Sorrat fluturojnë lart

29 Prill 2013, 19:23Blog TEMA

Nga Artan Mullaj

Kur në vitin 2007 Partia Demokratike u frymëzua nga publikimi i fotove nudo të kryetarit të opozitës, pa filluar ende ekstaza, blofi i trokiti në derë. Më e pakta do të ishte që pësimi ta bënte mazhorancën të kuptonte se duhej të frenohej në përkushtimin mizor të përballjes me çdo kusht dhe me çdo mënyrë të Edi Ramës, por kjo gjë nuk ndodhi. Atëherë e hodhën lajmin e lakuriqësisë në erë, si të qe një skifter në qiellin mavi të poshtërsisë së gjërave, por skifteri iu kthye pendëgjakosur në duar, për t’i ndotur ata vetë. Edhe “nudo”, Rama e rifitoi bashkinë! Por kjo asnjëherë nuk iu bë mësim demokratëve. Sulmi, përbaltja, shpifja, mjegullnaja, provokimet, të gjitha këto kanë qenë në themel të strategjisë së tyre. Akuzat qukapikëse të lejeve të ndërtimit, “pallati i Lindës”,  “rrugaçëria urbane”, me të cilën, mazhoranca ka përfolur në kor familjarët e Ramës, këtej jetës dhe andej, përsëritja e neveritshme e tyre, janë pjesë e kësaj strategjie. E gjithë artileria e rëndë e akuzave dhe shpifjeve breshëron pa pushim kundër tij. Edhe incidenti i provokuar së fundmi në Vjenë me djalin diplomat të një kryediplomati, nëse jo gjë tjetër, duket se ka pasur të njëjtin qëllim: të baltosë, të poshtërojë, të provokojë kryetarin e opozitës, për të krijuar akses, për të fituar vëmendje e sidomos për të prishur imazhin e tij. Nga një ambient diplomatik, prej ku lajmi shpërndahet me furinë e shqiponjës, e sidomos nga një vend i huaj perëndimor, çdo provokim merr flakë. E ndezi vetë Saliu: “Shqiptarë, Edi Rama është një pasojë instinktesh të egra e rebele. Ky njeri nuk ka në kontroll veten e tij. A mund t’i besohet Shqipëria këtij njeriu që fyen e godet pa mëshirë një diplomat engjëllor. Dhe cilin? Një personalitet që bashkë me djersën kullon fisnikëri dhe histori me shumicë? Barbari Rama i shkuli veshin, e fyeu, e goditi, e poshtëroi vetëm se biri diplomat i diplomatit të Saliut e pa drejt e në sy si qengji i pafajshëm ujkun e frikshëm, për t’i thënë të vërtetën”- (Kështu, në fakt, do ta kishte përshkruar nga Parlamenti Saliu ngjarjen në Vjenë sikur të kish ca më shumë talent në krijimin e metaforave).

Dhënia llogari së ardhmes për vjedhjen, lodhjen, dëshpërimin, shkatërrimin dhe varfërinë që u ka shkaktuar shqiptarëve, është e pashmangshme dhe prandaj pushteti i Berishës, që e ka kuptuar këtë gjë, është më shumë se kurrë në panik. Strategjitë e përsëritura të përbaltjes janë dëshmi e kësaj. Oborrit të Saliut si ka mbetur veçse në vend të politikës shterpë, që nuk e ngjiz më asgjë, të bëje regjizime. Të krijojë dhe nxijë skenarë. Të provokojë përshtypje. Ta shpërqendrojë, të gjejë mënyra artistike për të zbehur vëmendjen publike në periudhën e afshit elektoral. Të frenojë trendin e saj. Lejet, pallati, incidentet, origjina. Por a është e mundur të kesh në kontroll shpirtrat që janë rebeluar kundër teje? Është si të duash të fshish me një urdhër shkollor dashurinë e trokitur në shpirtrat e adoleshentëve. Më e lehtë do të ishte t’u fshije atyre kujtesën! A mund të ndalosh qenushin e shtëpisë të bashkohet me grupin e qenve në muajin e afshit, duke i afruar kocka a duke i fishkëllyer? Jo!

 

KUNDËRSHTIA PUBLIKE NDAJ BERISHËS SOT ËSHTË KTHYER NË NJË HISTERI!

Ajo që është e paqartë, por jo befasuese, është pra rutina e pamposhtur e pushtetit për të mos mësuar kurrë nga gabimet e së shkuarës. Dështuan në 2007 kur me fotot lakuriqe të Ramës dolën lakuriq, më shumë se ai në opinionin publik dhe nuk vunë mend. U shfaqën dalë boje me kështjellën prej rëre të lejeve të ndërtimit. Pështynë vetveten me pallatin e Linda Ramës dhe tani, me incidentin, po shqyhen në një aktrim të shëmtuar në një sallë që ndryshe nga ç’presin, do t’iu boshatiset më keq. Të jenë kaq naivë sa të mos e kuptojnë që kështu po hapin një gropë më shumë për veten e tyre?! Ky naivitet na paska qeverisur kaq vjet?!

Gjithsesi, në një shkrim ku përmenden shpendë nuk mund të mos përmendësh Spahiun. Jo për shkak se krenaria e shqiponjës ngjason me urtësinë e Spahiut dhe anasjelltas, jo se urtësia e Spahiut ngjan me egërsinë e një sorre, apo me brishtësinë e një harabeli. Spahiu sot përmendet për mënyrën si hyri dhe bën politikë. E filloi mirë, e vazhdoi qetë, e mbylli vrazhdë. Mënyra si hyri në skenë ka vërtet diçka prej shqiponje. Shkulmin, furinë, kauzën. Shqipja përfaqëson kauzën e lirisë së kaltër, Spahiu u qas me kauzën e patriotizmit që duhej zgjuar dhe me kauzën për të shkulur Berishën. Por për fat të keq, kjo e fundit nuk duket më e tillë. Prandaj disa e quajtën sorrë shqiponjën e beftë të Spahiut. Dhe sorra në këtë rast nuk mbart simbolin e dobësisë, por të pabesisë. Jo rastësisht vendimi i fundit i AK-së për të mos qenë në frontin opozitar, ka ngritur dilema. A ishte i lirë Spahiu të zgjidhte me lirinë e plotë të një fluturimi kauzat e tij, apo s’ka qenë veçse një kanarinë kafazi që Berisha synoi ta përdorë kundër Edi Ramës, për t’i ngrirë buzëqeshjen në buzë opozitës, në zgjedhjet e 23 qershorit? Nëse po, Saliu meriton një OSCAR.

E supozuar si skenar i Berishës, logjika ka këtë rrjedhë: së pari duhej tërhequr vëmendja publike dhe duhej fituar besimi i njerëzve. Krijimi i një kauze do t’i shërbente më së miri kësaj. Spahiu i afrohet si një kalorës i Trojës opozitës, mbledh me sukses shqiptarët rreth kauzës që ka krijuar, krijon një frymë, spikat në sondazhe, në fund bëhet faktor, sa me nacionalizmin vulgar, aq edhe me mllefin metaforik kundër Berishës. Për të qenë edhe më shumë i besueshëm, e shan me rrënjë e me degë politikisht këtë të fundit. Bën paktin e nevojshëm, diversionon deputetë të sqaruar mirë në radhët e opozitës për rolin që do të kenë sapo ora të vijë. Dhe pastaj do ta ruajë momentin kur opozita të jetë bërë tapë nga pija e fitores së përbashkët për ta goditur pas shpine. Dhe pastaj, sorrat, bufat dhe qyqet e Saliut do ta pushtonin sërish qiellin shqiptar.

Por nëse nuk është i tillë, një skenar, vështrimet bien sërish mbi Spahiun. Nëse jo një shqiponjë, nëse jo e jo një sorrë, çfarë mbetet të jetë. Në njërin prej komenteve të shumtë në blogjet zhurmuese të shqiptarëve, dikush e ka quajtur Kreshnikun një harabel në dritare. A është i tillë? Votat që do marrë në 23 qershor do ta ndriçojnë më së miri, me një milion qiri drite këtë gjë.

32 komente në “Sorrat fluturojnë lart”

  1. Mali says:

    I ngriu vertet buzeqeshja ne buze opozites!

    1. holigesa says:

      @Mali
      Nuk i ngriu buzeqeshja opozites. Ajo eshte me e forte se kurre, me e qeshur se kurre sepse ka mbeshtetjen e te gjithe shqiptareve tek te cilet ka ndezur shpresen per rilindje dhe per rimekembjen e Shqiperise. Per pak dite do vije dita e shumepritur per ta rrezuar njehere e mire diktatorin e fundit ne Shqiperi.

      1. fl says:

        Kur Sali Ram Berisha te shporret nga politika (se edhe ne opozite eshte njelloj i demshem per vendin) do kuptoni se sa energji pozitive do clirohen dhe se si do ndryshoje ky vend brenda pak vitesh, jo thjesht ne shifra. Vetem kur Berisha te qerrohet nga politika demokracise do ti lind nje shans.

    2. marjoni says:

      Spahiu mendoi se do te konfondonte me retoriken e tij nacionaliste popullin opozitar te zhgenjyer nga kjo qeverisje qe ka mbjelle vetem varferi e vuajtje nder shqiptare, por nuk ia arriti. Per faktin e thjeshte se vertet shqiptaret jane patriote, por nuk kane mbetur prapa vetem per ceshtje patriotizmi, kane mbetur prapa nga mungesa e shtetit legjitim qe te jete ne sherbim te qytetareve.

    3. Teddy says:

      E meriton Saliu nje Oscar sepse ka qene i pashembullt ne histori per te krijuar skena dhune, terrori, te gjeje menyra pafund per te larguar vemendjen e elektoratit nga shkaterrimi dhe varferia qe u ka shkaktuar.

    4. Pilo Lala says:

      Kush eshte ne gjendjen e Berishes e kupton qe ai lufton per te mbajtur gjalle femijet dhe veten.
      Por te gjithe ata qe e ndjekin kujtojne se mbrojne shtetin…..
      Te gjithe e pane Prendin me LLupon si ishin tulatur mbrapa “kafazit”.
      Te mos kujtoje ajo Sekretarja e Xhozit qe eshte ne KQZ se do shpetoje…

    5. aleks says:

      Partia Socialiste me ne krye Edi Ramen eshte me e forte se kurre.Nuk ekziston mundesia qe Spahiu nje sorre i veshur si pellumb te arrije percarjen e opozites.Kacurrelsi ben mire qe te behet gati ne vajtimin e humbjes se vet si figure politike qe si nje njeri i moralshem qe kerkon votat mbi idealimzin etnik.

    6. aleks says:

      Shtetasi Spahiu shtetas i shtetasit Berisha jane nje grup shtetesash qe loja e tyre eshte mese e kuptueshme nga te gjithe qytetaret Shqipetare qe jane te ngopur me Shtetesin e ketyre Shtetasve

  2. Historia e Kalit te Trojes eshte e paperseritshme, aq me pak nga amatoret si Spahiu. says:

    Spahiu bashke me Saliun mendoi se do t’ia hidhte shqiptareve me kauzen e tij nacionaliste. Saliu kujtoi se dinakeria e tij do t’i ecte per ta futur Spahiun ne radhet e opozites dhe per ta mbajtur ne pushtet pas 23 qershori. Por nuk mund te ishte pjese e opozites kjo parti qe e vetmja gje qe ofronte ishte fryma nacionaliste, nuk i mban kjo gjalle ne jete shqiptaret.

  3. e verteta lakuriqe e deshtimeve te berishes. says:

    Berisha nuk mund te fshehe te vertetat e deshtimeve te tij qe jane aq lakuriqe, me lakuriqe se fotot qe ai publikoi.
    Ai ka deshtuar ne krijimin e nje shteti demokratik, legjitim, ne sherbim te qytetareve, ai deshtoi ne integrimin e Shqiperise ne BE, ai deshtoi ne arsim me reformen altertekst, ai deshtoi ne gjyqesor duke e shnderruar ne sherbim te pushtetit, deshtoi ne legalizime, nuk pati sukses absolutisht ne asgje.

  4. rafael says:

    po e ndjen humbjen saliu dhe spo i vjen mire dhe po shpif sa e mundin per ramen por nuk do ja dli dot sepse rama do behet kryeminister i ketij vendi dhe sala do kthet perseri andej nga ka ardhur

  5. cuni fierak says:

    shpif sa te duash o sal po e ndjen humbjen eee po sa here ke shpifur blof kane dale si ne 2007 por edhe tani o malok e prishe shqiperine me shpifjet e tua

  6. ti ke deshtuare qe ne filim o sal e tani do deshtosh prape me kete shpifje qe i ke bere rames ngri sa komisione te dush poai eshte i pafajshem

  7. shpif sa e duash o berish po fundi jot dihet ku e ke bashke me shpifaraqet e tu

  8. ANJA says:

    Bravo Artan nje shkrim shume i mire….

  9. ARSI says:

    U be legjende pallati i familjareve te Lindes, po per pallatin e kunatit te tij pse nuk flet Basha?

  10. ANJA says:

    Ja me ne fud te gjithe e kuptuan se kush ishte Kreshnik Spahiu ne te vertet….jo shqiponja qe pretendon ai, por sorra e Berishes…..

    1. withers says:

      Tha Edi sorre dhe te gjithe ithtaret e tij si ne korr vazhdojne me kete epitet. Po gjeni nje tjeter more shqiptare..apo si lideri edhe ju..Ah turme, turme..kujtoni se do fitoni gje me Edin..

