Në këtë kohë fushate parazgjedhore, kur kryeministri po pret për të disatën herë fjongo “kinezi” për rrugët gjysmëgjysmake që promovojnë vdekje, dhe po inauguron investime imagjinare para të cilave dorëzohen edhe vetë halucinacionet, m’u kujtua një histori personale.
Personale jo me kryeministrin (edhe pse të gjithë shqiptarët kanë diçka personalisht me atë), por me klonët e tij në parti e qeveri. Ata që në Tiranë me të drejtë bredhin me fuoristrada, sepse “mjetet” e tjera më praktike që u mbathen këmbëve, i kanë lënë diku. Mos u hutoni e turbulloni me këtë fjali të fundit, ashtu siç bëni kur dëgjoni deklarimet e kryeministrit, se kjo histori ka nisur 100 vjet më parë, për t’u përsëritur çdo katër vjet…
Shumë elementë të organizimit të fushatës zgjedhore 2009 në Qarkun e Dibrës u kopjuan nga fushata e Qarkut të Korçës. Kjo nuk u bë pse kandidati i Korçës ishte ministër e kandidati i Dibrës zv.ministër i Financave. Ministri ishte Sekretar i Përgjithshëm i PD dhe mënyra si ai e bënte fushatën ishte modeli më korrekt për t’u kopjuar. Si njëri nga organizatorët kryesorë të fushatës së PD, do të merrem në vijim me një nga komponentët e kësaj fushate (2009), premtimet për investime.
Ish-profesor i analizës, Ministri i Financave i kishte për zemër, si duket, tabelat dhe grafikët. Unë mora menjëherë një kopje të materialeve të fushatës së Korçës. Tabela të punuara me shifra e grafikë kuq e blu. Të paraqitura në mënyrë analitike, vizualisht kolonat blu, përndryshe investimet 2005-2009, mbizotëronin mbi kolonat e kuqe, që përfaqësonin periudhën 2001-2005.
I mblodha me shpejtësi të dhënat për Dibrën, Bulqizën e Matin për të dyja periudhat (2001-2005 dhe 2005-2009). Unë punova direkt mbi tabelat e Korçës, veç po ndryshoja shifrat e kështu mbarova punë shpejt.
Mbarova punë, por nuk na hyri në punë. Nuk na hyri në punë se roli krahasues që duhet të bënin grafikët kishte efektin e kundërt. E kuqja dhe bluja, në çdo grafik, më dolën veç njolla e nganjëherë për ca komuna, asgjë hiç.
Për të sqaruar edhe njëherë fjalorin teknik të përdorur më lart: Grafikët krahasonin investimet e kryera nga qeveria e 2001- 2005 me ato të qeverisë 2005-2009, të drejtuara përkatësisht nga Fatos Nano e Sali Berisha.
Për Dibrën ishin njësoj, si njëri, si tjetri, që atëherë e ky duket si të ishte sinjali që pas 2009 do bëheshin bashkë, siç edhe u bënë.
Zgjedhjet u bënë. Korça 50%, Dibra 68%. Ministri u bë prapë ministër dhe zv.ministri kaloi prapë zëvendës, por tashmë i një ish-ministri. Formulë e vjetër e Berishës kjo e ndarjes së posteve në përpjesëtim të zhdrejtë me rezultatin e zgjedhjeve. Megjithatë, ja ku vijnë zgjedhjet e tjera. Vjen dhe koha për grafikë të rinj.
Nuk e di se çfarë shifrash do hedhë nëpër tabela dhe si do i dalin grafikët z. Bode kësaj radhe për Korçën. Gjithsesi, një kolonë blu do i dalë diku andej nga Devolli, se ka dhënë një mal me para për ndërtimin e asfaltimin e rrugës për Rakickë. Për të tjerat nuk besoj që e vret më mendjen.
Po Dibra? Paratë e planifikuara për Rrugën e Arbrit, që u premtua së do mbaronte me 2012, kaluan për financimin e një projekti tjetër, për të cilin ishin bërë llogaritë gabim (siç deklaroi KM para ca muajsh). Asnjë lopatë dhe’ nuk është hedhur në rrugët komunale, nëpër të cilat jo makinat që iu janë shkatërruar banorëve, por edhe vetë njerëzit duhet t’i hapin mirë sytë ku hedhin këmbën.
E kush nuk e beson këtë të fundit, i uroj që të mos i ngjajë ndonjë fatkeqësi nga Lura, p.sh, se për turizëm nuk bëhet fjalë. Rruga nacionale për në Peshkopi është më keq se në vitet ‘30 kur e ndërtuan italianët, të cilët rastësisht zbuluan edhe kromin e Bulqizës.
E meqë ra fjala për kromin e Bulqizës, duke i kërkuar ndjesë ish-miqësore z. Bode, po sajoj një bisedë imagjinare me të:
Unë: – Z. Ministër, ia dhatë rimbursimin e TVSH prej miliona eurosh mikut tuaj që bleu ACR?
Ministri i Financave: – Patjetër, i takon me ligj.
Unë: – Z. Ministër, po Dibrës çfarë i dhatë në 2009-2013?
Ministri i Financave: – Opingat e Sheros i dhamë.
E, kur thotë kështu, nuk e ka fjalën për Sheron nga një fshat i Korçës, që këtu e njëqind vjet më parë rrëmbeu nusen e bukur të një tjetri dhe kur fshatarët e ndoqën, ai iu la opingat e iku. E ka fjalën për një Shero nga fshatrat e Dibrës, që këtu e katër vjet më parë, pasi rrëmbeu votat në Dibër, e bëri nga Ish/zv.Ministër në zv/ish.ministër, i dha një fuoristradë dhe i tha: “Dibrës lëri opingat, se s’kam më”. Çudi, si ardhka historia kështu. Këtu e njëqind vjet më parë, kaluan në Dibër serbët dhe lanë 12 mijë kokë. Pas njëqind vjetësh kaluan në Dibër Saliu me Ridvanin (dy shqiptarë) dhe lanë opingat e Sheros.
mire t’ju behet! votojeni prape se heren e fundit me grafike njesoj dhe prape i dhate 68%! popull (dibra e mbare shqiperia) mjeran!
Shikojani more fytyren tek kjo foto. Kuptoni o pis-milet qe edhe pse dikur keni votuar nje Monster, mos e perserisni me kete menxyre.
Sali Berisha duhet lidhur me zinxhire nje ore e me pare.
kesaj here do lere tangat ?
Te kete pasur valle opinga ky Sherua i Dibres ? Tani po ja fus kot ndoshta, por nga surati me duket tip perversi dhe dyshoj se eshte maniak seksual se ka te njejtin surat me ate tipin qe u arrestua ne Laprake per perdhunimin dhe vrasjen e atij femijes. Une nuk e ve doren ne zjarr por ky Sherua ashtu duhet te jete patjeter. Sa per Dibren me vjen keq zotni qe ke shkruar shkrimin, por kur ka mbetur dhe voton kete Sheruan menderos historine e vet sepse kendej nga anet tona dibranet i kemi pas mbajtur per njerez te zgjuar por qe tani kane mbetur pas opingave te Sheros me duket. Votojeni Sheron edhe me 23 qershor se me qeverine e Sheros dhe Shero perversin do mbesni edhe pa opinga se per rrugen e Arberit puthuni me Milon se Saliu e Shero ju kane lene shendene. Turp qe ka akoma Shero politika ne Shqiperi
Haha e ke fjalen per SHREFEDIN katunarin. Hahahaha burri Dashnies me nji sy ne tavan e nji sy ne sahan.Hahaha i maj men kur silleshin neper rrugt e tirones dhe luteshin si vemje.Jan te paftyr o Hekuran djali.Dikur te lepinin bythen e te luteshin,sot jan be te pasur dhe me pushtet.Asaj qorres i ngeli bytha ne avion.Oj medet i thon ksaj pune me te dhen mend Shrefedin katnari.