Popullsia 2.8 milionë, Poni deklaron se ka 3.3 milionë votues

3 Prill 2013, 13:20Politika TEMA

Edhe pse sipas të dhënave zyrtare të nxjerra nga censusi, popullsia shqiptare rezulton të jetë 2.831.741 banorë, Ministria e Brendshme ka deklaruar se numri i votuesve është plot 3 milionë 285 mijë e 984 zgjedhës.

Shifrat janë bërë të ditura nga zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, duke krijuar kështu një kontradiktë të fortë mes numrit të popullsisë dhe numrit të votuesve.

Gjatë një konference për shtyp, Poni ka thënë se ministria ka bërë një punë shumë të mirë me dublimet duke i pastruar ato.

Megjithatë, vetëm pak muaj nga zgjedhjet, qytetarë të shumtë ankohen se nuk i kanë gjetur askund emrat e tyre në listat paraprake./b.l

25 komente në “Popullsia 2.8 milionë, Poni deklaron se ka 3.3 milionë votues”

  1. elona says:

    ahahaha….i bie te jemi minimumi 5 milione nqs jane aq votues o koqe.s’e merrni me mundimin as te thoni rrena te besueshme.aq popull koti jemi ne.

    1. fredi says:

      Joooo joooo por si ne zgjedhjet e 2011, jane te pakten mbi 500 mije Kosovare qe jan pais me pasaporte e keto duhet me votu. Merni informacion nga Ambasada ne Prishtine, prandaj Mul Bytha donte me shtuar Kuksin se e kane me kollaj me votu atje. Gjss asnje shifer nuk kolaudohet. Nona e mashtrimit dhe rrenes do e beje fora se ka pas dhe shpenzime per me rregullu hunen e Gitit te vogel. Ah po ky qen e ka bo gati vjedhjen por mjere ne!!!!!!????? ku po na cojne. Varja ne jemi bere me te urte se delet

    2. arianita says:

      thirrje i bej thirrje te gjith atyre qe jan me AK ose FRD!!

      I LUTEM I PERGJEROHEM QE TE MBLIDHEN TE GJITH E TE ZHDUKIN SALIUN!!!

      I LUTEM TE GJITH SHQIPTARVE ME TE GJITH NGJYRAT POLITKE PERVEC HIENAVE TE SALIUT TE MBLIDHEN DHE TE QEVERISIN TE GJITH SHTETIN SHQIPTAT MAS ZGJEDHJEVE TE 23 QERSHORIT

      NESE DONI SHQIPERIN PERDORIN TRURIN DHE MORALI DO JAPI KENAQESIT E VETA KUR TE GJYKOHET SALIU!!! PER KET TE GJITH DUHET TE JEMI TE BASHKUAR!!!

    3. Vlora says:

      i vidhni dhe ti keni hallall.

  2. fidel says:

    jane perfshire edhe adoleshentet. se i harruat.

  3. al says:

    ky eshte strategu kryesor i manipulimeve qe nga 1996. ristani dhe kosovrasti bashke me ponin, jane ata qe duhet te pergjigjen per zgjedhje jo demokratike qe jane bere deri me sot. lereni popullin te zgjedhi ke te doje pd ose ps o parti te tjera.nuk rritet popullsia me zor jepni evidenca te sakta, ate qe ju kerkon ligji.

  4. arianita says:

    ja praaaa si villen votat aaaaa e morret vesh ju qe beni te fortit me edi ramen turp ketu e turp aty shkoniiii pra merruni me komisioneret!!!

    saliu do bej kerdin po tani LSI ne krahun e PS mund te bej kerdin vetem me policin e tij e jo me komisioneret

    AKZ e ka fiksin ti coj njerezit ne protest e ti gjakosi!! un nuk dua te gjakosem dua te votoj e te fitoj ai qe e meriton!!

    AKZ nuk e meriton se me ben fjalim per zhdukjen e esaliut e nderkoh mjeti i vetem esht protesta!!

    por nderkoh me protest me saliun ke plum ballit

    TA HARROJ AKZ VOTEN TIME!!! EDI RAMA MGJTH KA BER PAK ME DAJLLIN, TE PAKTEN DO JET NE QEVERISJE!!

    IDEALJA DO ISHTE SIKUR PS TE MERRTE 71 DEPUTET E TE ZHDUKEN TE GJITHA FIGURAT E VJETRA NJE HER E MIR!!!

    PO SHQIPTARI NUK MERR VESH!! KUJOTON QE CDO PAKT BEHET NE KURRIZ TE TYRE NUK E DI QE KY PAKT ESHT BER VETEM QE MOS TE FITOJ SALIU!!! ME AK SALIUN JO VETEM QE FITON PO I MERR MAR TE GJITH QENDRAT E VOTIMIT!!!

    1. bujari says:

      aranita mos je gje edushi valle? Fol per ate partine e rilindjes se halese perpara se te flasesh per AK. Ajo te pakten ka guximin se po i tregon shqiptareve se frika e protestes qe vrau ai psikopati i partise tende qe i la njerezit e pafajshem ne rruge dhe vete e shihte demonstraten nga lokali i fidelit duhet larguar sa kohe qe shiperia eshte e sunduar nga politikanet me te rrezikshem edushi – salushi – lirushi.

      1. @ bujari says:

        un nuk jam i asnjeriut ne kembim te teje bujar qe je me ak se te ka premut spahiu nje cop vend!!

        ai edushka i ka then ak hajde mblidhemi te gjith per te permbys saliun po spahiu ca po ben po i con njerezit ne protest qe ti vrasi spahiu!!!

        ai spahiu kishte marr medalje ne NY e nderkoh s’ishte e vertet ja pra si rren ai spahiu jot!!!

        spahiu po te ishte aq i mir e po te donte te rreztonte saliun nje her e pergjithmon do bente kualicion me PS!!!

        po me duket se kujotn qe do te ket pushtetin gjith pervete, un do ja jepja spahiut por qe nuk ja ka iden se se beht nje shtet un e di!! keshtu spahiu po me dhen asnje pik vizioni per shqiperin ta harroj voten time!!

        e du vetem time dhe shqiperin me shum se saliu un bujar!!! ti voton per parti ndersa un votoj per shqiperi!!!!

  5. atila says:

    Ky eshte shteti inegzistent ne Shqiperi ku nuk dihet sa banore jemi dhe kjo ka vetem nje arsye, manipulim me shifrat per numrin real te zgjedhesve, te ardhurat per fryme, papunesine reale etj. Qeveritareve u intereson nje kaos i tile per te manipuluar zgjedhjet e per te legalizuar pushtetin e vjedhur me manipulime skandaloze.Bashke me numrin real te zgjedhesve qe duhet te jene rreth 2.2 milione i shtohen edhe 1 milione emigrante qe nuk ndodhen ketu ne momentin e zgjedhjeve por qe u manipulohen votat nga pushtetmbajtesit uzurpatore. Ky eshte tregues i qarte se si duan ti fitojne zgjedhjet Demokratet dhe aleatet e tyre.Dhet ndalur kjo dore kriminale qe na vjedh voten per te na rrjepur edhe parate.Opozita duhet ti behet barriere ketij terrorizmi ndaj vullnetit popullor qe po e zgerlaq edhe kete pak “Demokraci” qe ne fakt seshte aspak e tille por nje anarki ne fillesat e demokracise.

  6. ??? says:

    Hahahaha,

    Rama duhet te luftoje fort edhe bashkimi me LSI eshte pak.

    Futi te tere ne site. AK, FRD se ske gje ne vije.

    Ky i ka gati votuesit fiktive.

    Hahaha

  7. miri suedi says:

    o….burre ke na harru aliun jashte tek mullaret e bykut, pse mi gru kena dhe ali.edhe puna e ketij palles nuk e di sa jemi.

  8. genta says:

    Hic te mos merziten ata qe nuk i kane emrat ne lista.
    Do t’jua gjeje edi, prandaj u be me ilirin se e ka te brendshem, pastaj edhe do t’jua rrua..ashtu me falni, ruajne voten me 23 qershor
    Cilat vota do ruaje ky more aaaman; ato qe ia ka zhdukur poni, apo ato qe i beri vete nul?
    mos u lodhni per te me share jam e administrates marr rrogen per kete pune, ju socialiste mos u hutoni, shikoni punen.. po te keni.

  9. Horri i Bulevardit says:

    Dua ti kujtoj shqiptareve se kjo eshte gjithashtu nje nga arsyet e koalicionit me LSI-ne, megjithese i urryer, por qe do pengoje Saliun te therrase cecenet e vet nga Kosova te votojne per te, se Poni me Mulin i kane blinduar zyrat e veta per rishikim te zgjedhesve.
    Ne momentin qe njeri do te kapet i fallsifikuar, Berisha automatikisht humb zhgjedhjet dhe ketu nje parti e vetquajtur e majte si LSI-ja, po te ishte me Berishen, smund te deklarohej se zgjedhjet po vidhen se do te drejtojne gishtin nga LSI-ja qe deklaron se nuk eshte parti hajdute, por e majte dhe i pranon ato.

  10. sul korriku says:

    Mezi pres 23 Qershorin per te shpetuar nga keta moluske te dekompozuar.

  11. nik says:

    kjo esht shum e vertet the korrekte, ne census perfshihen vetem njerzit qe jetojn aktualisht ne Shqiperi dhe jo ata qe kane emigruar -por kan te drej te votojn. kjo esht arsyeja qe kryhet censusi per te treguar numrin aktual dhe te dhena te tjera cdo djet vjet. nuk nderhyra per te mbrojtur zyrat e shtetit por per ti dhene nje ide lexusit qe mos te bjer viktime e informacionit te gabuar.

  12. Bekimi says:

    O njerëz, mos harroni se 2.8 milionët janë shqiptarët që kanë mbushur formularin e censusit 2012. Qëllimi i atij censusi nuk është aq sa për arësye numurimi se sa për të ditur shpërndarjen demografike të popullsisë, kompozimi etno-gjuhësor, ekonomiko-arsimor, etj.
    Është e thjesht fare: Shtetasit shqiptar, të lindur në Shqipëri, (madje edhe shumë nga ata të lindur jashtë), janë të regjistruar në zyrat e gjendjes civile anemban vendit. Kështuqë, dihet se sa shtetas shqiptarë janë, pa patur nevojë për formularë të mbushur prej tyre.
    Këtu duhet të bëhet kujdes i madh shumë sepse ka mjaft vend për manipulim me votat. Mbani mend: në terren ka njerëz që paguhen për të ditur se cilët mungojnë (pra që janë jashtë) dhe nuk pritet që të jenë me 23 qershor për votime. Bile, tani me sistemin TIMS, dihet me një trusje butoni në kompjuter për të ditur se kush është futur dhe s’ka dalë nga Shqipëria me 23 Qershor. Pra: këtu është e çara për manipulim. Ata mund të prodhojnë karta identiteti që shkatërrohen menjëherë pas përdorimit për qëllime vjedhje votash.

  13. shqiptari says:

    KETO SHIFRA TREGOJNE QE DO VIDHEN VOTAT !

  14. bbb says:

    Me siguri diferenca prek 500,000, nuk ka marre parasysh “burrat” e Kuksit

  15. menderesss says:

    Me drejt vote jane edhe emigrantet (1.500.000 shqiptare) nese kesaj ja shtojme edhe 3.000.000 milion ne shqiperi atehere kemi 4.500.000 milion shtetas shqiptare ,dhe numri 3.300.000 I personave me te drejt vote nuk eshte imagjinat as shpikje e qeverise,por gjitha vendet qe kane patur shume te larguar nga vendi ne 20 deri 40 vitet e fundit I shoqeron ky fenomen si (kosova,maqedonia,basnia,bullgaria,rumainia )etj

  16. TONI PALAS says:

    Ketij legenit i duket sikur po numro derkucat e plakes vet. O tyt iku koha juaj tani sju ben pun as vegim i atij lart me prallat qe tregon ai skicofreni juaj, ik LAU O XHULS SE VJEN ERA PERC,

  17. Peshku Qelbur says:

    Filluan prapesite. Ju lutemi hapni syte dhe bllokoni gjithe rruget kryesore qe hyjne ne vend. Mos lejoni tju fusin kososha, maqosha dhe pidhasomsha. A degjuat apo jo? Merrni masat e nevojshme dhe mos lejoni kodoshlleqe te tilla. Qeka qelbur keq peshku.

  18. shpatar says:

    Po cti thuash kesaje deklarate te Pon cobanit.Nje llogari matematikore. Thesi ka 3.3 miljon brenda Shqiperise .600 mije shqiptare jane te regjistruar ne Greqi.Mbi 500 mije jane ne Itali.Mbi 400 mije ne vendet e tjera te botes po shtoje dhe 200 mije Kosovare na del qe jane te gatshem per votim 5 miljon shqiptare.Cndodh me kete llogjike :Saliu i fiton zgjedhjet pa u bere ato.Pse dal ne kete konkluzjon .Dalin 3.3 brenda Shqiperise qe eshte mashtrim .Po te heqim moshat nga 1muajsh deri ne 16 vjece kjo shifer e Ponit zbret ne 2.3 miljon.Heqim ata qe nuk votojne ose qendrojne indiferent pra koeficenti 60% i pjesmarrjes na dalin jashte dhe 1.4 miljon.2.3-1.4=900 mije jane real.Po si fiton Sala .Fiton se te gjtha rrjedhjet gjate fushatave elektorale ai i bene te tijet .A e besoni kete? Une e besoje duke degjuar vendosmerine e Saliut dhe te Jofit kohet e fundit qe flasin qysh tani me nje siguri dhe kapardisje qe dhe pa Lsi ne fitojme.Kesaj borie i bie dhe Mediu.Hajde dhe thuaj per zgjedhje te lira e te ndershme. Prralla me Sali.

  19. fieraku4u says:

    EC ATY FERDIDANDO…PAS 4 VJETESH TE TJERA DO TA BENI SHQIPERINE 15 MILION, DUKE ECUR ME KETO GENJESHTRA.

  20. Treviso says:

    Zoti Poni, s’paska qene dublim por paska qene triplim qe paska bere ministria e Mulit te bariut te deleve. Sikur te hedhin dy vota grate shtazane nuk do arrije numri i votave 3.2 milion. Qeveria juaj eshte mesuar qe shifrave qe jep i shumzon gjithmone me 10. Nga qe sarrini me i shtuar zero prapa keni bere nje marçelo me listat. Keni nxjerrur qytetin e Kusit me popullsi me te madhe se qyteti i Durresit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje