Dashuria e një burri për barkën e tij zbuloi terroristin e dytë (FOTO)

20 Prill 2013, 09:54Politika TEMA
Dashuria e një burri për barkën e tij zbuloi terroristin e

Ka marrë fund makthi prej 24 orësh në kërkim të të dyshuarit të dytë për masakrën e Bostonit.

19- vjeçari Dzhokhar Tsarnaev është kapur i gjallë, por i plagosur pas përplasjes me armë që ka pasur me policinë dhe agjentët federalë.

Gjithçka nisi dje kur policia bëri me dije se kishte vrarë njërin prej të dyshuarve për sulmin terrorist dhe është në kërkim të të dytit.

Qyteti u mbyll i tëri brenda, ndërsa policia vazhdonte kërkimet shtëpi më shtëpi.

Por ishte fiksimi i David Henneberry pas barkës së tij që zbuloi dhe terroristin e dytë.

Henneberry e ka barkën e tij si një fëmijë dhe e kontrollon shpesh.

Por mbrëmë ai pa gjurmë gjaku dhe dyshoi.

Pasi njoftoi policinë, u arrit të kapej i fshehur brenda në barkë dhe studenti 19- vjeçar.

Pas arrestimit të tij, mijëra njerëz dolën në rrugët e Bostonit për të festuar dhe për të falënderuar forcat e rendit, duke kënduar “SHBA, SHBA”.

I dyshuari i dytë ishte i mbuluar në gjak.

Rreth 30 fishekë u qëlluan gjatë këtij shkëmbimi. Më në fund policia njoftoi në Twitter: “E kapëm”.

Mediat amerikane raportojnë se është kryer autopsia e vëllait më të madh, Tamerlan Tsarnaev, që vdiq nga përplasja me policinë.

Mësohet se vëllai i vogël, në përpjekje për t’u arratisur nga policia, e ka shtypur vëllain e tij me një fuoristradë.

19- vjeçari i arrestuar ishte një djalosh si të gjithë amerikanët.

Madje raportohet se dy ditë pas masakrës në maratonë, ai mori pjesë në një festë të organizuar në kampusin universitar.

Miqtë e tij thonë se ishte krejt i qetë.

Ai ka shkruar disa herë në rrjetet sociale për ngjarjen e rëndë, duke bërë shaka me atë që ka ndodhur.

Vëllai i madh, Tamerlan, ishte i martuar dhe kishte një vajzë të vogël 3 vjeç, të quajtur Zahara.

Ai ishte martuar me një vajzë amerikane të klasës së mesme, që vinte nga një familje e krishterë.

Për tu martuar me dashurinë e saj, ajo u konvertua në myslimane.

Familja e saj thotë tani se kjo tragjedi provoi se ata nuk e kishin njohur kush kishte qenë.

Ai kalonte çdo fundjavë me familjen e të shoqes dhe ata thonë se nuk kishin dyshuar tek ai./ep

26 komente në “Dashuria e një burri për barkën e tij zbuloi terroristin e dytë (FOTO)”

  1. juri says:

    Kur policia i sherben popullit te saj edhe populli te jep vleresimin e tij i pakursyer. Ka nje thenje qe : “Ne se do te shohesh se me cfare shteti ke te besh, shihi policine”. Bashkepunimi popull – polici eshte celsi i suksesit ne cdo gje. Por, ne plici ama, jo ne bande qe quhet polici, si ketu tek ne…… Fatkeqesisht

    1. Vlora says:

      eshte amerike,dhe populli ka besimin e plote tek ata qe zgjedh, se do ti sherbejne deri ne vdekje atij.

      ne jetojme ne kandahar.

      te mendoje zoti per ne.

  2. turi says:

    keto festimet popullorce duken icik katunarce.sikur ca kan ber, punen per te cilen marrin paret

    1. Nga larg says:

      Pikerisht se kemi kete mentalitet qe ke ti kemi ngelur ketu ku jemi. Kemi tangerllik te papare dhe cdo gje njerezore na duket katunarce. Le te rrime ku jemi atehere se kete gje meritojme.

    2. Tironci says:

      O Tur…po pse kaq pyke mor bir. Ata festojne faktin qe policia beri detyren duke mos e pershkallezuar te keqen qe mund te kishte ndodhur per aq kohe sa ky 19 vjecar do ishte i lire, mund te lendonte kedo. Po me ke flas une…me nje turk anadollak koke e kembe.

  3. niku says:

    O Turo…edhe tek ne policet duhet te bejne punen per te cilen pguhen,por e bejne punen me bythe jo me deshire.Dhe e di pse ???Se ne pjesen me te madhe te rasteve bashkepunojne me keqeberesin.Me thuaj nje rast te vetem qe ka zgjidh sic duhet policia,dhe te jesh i sigurt qe do jene me dhjetra ne mos me qindra qytetare te thjeshte ,qe do ti pergezojne.Ndaj mendoj se gezimi i Amerikaneve eshte i ligjshem.Po kjo eshte çeshtje mentaliteti o Tur djali…sdi sa me kupton…Hajde tung..

  4. Oketo says:

    Nga emrat duhet te jene me origjine cecene ose te ish republikave te BRSS

    1. Korabi says:

      U lodhe shume per ta gjetur e? Se ka 2 dite qe u çane mediat duke thene qe ishin cecene.

  5. mirel says:

    Keto jane pasojat e marrezise fetare.
    Nga femije me te ardhme, e ktheu ne terrorist.
    Iu shkaterroi jeten shume njerezve dhe ne fund jeten e tij.
    Njerez hapni syte.
    Mbajini larg femijet nga dikimet e rrezikshme.
    Mallkuar qofte cdo lloj feje dhe ideje qe i kthen vogelush si ky ne kriminel.

  6. alban says:

    po car krahasoni policin te ne aman
    te ne polici cuditet kur shikon ndonje makine te bukur
    ose kur i jep 5000 lek thote (po pse kaq me dhe,, kaq he.. pa shiko se kishe ehe nje 2000 leshk aty ne cep te portofoli )
    dhe kete ta thote me nje djalekt te cuditshem qe vetem nga gjestet e duarve e kupton ,

  7. AL-Boston says:

    Bashkpunimi i popullit me policin beri qe te kapet i kerkuari.Shume te rinje para se te zbuloheshin autoret deklaronin ne tv; se po punojme me te gjithe per te zbuluar kush ishin kriminelet qe vune boben.Kjo duhet te behet moto dhe ne shqiperi por jo me policin e katunarit Noka,ku ti bene deklarim per te ndihmuar dhe policia te ekspozon tek kriminelet.Policia tek ne vetem me leket.

  8. """"""" says:

    Mysliman hesapi.

  9. xixa says:

    Rezultatet e Amerikaneve c`do here jane evidente,sepse ata jane Amerikane e jo si ke ne ,muslimane, katolike,ortodokse.Pastaj ky qenka katundare e ai me i miri qenka qytetare,dhe vazhdohet me korrake,me futja k…n, e ky keshtu e ky ashtu! Prandaj duhet te vetedisohemi, sepse jeta eshte e embel per secilin qe ka ardhur ne kete bote,pa mare parasyshe se cfare nene e ka lindur ate.
    Dhe uroj qe efikasiteti i policise ka qene aq i shpejte,sepse ka mundur te ndodhe edhe ndonje tragjedi me e keqe,dhe e papare.
    Uroj per PAQE.

  10. fidel says:

    kur te kuptojne amerikanet se teroristet nuk ekzistojne por jane njerez te punesuar nga vete amerika per te futur friken te populli dhe per ti mbajtur nen kontroll. do jete aq vone sa do te jete vendosur nje diktature moderne prej te ciles nuk kane per te dale me. kush i ha keto dallavere. policia amerikane qe rri 24 ore duke shkembyer zjarr vetem me nje terrorist. seriozisht e keni?

  11. bato says:

    o fidel po flet seriozisht ti apo po ben shaka,u vrane kot femije emerikane dhe njerez te pafajshem amerikan,?ti mendon se e ben emerika vete per tu futur friken popullit e per ti mbajtur nen kontroll? hajde llogjike hajde qe paske,me duket se qenke me vellezerit çeçene se dhe ne shqiperi ka nga ato qe mbajne kuranin dhe degjojne hoxhallaret jevgjite qe e kan bythen pa la,dhe jane akoma ne epoken e gurit.kllufa shikoni shqiperine lereni kuranin e kishat shikoni shqiperine dhe familjen qe po na shtypin per dite e spo kemi buk me hanger.

    1. fidel says:

      shoku. se ti je i verber une skam cfare te te bej. thjesht te jap nje shtyse qe te informohesh me mire mbi keto taktika qe perdor amerika. 11 shtatori eshte njera prej tyre. lufta qe ka bere jane perseri deshmi. mos te flasim per idiotesine me te madhe. berjen ne studio televizive te njeriut qe shkon ne hene. nese ti i beson demokracise amerikane. me vjen keq per ty. amerika te shkaktoi edhe 97 ne shqiperi.dhe ketu do te jemi nese ska per te bere trazira ne ballkan tani afer zgjedhjeve ne shqiperi. une sbesoj as kishe e as xhami. por perendise dhe atyre gjerave qe shoh. dua te te kujtoj fjalimin e zonjes klinton. degjoje ne youtube. jemi duke luftuar terroriste qe vete stervitem. ketu ben pjese edhe mashtirmi binlanden. nje person qe ska vedekur aspak. por qe beri punen qe amerika i urdheroi. dhe tani kush e di se nga jeton me nje identitet tjeter. hapni pake fare syte e do kuptoni se ku jetojme te gjithe.

      1. edi says:

        Lere se me ate historine e henes e tregove qe je nga ata qe shohin komplote kudo. Kam debatuar me shume shoket tend ne internet dhe ka video plot neper you tube qe propagandojne keto idiotsirat komplotiste. shkurt hesapi ju shikoni komplote kudo ne cdo gje dhe cdo version zyrtar ju duket i dyshimte, nuk kerkoni te verteten, nuk hapni syte sic thoni, thjesht nuk ju perlqen versioni zyrtar dhe zgjidhni nje tjeter te kundrt me te.Nese neser qeveria amerikane do te thote qe 11 shtatorin e organizuan ata vete, ti me shoket e tu prape nuk do ti besoni dhe do gjeni ndonje variant tjeter mjafton qe te mos jete ai zyrtat.

  12. Bravo ,me ne fund Show Time mbaroj .
    Cfaqja duket ti ket entuziasmuar thell qitetart amerikan.
    10.000 police e forcat speciale te fibit ne aksion per te vrare nji 19 vjecar .Kostot skandaloze per nji show te tille kur populli jeton krize.
    ku po e cojn kte bote kafshet e ideologet e urrejtjes islame dhe Vampiret qe kenaqen me show-n qe i tregojn popullit !
    Aksioni i ngjante nji skene filmi .
    Imagjinoni sa te rrezikshem mundet te jene terroristet islamik !!!
    Ska te bej mosha fare sa vhjec ata jane ,edhe sikur te ishin 6-7 vjec ,
    ata perbejne nji rrezik per ameriken dhe njerezimin edhe pse Vampiret i duan ti kene gjithmon pran te tille ,ti sherbejn si aperitiv per ti hapur oreksin . Poshte Terrori -Love Hollivood

    1. shqipetari says:

      Or kerric islamik, te vrasesh njerez te pafajshem, femije ,gra, sportiste ne emer te allahut eshte krim ndaj njerezimit.Ndoshta ty te ngjason me nje cfaqje hollivudiane ose nje film…urrejtja nuk te lejon te kuptosh se ishte ngjarje reale dhe e programuar nga krimbat islamike.
      Kete lloj aperitivi islamik nuk ka qenie njerezore qe e kaperdin.
      Pergjigjen ata e meritonin `: gjueti ndaj minjve burracakeve islamike deri ne zhdukje.

      1. koli says:

        Ik andej ore pizeveng!

  13. fieraku4u says:

    PO GEZONI BUDALLENJ, SE U DESH NJE USHTRI E TERE ME POLICE, FBI, CIA, ATF, STATE POLICE, DHE SHERBIMI SEKRET ETJ….PER TE KAPUR NJE 19 VJECAR.

    AI DUHESH KAPUR QE NE TENTATIVEN E PARE KUR U VRA VLLAI TIJ, E JO TI SHPETONTE KETYREVE QORRAVE.

    GJITHSESI U KAP.

  14. dfbvdf says:

    Ska shperblim me te madh per policine, se nje falenderim i tille nga qytetaret.

  15. Populli says:

    Sa popull i trembur jane edhe keta bythpambuket e Amerikes! U terrorizuan nga nje njeri i vetem.

  16. Çeçeni says:

    C paskan qene këta Çeçenët.
    Si këtu, si në Amerikë.
    Kafshët s’bëhen njerêz kurrë!!

  17. BAY AREA Ca. says:

    Qytetaret dhe policia e USA bashkepunojne se kane te parin Kombin Amerikan dhe Zoti u a ka shperblyer. Eshte shteti me demokracine me te mire ne bote, nuk ka udheheqes te perjetshem sic do Faraoni (FIRAUNI) Sali ketu tek ne. Ndjeshmeria dhe solidariteti i Amerikaneve eshte nga me te paparet ne bote. Ky quhet shtet dhe jo sulltanat Z. BISHA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje