Në kronikat e kohës flitet se si politika shqiptare e viteve 90-të, është bërë në dy ose tri kafe të Tiranës, dhe se as sot e kësaj dite nuk është harruar kafe “Fideli” te Parku Rinia, aty ku është zier politika shqiptare.
Në vitin e shkuar, ngjarja më e pazakontë politike e mediale, ishte një takim i dy liderëve të së majtës në Shqipëri, dhe dilema se kush prej tyre e “hëngri nxhalën”! Edhe në Prishtinë, në vitet 90-të apo më vonë, kanë qenë disa vende si “biqim” kafesh, ku është zier politika e ku është hartuar rezistenca. Mbahen mend “Ora”e famshme, ose “Dora”, “Kurrizi” e “Qafa”.
Sindromi i debateve dhe i politikës së kafehaneve, ka vazhduar edhe vite më vonë dhe çuditërisht vendime të rëndësishme janë marrë në kafehane, në klube e në bare. Nuk kanë kaluar shume vite qyshkur “Zanzibari” ishte bërë kryefjala e politikës së Prishtinës, ku natën dhe me raki përpara binin presidentët, prisheshin koalicionet e lidheshin të rejat. Kjo qe kultura politike shqiptare ndër vite. Mysafirët dhe “rakixhinjtë” e këtyre kafeneve janë shndërruar në politikanë, opinionistë, disidentë dhe në personalitete të historisë politike.
Disa popuj të tjerë, me tradita shumë më të gjata të kafeneve, të bareve e të pabeve, politikat i kanë hartuar në vende të tjera. Fqinjët ballkanikë, serbët ose kroatët, maqedonasit ose boshnjakët, mbase qenë disa shkallë më lart dhe elabortatet politike i kanë sajuar në “Francuska 7”, ose në “Treshnjevka” , ose në Hilandar… ndoshta për këtë në raport me shqiptarët, gjithmonë qenë më të avancuar dhe politikisht më dredharakë.
Me gjasë është në gjenin tonë që punët e mëdha t’i bëjmë kafeve e haneve dhe që kryefjalën ta kemi “kafe llafe”.
Çuditërisht kryetitujt e lajmeve të ditës në skenën e politikës në Kosovë, ndodh që edhe sot nuk vijnë nga selia e Qeverisë, e Parlamentit ose e Presidentës, por pikërisht nga kafet dhe nga takimet që pretendohet të mbahen sekrete. Filani është takuar me filanin e me gjasë është arritur marrëveshja për filan çështjën, për filan njeriun, për filan koalicionin e përtej kësaj, edhe për fatet e njerëzve në ose jashtë institucioneve.
Mbretërit dikur janë bërë “tebdilë” dhe kanë dalë në çarshi, për të parë se çka po flet mileti për ta, sepse oborrtarët e tyre shpesh i kanë gënjyer. Ndoshta është joracionale, por edhe sot nga shumica e politikanëve në Prishtinë ose në Tiranë, pyetja më e shpeshtë që bëhet është “çka po flet çarshia”ose “çka po thonë banditët”?
Ka kohë që në kryeqytetin e Kosovës, po ashtu janë krijuar disa hane ku takohen “burrat e kafesë” që flasin gjerë e gjatë, ku vendimet i marrin edhe për ne. Janë dhjetëra opinionistë, gazetarë e politikanë që shihen ditë për ditë në kafenetë e preferuara, dikur Grandi, më vonë “Times Bar” ose “Rings”, “Te Komiteti” apo kafet e vogla, të cilët e kthejnë dynjanë përmbys dhe ku krejt politikën, të Kosovës e të rajonit, të kontinentit apo të globit, e bëjnë “esber”!
Në kulturën e komunikimit ndër shqiptarë nuk ka tema tabu dhe asgjë që nuk shtjellohet, sepse gjithnjë ka një rugëzgjidhje në kafet e çarshisë. Opinione të formësuara, të paanshme e të balancuara, të nxjerra në shesh, në kafe e për diell. Por debati degjeneron kur pritet të dalë atje ku duhet, në foltorët e Kuvendit, të partive apo në media. Burrat e “rakisë” apo zonjat e “çarshisë”, i ndërrojnë llafet sapo t’iu jepet mundësia të flasin atje ku duhet e atje ku gjërat thuhen.
Mund të jetë që njerëzit janë të ndryshueshëm ose hipokritë, apo është në traditën tonë që të bëjmë zhurmë atje ku llafet i merr era, apo ne ende nuk jemi mësuar se fjala ka peshë aty ku ajo shndërrohet në “formulë” institucionale.
Pika më e ndjeshme bëhet të jetë fuqia e fjalës, ose besueshmëria e saj. Ata që e kanë fuqinë të krijojnë opinion, duket se janë vetja e tyre, vetëm në kafe e në çarshi. Së fundi edhe në rrjetet sociale, që dikush i kishte quajtur, me ose pa të drejtë, “nevojtore publike”./ZERI
eshte bicim jo biqim o goca gazetare
bicim eshte shqip
biqim eshte kosovarce
Nuk ka pas asnji kafe me emrin Fidel, ishte Bar West kafja e Fidelit, por me sa duket kjo cupka e ka me te degjuar dhe per me shume: nuk perben ndonje cudi se ku diskutohet dhe se ku merren vendimet: ne jaht, avion tren, restorant, kafe, apo zyre, mjaft qe te mos jene te keqija…
Kot e ke.
Dhe kur na mblodhi europa per te na edukuar, ne restorant na çoi.Na çoi te KROKODILI i famshem.
Në asnjë shtet serioz,nuk mund të jenë serioze as diskutimet dhe ca më pak vendimet që merren nëpër kafe e Hane….siç thotë znj.e nderuar gazetare..Por,shqiptarët këtyre vendimeve i besojnë,dhe jo atyre që merren nëpër institucjone..Vendimet e kafeneve dhe haneve,gjithmonë janë shoqëruar me pazare…(Ndoshta imponim kafeneje e Hanesh..ku për çdo veprim do paguash….Një temë mjaft interesante për tu trajtuar,kjo Blerina…Nuk e di nëse do kuptojnë diçka më shumë[ pas këtij shkrimi,edhe njerëzit e politikës… …Vini re..tre komentuesit e mëparshëm….kanë gjetur tre fjalë me gabime drejtshkrimore…(e kuptueshme dhe plotësisht e justifikueshme për standartin e shqipes në Kosovëëë,sepse është një gjuhë mëme e dhunuar nga pushtuesi…serb…një gjuhë e folur në një mjedis (poli-glossario)…shumë-gjuhësie…Dhe më kryesorja e edukuar në fshehtësi dhe ilegalitet..nën një terror policor,institucional dhe shtetëror….Dhe komentuesit, e vënë theksin në periferi..dhe jo tek problemi thelbësor…Kafet,janë ambjente çlodhjeje dhe argëtimi,bisedash miqsh dhe shokësh që duan të kalojnë kohën shoqërisht…Problemet,kurrë nuk i zgjidh dot as rakia dhe as kafja..Ato,më shumë mund ti koklavisin…e bëjnë çorap…siç thotë fjala e urtë….)
per ben chigagon
bicim eshte fjale turke prandaj mos na u hiq si purist
Mire e ke o Blerina, po cfare na sugjeron ne te papuneve, me duar ne xhepa per te gjetur ndonje 500 leksh sa per kafe dhe dy cigare.
shtyjme 2-tre ore me qef duke u ankuar dhe duke share, por dhe te cliruar ama.
Kthehemi ne shtepi dhe e bejme gjumin top.
Si e ke hallin ti, do me na nxjerre ne demonstrata apo me na fut ne salle te kongreseve e te bejme konferenca..
Po je aq e zonja merri shoqet e koleget e tua dhe dil protesto dhe shprehi opinionet e tua ne rruge, si gjithe bota, ose dhe ne televizor.
Shpreh pikpamjet e tua opozitare apo qytetare, me pankarte e pa pankarte, me megafon apo dhe me nudizma si ajo ukrainsja qe protestoi ndaj Putin ne Gjermani, ka shume menyra.
Ama kafen mos ma prek.
Ate e kam privilegjin e vetem nga kjo shoqeri e vuajtur, ku e hedh dhe une bomben time te zemerimit, qe nganjehere dhe vjen ere, por me shume e nder te tymi i cigares.
Dhe me ne fund kthehem ne shtepi
I liruar