U bënë më shumë se dy dekada tashmë që Shqipëria ka lënë pas sistemin ksenofobik të Hoxhës dhe modelin ekonomik që e përfaqësonte atë. Më në fund Shqiptarët shijuan lirinë kaotike të tranzicionit dhe bashkë me të edhe lirinë ekonomike. Një liri, e cila krijoi pasojat e saj duke filluar nga piramidat e deri te miliarderet monopolistë. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, eksperienca e popullit tonë ishte aq e ndrydhur sa që gabimet fillestare mund të quhen të pritshme, edhe pse të qëllimshme.
Sidoqoftë tashmë sistemi ekonomik, edhe pse vazhdon të mbetet problematik është normalizuar. Për të analizuar më mirë gjendjen tonë nuk mund të lëmë pa përmendur idenë ose shkollën ekonomike pas së cilës, sidomos 8 vitet e fundit, është çmendur Shqipëria dhe qeveria e Sali Berishës. E kam fjalën për idenë neo-liberale të tregut, ekonomisë dhe shtetit. Një ide shumë e vjetër për ekonominë tonë të re, megjithatë dominante në shumë vende në zhvillim si Maqedonia, Iraku, Pakistani, etj. Duke ditur që tashmë kjo ideologji është analizuar dhe stër-analizuar do mundohem të përshkruaj me pak fjali. Neo- liberalizmi është një përqasje ekonomike dhe sociale në të cilen ndër të tjerash kërkohet ndërhyrje minimale e shtetit në treg, heqje barrierash dhe rregullash për ekonominë, privatizim total i industrive shtetërore,zgjerim i bazës së taksueshme etj. Në pamje të parë, pas shumë vitesh propagande dhe larje truri masive prej mbështetësve të kësaj ideologjie, çdo gjë duket normale.
Megjithatë pas dekadash mbretërimi të kësaj ideologjie vetëm sot arrijmë të shohim shkatërrimin masiv që ka krijuar ky sistem, i cili është fajtori kryesorë edhe për krizën financiare të 2008-ës. I bazuar në ligjin e xhunglës dhe në ide darviniste të mbijetesës së më të fortit, shoqëria neo-liberale bazohet në vlera denigruese ku humaniteti dhe dinjiteti nuk është aspak pjesë e tyre. Ambicia, konkurrenca, arritja e objektivit me çdo qëllim, individualizmi ekstrem, narcizizmi, konsumerizmi, mashtrimi, gënjeshtra, akumulimi material dhe natyra njerëzore(jo sjellja) janë vlera që tashmë kanë zëvendësuar bashkëpunimin, shoqërizimin, solidaritetin, mundësitë e barabarta, kreativitetin, dhe fqinjësinë e mirë. Njeriu nuk është më qendra e universit, tashmë ai është kthyer në një makineri prodhuese, i cili vdes duke akumuluar sende materiale dhe asgjë shpirtërore.
Problemi kryesor, në të cilin do doja të ndalesha dhe ta analizoja më imtësisht, është pabarazia. Kjo cilësi është tipike e ideologjisë neo-liberale ku hendeku mes të varfërve dhe të pasurve thellohet së tepërmi falë ambientit të favorshëm që krijon kjo ideologji oligarkike. Në çdo shoqëri ku ky sistem është implementuar ka krijuar ndarje të thellë klasore dhe ekonomike. Nga Kili i Pinoçetit e deri te Amerika e Xhorxh Bushit është vënë re një rritje marramendëse e gjysëm-zotave miliarderë të cilët falë heqjes së rregullave shtetërore, privatizimit të pasurive kombëtare dhe monopolizimit të tregut nuk njohin me asnjë kufi. Më në fund edhe Shqipëria ka gjysmë-zotat e saj, nuk kishte si të ndodhte ndryshe, “the miracle of freedom” që solli neo-liberalizmi prodhoi edhe këtu pjellën e tij të preferuar: biznesmenin injorant, gllabërues pasurish kombëtare, monopolist dhe kontrabandist.
Raporti i fundit i VVealth X, një kompani e cila rëndit numrin e më të pasurve në botë raporton që në Shqipëri, 55 multimilionerë zotërojnë 7 miliardë dollarë pasuri ose e thënë ndryshe afërsisht sa gjysma e borxhit publik të Shqipërisë. Në të njëjtën kohë këto përfitime kanë ardhur kryesisht nga shfrytëzimi i pasurive tokësore dhe resurseve natyrore që realisht janë pasuri kombëtare dhe i përkasin të gjithë popullit shqiptar. Ky fakt është i rëndësishëm për tu nënvizuar sepse siç do shohim edhe më poshtë pabarazia ekstreme sjell pasoja tepër të rënda për shumicën e popullsisë.
Për të ilustruar këtë fakt më duhet t’i rikthehem një studimi ndërkombëtarë i bërë nga Richard VVilkinson dhe Kate Pikket të cilët janë studiues me fame botërore në fushën e shëndetësisë. Studimi i tyre dhe njëkohësisht libri me titull “The Spirit Level” është mirëpritur nga kritika akademike dhe është cilësuar si një nga studimet më të rëndësishme të kohëve të fundit. Studimi heton shpeshtësinë e problemeve sociale dhe shëndetësore në vendet e ndryshme dhe lidhjen e tyre me pabarazinë e të ardhurave. Gama e problemeve që ky studim trajton janë nga shëndeti mendorë, dhuna, edukimi, statusi i grave, vdekshmëria e foshnjeve, numri i vetëvrasjeve, përdorimi i drogërave, obeziteti, besimi dhe bashkëpunimi mes popullsisë etj. Me fjalë të tjera trajtohen çështjet kryesore të një shoqërie, çështjet që janë të lidhura ngushtë më mirëqenien dhe shëndetin e mirë.
Përfundimi shokues i studimit shumëvjeçar është që: shoqëritë që kanë hendek të madh mes të pasurve dhe të varfërve janë shoqëri me probleme të mëdha shoqërore dhe shëndetësore. Në këto shoqëri fale problemeve psikologjike të krijuara nga mangësia e statusit, stresi dhe pasiguria shëndeti i popullsisë është thellësisht i dëmtuar. Pjesa me e madhe e popullsisë, falë ndarjes klasore dhe pasurore të krijuar nga sistemi neo-liberal i ekonomisë nuk kanë mundësi të marrin shërbime të nevojshme sociale dhe shëndetësore.
Gjithashtu studimi del në përfundim që në shoqëritë ku ky hendek është më i vogël dhe politikat e mirëqenies sociale janë më të zhvilluara ,popullsia është më e shëndetshme, më produktive dhe me një cilësi jete shumë më të mirë.
Duke pasur një provë shkencore për efektet e politikave neo-liberale dhe pabarazisë që ajo krijon nuk mund të mos shokohemi nga kërkesat e vazhdueshme të qeverisë Berisha për t’i implementuar qorrazi këto politika tashmë shkencërisht të dështuara. Te habit fakti që për kryeministrin tonë nuk është e rëndësishme mirëqenia dhe shëndeti i 98% të popullsisë, por interesat e 55 multi-milionerëve klientë të pushtetit, të cilët përfundimisht po e rrënojnë ekonominë shqiptarë.
Duke qenë që sugjerimet e studimit të sipër përmendur janë qartazi pro zhvillimit te politikave të mirëqenies sociale, mbështetjes së njerëzve në nevojë, përmirësimit të sistemit shëndetësor dhe arsimore dhe krijimin e politikave fiskale për një rishpërndarje më të drejtë të të ardhurave, atëherë zgjidhja dhe zhvillimi mund të gjenden vetëm në implementimin e politikave te majta, të cilat ne thelb janë ilaçi i nevojshëm për këtë gjendje të rëndë të ekonomisë të krijuar nga politikat neo-liberale.
Pavarësisht çdo arsyetimi propagandistik apo parimorë për mrekullitë e politikës së ndjekur nga Sali Berisha, në fund të fundit çdo gjë matet se si ndihen njerëzit. Jam i sigurt që sot pas 8 vitesh të gjithë e ndjejmë që duhet të punojmë më shumë për të fituar më pak, të gjithë e ndjejmë që kemi një të ardhme më të zymtë dhe të gjithë e ndjejmë që jemi të pashpresë.
Prandaj kjo qeveri dhe neo-paçavurja, e cila e karakterizon nuk mund të jetë më përfaqësuese e 98% të popullsisë, dhe një kthesë majtas në drejtimin e vendit nuk është vetëm e nevojshme, por e domosdoshme.
sistemi neoliberal i ekonomise gjunjezoi ameriken simbolin e kapitalizmit dhe jo ne.ekonomia e tregut te lire qe u aplikua ne shume vende te perendimit solli katastrofen ekonom ike qe kemi sot. ky grup milioneresh qe flitet nuk u pasureua nga konkurenca e lire por nga ndihma e qeverive pergjethesisht te djathta ndaj klienteve te tyre per te pregatit pushtembajtjen nepermjet zoterimit te ekonomise prej tyre. xhulio andreoti ka thene se kapitalisti po shkaterron kapitalizmin ,dhe po e con ne falimentim. pa konsumatore nuk ka ekonomi nuk ka treg. e keqja me madhe e jona eshte monopolizimi i ekonomise nga oborrtaret ose kasnecet e tyre. ne qofte se vazhdojme ne shqiperi me kete menyre ekonomike falimentimi do jete i padiskutueshem.
Eshte nje fjali ne kete teks qe e pershkruan koke e kembe karakterin e sales dhe teorise se tij, ne tekst shkruhet : “Njeriu nuk është më qendra e universit, tashmë ai është kthyer në një makineri prodhuese, i cili vdes duke akumuluar sende materiale dhe asgjë shpirtërore.” Ja cfare do te beje sala me ne te na ktheje ne skllever pune dhe te pasurohet sa te mundet ai bashke me shoket e qeverise.
Shume ekonomi te fuqishme (psh SHBA), e kane perdorur kete sistem por normalish ky sistem ka treguar se ka shume probleme pasi fuqizon vetem te pasurit, dhe tashmo shikojme nje kthese te madhe si per SHBA ashtu edhe per vendet e BE qe po e kundershtojne kete teori qe po perdor kryeministri berisha
Eshte e cuditshme sesi populli eshte i ndare, ka nje pjese e popullsise (popullesi e verfer) qe e perkrahe berishen, nderkohe qe berisha i ka cuar ne skamje dhe i trajton e keq se ctrajtonte hitleri cifutet. Vetem ne Shqiperi ndodhin keto gjera.
Sistemi ekonomik shqiptar eshte i rrenuar mire qe eshte perqendrua pushteti ne 55 familje po nderkohe kemi edhe nje ekonomi pa te ardhme dhe pa mundesi per tu rritur, prandaj duhet te bashkohemi dhe ta largojme me voten tone salen, perndryshe beni gatin valixhet se Shqiperia do i shtitet te pasurve dhe te varferit do behen kurban.
Shqiperia nuk do perfundoje ne duart e te pasurve jooooooo, ne 23 qeshor Shqiptaret do fillojne RILINDJEN e vendit te tyre, do votojne qe te largohet sala dhe te filloje ndryshimi qe ishte premtuar nga PD dhe nuk u realizua kurre, por kete rradhe ndryshimi do te behet nga PS dhe nga Edi Rama
Popull i dashur, mos harroni ne 23 qeshor duhet te largojme salen, duhet te bashkohemi me PS ne menyre qe te ndryshojme menyren e jeteses ne Shqiperi, pasi kjo eshte nje periudhe e erret ne historine tone, edhe diktatura nuk ishte kaq e pameshirshme sac eshte sistemi i berishes dhe i familjes ne pushtet.
Nuk kemi rruge me te mire se RILINDJA e vendit tone. TI qe sapo je bere baba ose nene, TI qe sapo cove djalin ose vajzen ne shkolle pse kopesht, TI qe mezi pret te shikosh femijen tend te diplomohet, TI qe ke mbaruar shkollen dhe nuk po gjen dot pune pasi ske as mik dhe as leke per te dhene rryshfete, TI mund ta besh ndryshimin dhe ti hapesh rruge fillimit te ndryshimit dhe ndertimit te Shqiperise, TI mund ti bashkohesh RILINDJES SHQIPTARE dhe nese kur pasardhesit e tu te thone “sa vend i bukur per te jetuar eshte Shqiperia” do jesh po TI qe do krenohesh me ate qe ke bere per vendin tend. TI JE NDRYSHIMI, 23 QESHORI PO AFRON, DHE “TI” MUND TI JAPESH FUND MANKTHIN QE KA MBULUAR SHQIPERINE. “RILINDJE”
Tashme njeriu qe ngjall fobi tek Shqiptaret eshte Berisha..sepse eshte shkaterrimtari me i madh i shqiperis..shkaterroi edhe veprat qe pat ndertuar dikur Enveri e jo me te ndertoi te reja…..
Ai qe ndertoi firmat piramidale per te vjedhur shaqiptaret eshte ende ne pushtet e tanime eshte koha per ti dhene fund vjedhjeve te tij…..Rilindje
Eshte Berisha ai qe provokoi dhe nxiti 97 per te vrare shqiptaret dhe duhet rrezuar me vote popullore me 23 Qershore…….
Shkrim shume i mire dhe mjaft per tu vleresuar….
I cmenduar ne cdo politike te tije keshtu eshte edhe ne politikat ekonomike…rrenon deri ne fund ekonomine dhe me pas brockollit se jemi te dytet ne europe, ndjekim Gjermanine.ky eshte kulmi…
Neo- liberalizmi është një përqasje ekonomike dhe sociale në të cilen ndër të tjerash kërkohet ndërhyrje minimale e shtetit në treg, heqje barrierash dhe rregullash për ekonominë, privatizim total i industrive shtetërore,zgjerim i bazës së taksueshme etj. Në pamje të parë, pas shumë vitesh propagande dhe larje truri masive prej mbështetësve të kësaj ideologjie, çdo gjë duket normale.
kjo qeveri ka ndertuar nje sistem ekonomik i cili favorizon te pasurit dhe godet me shputa varferit, madje i terheq ata per veshi drejt gremines se mjerimit. taksa e shesht s eshte asgje tjeter pervecse favorizim i 55 multi-miljonerve shqiptar ne kurriz te 98% te shqiptarve te varferuar sistematikisht pergjat ketyre viteve.