“Ish-dhëndri ynë ka 12 vjet që e torturon vajzën. Katër herë ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pas të rrahurave me rrip mesi. Edhe policia e di, e ka shoqëruar disa herë në polici për ngacmim të dy grave në lagje, por ka dhënë para e ka dalë. Prej 10 vjetësh ka lidhje jashtëmartesore, ndërsa ka edhe një fëmijë ilegal, vajzë, me të dashurën e tij, një grua e divorcuar që është nga Skrapari. Ai duhet të kalbet në burg, jo vajza jonë Nora, që ka 12 vjet që rrihet prej tij”.
Kështu është shprehur Diliko Sadikllari, nëna e Leonora Zaçellarit që plagosi burrin me 4 plumba, më 17 prill, në banesën e tyre, në lagjen numër 17 të Durrësit.
“Ishte ora rreth 4 e 30 minuta, vajza më vjen me vrap këmbëzbathur me një pistoletë në dorë e hyn në derë të shtëpisë. Ishte e nxirë nga sytë, e tmerruar, dhe sa hyri brenda, më tha: “Nënë, e vrava para se të më vriste”. E mora brenda, dhe sapo hyri, ka lajmëruar policinë e Durrësit dhe u tha që, ‘kam vrarë burrin’, tregon nëna për “GSH”-në.
Diliko rrëfen se, “Atë ditë dhëndri kishte dalë herët në mëngjes dhe një telefon e kishte harruar në krevat. Ishte telefon që e mbante fshehtas Norës. Gjatë ditës, ndërsa ajo ishte në punë, e kishte marrë vazhdimisht një femër në telefon. Ishte dashnorja e Përparimit, dhe kjo i kishte thënë që ta linte rehat, bashkë me burrin, se kishin dy fëmijë. Kur kjo erdhi nga puna, i shoqi e priste me pistoletë në dorë. Ishte bërë si bishë, e kishte rrahur sa i ishin zënë sytë vajzës dhe bridhte me pistoletë në dorë në shtëpi, duke e kërcënuar se do ta vriste. Kishte ndërruar mendje dhe i kishte thënë që do t’ia merrte jetën me ngadalë, dhe ishte drejtuar për tek kuzhina, duke e lënë për një moment pistoletën të mbushur mbi tavolinën e sallonit”, të cilën e ka marrë Leonora dhe ka qëlluar mbi bashkëshortin.
Ajo tregon se,”Kanë 12 vjet që grinden me njëri-tjetrin, sepse ai, që kur erdhi prej fshatit zuri dashnore. Katër herë janë ndarë, por ne tri herë nuk e pranuam vajzën në shtëpi. I thoshim ‘ik tek familja jote’, se vetë e kishte marrë. Një vit më parë e rrahu vajzën me rrip pantallonash, sa e këputi në tri pjesë në kurriz të saj. Vajza filloi edhe procedurat e divorcit. Por nipi im 13 vjeç i bashkoi dhe Përparimi i kërkoi falje. I tha që e kishte mbyllur të gjithë çështjen me dashnoren dhe vajza i dogji letrat e divorcit. Pastaj, nisi sërish ta rrihte e ta kërcënonte. Vajza, edhe në verë ikte me mëngë të gjata në punë, nga shenjat e dhunës së tij”, teksa nënvizon se “Ka tetë vjet me atë, kanë edhe një fëmijë, duhet të jetë nja pesë a gjashtë vjeçe vajza. U thotë fëmijëve që, ‘ju keni edhe një motër, do të vijë dita që do ta njihni edhe atë’. Vajza i ka parë disa herë bashkë.”, rrëfen ajo.
Diliko kërkon mbrojtje për të bijën ,pasi e cilëson si viktimë të dhumnës që ushtrohej nga bashkëshorti ndaj saj,/A.XH
Rrefim tejet i dhimbshem.
Per mua,i lumte dora Nores qe e qeroi perbindeshin dhe shpetoi veten nga vdekja e sigurte dhe djalin e saj nga nje jete pambarimisht poshteruese.
Mire ja ka ber po se mora vesh a ka vdekur, nese jo per mua me mire te mbetet sakat qe te vdesi pak nga pak. Si ky plehre ka me shumice ne Shqiperi, fal demokraleshit qe gezojne nen udheheqjen e partise sone te “dashur”. Po ti moj nene me mire ta kishe vrare vet ate plehre kur shikoje vajzen ne ate gjendje.
Nora te lumte dora, merrin shembull edhe ju vajzat tjera me kete gjest te Nores.
O legena njerez!
Mos u martoni ne qofte se doni t’a kaloni jeten me kurva,se dhe beqar edhe i martuar s’mund te jesh,se ndryshe do e besh jeten tende mizerje,dhe do ju a nxish jeten familjes tende.Po ku ka krim me te madh ne bote se t’ua kthej prindi shpinen femijve te tij.Nuk e harroj kurr ,kur isha ne 8-vjecare kisha nje shok klase dhe e shoh nja -dy-tre here duke qare,dhe afrohem dhe e pyes,perse po qan,cfare te ka ngjare,dhe ashtu duke ju marre goja nga te qaret me thote <>,po pse e pyes une,dhe me pergjigjet <>.Nuk e harroj kurre ate histori te dhimshme me ka ngelur ne mendje per jete.
Njerez shkerdhata qe vene interesat e mishit te vet,para familjes!Do Zoti kjo e gjora nuk ben asnje dite burg!
sa per sqarim ne drejtim te komentit tim qe kam bere pak me lart.Aty ne thojza mungojne dy fjali qe une i kam shkruar te plota,por tema nuk i ka nxjerre.Ne thojzat e para fjalia eshte;po me ndahen mami me babin, ndersa ne ne thojzat e dyta, eshte;sepse babi tradheton mamin,dhe shkon me femra te tjera.
Ne bote fatkeqsisht ka shume krijesa qe vetem pamjen kane njerzore se nga formimi mbesin ne rangun e kafshes. Pra fillimi mund te kishte qene o kafshe me pamje njerezore.
Eshte e vertet se shume njerez udhehiqen nga instikte dhe epshe shtazarake, keto lloj krijesash nuk kane aftesine te gjykojne se ne momentin qe martohesh behesh nje me bashkeshortin, dhe kur ke edhe femije bashkeshorti dhe femija jane prioriteti i jetes, gjithçka tjeter eshte sekondare dhe ne funksion te familjes dhe mirqenies familjare. Sa njerez kane aftesine t’a analizojne dhe gjykojne ne menyre te tille? Shprsoj qe kushdo gjykates qe gjykon kete rast te udhehiqet nga evidenca dhe racionaliteti njerezor.
Lagjja e re!
Komenti yt eshte shum i sakte,nuk kam c’ti shtoj tjeter,se me te vertet jane kafshe me koke njeriu.Tradhetia ne familje eshte njesoj sikur familja jote te jete ne hasmeri,dhe ti te behesh me hasmin, dhe per hir tij t’i ngulish thiken pas kurrizit familjes tende.Nuk do shume shkence t’a kuptosh nje gje te tille,po kujt do ja thuash, lopeve te egra? Sa vlere ka nje njeri qe nuk e shte i zoti t’a doje familjen e tij,dhe t’i mbaje bese deri ne vdekje? dhe ne fund te gjitha poshtersit i paguajne femijet e pafajshem.NJEREZ QE I BEJNE HIJE TOKES KOT.
Nuk ka pse nderhyn zoti hic.
Kjo vajza duhet te fitoje pafajesine e menjehershme.
Eshte vitkime e abuzimit dhe e dhunes.
As e masakroi as e denigroi, vetem u mbrojt nga rrahja dhe demtimi qe po i bente kafsha.
Eshte thjesht vetembrojtje dhe pike.
Maskarenjte e ligjit duan te shpikin kriminele dhe merren me femra te mjera dhe te pafuqishme.
Denoni burrin, ai te veje ne burg per abuzim dhe rrahje.
C’shoqeri dreqi jemi!
Rreh gruan per 12 vjet dhe familja e saj bejne indiferentin!
“Kater here jane ndare dhe ne i thame ‘ik te familja jote'”!!!
Dmth familja e dinte se c’hiqte vajza, dhe ishin dakord mjafton te mos u kthehej ne shtepi!
Kush duhet denuar ketu?!!
Epo une them te gjithe pervec vajzes se gjore.
Te nderuar komentues gjykoni me mendje te ftohte , shume ju flet goja para mendies , por llogjika na thote se burre apo grua me zor nuk mbahet , respekti e besnikeria jane reciproke , sot keta burra e gra jane hapur si vaj ne lakra thote populli , dhe kjo nene ka fajet e saj qe e trajton krijesen e saj si mall te shitur , prinderit mendojne deri ne diten qe mbyllin syte per femijet e tyre dhe kur i kane te martuar qofshin te pasur apo te varfer , mungon pergjegjesia morale sot ne raportet prind-femije dhe femije-prind , kjo nene dhe te tjerat me te njejtin fat pse i lene vajzat e tyre ne poshterimin , skllaverimin , dhunimin nga te ashtu quajtur dhendurre ( jo bashke short )kodoshe ? varferia nuk eshte justifikim por shmangije nga pergjegjesia familjare , keto lloj çiftesh quhen stan me lepuj , mjere femijet viktima te ketyre dykembesh pa tru .
Kjo grua eshte kapedane. Ja ka bere mire atij qaifiri qe e ka qelluar ne ate vend. Plehra si ai nuk duhen te jetojne.
pune korrakesh.cmund te presesh nga keta gyzelat e erdoganit.
Si ka mundesi moj ti Diliko u kujtove te mbrosh vajzen tende pasi ajo zgjidhi vet ate cka hoqi kaq vite nga duart e ktij maniaku perbindesh! Ska nevoj or “mergimtar” tu flasesh me kultur ktyre lloj prinderve qe shohin bythen e tyre e nuk ju dhimset femia qe pollen e riten !Rober paragjykimesh dhe sjellje cnjerzore ndaj kesaj gruaje viktim ku nuk ka ku te gjej mbeshtetje ! E tani do fillojn hetimet, gjyqet (me, apo pa paramendim ) qe i mori jeten (ishalla) nje kafshe me ftyr njeriu ! Si esht e mundur qe egziston nje familje e till dhe viktima (gruaja) perpelitet kaq vjet ne duart e ktij krimineli ! O Zot si u shperbe kjo shoqeri qe i mungojn “leva” per te mbrojtur e zgjidhur kto raste ! Epo te qifsha demokracin dhe ate qe mban ate, me kte llum qe pruri mbi ne !Mjerim ,vaferi,padrejtesi,krim, hajni,korupsion,pasiguri….Kto jan “frutat” e fresketa e pa hormone qe po vjelim !Shohim neper gazeta se cfar bejn personazhet e big brodher ,lexojm se si u nda nje bukuroshe nga nje bukurosh e cmendojn ata per njeri tjetrin , sa kile mori dhe me cilin po shkerdhehet ish missi, dhe ju o gazetar nuk merni mundimin te gjuani e te ekspozoni me shkrimin tuaj,i cili ka boll forc ,raste te ksaj natyre qe nuk ka pak ne kte shoqri sot te infektuar nga ky ndryshim ! Ky lloj imoraliteti ,i pazakont per mentalitetin ton qe vjen nga nje diktatur ku kto raste nuk egzistonin,duhet luftuar me ligje te forta qe te ruajm familjen dhe femijet tan
Duke pasur parasysh se cfare injorance e ka kapluar popullin shqiptar meshkujt ne vecanti me shume, poashtu edhe femrat sic thuhet ne fjalet popullore ne qoft se kudra e luan bishtin qent i shkojne mbrapa,andajkur buri nuk e do gruan me mire ti jape divorcin poashtu edhe vajza kur nuk e do burin me mire ti tregoj edhe td kerkoj ndarje e jo ne kete rast vuajne edhe familjaret e tyre poasgtu edhe femijet andaj ne radhe te pare une mendoj gabimin te femrat si mund te dashurohen tek nji person i martuar apo si mund te rine me ate person te cilin e dijne se ka grua dhe familje si nuk ju vjen gjynah qe te shkatroni familjet qe femijet e ryre do te ju mallkojne tere jeten,meshkujt jane si qente kush ju del perpara ja futin po eshte gjithcka jashte normave morale e fetare si nuk ju vjen turp njiher duke pasur gra neper shtepiat e tyre shkojne me te tjera te cilat e kane te ndalur si me kanun si me ligj e poashtu edhe me fe.andaj qe mos te harojme se allahu i madherishem na ka mesuar se si duhet te jetojme na ka mesuar ku te dy gjinite jane te barabarta para allahu dhe tradhetin bashkeshortore dhe keqtrajtimet e saj ka percaktuar ferin dhe se cdo gje tjeter eshte e kot mos haroni vdekje se gjithmone ne cdo moment ne cdo sekonde e keni mbi kok andaj duani grate juaja afrohuni artyre perqafoni kerkoni falje se pari ndaj grave e pendohuni para zotit se nuk e dini kohen e vdekjes prandaj mos vdisni pabesimtar dhe tradhetare ndaj familjes dhe femijeve tuaj.femra eshte e shenjte ne te githa aspektet andaj islami dhe muhammedi a,s na ka mesuar se si duhet ti trajtojme grate duke i dhene vlere shume te madhe ne edukimin e shoqetise dhe familjes
PO NE BURG DUHET FUTUR AI DHE JO NORA. NORA ESHTE VIKTIMA E VERTET NE KETE HISTORI. ESHTE PER TE ARDHUR KEQ E SHKRETA, QE JETA I ESHTE NXIRE KAQ KEQ.
Kjo historia qe ka thon plaka eshte thjesh “mbulimi i pistoletes” Vajza ka pas dashnor dhe djali ska pas faje fare!
Kueva te vret naten e te qan diten! Kue e paska trajtur kaq keq ky djal:- pse ndenji kaq vite kjo vajaza! Asje nuk te mban me dhune sote!
Mos flisni kot kue nuk e dini historin!
Hajdeni pyesni ketu ne Durres Lgj 17 dhe pastaj komentoni!
Plaka normal qe do e zbukuroj historine se do justifikohet PISTOLETA!
Kan zbrit kafshet nga mali por ska me bar se e kan bo beton kenten