TemA TV/ Raportuesit e KiE, takim me drejtuesit e FRD. Biberaj: Sa herë ka zgjedhje duket sikur vendi futet në luftë (VIDEO)

19 Prill 2013, 11:56Sociale TEMA

Nënkryetari i FRD, Aleksandër Biberaj, dhe drejtuesja e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Integrimit, Mirela Bogdani, u takuan me reporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Jonathan Evans dhe Grigore Petrenco.

Pas takimit të zhvilluar në zyrat KiE në Tiranë, Biberaj bëri të ditur se biseda u përqendrua tek situata politike në vend, procesi zgjedhor si dhe zhvillimet më të fundit në KQZ.

“Situata politike paraqitet shumë kritike, pasi kryeministri aktual nuk ka vullnet për zgjedhje të lira dhe demokratike. Opinioni i FRD-së është se mbi të gjitha i rëndësishëm është interesi kombëtar për zgjedhje të lira, ndërsa modeli i kryeministrit është i rrezikshëm, dhe kërcënues për një krizë politike,” tha Biberaj.

“Zhvillimi i fundit në KQZ tregon që situata është kritike dhe se qeveria nuk ka vullnet për zgjedhje të lira e të ndershme, ndërkohë që ndërkombëtarët janë të lodhur me këtë model politik që ka Shqipëria,” vijoi Biberaj.

Ai nënvizoi faktin se sa herë ka zgjedhje duket sikur vendi futet në luftë dhe jo në proces normal zgjedhor.

Kurse Bogdani, duke komentuar zhvillimet në KQZ, tha: “Kjo që ndodhi në KQZ është fillimi i mjeteve dhe metodave të manipulimit dhe skenarit të përgatitur dhe që këtë vit Shqipërisë ti vështirësohet çështja e integrimit”./ep

2 komente në “TemA TV/ Raportuesit e KiE, takim me drejtuesit e FRD. Biberaj: Sa herë ka zgjedhje duket sikur vendi futet në luftë (VIDEO)”

  1. Dhendri i Besnik Bekteshit says:

    Bogdani dhe Biberaj? Te dy bashke publikisht?
    Kane fillu me e hanger turpin me buke. Ka marre fizionomi te rrezikshme nga pikpamja morale Partia e Topit.

  2. mireli says:

    DHenderri i B.BEKTESHIT I BIE QE TE JESHE ARDIT GJEBREA.O LUM MIKU PO JA FUT KOT.JE KOKRA E IDIOTIT.M.BOGDANI DHE A.BIBERAJ JANE INTELEKTUAL TE RESPEKTUAR,ME INTEGRITET DHE ME FIZIONOMI MORALE TE PASSTER E TE LARTE.
    CILEN QUAN DEPUTET ME INTEGRITET JU ZOTERI?.MOS VALLE RRUGACET JOZEFINE APO DASH SULEN! TURP TE KESH O INJORANT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje