Tom Arnold bëhet baba në moshën 54-vjeçare

10 Prill 2013, 10:57Lifestyle TEMA

Aktori Tom Arnold është bërë baba për herë të parë në moshën 54 vjeçare pasi që gruaja e tij Ashley Groussman ka lindur një djalë.
Çifti mirëpriti beben e vogël Jax Copeland Arnold të shtunën në mëngjes.

“ Ne ende jemi të befasuar. Për ne ka qenë një rrugë e gjatë dhe lindja normale e djalit tonë për ne ka qenë një mrekulli”, ka thënë komiku për People.com.

Më vonë ai përmes rrjetit social “Twitter” ndau me përcjellësit e tij lajmin për lindjen e djalit të tij.

Arnold, që vuan nga numri i vogël i spermatozoideve, më parë kishte treguar se ai dhe gruaja e tij ishin duke tentuar që të krijonin familje prejse ishin martuar në vitin 2009, dhe janë konsultuar me doktorët për fertilitetin në vitin 2011 në përpjekjet e tyre për ngjizje.

Fertilizimi in vitro ishte i suksesshëm dhe veterani së fundmi e kishte quajtur fëmijën e tij të palindur një “mrekulli” pas shumë vitesh përpjekjesh për t’u bërë baba.

Groussman është gruaja e katërt e Arnoldit. Ai më parë ka qenë i martuar me komiken Roseanne Barr.

 

4 komente në “Tom Arnold bëhet baba në moshën 54-vjeçare”

  1. GR says:

    Pak si vone ne moshe , por mgjtht ti rroje femija .Une nje pyetje kam : Mosha e ketyre + ngelje shtatzene jo ne menyre natyrale= ………

    1. SEKSOLOGU PORTOKALLI says:

      4 GRA?! DO MJAFTONTE NJi PALLIM si I Banderas me Axhelina Zholie:
      http://fashionguests.blogspot.com/2013/04/angelina-jolie.html?m=0

      1. GR says:

        Ne fakt une kam rezervat e mia per keto menyra lindjeje dhe kam frike se mund te deformojne ndonje gje ne genet e tyre .

  2. miri suedi says:

    o…bucko hajde ne shqiperi ti besh cilimijt ne seri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje