TemA TV/ Hapen portat e hidrocentraleve dhe... përmbytet sërish Nënshkodra (VIDEO)

8 Prill 2013, 20:16Sociale TEMA

Përmbytjet në zonën e Nënshkodrës nuk ndodhin më një herë në 100 vjet, ose siç thotë Sali Berisha sa herë që del hëna blu, por sa herë që KESH hap portat e hidrocentraleve.

Nga shkarkimet e Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës janë përmbytur rreth 8 mijë ha tokë në zonën e Nënshkodrës.

Dalja nga shtrati i lumit të Bunës ka bërë që sipërfaqe të konsiderueshme tokash bujqësore të jenë nën ujë si dhe të izolohen banesa në komunën e Dajçit e të Bregut të Bunës.  Ndërsa aksi rrugor që lidh këto komuna me Shkodrën është i bllokuar për shkak se niveli i ujit i kalon 1.5 metra. Raportimet nga zona bëjnë të ditur se e vetmja mundësi për t’u futur në këtë komuna, është me mjete lundruese.

Fakti që zona e Nënshkodrës është pothuajse e izoluar, pohohet dhe nga drejtori i Drejtorisë së Emergjencave në Prefekturën e Shkodrës, Pëllumb Dani.

Sipas tij, gjatë 48 orëve të fundit nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit është shkarkuar ujë me intensitet të lartë nga 900 m3/sek në 1200m3/sek  dhe për pasojë është rritur sipërfaqja e zonës së përmbytur në të gjithë zonën e Nënshkodrës.

Sipas Danit, 707 banesa në të gjithë rrethin e Shkodrës janë izoluar nga uji dhe 28 shtëpi janë përmbytur krejtësisht.

Situata është më problematike në komunat si Ana e Malit, ku fshatrat Obot e Goricë janë të izoluar nga pjesa tjetër e vendit.

Probleme ka edhe në komunën e Bërdicës ku në Trush ka nën ujë mbi 800 ha tokë bujqësore, ndërsa uji ka izoluar disa banesa në fshatin e Trushit të Poshtëm.

Një nga zonat më problematike përsa i përket përmbytjeve, duket se është edhe komuna e Dajçit. Në fshatin e Shirqit uji ka përmbytur pothuajse gjithë tokën bujqësore duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme banorëve të zonës.

Por përveç dëmeve në bujqësi, probleme të konsiderueshme ka edhe në blegtori, ku ka mungesë të ushqimit për gjënë e gjallë. Nga ana tjetër banorët deklarojnë se gjatë kësaj situate të rëndë ku gjithçka është nën ujë, askush nuk është kujtuar për to.

Ndërsa Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka deklaruar se do vazhdojë të mbajë të hapura portat e hidrocentraleve të Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës, të cilat për shkak të tejmbushjes dhe reshjeve masive të ditëve të fundit janë hapur prej ditës së shtunë.

Sipas të dhënave më të fundit të KESH, në liqenin e Fierzës, janë mbledhur rezerva ujore në nivelin alarmant të 296.41 metrave mbi nivelin e detit.

KESH deklaron se prurjet në basenin e Fierzës janë në nivelin 640 m3/s, ndërsa shkarkimet kanë arritur në 200 m3 për sekondë. Hidrocentrali po punon me 4 agregatë dhe prodhon 455 MW energji. Ndërsa në hidrocentralin e Komanit, sipas KESH-it, niveli i rezervës ujore ka arritur në 173.19 m. Prurjet nga Fierza janë 886 m3 për sekondë, ndërsa prurjet anësore 236 m3 për sekondë dhe shkarkimet nga porta kanë arritur në nivelin 300 m3 për sekondë. Edhe hidrocentrali i Komanit po punon me 4 agregatë, ndërsa prodhimi është 500 MW.

Ndërsa në Vaun e Dejës prurjet e lumenjve kanë arritur në kuotën e 74.24 metrave dhe po punohet me 5 agregatë duke prodhuar 230 MË.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare thotë se po monitoron situatën, ndërsa sqaron se shkarkimet janë të detyrueshme dhe pse kanë çuar në përmbytjen e mbi 6 mijë ha tokë bujqësore në zonën e Nënshkodrës e fshatra të tërë të izoluar nga uji./l.ç

33 komente në “TemA TV/ Hapen portat e hidrocentraleve dhe… përmbytet sërish Nënshkodra (VIDEO)”

  1. Zhele Topalli says:

    Sa bukur kenka ba, si Venecia!

    Shqipëria po ndryshon
    Është një rrug’ që na bashkon
    Drejt të ardhmes po na çon
    Hëna Blu, që na ndriçon!

    Shqipëria po ndryshon
    100 vjetshi po afron,
    Na përmyt e na lulzon
    Si Venecia, Shkodra jon!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/benvenuti-venezia.html

  2. Vlora says:

    TJU ROJE XHOZEFINA TOPALLI.

    1. Per cdo permytje 1000 vota ma teper ka Doktori n’Shkoder. Kshu m’ka than Zhozi te mledhja fundit Partise. Ndaj si Lym nuk shqetsohem hiq per kto dukuri

      1. Ndoc Qardaki ekspert kriminalistiket i pavarun (ne litar) says:

        HA HA HA HA LYMI ?

  3. nuk ka gje per tu shqetsuar ,
    partija jone na i leshoje ujin per vaditjet.
    rrofte SALI BERISHA edhe se jam pa pune.

  4. Shoku i Mulit says:

    Ju kujtohet kur shiku yne i dashur Muli (ministri i brendshem) ershi dhe na tha se permbytjet jane te perkohshme. Po fillojme e mesohemi me permbytjet, se sikur po behen te perhershme :):):) sa qef, tamam si Venecia, do kisha deshire qe Jozi te vinte te jetonte ketu mes nesh, me bythe ne uje.

  5. ha ha ha says:

    jemi shteti me i fort ne bote thot berisha, shqiperia po lulezon thot jozefina , i votoni prape se sken ku te gjeni te tille , tju rojne moj shkodra heroike

  6. Dean says:

    Ashtu u pafsha gjith jeten.
    Uji deri ne gryke ishalla.

  7. ENDRI says:

    O SA MIR ME QEN ME PD O HEJ O HEJ.

    NJI ASHTU U MYTSHI BRE, E ME GJITH GJON E GJALL SE NI PREJ KSAJ PD KENI GJITH KTO T’MIRA.

    HAJD SE TASH TERENI PRAP SA TE DALI DIELLI I PS.

  8. Polumbar Gondolo says:

    Niveli i ujit i kalon 1.5 metra dhe mundesia e vetme për t’u futur ne komunat e Nen-Shkodres eshte me mjete lundruese…

    Po ne qe kemi menduar te kalojme pushimet verore ne “venecian shkodrane” a do na duhet t’i marrim patjeter me vete gondolat, apo do te na mjaftonte sikur te vinim te veshur vetem me roba polumbari. Se komerdaret besoj se nuk do te benin pune nese do hapeshin dhe nje here digat…

  9. Horri i Bulevardit says:

    Ju lutmi shume ju salhone qe keni ndermen me sharru ne uje per Saliun, te pakten lini qent te lire se ja moret shpirtin, kan zon dhe qent e shkret bela prej jush, lerini te lire, se jan gjynof.

  10. Bardhi Tolabi says:

    Edhe Zoti,kerkon tu sjelle mendjen ne vend,ketyre banoreve te zones qe permbytet cdo vit.Kete here,po e ben tani,afer zgjedhjeve dhe t’ju kujtoje se, ku i shpije mushka,qe kane kaq here,te cilet votojne po ate xhahil Sali,qe i permbyt dhe po ate delenxhese Xhozi,qe tallet me t’a,duke ju thene se jane bere si Venecia.Keq me vjen,por ne se nuk vene mend,mire ti gjeje.

  11. gjeramadhi says:

    ngreni dy gishtat lart mor zogj thiu se tash po ju a ci nanan zhelefina

    1. realist says:

      OOO nuk ka djale ne shpi Xhozefina, se te kishte kape ku je edhe ne brime te miut e ta kishte marre shpirtin sa hap e mbyll syte!

      P.S.

      Me keto komente doni me “shku n’Evrope”?? Po ju nuk jeni as per Afganistan…….

  12. NjeQytetarOptimist says:

    “Rruget jane te kalushme, vetem me mjete te larta”- thote perfaqesusi I shtetit sikur te gjithe disponojne nga nje dhe c’do gje eshte ne normalitet..

    Po sikur te thoje: “Rruget jane te pakalueshme, por vetem me mjete te larta”…Apo ta shkruajten dhe ty situaten si ai qumeshtori Bogdani…

  13. h says:

    ore paskan qene me te vertete budallenj keta shkodranet , do ti shfim per ke do te votojne kesaj rradhe

  14. Dajti says:

    Myyti nxija jeten te zene mend nje here e mire se nga ata i kemi mbi koke salinjt dhe zhelefinat

  15. Luke says:

    Bravo Shkodra, medoemos duhet te votoni prape si delet per PD dhe Salen, njesoj si ne komunizem per komunistat. Ju ka bere Sala superfuqi turistike, do ja kaloni dhe Venecias, do shqepeni me leke

  16. nastradini says:

    SHQYPTARET PERMBYTEN SEPSE JANE BERE SI FIS AFRIKE ZULU.

    Qe ne kohen e Qepes te Ahmet Zogut specialistet e dinin qe energjia elektrike matej me vatore, kilovatore dhe megavatore me iniciale Wh, kWh, MWh. Nje shekull me pas shqyptaret dhe BOSAT e Ministrat e Shqypnise flasin dhe masin energjine me vat, kilovat dhe megavat dhe e tregojne kete pa i bere syri ter fare qe jane bere si REZILI ballkanik ne Bote. Kjo eshte njesoj si te shkosh dhe te blesh patate ne pazar me meter linear. Sepse vat, kilovat dhe megavat jane njesi matese te Fuqise dhe jo te Energjise. Prandaj edhe permbyten shqyptaret, sepse nastradini thote qe dersa nuk ja thone fare per njesitte e matjes si do te menaxhojne pellgjet e HEC-eve apo sinoptiken e kohes? Edi Rama foli per kohen e Zogut per ca fansa qe i dhunon policia, por nuk i therret trunit qe pse shqyptaret flasin akoma me LEKA te Vjetra te Kohes se Qepes, njesoj sic ishin kur i shpiku dhe i krijoi Ahmet Zogu?

  17. Kosovar says:

    Pse e hongren prap shkadront a?

  18. Mirditor prej puke says:

    Dhe n’mirdit jan ba nryshime
    Kalo treni n’rrug makine
    Kurse shkodra osht ngrejt fare
    Hypen kerri n’komardare
    Jozefina parlamenti
    “kuku shkodra
    Lum mileti
    Gjindja shkojn ne plazh me pare
    Na u sjellim det n’dritare
    Hjedhu ti mer!
    Shplaji zhelet!
    Zhytju notit me sardelet!
    Se ka thon vet baca Sal
    Cdo shkodran
    Asht nji notar”

  19. valter says:

    Ehhhh, veshtire ka qen dy tre heret e para, pa tani ska me problem, kane krijuar imunitet, rrofte jozefina qe i beri si venecia, ua pruri europen ne shkoder.

  20. Liberal says:

    KA KA , A keni pa GJERMANINE ? Po ITALINE ? Po Francen ?

    Kur noton neper Nenshkoder te duket vetja si ne VENECIA , polumbaret do ju vertetojne qe poshte ujit autostratat e Nenshkodres ja kalojne atyre te Gjermanise dhe ndertesat qe ndodhen nen uje jane me te bukura se kulla Efel apo kisha e Notre Dam.

    Hej lum per ne

  21. Kundershtari says:

    Ha hueee deri me 23 qershore ka me ik uji qe keshtu shkodranet do e harrojn venecian, se do ja prishi mendjen shkodraneve zhozi me nje thes miell, dhe shkodranet do ja shperblejne zhozit thesin e miellit me nje drek te shtruar me krap qe vitin qe vjen ta kene venecian prap.

  22. deni says:

    po ckeni me Zholefinen more amani? lereni cupen ne qefin e saj …e keni vene re se keto kohet e fundit eshte bere shume sexy?!!!!!!!!!!!!!!!!!! ose te pakten i duket vetja ashtu….o pika shkodraneve qe e votojne thoni me mire..

  23. BAY AREA Ca. says:

    Xhozi Calamania, m.q.s. Shkoder Loken e bere dhe ja kalove Venecias, si familje tregetare e Leshit qe je, dergoji disa Gongola (Varka) qe drejtohen me nje lopate pas bythe, aty ku ja ke fut shkodraneve. Per te kenduar per turistat qe do te shumefishohen sidomos nga Tropoja, do te jete kant autori dhendri jot me mision atashe kulture ne ambasaden tone ne Paris, per t’i mastribuar mos me kenge me dore keta turista. Shkodra eshte i vetmi vend i pare ne bote se te dyte nuk ka, qe te vdekurit i percjell me varke, ne boten e perjeteshme ku pronar do te kene Salen qe aq fort e dun.Tuc & Toc.

  24. Ervin Daja says:

    Te bejsh komente te tilla qe bejne parafolsit eshte nje turp,njerzit kane nevoje per mbeshtetje jo per ofendime.

  25. realist says:

    Hej sa urrejtje ketu! Po pse more shqiptare pagane, sa here qe bjen shi me bollek e paska fajin Sala&co?? Ende besoni se e ka ne dore “udheheqesi” kohen e shiun e boren e rrufete? E nese voton per PS Shkodra, nuk ka me ra mâ shi e bore e nuk ka me pase mâ permbytje?????????

  26. hidrauliku says:

    Njeriut i mjafton nje grusht uje ne mengjes per te hapur syte. Ketyre njerezve me gjithe kete uje s’u hapen e s’u hapen syte…t’u rroje pd e jozefina .

  27. nahlel says:

    Po po si Venecia.!!!Jam shume e qete kur shikoj ato pamje.Le te lundrojne te lumtur ,le ti mbuloje uji deri ne maje te kokes ,se do e gjejne mundesine t’iu duken vetem dy gishtat lart mbi uje.Po cfare taksirati kemi ne qe 300 mije euro te hedhura i ka mare Ruli me shoke dhe na cajne menderen duke na kerku ndihma ne njerezve te thjeshte.Nuk jap asnje kacidhe.Thote femija me jep lek per shkodren se nuk dua te dukem keq para shokeve.Nuk pertoj ti spjegoj qe shkodraneve ju pelqen te levizin me varka ,..

  28. arjanita says:

    Thene shqip: faji per permbytjet e fundit s’eshte i KESH.
    Fajin e kane keta faktore:
    1- Shtrati i Bunes nuk eshte pastruar e jo me thelluar.
    Sala kishte 2 vjet kohe ta bente.
    2- Bajpasi minimalisht duhej te kishte filluar.Sala e di
    pse s’e ka nisur.
    3- Ura e re e Bunes eshte nje dige e vogel per Bunen.
    Edhe kete Bisha e ka bere.
    4-Kanelizimet,drenazhimet,Hidrovoret….Sala e Ruli e dine
    ku i kane ¢uar parate.
    Ftoj Shkodranet te votojne Jozin dhe PD.
    Dite me te mira i presin.Minimalisht do meritojne talljen
    e gjithe shqiptareve.

  29. Fllad says:

    Para dy vjetesh dhash 2000 leke te reja per shkodranet se na vinte keq qe u permbyten.
    Por kur pash qe keta debila te permbytur ngrinin dy gishtat lart, thash qe haram ti kishin dhe ato qe u dhashe!

  30. @Fllad says:

    Po s’e ke kuptuar mer Fllad se gishtat i kane ngrejt per ty? Ju ka bere zakon si puna e atyre qe kur i hedhin tule buke hapin gojat si ke lulkuqet mbi mure. Jo leke po edhe mut te paketum ti kishe dhene do i kishin ngrit gishtat lart. Pune interesaxhinjsh Fllado prandaj mos u cudit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje