Nga Ilir Beqja
Numri i të punësuarve në bujqësi është, pa asnjë dyshim, një ndër pikat më të dobëta të sistemit të statistikave zyrtare në Shqipëri
Ditët e fundit, faqja zyrtare e INSTAT-it nuk ishte e aksesueshme për publikun. Shkak nuk ishin hakerat që kërkojnë të zbulojnë apo deformojnë statistikat zyrtare të Republikës së Saliut. Shkaku i vërtetë u zbulua kur faqja u ribë e aksesueshme. Publiku dhe të interesuarit mund të konstatojnë lehtësisht se dy vitet e fundit është shënuar një boom i vërtetë në shtimin e të punësuarve në bujqësi. Për pasojë, niveli i papunësisë në Shqipëri është ulur në 12.8 përqind.
Numri i të punësuarve në bujqësi është, pa asnjë dyshim, një ndër pikat më të dobëta të sistemit të statistikave zyrtare në Shqipëri. Siç edhe konfirmon vetë INSTAT në faqen zyrtare, “Në mungesë të të dhënave administrative për sektorin privat bujqësor, punësimi në këtë sektor është vlerësim bazuar në Anketat Vjetore të Forcave të Punës”, duke i peshuar këto vlerësime me të dhënat mbi popullsinë.
Statistikat zyrtare mbi numrin e të punësuarve në bujqësi llogariten dhe publikohen nga INSTAT në mënyrë të përvitshme. Sipas informacionit mbi numrin e të punësuarve, 2001-20011, publikuar nga INSTAT, gjatë periudhës dyvjeçare 2010-2011, numri i të punësuarve në Shqipëri ishte fiksuar në shifrën 506,664 persona. Ndërkohë, sipas modifikimeve më të fundit të statistikave të tregut të punës, Bilanci i Forcave të Punës për periudhën 2009-2011, në tremujorin e tretë 2010 numri i të punësuarve në bujqësi ra në 485,408 persona. Ndërsa në tremujorin e tretë 2011 ky numër u rrit në 522,300 persona, duke mbetur i pandryshuar deri në fund të vitit 2012.
Kuptohet, modifikimet më të fundit të të dhënave administrative për të punësuarit në bujqësi, nuk u bënë për të konstatuar uljen gjatë periudhës 2009-2010, por për të lançuar rritjen e vrullshme gjatë periudhës 2010-2012. Në këtë mënyrë, INSTAT konfirmon atë që Kryeministri në ikje ka pretenduar kohët e fundit se numri i të punësuarve në Shqipëri është rritur dhe papunësia është reduktuar. Dhe kjo ka ndodhur për shkak të bilancit pozitiv (që është i tillë vetëm në kokën e Kryeministrit) se gjatë periudhës 2009-2013 në Shqipëri janë hapur rreth 200 mijë vende pune. Pavarësisht se, krahasur me vitin 2008, aktualisht në vend kemi rreth 9 mijë të punësuar më pak.
Dinamika e të punësuarve në bujqësi, 2008-2012, sipas INSTAT
Burimi: http://www.instat.gov.al/al/themes/tregu-i-pun%C3%ABs.aspx, 2013.
Nuk është e vështirë të zbulosh lojërat politike dhe elektorale pas shifrave të reja për punësimin që INSTAT i jep publikut. Askush nuk është në gjendje të provojë se çfarë ka ndodhur në bujqësinë dhe fshatin shqiptar që të përligjë këtë rritje galopante të numrit të të punësuarve në bujqësi. Siç shihet nga grafiku i mësipërm, gjatë katër viteve, 2005-2008, numri i të punësuarve në bujqësi u rrit me 26 mijë vetë, pra me rreth 6,500 vetë në vit. Gjatë periudhës 2008-tremujori i dytë i 2009 ky numër është ulur me 72,000 vetë. Në vazhdim, gjatë vitit 2009 numri u rrit me 10 mijë vetë, për të rënë me rreth 11 mijë vetë në tremujorin e tretë 2010. Dhe boomi, sipas INSTAT, nuk vonon të vijë në tremujorin e tretë 2011, kur numri i të punësuarve në bujqësi rritet me rreth 37 mijë persona. Siç shihet qartë, dinamika e shifrave që prodhon INSTAT nuk ndjek dhe nuk pasqyron stinët e punës në bujqësi, por stinët elektorale të Saliut.
Vëmendje Qëllimi është informimi i publikut të gjerë, burrave dhe grave të shëndetshme. Kush është i interesuar për Menjëherë dhuroni palcën e eshtrave (organet e veshkave) për veshkat, testikujt dhe kontaktin 100% serioz. E-mail; [email protected] sepse ne jemi shumë Pacientët të cilët janë aktualisht në nevojë për një transplantim të veshkave. A po kërkoni mundësinë për të shitur veshkën tuaj për para për ta financuar atë Ne do të blejmë tuajat Veshkave për 980,000 € Mëlçia: 700.000 € Vezoret: 900, 000 € Palca e eshtrave: 900.000 € dhe ne gjithashtu kemi Ilaçe Vib / AIDS Ultra Vibros 11 që do t'ju shërojnë ose do t'ju lejojnë të ecni më gjatë na dërgoni një email EMAIL; Email;. [email protected] WhatsApp: Më Pyesni Të sinqertë
Vëmendje Qëllimi është informimi i publikut të gjerë, burrave dhe grave të shëndetshme. Kush është i interesuar për Menjëherë dhuroni palcën e eshtrave (organet e veshkave) për veshkat, testikujt dhe kontaktin 100% serioz. E-mail; [email protected] sepse ne jemi shumë Pacientët të cilët janë aktualisht në nevojë për një transplantim të veshkave. A po kërkoni mundësinë për të shitur veshkën tuaj për para për ta financuar atë Ne do të blejmë tuajat Veshkave për 980,000 € Mëlçia: 700.000 € Vezoret: 900, 000 € Palca e eshtrave: 900.000 € dhe ne gjithashtu kemi Ilaçe Vib / AIDS Ultra Vibros 11 që do t'ju shërojnë ose do t'ju lejojnë të ecni më gjatë na dërgoni një email EMAIL; Email;. [email protected] WhatsApp: Më Pyesni Të sinqertë
Kur te bjerin Sala nga fiku, te tan keta do shkojn te punojn ne bujqesi
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/04/baca-sali-ne-takim-me.html
Kjo rritje e paarsyshme e arsyeshme e nivelit te punesuarve ne bujqesi me arsye do te jene opozitare te Berishes derguar per riedukim. Fermeret e Sales jane si fermeret prehistorike qe e punonin token me shkopinj pasi akoma nuk kishin adomestikuar kafshet. Baballaret tane kishin qe me punue token, ato i mori komunizmi, traktoret e dhjere te komunizmit i zhduku Sala. 99% e fshatareve nuk kane me çfare te punojne token. Mua me thone se ka fshatare ne mjerim si ne Afrike, Sala qe jeton ne shqiperi nuk e din kete. Shumica luten “ishalla vjen kooperative” dhe votojne per Salen.