  11. Arbenita says:

    Do ta kuptoje Kreshniku se eshte thjeshte nje sorre e tashme qe i iken edhe mjaft mbeshtetes, eshte nje sorre pende thyer…..do ta kuptoje shume mire kete me 23 qershore po nuk e pati kuptuar ende…….

  12. Plejbojsi says:

    E ardhmja esht me ed romen edhe pse ai asht me i ri se plakaruqi sal germuqi.
    Dhesala po shef funding e tij,kur I pergjunjur para ed lakuriqit do ja thithi me gojore shpelle.
    Apo nuk i esht bo edhe goja gati sals tash qe i kan ra dhomt!

  13. ARSI says:

    Sorre e kaluar sorres na doli ky Kreshnik djali…..

  14. ARSI says:

    Po nuk ka per te fluteruar larg, se as nuk i zgjati shume fluturimi te shkretit vetem dy vjet…..

  15. tri-tri says:

    Spahiu nuk eshte sorre por nje kreshnik i vertete, sorra jeni ju qe jeni ne pritje te lepini ndonje kocke te qelbur nga beteja e 23 qeshorit bashke me hienen Edi Rama palloshin e politikes shqiptare.. jeni ata qe nga dy te keqia dhe nje te mire, zgjidhni te keqen …

  16. Anja says:

    Po Berisha dhe lolot e tij nuk dine gje tjer o Artan, thjeshte te shajne dhe te hedhin balte mbi Edi Ramen e Opoziten,,,keshut e menojne politiken ato, sharje dhe ofendime, jo pune…..

  17. ARSI says:

    Tri-tri qe Kreshnik Spahiu eshte sorre kete e deshmuan edhe mbeshtetesit e tij te larguar me indinjate sepse ai u kishte kerkuar 100 mije euro per tu vene emrin ne listat e deputeteve..ok

  18. Arbenita says:

    Ashtu e kishte pershkruar ne ate komision te felliqur hetimore te ashtuquajturin incident i Vjenes….Dhe kjo tregon friken qe ka Berisha nga humbja dhe nuk po ti se nga te kapet me me opoziten e Edi Ramen…..

  19. ANJA says:

    Qe kur Edi Rama ka hyre ne politike berisha vetem ka shpifur per te , e ka shae e ofenduar sa here ka hapur gojen per te fol ne nje miting elektoral, e madje edhe me femije, nxenes shkolle te ngritu nga bankat e shkolles per ti mare neper mitingje……..

  20. ANJA says:

    Cfare nuk ka llomotitur per jeten e tij private, deriaty ka arritur shpirteligesia e tij sa te merej edhe me te ndjerin babain e tij…kjo eshte fytyra e vertet e Sali deshtakut……..

  21. Antigoni Kuro says:

    Forcen AK-se e treguan fare mire sot ata sekretare te larguar.Ato kushte dhe ai vendim i Kreshnikut skane qene vecse personale,nje gabim prej te marri qe do ti kushtoje shuarjen si parti por cfare te mbjellesh do korresh z.Spahiu.Keq me vjen per ata njerez te zhgenjyer qe besuan vertet ne kauzen e AK-se por ketu ekziston vetem nje kauz madhore “Ikja e Berisha sh.p.k nga pushteti”
    Per sa i perket incidentit Vjenes,komplet medioker,komisioni medioker,keto deklarata,kjo vemendje ne media,kjo vemendje ne parlament tregon marrosjen e partise ne pushtet.Per te ardhur keq jashte cdo horizonti te mendjes!!

  22. Delli USA says:

    Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo,ky eshte Spahiu,saktesisht nuk ka per te mare asnje deputet,por disa mijra vota mundet,per aresye se ne Shqiperi fatkeqesisht nje pjese e te rinjve jan te pa lecitur.

  23. e verteta says:

    Shkermoqja e AK-se dhe Spahiut, ishte disfata me madhe qe Berisha ka pesuar keto 4-vitet e fundit.

    Kalit te trojes (prodhimit origjinal te Berishes), i kane dale tashme breket ne shesh. Ky ishte nje zhvillim jashtezakonisht pozitiv per te ardhmen e Shqiperise.

    Sinqerisht me behet shume qejfi, qe me ne fund Shqiptaret nuk jane me ai popull bageti dhe injorant, qe disave ju pelqejne ti pershkruajne!

  24. ali says:

    Sorrat,laraskat fluturojne lart,por kurre nuk e arrijne lartesine e shqiponjes.Kush eshte shqiponja a e

    gjeni dot ???.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje