Kim Kardashian, eshte bashkuar me grupin e më shumë se 100 artistëve që i bënë thirrje presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të përqendroj vëmendjen në ndryshimin e ligjit për drogat.
Manjati i repit Russell Simmons ka ndihmuar në mbledhjen e koalicionit të yjeve të muzikës dhe showbizit që i paraqitën këtë kërkesë të martën presidentit amerikan Barack Obama.
Ky koalicion artistësh ka lavdëruar përpjekjet e presidentit për të reformuar sistemin e burgosjes së të varurve nga droga, por insistojnë që “ka ardhur koha” për të ecur para duke zëvendësuar dënimin me burg me intervenime dhe rehabilitimin e atyre shkelësve të ligjit të cilët nuk janë të dhunshëm, transmeton “Indeksonline”.
Grupi i yjeve që përfshin edhe Jennifer Hudson, Nicki Minaj, Susan Sarandon dhe Will Smith, po ashtu kërkojnë nga presidenti Obama që të krijoj një panel për të trajtuar kërkesat për rastet e faljes dhe për të mbështet një masë e cila i mundëson gjykatësve që të heqin dorë nga shqiptimi i masave minimale të burgosjes.
“Është qenësore që të ndryshojnë si ligjet për drogën në këtë shtet dhe si po gjenerojmë zgjidhje pozitive që lënë ndikim afatgjatë në rindërtimin e shoqërisë sonë”, Simmons tha, duke cituar të dhënat e Departamentit të Drejtësisë të cilat tregojnë se si Shtetet e Bashkuara të Amerikës burgos më së shumti qytetarët e saj, sesa cilido shtet tjetër në botë.
Pothuajse gjysma e të burgosurve në ShBA, janë të dënuar për kundërvajtje me substanca narkotike.
eh….kim do me e mar nga poshte miellin,qe te kercej ene dafllaku napolonin.
Mora vesh se edhe Leo me Aferditen I jan bashkue kolicjonit
http://fashionguests.blogspot.com/2013/03/aferdita-dreshaj-dating.html?m=0
do i kerkoja dhe un lola dicka ,po se di a de aprovoj ajo ,se kohet e fundit me ka lene ne opozit.kur dikur kishim qeveri te perbashket,a moj lola moj zemer gure ,ste shteron deshira kurre,
Per TAHIPIN
O TAHIP more TAHIP
mos je gje semur me grip??
na thuaj nqs ke temperature
te vije LOLA te te bej nje kure…
nga doktor S.Berisha.
ka mundesi te me sqaroj dikush se cfare arti ushtron kimi?
Mbiemri i saj ta sqaron tamam ?
edhe kjo bythlopa qenka artiste ?????????