paraprakisht, por frika dhe pasiguria nuk i ndahen, ndaj e ngjiti Ilir Metën në shtyllën e PS-së pa paralajmërim.
Ah mor Ed, Ed!
Ti je vetë i gjatë mor burrë dhe s’kishe nevojë për Metën. Megjithatë kur fashitja të bëjë punën e vet, gjej rastin që gjatësinë ta shfrytëzosh për ta zbritur Metën nga shtylla, por pa i ofruar shkallë.
Gëzuar fitoren pa kripë të 23 qershorit, por duhet kujdes: Këta të LSI-së nuk i largohen lehtë hajnisë dhe allishverisheve pavarësisht se kësaj here do tentojnë të bashkëqeverisin si murgjër puritanë. Disa prej tyre janë si qeni e nuk rrinë dot pa ngrënë mut.
*facebook.com/bledi.mane
twitter.com/blediMANE
Kur te vij Kulicioni i RILINDJES do kemi ministra Panaritin, Haxhinaston, Nasipin, lefter Koken
Kshtu nosht mre Bled koçja qi i jepje fllad ka bytha Edi Romes.
Tani Ilir Trashaliqi tallet prap me te vramet e 21 janarit..
Tha te merren arkeologet me ta….
Po si mre Ed- Piktori u tarbullove ene fillove me hudh ne kazonin e madh e te kuq qe po ziente te Rilindjes,hudhe bojen e mutit te LSI ene e qelbe upuziten.
Ene ti Bledo ndaje menen ene bashkoju AKZ boll nejet bio,ose shko tek Pinkat ose boju burre ene dil ne shesh me 7 Prill.
o Bled djali ti ke thene more bire se ke 20 cm ne breke,tani ke mundesine more djale ta marresh krietarin e Opozites edhe ta besh qe ti dali nga goja ngjal qe hengri….. .
He mo te keqen,se ti vete ke thene se je rrahur me te gjitha..vrimat.
Ne rast se Ilir Meta vdieo-regjistrohet duke vjedhur perseri, a do dale Edi Rama te pije kafe me te nje dite perpara se Gjykata te jape vendimin?
JO nuk do e bej. Dhe ky eshte ndryshimi midis “malokut te lig” dhe qytetarit normal.
FL,jo mor bir ariu dhe skllav i injorances,do dalim ne ne proteste qe Ilir Meta mos te denohet,Edvini do kete ne dore snajperin.
Po ik mor kaqol andej,ha buk misri.Ngeli te kuptosh ti diferencen e qytetarise.
BLENDI MANE shtrengoje lapsin,ngrihuni dhe ngrini njerzit ne kembe
se do recitosh dhe 4 vjet:
ATA TE VRASIN!
Veronika,tani po kuptoj se ne je femer je arushe nga trute e ne je mashkull[sepse po na tregon muskujt] je e para po travesti.Ti VERONIK je injorante vete jo skllav i injorances.Futi nje dush me uj te ftohte beje njehere me Mero Bazen se ka dale qe tani ne opozite[i shkreti se di me ke] e mos beni politike kur nuk jeni politikane,mos ofendoni kur nuk e njihni tjetrin.Mero trimi ka filluar te mos shfaqe komentet qe sperputhen me te,pune e tije,mos eshte hera e pare qe ben si lavire? Mero po e pranove dojesh nje lavire qe dukesh,ndryshe paske qene jo lavire po putane
Besa e partise heroike
Te ka trumatizuar keq konventa,vetem fjalet “travestit,putane,lavire
te kane mesuar.Politika moj besnike e mjaftit behet me votat e mia,pra jeni ju qe na therrisni .
Merua i shkreti????Mos eshte hera e pare qe ben si lavire??
Hahahaahahhahahahah ti po na ben moral???HALEanca e juaj ????
Besa ,une mund dhe te kenaqem te bej dush me Meron por ti si do besh kur te bej dush Edvini me Meten???
Jam e bindur se do te punesojne si dushiste,do kenaqesh njesoj.
Hajt mo bunker te mjaftit jeni,nje rrog boll e keni.
KOKEPALAR TE GJITHE LLUMRAVE BASHKOHUNI!!!
Kjo qe thua ti eshte e sigurte, por ka edhe me shume:
Me shporrjen e qeverise, detyre urgjente eshte vendosja e nje drejtesije per te qene.
Drejtesija, qe presim, do ta thote fjalen e vet edhe per zullumet e kaluara. Ato nuk mund te digjen si fletet e votimit te Saliut per te groposur te verteten.
Rrespekt!
O Bledi Mane, nuk e zbret dot Edi prej shtylles Ilirin. Ja me degjo pse. Iliri tani do marri 3 deputete falas nga cfare thone gazetat dhe nja 4 do i marri vete, i bie te pakten 7 deputete. Atehere me thuaj pak kur Iliri do kete 7 deputete ose me shume, kush e ka ne dore ? Edi ka ne dore Ilirin? Apo Iliri ka ne dore Edin? A e kupton qe qeveria do varet nga Iliri pas 23 qershorit? A e kupton car po na ben ky i gjati, po na con per lesh.
ILIRI merr 6-7 deputet vet ne koalicion me Ps sepse favorizohet si parti e dyte ne koalicion. Por ama nga nje ane tjeter PS perfiton nga LSI 1-ne Shkoder nje mandat me shume, 2-Ne kukes (ndoshta), 3- Ne Diber, 4-Ne durres, 5-Tirane, 6-Korce, 7-Fier, dhe ndoshta ne Gjirokaster ( ne rast se FRD dhe AK) i heqin shume vota PD. Miq te dashur edhe pse mua me ngeci ne fyt kjo aleance me Meten por me mire sesa te kesh kete shtaze te ndyre si Sali Berisha me besoni nuk rrihet me sepse e kam provuar dhe vete familjarisht qe nuk shtyhet me.
Pra Iliri merr 6-7 vete edhe 3-4 qe do ja japi Edi bejne 10 apo 11 deputete. Pra qeveria e re do varet komplet nga Iliri. Do e shikosh se cben Ilir Meta me 10 deputete. Zbor do i bej Rames.
Kjo puna qe PS fiton 7 deputete prej LSI ja ke futur kot sa i shton kot vlerat Ilirit. Me votat e Lsi PS mund te fitoj 3 ose 4 deputete me shume , kshuqe sac i fali aq dhe fitoi dhe del njilloj. Kurse LSi del e fituar se nga fiton 10 deputete, nderkohe qe me pol te trete apo pd mezi do merrte 4 deputete. Pra gjithe fitorja do jete ne duart e Ilirit se PS sfiton asgje me shume. Eshte katastrofe.
Shtaza Sali hiqej dhe pa Ilirin. Boll e bete sikur Iliri ishte e vetmja zgjidhje se i bie qe Rama ka genjyer 4 vjet qe thoshte sna duhet Iliri se fitojme vete.
AREDON te garantoj se LSI nuk do marre asnje deputet ka kohe qe ky popull eshte zgjuar pershendetje
O Devoll, merru me qepet! Kush ta beri ty llogarine se Iliri do marre 3 deputet falas dhe 4 vete? Pse o ditezi e nderton arsyetimin mbi shifra te stisura e brockulla gazetash?
O Dymo, po kur te dali Edi e te thote qe i jep Ilirit 3 deputete falas, a e mban fjalen e i fut qepet e mia ne bythe? E te keqen se qeke koqe kanari vetem ti s’e paske marrur vesh . Kjo qe po te them un esh me e pakta tutkun.
na vjen ndot nga kjo lsi,dhe te ngrihen qimet perpjete vec kur e mendon qe do te na rine ne qeveri edhe 4 vjet te tjera,dhe tu bejne karshillek opozitareve te vertete te ketij regjimi.
PS eshte e njejta dhe vazhdon te jete e njejte, rilindja eshte perseri parimi dhe programi eshte po i njejti.
Hahahahahahaha kur te vij rilindja!
Programi i Rilindjes, tashme i zier me raki Skrapari :)))))), Ora ca i di njerezit ky Rama (se mos vetem ky) dele qe hane bar???? Hajde motrat, rropt dhe ca te keni deri ne brezin e katermdbedhjete
Po fushata eshte e njejta, fushata eshte perseri ajo e mrekullueshme.PS eshte prap ajo PS qe ka qene biles shum me e motivuar per te luftuar padrejtesit.
Care fitoreje mor qyq?????!!!!!!!
http://www.youtube.com/watch?v=jo0WrXocUbM
Bravo Blendi!!
3 pyetje kam une:
a)-Do ta marre bllokun me vete Meta ne qeverisjen e re?
b)-Do te pendohet per gjithe ato vjedhje me bllok dhe do ta grise apo djege fare?
c)-Apo do t’ia fale Rames ate bllok se mund ti duhet per te mbajtur shenimet e tij?
Shenim:-Te gjithe ata drejtues dhe antare te PS.qe ia ka mbetur nje fare dinjiteti dhe cipe ne faqe sic i themi shqip,duhet te kerkojne largimin e Rames nga drejtimi i PS,ose perndryshe te largohen nga PS-ja sa me pare.Nuk mund te premtosh Rilindje dhe te sjellesh Ringjallje te kermes politike Ilir Meta.Kjo qe ndodhi eshte nje fatkeqesi per te gjithe shqiptaret qe besonin dhe shpresonin ne nje ndryshim dhe rilindje te vertete.
I modh Bledo! I Love You!
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/04/i-love-you.html
“Disa prej tyre janë si qeni e nuk rrinë dot pa ngrënë mut.”
-PER C’LLOJ MUTI E KE FJALEN SE ATA JANE BETUAR QE NUK DO TE HANE ME TE NJOME..?
Je teper i forte Blendi!!!!
Bravo. Nje shkrim shume I mire. Kete ka ne mend dhe edi. Ta hedhe nga shtylla por pas 23 qershorit.Atehere kur ta kete ne xhep fitoren do hedhe ne toke te gjithe kundershtaret edhe koke lopen.
Rama eshte i kapur qe tani nga Meta, a e kupton, i ka hequr breket dhe Meta po behet gati t’ja htrije kabllin. Mbas 23 Qershorit, matematikisht Rama eshte Kryeminister, por breket i ka ne fund te kembeve dhe Meta e ka ne dore per cdo gje derisa nje dite ti marre Partine dhe Kryeministrine bashke dhe pastaj Rama do kujtohet qe te ngreje breket……:))))
Shkëlzeni që ikën, Greg-u që vjen
27 Shtator, 2012 | Postuar në: Editorial | Shkruar nga: TemA
Nga Bledi Mane- Public Enemy
-T’i flasësh hapur Gregor Ramës-
Ti iu shfaqe sërish publikut pardje me një opinion të shkruar te e përditshmja TemA. Pa komplimenta po të them se ironia ishte brilante, stili i të shkruarit si dardha nën dardhë, por ndër rreshta ndjehej dora e një “new entry” të parafinuar mirë. Si i shk(a)olluar për media&komunikim që jam, të vlerësoj me notën 8 pa hatër e të sugjeroj ta ushtrosh këtë zanat të ri, por mua si taksapagues nuk po më intereson shumë talenti dhe nuhatja jote publicistike .
Unë porsi shumë shqiptarë të tjerë kam një merak tjetër i dashur mik.
Yt atë i shërbeu kryeqytetit 11 vjet rresht dhe mosha jote e njomë nuk të bëri kurrë pjesë të influencave, klaneve apo zullumeve të Tiranës. Historikisht të kam parë rrugëve dhe ambienteve publike të Tiranës pa eskorta garde dhe lacat e babit. Madje gjatë verës që shkoi, ti ishe sërish vizitor në Përmetin tim dhe komuniteti këtu tashmë i mësuar e di që sa here vjen ti nuk ndizen sirena policie dhe askush nga administrata lokale nuk qëndron në gatishmëri të të përkëdhelë apo të të bëjë temenara. Ti deri tani je në rregull me veten, me ne votuesit dhe qytetarët, por sërish unë të druhem.
Fronëzimi i babait tënd në poltronin e kryeministrit, proces ky i pashmangshëm qershorin që vjen ,do të të hapë ty mjaft siklete. Babai do gjejë një vend të rrënuar shpirtërisht dhe financiarisht dhe rikuperimi i atdheut do të kërkojë kohë. Natyrisht që askush nuk po të lutet që t’i të kthehesh që ditën e parë të pushtetit në eminent këshilltar, por jam i sigurt që duke jetuar këtu mes nesh, ti asnjëherë nuk duhet të harrosh. Porsi i vogël dhe i madh në këtë vend ti e di dhe e përjeton ashtu si ne se çfarë modeli kemi para syve tanë këta 87 muajt e fundit.
Shkëlzen Berisha, djali i këtij kryeministri në ikje, ka kapluar çdo damar dhe venë të shtetit dhe profiteve publike. Kudo ku hedh vështrimin, dëgjon dhe ndjen praninë e Xenit.
Kur plas Gërdeci dhe njerëzit vriten porsi si sirianët e 2012-s, kur bregdeti çvirgjërohet nga uji e nga rëra, ku pylli pritet dhe një rrugë e re ndërtohet, aty shfaqet Shkëlzeni. Herë si predhë e paplasur me barut e herë si ekskavator, herë si pallat pa leje e herë si zift që asfalton krimet, herë si pisqollë që vret e herë si kartë krediti që paguan padrejtësitë. Shkëlzen e Argitë sheh kudo si në 3D anembanë këtij vendi dhe tamam porsi 3 vaktet e detyruara ditore ushqehemi më shumë me allishverishet e tyre sesa me gjellën pa mish.
Nga një çun mami që zihej me motrën për getat e kuqe, Shkëlzen Berisha tani është kthyer në model standard të rrezikshëm për mijëra të rinj urbanë e ruralë dhe admirimi për të patjetër që është stanjacion social e mental.
Me fakte e prova, media, opozita dhe raportet konfidenciale shërbimesh inteligjente na kanë treguar se pushteti i babit të Xenit i krijoi e i krijon hapësira legale e ilegale atij dhe miqve të tij, duke kanalizuar frikshëm edhe rotacionin me votë që do i bëhet mot ujit të ndenjur.
Pra, thjesht e shkoqur, kërkojmë që i njëjti model të mos përsëritet vitet e ardhshme. Askush nuk po kërkon që ti të rrish pa ngrënë nga meraku i atdheut, pa gjumë nga brengat e qytetarëve apo pa pirë ujë për hallet e fshatarëve. Ti të vazhdosh të shkruash, të punosh, të përfitosh legalisht prej të qenit djalë kryeministri, të shkollohesh, të argëtohesh, të pushosh apo pikturosh dhe kur ta ndjesh ta kritikosh ëmbël babain dhe qeverisjen e tij. Të mos llahtarisësh ministrat me SMS dhe telefonata kërcënuese, të mos mbledhësh pas vetes gangot servilë të pushteteve, të ecësh rrugëve i qetë porsi tani dhe mos marrësh mbi supe “missions impossible”. Kur e sheh që babai e tepron me kërcënime ndaj opozitës dhe gazetarëve, ta këshillosh porsi shok dhe nëse vret protestues paqësorë, ta kundërshtosh publikisht.
Ke shansin të thyesh mitin e fëmijëve plangprishës të parisë spurdhjake të politikës së këtushme duke vendosur kështu një standard të ri edhe për pasardhësit.
Greg, po ta rikujtoj edhe një here proverbin popullor “dardha bie nën dardhë”.
Porsi ironia e publicistikës tënde që i ngjan kryekëput asaj të babait, besoj se edhe shumë dardhë të tjera nga të tuat nën dardhë do të bien. Pema e familjes tënde ndryshon shumë nga pema e thyer e Xenit. Kur yt atë i rrebelosur luftonte bolshevizmin, shoku Sali i lëpihej si vemje sistemit, nëna jote nëpërmjet ekraneve sfumonte hallet dhe fukarallëkun e miliona qytetarëve ndërsa teta Lili vazhdon të sfumojë krimet dhe përgjegjësitë historike të të shoqit. Se si është rritur, përkëdhelur, mësuar e çfarë edukate ka marrë Shkëlzen Berisha, tashmë e dimë, iu zbulua…
Po vjen radha jote Greg!
*facebook.com/bledi.mane
Monika, mos u hidh nga ballkoni!
17 Janar, 2012 | Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Opinion | Shkruar nga: TemA
Selecteer een taal▼
Nga Bledi Mane -Public Enemy
1./
Më pëlqeu organizimi i përvjetorit të 20-të i të rinjve socialistë re:FRESSH. Dallohej qartë nuanca anglo-saksone e eventeve të tilla politike, ide dhe fantazi kjo e Erjon Veliajt. Edhe ai pakëz nacionalizëm në këtë përvjetor të 100 të Pavarësisë ia shtoi lezetin festës, por mbeta i shtangur pse mes themeluesve të vërtetë mungonin si me porosi dy emrat që me të drejtë ishin promotorë potentë të këtij organizmi 2 dekadësh.
Duam a s’duam, i kemi miq a kundërshtarë, a kanë vlera a antivlera në këtë mozaik sharlatan të politikës lokale, mungesa e atyre të dyve nuk justifikohej.
Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, duhet patjetër të kishin ftesa speciale në përvjetorin e organizatës rinore eurosocialiste, të cilën e themeluan së bashku me Pandeli Majkon, Ilir Zelën e dhjetëra të rinj të guximshëm të asaj kohe të vështirë për ta.
Dua a s’dua unë, duan a s’duan aleatët a kundërshtarët e tyre politikë, çifti Meta-Kryemadhi janë pjesë e enturazhit historik dhe politik të FRESSH-it, jo të re:FRESSH-it.
Pavarësisht se tashmë çifti më i përfolur i showbiz-it gangster shqiptar janë kryqëzuar keqas nga opinioni publik, askush nuk ua heq dot të drejtën për tua rikthyer historinë edhe njëherë në pikën zero andej nga e nisën.
Në trurin tim gjithmonë kam gatuar e miksuar pyetjen: Pse kaq të suksesshëm e të pushtetshëm këta të dy?
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi është zyrtarisht një nga çiftet më ordinere që klasa dhe raca politike shqiptare kanë prodhuar në post komunizëm. Të dyve u mungon eleganca dhe sqima e mashkullitetit dhe feminitetit, pa belbëzuar asnjë fjalë shprehin vetëm me mimikë se çfarë niveli IQ kanë. Përveç njëri-tjetrit nuk besoj se kanë joshur seksualisht femër a mashkull tjetër në rini a në mesomoshë. Pasqyrojnë një lloj makutërie materialiste dhe hamëse të rrezikshme aq sa familjet e tyre do të kenë shpëtuar kur i kanë nxjerrë nga dera dhe i kanë martuar së bashku.
Pangopësia e tyre organike ka qenë dhe mbetet shqetësuese për çdo qeveri a opozitë në këtë vend. Pavarësisht profiteve të tyre financiare, ende nuk kanë qytetari të rafinuar dhe po t’i studiosh me kujdes duken nga mënyra si qethen, vishen, ushqehen madje edhe nga topat e ekzagjeruara të dhjamit që u shpërthejnë çdo 6 muaj sa nga tëmthat, sa nga poshtëbarkut, krahët apo vithet.
Budallallëkun, guximin trashanik dhe vulgaritetin e kanë ndërthurur sipas stinëve me krahun e tyre të armatosur dhe qysh prej 1998-ës ndjehen të paprekshëm.
Si për çudi janë të dy mjaft altruistë e kjo ndoshta vjen ngaqë sasia e madhe e pushtetit dhe parave që kanë akumuluar ndër vite u del e u tepron për parti a katandi.
I njoh të dy nga larg gjatë kohës kur merresha me trafikun e njerëzve dhe mbaj mend aty nga fundi i 1997-ës e deri nga fillimviti 2000 çorientuan tregun e vizave të Tiranës. Të dy edhe Ilir edhe Mona kishin akses të paparë nëpër ambasadat evropiane të Tiranës, por lidhjet e tyre me ambasadën e Republikës Serbo-Malazeze (të asaj kohe) dhe veçanërisht Greke kalonin çdo limit.
Bëjnë mirë e ndihmojnë këdo, por kurrsesi nuk prekin paratë e pasuritë e tyre. Japin edhe shpirtin me kusht që askush mos tu cenojë pushtetin dhe abuzojnë aq trashanikisht sa edhe ish- diplomatët gjysmë ilegalë palestinezë të Tiranës i kanë pasur idhuj këtë çiftin e politikanëve tanë.
Hakmarrës e aspak tolerantë kanë pritur e përcjellë deri tani mijëra mbështetës në parti e shtëpi të tyre, të cilët sapo kanë filluar t’i kritikojnë a tu flasin hapur kundër babëzisë rurale i kanë shkelmuar e zbuar përgjithmonë. Emrat e Pëllumb Xhufit, Sabit Brokajt, Fatos Klosit dhe sjellja brutale me ta gjatë 3 viteve të fundit shpalosin hapur primitivitetin anadollak të çiftit dhe moscenimin e karrierës së tyre në politikë.
Ndryshe nga bashkëshorti i saj, që të vetmen punë fizike produktive ka ngritjen e shtangave kur ishte adoleshent, Monika një tiranase me origjinë dibrane ka pasion të bërit pazare të shtrenjta dhe mbajtje dietash. Tentoi të këndonte me Majlinda Bregun 2 herë, por jo për faj të mikrofonit të Ardit Gjebresë nuk kishte njeri ta dëgjonte.
Pavarësisht sagës halabake të gjykimit të ish kryeministrit nga kasacionistët halabakë të kësaj republike, çifti Metë-Kryemadh iu shfaq publikut në mbrëmjen e së hënës në ekranin më blu, mu në kulm të poshtërsisë së pafajësisë. Gazetari blu me kollare rozë Blendi i opinioneve “oportune”, mbrëmjen e ftohtë të 16 janarit e pyeste Ilir babaxhanin për një tjetër video me protagoniste bashkëshorten Monikë dhe përgjigja ishte befasuese:
-”Moralin e ligjit dhe të institucioneve e kemi shumëzuar me zero. Kushdo që ka materiale komprometuese ndaj bashkëshortes sime t’i çojë në Prokurori. Të jeni të sigurt ju zoti Fevziu se gruan time, nëse ka shkelur ligjin, nuk do ta hedh nga ballkoni, nuk do t’i them as vdeksh, absolutisht, por të shkojë para Drejtësisë, të shkojë dhe në burg, sepse është nëna e tre fëmijëve të mi. Qëndrimi im është parimor dhe është i njëjtë për të gjithë.”
Jam në dilemë të di nëse ka ende njeri në këtë vend që beson paçavuret e këtij kopuku bythëderr?
Nuk e kuptoj sesi shfaqet ende ekraneve mëkatari që pardje duhej të zinte qelinë e Fatos Nanos më 1993 apo qelinë e Ivo Sanaderit që la bosh para dy muajsh. Shfaqet, gënjen si në karadak dhe pretendon se në ka video korruptive me Monikën, nuk do ta hedhë nga ballkoni, por do ia çojë prokurorisë.
Koha dhe financat kanë punuar rehatshëm për çiftin më qesharak që prodhoi politika e ndyrë e vendit tim. Nuk i kërkon njeri të flakë veten a Monikën prej ballkonit, por duam t’i kemi me jetë, me sy, veshë e logjikë për të parë sesi 21 janarët që do të vijnë paskësaj do të zbukurojnë Shqipërinë tonë e do të nxijnë Shqipërinë e këtyre të dyve dhe langaraqëve mendje palarë të kasacionit!
http://www.facebook.com/bledi.mane
BRRAVO BLENDI ISAKTE SI GJITHMONE,POR ME KETE LEVIZJE TE FUNDIT EDI E SIGUROJ QE TE MOS BEHET KRYEMINISTER.
ROBI I GJATE PER GALLAT ESHT NJE FJALE E VJETER ,,,,,,KE LEPURIN SA JE VET I GJAT NE BARK O ROBO SI E KISHE EDLIRINDJE,
Brilliance for free; your parents must be a sweetheart and a certified genuis.
Njerezit nuk duhet te harojne 97 qe per te mbajtur pushtetin Saliu shpalli lufte ,E ju mendoni se kete vit do te bente me pak .ndaj megjithese nuk eshte normale por Ps i duhen sa me shume forca reth saj qe te largoje te keqen me te madhe ,pastaj te tjerat vine nje nga nje
Para pak kohesh na entuziazmove me himnet per Linda Ramen.
Gezoi Populli, Gezoi Partia..
E ardhmja dukej shume e bukur dhe e mire si Linda..
Lum Shqiperia.
Po c’e do se ste mbushet goja mire per Edin sot.
Pak fjale me keqardhje.
Me shume na le te kuptojme qe Ilir Meta i ka ulur pantallonat dhe ka nxjerre bythen, gati per tu puthur.
Por i pari qe arrin te bytha e Ilirit maje shtylles elektrike eshte ai me i gjati, dhe me afer tij se te tjeret.
Sigurisht nuk pret qe te veje tjeter para tij.
E ka zene i pari bythen e Ilirit..
Dhe po e puth..fort.
Mos bini preh e provokatorve te Sali Kryekriminelit,si ky Meleku.mireli apo liri a vdekje.Jane vemje berishiste te ndyra!
Per ke flet mor qen, per veten tende.
Vegel e Berishes eshte Ilir Meta, dhe i njejti Ilir Meta u be vegel per Edi Ramen.
Te dy me te njejten vegel, dhe patjeter qe punojne te njejten are apo jo?
boll ti mer koqe kandari se me karagjozlliqe te tilla qi shkrun zotrote
as ato katnart e bathores qi u rrokullisn nga malet si bo te tregojn interes . Na dolet te gjithe politikan ju njerez kot
Dardha e ka bishtin mbrapa: Ore gazetare si ti z.Bledi Mane dhe disa gazetare te tille si puna e juaj, qe shkruani artikuj prej muti mbas disa ditesh do te ktheheni dhe do ta gelltisni vete kete mut, prandaj mendohuni perpara se te shkruani te tilla artikuj, per mua jeni nje analfabetist qe e keni te paguar diplomen per gazetar, se nje gazetare qe e ka diplomen me djerse nuk shkruan keta lloj artikujsh si ky lloji i artikullit tend, qe hidhni balte, pa e ditur fundin e ketij qellimi, nuk dua te ofendoj, per artikullin pa pik baze e meriton.
Ky koalicion ka qene i planifikur me kohe. Qe Edi Rama eshte kokrra e TRAHDTARIT e kam kuptuar qe pas Gerdecit dhe vertetuar 100% me ndryshimet kushtetuese. Ato ndryshime dhe ai ligj zgjedhjesh pike se pari jane plotesisht ANTIDEMOKRATIKE dhe me kryesorja jane dhurata me e bukur qe mund ti behej Berishes nga PS pas mosndeshkimit per 97-98. Kush ka dy grame tru dhe e kupton cfare do te thone ato ndryshime kushtetuese dhe ky dreq ligj zgjedhjesh, e kupton teper mire se cfare pislliku eshte luajtur ketu gjithe keto vite. SI MUND TI BEHESHIN BERISHES ATO LESHIME???????? Si mund te kaloj aq kollaj Gerdeci? 21 Janari? shitja e detit? video Metes? vjedhja spektakolare e Bashes? Kush eshte ajo opozite ne bote qe fal e kalon lehtshem fenomene te tilla, dhe keto jane vetem ato qe kane bere buj, spo flasim per krimet e perditshme shteterore ndaj qytetarit. Kush eshte ajo opozite qe pret qetesisht rotacion ne gjendjen e Shqiperise qe kur ka ardhur perbindeshi ne pushet? Asnje opozite e vertet dhe e sinqerte ndaj popullit, vetem nje opozite kukull e tradhtare. Madje tani na e shesin si te keqen me te vogel per te miren me te madhe. Po mire mo diksuh tme shpjegoj mua: A mendoni ju se shqiptari do vetem largimin e Berishes??? JO JO!!! Shqiptari do largimin e Berishes nga pushteti DHE burgimin e tij. Ai kafshe duhet te paguaj nje me nje per cdo gje qe ka bere ndaj Shqiperise. PRAGMATIZEM NUK DO TE THOTE AMORALITET!!! Pragmatizmi POLITIK largohet nga idealizmi, por sidoqofte mbetet brenda limiteve te moralit, ose cakit skajin e lejuar nga morali por nuk e tejkalon ate. Dhe aleanca me LSI ska din e iman jo me moral qe sbehet fjale. Aleance me Ilir meten do te thote qe Berisha garantoi mosndeshkueshmeri edhe kesaj radhe, Mediu e Meta gjithashtu. Ne nuk duam vetem largimin e Berishes si zyrtar. Populli do qe ta shoh ate te ngordhi brenda mureve te ftohta te qelise si vemje. Hapi i pare i mbare drejt demokracise eshte NDESHIKIMI I SALI BERISHES dhe kete nuk e luan as topi. Thjesht largimi i tij nga zyra e kryeministrise nuk mjafton dhe nuk zeron asgje nga ato qe ka bere ai che bashkepunetoret e tij. Qe ky vend te behet duhen 1)ndeshkuar pergjegjesit dhe 2)ndrequr pislliqet/ krimet e tyre ne shtet. Dhe nje aleance me Meten nuk garanton asnje nga keto. Si do ndreqet Albpetroli kur pergjegjes eshte Haxhinasto? Po mjekesia qe e kishte kaq per zemer Rama??? Po korrupsioni??? Po 21 Janari???? Kush do e burgos Medium?Delijorgjin?? PO vete Berishen????? Pra Rama na propozon kenaquni o njerez se Berisha do iki (packa qe do shijoj ne ndonje vend perendimor leket e vene mbi gjakun e djresen tone) dhe nga ana tjeter Meta do vazhdoj me blloqet e tij, ata qe rane per ideal e shprese me 21 janar(qe Meta i quajti kokepalar e qe sot na thote ti analizoj historia) ne dreq vafshin. TURP TURP TURP!!!!
Te dashur Lexues,
sa kohe paskeni qe te merreni me politike kurvash ne kete vend qe e ka marre lumi.
Ne kemi nje shoqeri pa shtylle kurizore, dhe e kemi hak nje lidership kurve.
frengu e thote mire, sipas kokes dhe kapelen.
Secili nga ne eshte fajtor, ja nese te gjithe do ishim te edukuar, do kerkonim llogari per nje jete me te mire, do te dinim te votonim, sot nuk do te kishim keta politikane kurva dhe demode.
o burra te shporemi nga ky vend sa nuk eshte vone.
do ike saliu, do vije SALIU( rama+meta)
Karl Popper e ka percaktuar demokracine ne konrast me tiranine dhe diktaturen duke u fokusuar ne mundesine e njerezve per te kontrolluar udheheqesit e tyre dhe mundesine ti largoje ato pa nevojen e revolucionit. Zgjedhjet po afrojne, dhe mendoj qe ato do te pasqyrojne nivelin tone te koshiences ajo qe eshte. Ka evoluar demokracia shqipetare apo ka ngecur? Une mendoj qe ka ngecur, bllokuar per arsyet qe dihen. Eshte populli shqipetar ndergjegjesuar dhe te beje te mundur c’bllokimin e kesaj situate vetem me forcen e votes? Populli eshte sovrani, njerezit qe jane ne fuqi jane te perkohshem. Keshtu funksionon ne nje demokraci funksionale. Shporrini keta njerez te perkohshem qe nuk e kane justifikuar prezantimin tuaj me imoralitetin e tyre politik, arrogancen e papare, hajduterine e paskrupullt. E vetmja rruge drejt demokracise eshte fuqizimi i ligjit qe mbron te drejtat e njerezve, mban rendin dhe jo fuqizimin e personave te caktuar ne pushtet.
Ah mor Blendi Mane, me vjen keq se ju si gazetare qe jeni brenda cdo situate, jeni shume me te informuar, per te dhene opinjone te dobishme per publikun dhe jo te na risjellesh perseri nje hartim te shkruajtur bukur, por qe sjep asnje mesazh, hartim qe mund te magjepse vetem zyshen e letersise.
Te jesh pro ose kundra, nuk do te thote se je gabim, je pro, dili per zot tani, je kundra, te mirkuptojme dhe mund te thuash cte duash, por kur shume here je pro dhe tani del me hartim duke qortuar me hile, kjo seshte e zgjuar.
Ti si gazetar duhet te kesh edhe nuhatje, jo te marresh qorrazi nje teme dhe e perpunon si te duash.
Te berit politike sesht e lehte, ose ben politike ose ben diktatorin dhe Saliu deri tani ka bere diktatorin se me ate shkolle u mesua, por qe tja heqesh pushtetin, duhet ose tja heqesh me force, gje qe shqiptaret skane qejf ta tundin bythen, ose atehere mbetet tja heqesh me politike dhe kjo qe beri jo vetem Edi Rama, por me te tjeret bashke, panvaresisht se tani kane lene Edi Ramen te perballet me publikun dei sa te mbaroje furtuna shqiptarhones, eshte nje politike e zgjuar qe efektin do tja shohim shume shpejt, por do tme vi keq se mbasi te dali me sukses, kjo politike, ti i pari do te marresh lapsin dhe do shkruash hartimin e rradhes, kete rradhe ne favor te fituesit.
Po prisja me padurim te shekoja qendrimin e Blendi Manes.Artikullin,ku Z.Blendi,me ate qartesi dhe thjeshtesi ka geryer themelet e qeverise Berisha,korupsionin,vjedhjen e pronave te popullit,vrasjet me zanafille Meten,etj.Ka nxjere ne pah pushtetin fashist blu.Po mendoja qe sot me tradhetine spektakolare qe i beri socialisteve kryetari i saj,te analizonte,pushtetin e ri(meqe po e uron ne fund te materialit),fashist ngjyre roze.Pra te sqaronte njerezit qe e kane ndjekur ne shkrimet e tija se ku do jete ndryshimi,midis ketyre dy regjimeve?Vetem tek ngjyra besoj,se njerezit qe krijuan katrahuren ne Shqiperi jane te njejtet.Eshte ai elektriçisti Meta.
Nderi dhe personaliteti Juaj duhet te dilte sot ne kete artikull,si Mero Baze,si Shenasi Rama,si… etj,etj.
Per dy dite u larguan 2 deputtete nga PS,por pr dy muaj do jene 20 deputete qe do largohen,bashke me ate elektorat te”hekurt”si une dhe shoket e mij qe nuk jemi me qindra,per me mijera.Edhe urimin meqe ta do zemra teper e thyer e ke bere gabim.Edhe ju n.q.se jeni ky qe shkruani sot dhe keni shkruar ketu e mot,nuk jeni me i ndergjegjshem,per te votuar Ilir Meten,ALI BABEN,bashke me zevendesin e ri te bandes EDI raman.Kam besim se do te reflektoni me vone kur te shihni si do te shkrehen,ne rrethe strukturat e PS,nga tradhetia e pa pare e kryetarit te tyre.
O ti mane thjesht dua te di ku e ka paska pasqyruar ky qyqari Edi Rama programin qe pastaj edhe te kuptoj ja kane vjedhur apo jo. Une nuk kam lexuar ndonje program partie qofte te PS apo PD as edhe te LSI. Si mund te pretendojne qe ja u vodhen.
Sa per Ilir Meten i cili tha me te shkuaren te merren arkeologet, une di qe arkeologet studiojne kockat si mbetje njerezore, Ilir Meta ka vetem TUL madje e edhe koken e ka me tul, eshte KOKE TUL, keshtu qe u dogjen arkeologet. Pas disa vitesh do jete tretur dhe s’do te kete asnje mbetje nga Ilir Meta
Kemi shije te keqe shume dhe nuk duam as te shajme e as te japim ndonje mendim,pervecse lufte kriminelit Sali Rom p….plakes!
Mbas gjithe gomarlliqeve qe ka bere Edi. si me ndryshimin e kushtetutes e te tjerave me kete i vuri kapak per tu larguar me turp.
Sic nuk ka bere asgje ne jeten e vet per te lene gjurme si ne pune,sport e shoqeri, meriton te jete vec drejtor te nje ndermarje komunale ne Tirane.
Kjo ishte politika i tij qe e bente gjoja per te lene emer ne histori,jo per interesa personale.
Shkofsh ne hale te gomareve me gjith emrin tend
me mire ja jap Sales votes se ja jap LSI. ta Gezoni koalicionin
Ja ku e keni dhe videon e Metes:
https://www.youtube.com/watch?v=VLvfv3lVT6s
UJKU QIMEN NDRRON POR ZAKONIN JO.MEGJITHATE UNE KAM BESIM TEK EDI RAMA SE DO TE DIJE TJA TRGOJE VENDIN UJKUT DHE CAKALLIT.JAM PLOTESISHT DAKORTE ME MENDIMIN E SPARTAK NGJELES PER NJE BASHKIM TE DOMOSDOSHEM TE MAJTES PER TE RREZUAR SALI BERISHEN PER INTERES TE GJITHE SHQIPTARVE.
o njerez me ca kam kuptu una ketu po behet nami i zi per pushtet…te vetmen force patriotike qe vertete do vendin eshte AK-ja. E shifni qe kane lene jashte te gjith mediat dhe partite politike? Nuk flasin fare per ta. jo se nuk ja vlen, por se ka dhene urdher evropa qe ti asgjesojne. Bashkohuni te gjith me 7 prill ne sheshin Skenderbej, tu tregojme qe nuk eshte LSI forca qe e duan te gjith…….
Blendi e di ç’ke ti, rri atje ne Permet dhe elri shkrimet, po nis profesionin e mehershem, sepse po vijne arabet dhe kurdet nga Greqia dhe Turqia.
Ti i njeh mire shtigjet vorio-epiriote!
Po te rivjen rradha jote Blendi!
Bravo Blendi.Por politika shqiptare është bërë si “çingije me cica plastike”